{"id":10413,"date":"2014-09-27T16:02:15","date_gmt":"2014-09-27T14:02:15","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=10413"},"modified":"2016-09-05T17:15:04","modified_gmt":"2016-09-05T15:15:04","slug":"virtyti-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/virtyti-shqiptar\/","title":{"rendered":"Virtyti shqiptar"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_10414\" style=\"width: 310px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-10414\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/Sulejman-Rexhepi-300x185.jpeg\" alt=\"H. Sulejman ef. REXHEPI\" width=\"300\" height=\"185\" class=\"size-medium wp-image-10414\" \/><p id=\"caption-attachment-10414\" class=\"wp-caption-text\"><strong>H. Sulejman ef. REXHEPI<\/strong><\/p><\/div>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt, sidomos ne n\u00eb Maqedoni, me neveri i kemi refuzuar dhe i kemi demaskuar t\u00eb gjitha sulmet antishqiptare q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb islame. Strategjia jon\u00eb e p\u00ebrjetshme \u00ebsht\u00eb ta mbrojm\u00eb islamin burimor autokton dhe t\u00eb refuzojm\u00eb \u00e7do \u201cislam\u201d t\u00eb importuar<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare nuk ekziston kurrfar\u00eb ngjarje q\u00eb mund t\u00eb na ngarkoj\u00eb me hipoteka masakrimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, si komb, jemi kristal t\u00eb past\u00ebr. Po n\u00ebnvizoj si komb! Terrori dhe masakra jan\u00eb produkt i pretendimeve territoriale, jan\u00eb produkt i politikave okupuese, n\u00ebnshtruese, grabit\u00ebse, jan\u00eb nj\u00ebmend\u00ebsi e shpirtit dhe trurit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Kombi shqiptar kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb k\u00ebto sfera antinjer\u00ebzore. Gjenetikisht, populli shqiptar shquhet si qenie humane. Po t\u00eb ishte ndryshe, nuk do t\u00eb mund t\u00eb ishte protagonist i humanizmit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb historis\u00eb m\u00eb t\u00eb re \u2013 t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb hebrenjve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Po t\u00eb ishte ndryshe, nuk do ta g\u00ebzonte epitetin e popullit human q\u00eb e vulosi N\u00ebna Terez\u00eb me misionin e saj njer\u00ebzor. Vet\u00ebm popujt human mund t\u00eb shp\u00ebrblehen prej Zotit Fuqiplot\u00eb me mrekullin\u00eb e t\u00eb qenit tolerant fetar.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb virtyt komb\u00ebtar, k\u00ebto dit\u00eb e p\u00ebrjetoi edhe vet\u00eb Papa Fran\u00e7esku, i cili ngeli i mrekulluar nga ajo harmoni dhe bashk\u00ebjetes\u00eb nd\u00ebrfetare q\u00eb e hasi n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb model ua preferoi mbar\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb bot\u00eb. Padyshim, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e kombit, t\u00eb theksohet edhe burimi i k\u00ebsaj bashk\u00ebjetese! \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb nga e cila nuk mund t\u00eb ikim, as nuk mund ta fshehim, sepse, do t\u00eb dilnim shum\u00eb qesharak! Kombi shqiptar, n\u00eb shumic\u00eb absolute i p\u00ebrket fes\u00eb islame. Duke e predikuar islamin burimor dhe autokton, i cili \u00ebsht\u00eb shtyll\u00eb e kodit t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb, harmonis\u00eb dhe dashuris\u00eb, jo q\u00eb ka ushtruar toleranc\u00eb ndaj p\u00ebrkat\u00ebsve t\u00eb feve t\u00eb tjera, por edhe ka ngritur Kull\u00ebn e Bashk\u00ebjetes\u00ebs, e ngritur n\u00eb shtylla t\u00eb harmonis\u00eb nd\u00ebrfetare. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb, ndaj dhe sot, t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt e prishur, t\u00eb gjith\u00eb grupet destruktive, t\u00eb gjith\u00eb ideologjit\u00eb e mbrapshta, qofshin k\u00ebto edhe nga radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve, urrehen komb\u00ebtarisht. Shqiptar\u00ebt musliman\u00eb, nuk mund t\u2019i urrejn\u00eb fet\u00eb t\u00eb cilat i kan\u00eb dhe i predikojn\u00eb edhe v\u00ebllez\u00ebrit e vet. Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj, asnj\u00ebher\u00eb nuk i kan\u00eb urryer as edhe p\u00ebrkat\u00ebsit e tjer\u00eb komb\u00ebtar q\u00eb jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb feve q\u00eb i kan\u00eb edhe shqiptar\u00ebt. <\/p>\n<p><strong>Kombi shqiptar edhe n\u00eb proceset \u00e7lirimtare ka qen\u00eb i paqt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptari, n\u00eb aspektin fetar, fare mir\u00eb e di q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb mysafir! Ndaj dhe, jo rast\u00ebsisht n\u00eb filozofin\u00eb e vet komb\u00ebtare e ka maksim\u00ebn \u201cSht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb e Zotit dhe e mysafirit\u201d! Pra, kjo bot\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne jemi mysafir\u00eb, i p\u00ebrket Zotit dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk guxojm\u00eb ta njollosim vullnetin e Tij. Terrorizmi dhe masakrat jan\u00eb aktet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara, veprime nga m\u00eb t\u00eb sanksionuarit nga ana e Allahu xh.sh.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi me vdekje, si akt nd\u00ebshkues, \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb shum\u00eb shtete, n\u00eb shum\u00eb sisteme. Si akt nd\u00ebshkues haset edhe n\u00ebp\u00ebr fe dhe religjione, pra, edhe n\u00eb fen\u00eb islame. Natyrisht, \u00e7do vrasje, si nd\u00ebshkim n\u00eb emrin e ndonj\u00ebfare drejt\u00ebsie, e cila nuk kalon n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha instancat gjyq\u00ebsore, e cila nuk argumentohet me prova e d\u00ebshmi t\u00eb qarta e t\u00eb pamohueshme, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se vrasje klasike, akt kriminal. Allahu i Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm n\u00eb Kuranin Fam\u00eblart\u00eb thot\u00eb: \u201cKushdo q\u00eb vret nj\u00eb besimtar me q\u00ebllim, nd\u00ebshkimi i tij \u00ebsht\u00eb Xhehenemi, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Allahu \u00ebsht\u00eb zem\u00ebruar me at\u00eb, e ka mallkuar dhe i ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb madh (93, En Nisa) Aktet makabre, t\u00eb p\u00ebrditshme, q\u00eb po ndodhin n\u00ebp\u00ebr viset arabe jan\u00eb, thjesht, vrasje me q\u00ebllim, t\u00eb cytura nga interesat meskine, nga motivet djall\u00ebzore, nga planet q\u00eb i kap vet\u00ebm defteri i Satan\u00ebs. Allahu \u00ebsht\u00eb i zem\u00ebruar dhe i ka mallkuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb t\u00eb tilla plane vrasjesh e masakrimesh t\u00eb q\u00ebllimta. Kush dyshon n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet kuranor nuk \u00ebsht\u00eb i fes\u00eb islame, si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebsaj feje as ai i cili mund t\u00eb dyshoj\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet kuranor: \u201c\u2026kush vret ndok\u00ebnd, q\u00eb s\u2019ka vrar\u00eb njeri ose q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb \u00e7rregullime n\u00eb Tok\u00eb, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb ket\u00eb vrar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Dhe, n\u00ebse dikush shp\u00ebton nj\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e krejt njer\u00ebzve\u2026\u201d (32, El Maide) T\u00eb vras\u00ebsh sot n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit nj\u00eb gazetar q\u00eb gazetarin\u00eb e ka profesion, t\u00eb vras\u00ebsh sot n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit nj\u00eb humanist i cili humanizmin e koncepton si porosi t\u00eb shenjt\u00eb, \u00ebsht\u00eb, thjesht, sikur t\u00eb vras\u00ebsh mbar\u00eb njer\u00ebzimin. Kush mund t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me nj\u00eb kriminel t\u00eb till\u00eb? Kush mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet \u201csistemit shtet\u00ebror\u201d t\u00eb nj\u00eb krimineli t\u00eb till\u00eb! K\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm i manipuluari, i prishuri, krimineli. Njeriu i fes\u00eb islame vet\u00ebm se do t\u2019i lutej Krijuesit t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb p\u00ebr paqe, p\u00ebr harmoni, p\u00ebr dashuri, p\u00ebr mir\u00ebsi, mbar\u00ebsi e sh\u00ebndet p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin, do t\u2019i lutej Krijuesit t\u00eb Gjith\u00ebm\u00ebshirsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb dhe p\u00ebr shp\u00ebrblim me Xhenet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb Rrug\u00ebn e Tij.<\/p>\n<p>Zero toleranc\u00eb dhe zero dhembje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nxisin pjes\u00ebmarrje n\u00eb vrasje dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb ekzekutime shtazarake. N\u00eb cil\u00ebn periudh\u00eb islame, n\u00eb cil\u00ebn or\u00eb t\u00eb Hilafetit paskan ndodhur t\u00eb tilla akte q\u00eb mund t\u2019i motivojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritje kriminel\u00ebt e sot\u00ebm q\u00eb pretendojn\u00eb se po ngrisin \u201cshtet islam n\u00ebn mbret\u00ebrin\u00eb e hilafetit\u201d! Shqiptar\u00ebt, si komb, unanimisht, nuk i besojn\u00eb k\u00ebsaj dhe me plot\u00eb t\u00eb drejt\u00eb duhet t\u00eb shprehin maksimumin e neveris\u00eb. Kombi shqiptar edhe n\u00eb proceset \u00e7lirimtare ka qen\u00eb i paqt\u00eb. Kjo u d\u00ebshmua edhe s\u00eb fundmi, p\u00ebrkund\u00ebr shum\u00eb p\u00ebrpjekjeve djall\u00ebzore p\u00ebr t\u2019i njollosur dhe gjykuar luft\u00ebrat e fundit q\u00eb u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr liri dhe paqe. U d\u00ebshmua bot\u00ebrisht! <\/p>\n<p><strong>Loj\u00eb e nj\u00eb ekipi lojtar\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>Propaganda antishqiptare ka nj\u00eb qend\u00ebr dhe nj\u00eb filial t\u00eb vet\u00ebn: Beogradin me deg\u00ebn e vet n\u00eb Shkup! Fatmir\u00ebsisht, bota e kuptoi q\u00eb \u00e7do akuz\u00eb serbo-maqedonase, \u00e7do shpifje e tyre kund\u00ebr shqiptar\u00ebve ishte vet\u00ebm nj\u00eb pretekst p\u00ebr t\u00eb shfryr\u00eb urrejtjen monstruoze kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Kjo qend\u00ebr dhe kjo deg\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u ngop\u00ebn me projekte dhe iniciativa antishqiptare t\u00eb cilat, nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ishin n\u00eb planin etnik. Kur ato sulme kaluan n\u00eb planin fetar, fatkeq\u00ebsisht, nga radh\u00ebt e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb islamit t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm gjet\u00ebn nj\u00eb shuk\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, pastaj edhe t\u00eb atill\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb dert arratisjen nga identiteti komb\u00ebtar, sa p\u00ebr ta njollosur edhe islamin, edhe shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u2019i justifikuar masat \u201ckund\u00ebr xhihadist\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt, sidomos ne n\u00eb Maqedoni, me neveri i kemi refuzuar dhe i kemi demaskuar t\u00eb gjitha sulmet antishqiptare q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb islame. Strategjia jon\u00eb e p\u00ebrjetshme \u00ebsht\u00eb ta mbrojm\u00eb islamin burimor autokton dhe t\u00eb refuzojm\u00eb \u00e7do \u201cislam\u201d t\u00eb importuar dhe t\u2019i d\u00ebbojm\u00eb nga radh\u00ebt tona t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb \u00e7ojn\u00eb uj\u00eb n\u00eb jazin e mullirit serbo-maqedonas ku pareshtur bluhen ide e plane p\u00ebr ta d\u00ebmtuar sa m\u00eb shum\u00eb identitetin komb\u00ebtar e fetar t\u00eb shqiptar\u00ebve mysliman.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja jon\u00eb p\u00ebrball\u00eb provokimeve t\u00eb pareshtura na ka ndihmuar q\u00eb t\u2019i zhveshim sulmuesit dhe t\u2019i d\u00ebshmojm\u00eb bot\u00ebs s\u00eb civilizuar se k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rrezik nga islami porse n\u00eb ekspansion \u00ebsht\u00eb fundamentalizmi ortodoks i cili, dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, nuk p\u00ebrdoret p\u00ebr ta sulmuar fen\u00eb islame, sepse \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm, por p\u00ebrdoret p\u00ebr ta ruajtur dhe ushqyer urrejtjen shovene antishqiptare. E gjith\u00eb filozofia e tyre e mbrapsht\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i nxisin shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb t\u2019iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen provokimeve t\u00eb fundamentalizmit ortodoks. Nj\u00eb veprim i till\u00eb eventual do t\u2019i nj\u00ebsonte shqiptar\u00ebt me l\u00ebvizjet \u201calkaediste\u201d, \u201cxhihadiste\u201d, \u201cISIS-iste\u201d etj. kund\u00ebr t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb bota, pra, edhe bota shqiptare.<\/p>\n<p>Uzurpimi i objekteve t\u00eb kultur\u00ebs islame (sahat kullat) dhe p\u00ebrdhosja e tyre me kryqe ortodokse, uzurpimi i xhamive dhe p\u00ebrdhosja e tyre duke i shnd\u00ebrruar n\u00eb kisha (xhamia n\u00eb Shtip), djegia e xhamis\u00eb dhe moslejimi shtet\u00ebror p\u00ebr ta meremetuar (xhamia n\u00eb Prilep), mbyllja e xhamis\u00eb dhe \u201chulumtimet arkeologjike\u201d me pretekst t\u00eb gjetjes s\u00eb themeleve t\u00eb kishave n\u00ebn muret e xhamive (xhamia n\u00eb Manastir), nd\u00ebrtimi i kishave n\u00eb qend\u00ebr dhe moslejimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb Burmali Xhamis\u00eb q\u00eb dikur gjendjej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkupit, ngritja e kryqeve gjigant\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se Maqedonia na qenka tok\u00eb ortodokse dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb naivitetesh t\u00eb k\u00ebtilla t\u00eb inspiruara e t\u00eb p\u00ebrkrahura nga qarqet e caktuara t\u00eb pushtetit maqedonas, ve\u00e7 sa d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fundamentaliz\u00ebm t\u00eb past\u00ebr ortodoks. T\u00eb gjitha objektet, qoft\u00eb fetare, qoft\u00eb sakrale t\u00eb provinc\u00ebs ortodokse, ne i respektojn\u00eb dhe i trajtojm\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ashtu si\u00e7 i trajtojm\u00eb ato t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb, shqiptar\u00ebve ortodoks\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e politikave t\u00eb ul\u00ebta serbo-maqedonase p\u00ebr ta ngjallur te ne ndonj\u00eb \u201clubi antiortodokse\u201d, sepse, filozofia e jet\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kultivojm\u00eb humaniz\u00ebm, dashuri, t\u2019i dedikohemi paqes dhe harmonis\u00eb nd\u00ebrfetare. Ky \u00ebsht\u00eb uniteti yn\u00eb komb\u00ebtar q\u00eb na nderon anek\u00ebnd bot\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb virtyt e kemi amanet p\u00ebr ta ruajtur si syt\u00eb e ballit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb virtyt u mundua q\u00eb ta minimizoj\u00eb dhe ta njollos\u00eb k\u00ebto dit\u00eb edhe qytetari i r\u00ebndomt\u00eb i Maqedonis\u00eb, George Ivanov, q\u00eb ia ka \u00ebnda t\u00eb quhet si kryetar i k\u00ebtij shteti, n\u00eb sesionin vjetor t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju Jork. U mundua q\u00eb burimin e resurseve financiare e njer\u00ebzore t\u00eb ISIS t\u2019i gjej\u00eb n\u00eb Ballkan e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb viset etnike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kam p\u00ebrshtypjen se ve\u00e7 sa doli qesharak, sepse, para tij, Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, tashm\u00eb e kishte kanalizuar burimin e s\u00eb keqes p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin. Duke iu drejtuar 140 kryetar\u00ebve t\u00eb shteteve dhe qeverive pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb ansamble sqaroi pozicionin e Amerik\u00ebs karshi luft\u00ebs me ISIS, tem\u00eb q\u00eb dominoi fjal\u00ebn e tij n\u00eb hapjen e k\u00ebtij sesioni t\u00eb Asambles\u00eb. Presidenti Obama n\u00ebnvizoi qart\u00eb dhe shkurt: \u201cSHBA-t\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb luft\u00eb me islamin, fe q\u00eb m\u00ebson paqen. \u201cISIS duhet t\u00eb shkat\u00ebrrohet. Bota duhet t\u2019i bashkoj\u00eb forcat p\u00ebr t\u00eb luftuar terrorizmin dhe k\u00ebto grupime te rrezikshme. Mohoni me forc\u00eb ideologjin\u00eb e ISIS, pasi asnj\u00eb Zot nuk fal terrorin dhe masakrat e tyre\u201d, u shpreh Presidenti Obama. Pra, ai askund nuk tha \u201cterrorizmin islamik\u201d, apo \u201cislamin radikal\u201d, sepse bota e civilizuar e di fare mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat i pafalsh\u00ebm n\u00ebse terrorit apo masakr\u00ebs ia bashkangjet prapashtes\u00ebn q\u00eb ka kuptim fetar. Asnj\u00eb fe nuk m\u00ebson terror e masak\u00ebr. Por, terror e masak\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe l\u00ebndimi i ndjenjave fetare t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebsdo fe. Ky l\u00ebndim b\u00ebhet edhe p\u00ebrmes margjinalizimit t\u00eb nj\u00eb komuniteti dhe favorizimit t\u00eb komunitetit tjet\u00ebr fetar. Edhe kjo politik\u00eb e gabueshme duhet t\u00eb vihet n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr dhe t\u00eb lakuriq\u00ebsohet si e padobishme. Loja me vlerat shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb ruleti m\u00eb ekstrem dhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb Maqedoni po luhet kjo loj\u00eb, fatmir\u00ebsisht vet\u00ebm nga nj\u00eb ekip lojtar\u00ebsh. K\u00ebsaj \u201clige\u201d nuk po i bashk\u00ebngjitet askush. Lavdi Zotit!<\/p>\n<p><strong>* Autori \u00ebsht\u00eb Kryetar i BFI-s\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb.<\/strong><br \/>\nMarr\u00eb nga: zhurnal.mk<br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne shqiptar\u00ebt, sidomos ne n\u00eb Maqedoni, me neveri i kemi refuzuar dhe i kemi demaskuar t\u00eb gjitha sulmet antishqiptare q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb islame. Strategjia jon\u00eb e p\u00ebrjetshme \u00ebsht\u00eb ta mbrojm\u00eb islamin burimor autokton dhe t\u00eb refuzojm\u00eb \u00e7do \u201cislam\u201d t\u00eb importuar N\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare nuk ekziston kurrfar\u00eb ngjarje q\u00eb mund t\u00eb na [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-10413","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10413"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10413\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}