{"id":106117,"date":"2026-04-12T17:00:11","date_gmt":"2026-04-12T14:00:11","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dialogu-i-ngrire-shpresa-per-nje-takim-kete-pranvere-por-jo-per-marreveshje\/"},"modified":"2026-04-12T17:00:11","modified_gmt":"2026-04-12T14:00:11","slug":"dialogu-i-ngrire-shpresa-per-nje-takim-kete-pranvere-por-jo-per-marreveshje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dialogu-i-ngrire-shpresa-per-nje-takim-kete-pranvere-por-jo-per-marreveshje\/","title":{"rendered":"Dialogu i ngrir\u00eb \u2013 shpresa p\u00ebr nj\u00eb takim k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, por jo p\u00ebr marr\u00ebveshje"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/prizrenpostog-og.jpg\" alt=\"Dialogu i ngrir\u00eb \u2013 shpresa p\u00ebr nj\u00eb takim k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, por jo p\u00ebr marr\u00ebveshje\"\/><\/figure>\n<p>N\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet, Kosova dhe Serbia n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshjen e par\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Pas viteve t\u00eb tensioneve dhe dhimbjes s\u00eb pasluft\u00ebs, fqinj\u00ebt dukeshin gati p\u00ebr nj\u00eb kapitull t\u00eb ri \u2013 t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e rajonit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Brukselit u n\u00ebnshkrua m\u00eb 19 prill t\u00eb atij viti nga kryeministrat e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dyja vendeve, Hashim Tha\u00e7i dhe Ivica Da\u00e7iq. Ajo pasoi muaj negociatash intensive, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga shefja e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Catherine Ashton.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u2019i p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve dhe p\u00ebr guximin q\u00eb kan\u00eb treguar. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ajo q\u00eb po shohim tani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap larg nga e kaluara dhe p\u00ebr t\u00eb dyja vendet, nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr Evrop\u00ebs\u201d, tha at\u00ebkoh\u00eb Ashton.<\/p>\n<p>Goxha premtuese p\u00ebr dy vende q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian e kan\u00eb synim strategjik \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. Kjo u pasqyrua qart\u00eb edhe nga t\u00eb dy kryeministrat \u2013 me Tha\u00e7in q\u00eb vuri theksin te potenciali i marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>\u201cKjo marr\u00ebveshje sot paraqet fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb re \u2013 at\u00eb t\u00eb pajtimit dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrshtet\u00ebror. Kjo marr\u00ebveshje do t\u00eb na ndihmoj\u00eb n\u00eb sh\u00ebrimin e plag\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, n\u00ebse kemi urt\u00ebsin\u00eb dhe men\u00e7urin\u00eb p\u00ebr ta zbatuar n\u00eb praktik\u00eb\u201d, tha Tha\u00e7i n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej shpres\u00ebs s\u00eb krijuar tash e 13 vjet, zhvillimet n\u00eb terren tregojn\u00eb se pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebsaj urt\u00ebsie dhe men\u00e7urie mbetet p\u00ebr t\u2019u d\u00ebshmuar.<\/p>\n<p>Edhe pse udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb Kosov\u00eb, Serbi dhe Bashkimin Evropian kan\u00eb ndryshuar nd\u00ebr vite, p\u00ebrparimi n\u00eb pik\u00ebn ky\u00e7 t\u00eb marr\u00ebveshjes \u2013 krijimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 ka mbetur i kufizuar.<\/p>\n<p>Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka gjetur mosp\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn n\u00eb disa parime. Ndon\u00ebse ka l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr harmonizim, n\u00eb Prishtin\u00eb ka pasur rezerva t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, ndikimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Asociacionit n\u00eb funksionalitetin e shtetit, nd\u00ebrsa Brukseli dhe Beogradi kan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb themelimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, pavar\u00ebsisht dhjet\u00ebra takimeve, nj\u00eb draft-statuti evropian dhe nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb re pas dhjet\u00eb vjet\u00ebsh, procesi ka mbetur n\u00eb vendnum\u00ebro.<\/p>\n<p>Serbia, ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, q\u00eb p\u00ebrballet me protesta antiqeveritare, nd\u00ebrsa Kosova me p\u00ebr\u00e7arje politike, q\u00eb p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa Kuvend funksional dhe me Qeveri n\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana ka munguar edhe kontakti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb \u2013 nj\u00eb takim i till\u00eb mes udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb dy vendeve, Albin Kurtit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Aleksandar Vu\u00e7iqit n\u00eb Serbi, nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar q\u00eb nga shtatori i vitit 2023.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i ish-diplomatit austriak, Wolfgang Petritsch, ky bllokim i procesit t\u00eb Brukselit mbart pasoja m\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr Kosov\u00ebn sesa p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ai vler\u00ebson se Kosova paguan \u00e7mim n\u00eb siguri, n\u00eb stabilitet dhe n\u00eb orientimin e saj drejt s\u00eb ardhmes, derisa politikat e saj mbeten kryesisht t\u00eb brendshme dhe jo t\u00eb p\u00ebrshtatura mjaftuesh\u00ebm n\u00eb kontekstin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb evropian dhe gjeopolitik.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb jam n\u00eb Prishtin\u00eb ose flas me njer\u00ebzit atje, m\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se ekziston vet\u00ebm Kosova dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje krejt\u00ebsisht e gabuar. Zoti Kurti ka cil\u00ebsi t\u00eb dukshme, por n\u00ebse nuk kupton se duhet t\u00eb veproj\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb ekipi \u2013 si brenda vendit, ashtu edhe n\u00eb aren\u00ebn evropiane \u2013 gj\u00ebrat nuk do t\u00eb shkojn\u00eb mir\u00eb p\u00ebr zhvillimin e Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Petritsch.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si planifikon ta shmang\u00eb ngecjen, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kabinetit t\u00eb ri qeveritar, muajin e kaluar, Kurti tha se Qeveria e tij do ta ndjek\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb dialogu konstruktiv dhe kreativ.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 kemi vepruar n\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e kaluar, normalizimi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e rregullimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy shteteve, pra si raport bilateral e i jasht\u00ebm, e jo nd\u00ebrhyrje apo p\u00ebrzierje n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme\u201d, tha Kurti m\u00eb 11 shkurt.<\/p>\n<p>N\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja amerikane deklaroi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se presidenti Donald Trump pret angazhim t\u00eb qart\u00eb nga Kosova dhe Serbia p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00eb bashku, p\u00ebr t\u00eb ulur tensionet dhe p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb nj\u00eb dialog real, jo vet\u00ebm deklarativ. Sipas Tammy Bruce, SHBA-ja do t\u00eb punoj\u00eb nga af\u00ebr vet\u00ebm me lider\u00eb q\u00eb \u201cshohin nga e ardhmja, e jo kah e kaluara\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Petritschin, hapi i par\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb nga Prishtina, e cila duhet t\u2019u ofroj\u00eb serb\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebsi konkrete kulturore, gjuh\u00ebsore dhe administrative, sipas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit. Kjo do t\u00eb sinjalizonte, sipas tij, nj\u00eb qasje t\u00eb re bashk\u00ebpunuese dhe do t\u00eb krijonte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit serb\u00eb. Edhe n\u00ebse Serbia do ta kund\u00ebrshtonte, do t\u00eb dilte ajo si bllokuese e procesit.<\/p>\n<p>Petritsch v\u00eb n\u00eb dukje se garancit\u00eb nga Brukseli jan\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nga fillimi se evropian\u00ebt nuk do t\u00eb lejojn\u00eb krijimin e nj\u00eb tjet\u00ebr Republike S\u00ebrpska. Kemi paguar nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe nuk duam q\u00eb ajo t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb Kosov\u00eb. Andaj, qartazi, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kulturore, gjuh\u00ebsore dhe administrative q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhen\u201d, thot\u00eb Petritsch.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Bashkimin Evropian n\u00ebse ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb dialogut, por nuk mori p\u00ebrgjigje. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, por edhe muajin e kaluar, i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Peter Sorensen, zhvilloi disa vizita n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi, ku theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e \u00e7uarjes p\u00ebrpara t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>N\u00eb mars, ai u prit edhe nga zyrtar\u00eb t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Uashington, me t\u00eb cil\u00ebt tha se ka siguruar harmonizim p\u00ebr hapat e ardhsh\u00ebm n\u00eb dialog, por nuk dha m\u00eb shum\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Rikard Jozwiak, redaktor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet evropiane i Radios Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se BE-ja po b\u00ebn p\u00ebrpjekje aktive p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb ri mes Kurtit dhe Vu\u00e7iqit, i cili pritet t\u00eb mbahet n\u00eb fund t\u00eb pranver\u00ebs, por data e sakt\u00eb dhe realizimi i tij do t\u00eb varen nga zhvillimet n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb optimiz\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb takim mes dy lider\u00ebve q\u00eb kur Kaja Kallas ka marr\u00eb detyr\u00ebn si shefe e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb. Kjo shihet si mund\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb gati nj\u00eb vit e gjysm\u00eb q\u00eb nj\u00eb takim i till\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb. Kur sakt\u00ebsisht, nuk dihet, por shpresat jan\u00eb p\u00ebr diku rreth majit ose qershorit\u201d, thot\u00eb Jozwiak p\u00ebr Exoposen\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb pesimist p\u00ebr ndonj\u00eb p\u00ebrparim thelb\u00ebsor apo avancim drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt, sepse, si\u00e7 thot\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb politikat e brendshme duke mbajtur q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Brukselit, dhe ata nuk presin p\u00ebrfitime konkrete nga BE-ja gjat\u00eb karrierave t\u00eb tyre politike.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i integrimit k\u00ebrkon koh\u00eb. E shohim sa gjat\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur Malit t\u00eb Zi, q\u00eb nuk ka probleme dypal\u00ebshe si k\u00ebto dy vende. Shohim se sa e bllokuar \u00ebsht\u00eb Maqedonia e Veriut. Shohim se sa e bllokuar \u00ebsht\u00eb Bosnja. Ndaj, premtimi i BE-s\u00eb, q\u00eb ishte shum\u00eb i fort\u00eb n\u00eb vitin 2013 \u2013 e madje edhe nga viti 2011 kur nis\u00ebn negociatat midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u2013 nuk e ka m\u00eb at\u00eb pesh\u00eb. Sa vende jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE q\u00eb nga viti 2011? Vet\u00ebm Kroacia, e cila ishte n\u00eb rrug\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit\u201d, kujton Jozwiak.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se kjo status quo mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikshme, por shton se Evropa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb indiferente ndaj k\u00ebtij rreziku, nd\u00ebrsa udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Beograd kan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb jetojn\u00eb me t\u00eb, e madje edhe t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ndan edhe Petritsch, por ai n\u00ebnvizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb veproj\u00eb me urgjenc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme, shtetet e vogla dhe politikisht t\u00eb brishta jan\u00eb \u201ct\u00eb parat q\u00eb bien\u201d kur shp\u00ebrthejn\u00eb kriza, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Me pasigurit\u00eb mbi rolin e NATO-s dhe t\u00eb ardhmen e angazhimit amerikan, Petritsch paralajm\u00ebron se Kosova \u201cnuk mund t\u00eb lejoj\u00eb status quo\u201d.<\/p>\n<p>\u200bKonjufca takon Sorensenin, dialogu Kosov\u00eb\u2013Serbi kalon n\u00ebn drejtimin e MPJD-s\u00eb<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrparimi n\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb detaj teknik, por nj\u00eb kusht thelb\u00ebsor p\u00ebr stabilizimin e vet\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKosova n\u00eb vitin 1999 ishte i vetmi vend n\u00eb histori q\u00eb u \u00e7lirua nga nj\u00eb aleanc\u00eb q\u00eb mori arm\u00ebt. Dhe kjo, sipas meje, i vendos nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb asaj: t\u00eb veproj\u00eb me maturi, t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb, t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe t\u00eb shkoj\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb tej, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb shteteve evropiane\u201d, thot\u00eb Petritsch.<\/p>\n<p>Kosova, e cila ende nuk njihet nga pes\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Evropian, \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb nuk ka status kandidati p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllok.<\/p>\n<p>Serbia, e cila deri von\u00eb konsiderohej lidere n\u00eb procesin e pranimit n\u00eb Bruksel, nuk ka hapur asnj\u00eb kapitull negociatash q\u00eb nga viti 2021, p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Jozwiakut, i gjith\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor z\u00eb tani nj\u00eb vend t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb agjend\u00ebn e BE-s\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por duksh\u00ebm n\u00eb hije nga luft\u00ebrat n\u00eb Ukrain\u00eb dhe n\u00eb Iran\u2026 derisa ndonj\u00eb kriz\u00eb serioze t\u00eb mos provokoj\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet, Kosova dhe Serbia n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshjen e par\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb Bruksel. Pas viteve t\u00eb tensioneve dhe dhimbjes s\u00eb pasluft\u00ebs, fqinj\u00ebt dukeshin gati p\u00ebr nj\u00eb kapitull t\u00eb ri \u2013 t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e rajonit. Marr\u00ebveshja e Brukselit u n\u00ebnshkrua m\u00eb 19 prill t\u00eb atij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":94304,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-106117","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106117\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}