{"id":10183,"date":"2014-09-21T23:24:57","date_gmt":"2014-09-21T21:24:57","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=10183"},"modified":"2019-05-19T13:25:12","modified_gmt":"2019-05-19T11:25:12","slug":"ne-kosove-po-ushtrohet-inkuizicion-shteteror-ndaj-muslimaneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ne-kosove-po-ushtrohet-inkuizicion-shteteror-ndaj-muslimaneve\/","title":{"rendered":"N\u00eb Kosov\u00eb po ushtrohet inkuizicion shtet\u00ebror ndaj musliman\u00ebve"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_10184\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-10184\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/image35.jpg\" alt=\"Amir AHMETI\" width=\"250\" height=\"\" class=\"size-full wp-image-10184\" \/><p id=\"caption-attachment-10184\" class=\"wp-caption-text\">Amir AHMETI<\/p><\/div>\n<p>Kushtetuta e Kosov\u00ebs garanton lirin\u00eb fetare, por n\u00eb Kosov\u00eb kjo duket se nuk vlen p\u00ebr fen\u00eb islame dhe musliman\u00ebt.<\/p>\n<p>Diskriminimi ndaj musliman\u00ebve po vazhdon gradualisht nga institucionet tona q\u00eb prej themelimit t\u00eb tyre pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Sot kemi arritur n\u00eb nj\u00eb stad ku fyerja e ndjenjave fetare islame, diskriminimi i musliman\u00ebve n\u00eb shkollim dhe pun\u00ebsim (femrave muslimane me shami), kufizimi i promovimit publik t\u00eb besimit islam jan\u00eb t\u00eb gjitha evidente dhe gjendja vet\u00ebm po vjen e r\u00ebndohet m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse fyen nj\u00eb musliman, nj\u00eb hoxh\u00eb, madje edhe n\u00ebse fyen librin e shenjt\u00eb t\u00eb musliman\u00ebve, Kur\u2019anin, apo hadithin, tradit\u00ebn e t\u00eb d\u00ebrguarit Muhamed &#8211; paqja e Allahut qoft\u00eb mbi te, nuk d\u00ebnohesh, madje as nuk paralajm\u00ebrohesh nga prokuroria se nuk guxon t\u00eb fyesh ndjenjat fetare, p\u00ebrkundrazi vler\u00ebsohesh si intelektual dhe analist proevropian.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb \u00e7udi, tash e 5 dit\u00eb pas arrestimit t\u00eb 12 hoxhallar\u00ebve, analist\u00eb nga Shqip\u00ebria kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb kritika ndaj pushtetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr arrestimet e hoxhallar\u00ebve sesa nga analist\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, madje i gjejm\u00eb disa pseudoanalista t\u00eb cil\u00ebt edhe i g\u00ebzohen k\u00ebtyre arrestimeve, n\u00eb vend se ato t\u00eb quheshin si terror shtet\u00ebror ndaj musliman\u00ebve, ashtu si\u00e7 i quajti m\u00eb her\u00ebt analisti e publicisti i njohur z. Fatos Lubonja.<\/p>\n<p>Krejt k\u00ebto arrestime po b\u00ebhen duke u bazuar kinse n\u00eb nenin 147 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr nxitje t\u00eb urrejtjes, p\u00ebr\u00e7arjes ose mos durimit komb\u00ebtar, racor, fetar apo etnik.<\/p>\n<p>K\u00ebto akuza t\u00eb ngritura kund\u00ebr hoxhallar\u00ebve nuk q\u00ebndrojn\u00eb realisht, sepse hoxhallar\u00ebt jan\u00eb vet\u00eb t\u00eb thirrur sipas parimeve t\u00eb besimit islam q\u00eb t\u00eb th\u00ebrrasin n\u00eb paqe, durim dhe respekt. Ata e din\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb ligj\u00ebronin n\u00eb kund\u00ebrshtim me primet e Kur\u2019anit dhe Hadithit, do t\u00eb m\u00ebkatojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj Allahut, Krijuesit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb. Vep\u00ebr e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se sa t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Por n\u00ebse ligj\u00ebrimet e hoxhallar\u00ebve, t\u00eb cilat prap po e p\u00ebrs\u00ebris, t\u00eb bazuara n\u00eb Kur\u2019an dhe Hadith, nuk iu p\u00eblqejn\u00eb ndonj\u00eb politikani, pseudoanalisti ose ndonj\u00eb neokomunisti, at\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb problem i tyre me sistemin demokratik n\u00eb t\u00eb cilin po jetojm\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb problem i hoxhallar\u00ebve. Tek e fundit neni 38 i kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit ton\u00eb garanton lirin\u00eb e besimit, nd\u00ebrgjegjes dhe fes\u00eb. Poashtu praktikimin dhe manifestimin publik t\u00eb tij. Si rrjedhoj\u00eb, leximi i ajeteve kur\u2019anore dhe t\u00eb haditheve, i p\u00eblqejn\u00eb dikujt apo jo, nuk \u00ebsht\u00eb krim e as nxitje e urrejtjes dhe as e mos durimit fetar. P\u00ebrkundrazi, ata t\u00eb cil\u00ebt po tregojn\u00eb mos durim fetar dhe po duan ta p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb popullin ton\u00eb, jan\u00eb pik\u00ebrisht politikan\u00ebt neokomunist dhe disa pseudoanalista, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr interesa dhe motive t\u00eb ul\u00ebta e personale, po duan me ia shti flak\u00ebn Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i mir\u00eb me t\u00eb cilin duhet t\u00eb merret Prokuroria e Shtetit, ku konsideroj se \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb reagoj deri tani ex-officio, por meq\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb un\u00eb po ua kujtoj se si shfaqin mos durim fetar dhe mohim t\u00eb besimit t\u00eb musliman\u00ebve disa pseudoanalist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt publikisht n\u00eb media t\u00eb shkruara dhe elektronike ndjellin vrer\u00eb dhe fyerje ndaj librit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb musliman\u00ebve dhe fjal\u00ebve t\u00eb Muhamedit \u2013 paqja e Allahut qoft\u00eb mbi te. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Shtetit q\u00eb t\u00eb l\u00ebshon flet\u00ebarrest p\u00ebr k\u00ebta persona n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 147 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00ebndrimet e tyre tendencioze, n\u00ebnkuptohen si mohim i t\u00eb drejt\u00ebs dhe liris\u00eb s\u00eb besimit islam p\u00ebr t\u00eb lexuar \u00e7do ajet kur\u2019anor dhe th\u00ebnie profetike. Sepse paprekshm\u00ebria e burimeve baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb besimi jan\u00eb esenciale p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn, lirin\u00eb dhe manifestimin e besimit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu dua t\u00eb p\u00ebrmend edhe propozimin e analistit nga Prishtina z. Shpend Kursani, i cili edhe p\u00ebrkund\u00ebr se ka qen\u00eb analisti m\u00eb objektiv p\u00ebr sa i p\u00ebrket arrestimeve, megjithat\u00eb ideja e tij se hoxhallar\u00ebt duhet t\u00eb amnistohen, p\u00ebr faktin se ne i kemi amnistuar kriminel\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb krahasim i mir\u00eb. P\u00ebr vet\u00eb faktin se p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i amnistuar, fillimisht duhet t\u00eb jesh fajtor p\u00ebr nj\u00eb krim, pra t\u00eb jesh nj\u00eb kriminel e pastaj amnistohesh. Un\u00eb nuk besoj se hoxhallar\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr amnisti, por p\u00ebr drejt\u00ebsi. E drejt\u00ebsi n\u00eb Kosov\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb nuk po shohim.<\/p>\n<p>Kjo kast\u00eb politike sot, ka fut\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb tri bran\u00e7et e shtetit, ekzekutivin, legjislativin dhe gjyq\u00ebsorin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi edhe argumente t\u00eb qarta, kur kryeministri n\u00eb largim, nj\u00ebherit kryetar i PDK-s\u00eb, me her\u00ebt tha duke u lavd\u00ebruar se ai vet\u00eb kishte urdh\u00ebruar arrestimin, fjala ishte p\u00ebr arrestimin e 40 besimtar\u00ebve para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji. Nd\u00ebrsa pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00ebnkryetari i tij tha me nj\u00eb intervist\u00eb, se do t\u00eb arrestohen edhe nxit\u00ebsit e atyre, duke aluduar n\u00eb arrestimin e hoxhallar\u00ebve.<\/p>\n<p>Tani shtrohet pyetja, lista p\u00ebr arrestime po p\u00ebrpilohet n\u00eb selin\u00eb e PDK-s\u00eb apo n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shtetit!?<\/p>\n<p>Dyshimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbet\u00ebt i fuqish\u00ebm, kur i shtohen edhe argumentet e avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs t\u00eb hoxhallar\u00ebve se prokuroria jo q\u00eb nuk ka argumente t\u00eb bazuara p\u00ebr t\u00eb inkriminuar hoxhallar\u00ebt, por as dyshimet e prokuroris\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se arrestimet jan\u00eb t\u00eb motivuara plitikisht. At\u00ebher\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00eb shteti po sh\u00ebndrohet Kosova!?<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nd\u00ebrhyrje n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor nga ana e ekzekutivit? Po, gjithsesi. Por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje, se nj\u00eb regjim i till\u00eb q\u00eb kontrollon t\u00eb tri bran\u00e7et shtet\u00ebrore, politikisht n\u00eb bot\u00ebn demokratike quhet regjim diktatorial.<\/p>\n<p>Zoti na ndihmoft\u00eb nga sherri i tyre.<\/p>\n<p>Autor: Amir Ahmeti &#8211; Magjist\u00ebr i shkencave juridike dhe ish-deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kushtetuta e Kosov\u00ebs garanton lirin\u00eb fetare, por n\u00eb Kosov\u00eb kjo duket se nuk vlen p\u00ebr fen\u00eb islame dhe musliman\u00ebt. Diskriminimi ndaj musliman\u00ebve po vazhdon gradualisht nga institucionet tona q\u00eb prej themelimit t\u00eb tyre pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Sot kemi arritur n\u00eb nj\u00eb stad ku fyerja e ndjenjave fetare islame, diskriminimi i musliman\u00ebve n\u00eb shkollim dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2725],"class_list":["post-10183","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione","tag-amir-ahmeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10183\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}