{"id":10632,"date":"2014-10-07T22:08:41","date_gmt":"2014-10-07T20:08:41","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=10632"},"modified":"2019-01-29T11:37:09","modified_gmt":"2019-01-29T10:37:09","slug":"qosja-per-isis-in-radikalizmin-katolik-dom-lush-gjergjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/qosja-per-isis-in-radikalizmin-katolik-dom-lush-gjergjin\/","title":{"rendered":"Qosja p\u00ebr ISIS-in, radikalizmin katolik, Dom Lush Gjergjin&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/qosja.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-51863\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/qosja.jpg 410w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/qosja-300x187.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 410px) 100vw, 410px\" \/><\/p>\n<p>Nuk kam pritur q\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e quajtur demokratike do t\u00eb burgoset ndonj\u00eb shqiptar a qytetar tjet\u00ebr p\u00ebr thirrje gojore p\u00ebr rezistenc\u00eb. Arkitekti a piktori a skulptori, Maks Velo, m\u00eb shum\u00eb her\u00eb deri tani, ka shprehur mosdurimin e tij, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb urrejtjen e tij t\u00eb tejskajshme ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit mysliman dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Veriut! Por, asnj\u00eb zyrtari, n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk i ka shkruar dhe nuk i shkon mendja t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb burgosjen e tij p\u00ebr at\u00eb delikt foljor. Natyrisht, mos e th\u00ebnt\u00eb Zoti, t\u00eb m\u00eb shkoj\u00eb as mua mendja p\u00ebr burgosjen e tij\u201d. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu shprehet akademiku Rexhep Qosja, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cGAZETA SHQIPTARE\u201d ku komenton arrestimet e imam\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, sa t\u00eb fajsh\u00ebm jan\u00eb ata dhe si u b\u00ebn\u00eb arrestimet, mbi \u00e7\u2019prova, e teksa hedh hije dyshimi, d\u00ebnon p\u00ebrfshirjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb ISIS. Profesori ndalet edhe n\u00eb prishjen e nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb Shqip\u00ebri, akuzat e b\u00ebra Ram\u00ebs p\u00ebr favorizimin e nd\u00ebrtimeve t\u00eb njer\u00ebzve af\u00ebr tij dhe \u00e7mendon si p\u00ebr radikalizmin fetar nd\u00ebr shqiptar\u00eb? Pse profesori, thot\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedoni por, sipas bindjes s\u00eb tij, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ka radikaliz\u00ebm fetar t\u00eb trajtave e t\u00eb shprehjeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Teksa ndalet tek \u00e7\u00ebshtjet fetare, akademiku i njohur, thot\u00eb se \u2018jo vet\u00ebm si jobesimtar, si jofetar q\u00eb jam, por, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si qytetar shqiptar, nuk mund t\u00eb pajtohem me asnj\u00eb trajt\u00eb a shprehje t\u00eb vet\u00ebdijes s\u00eb tejshquar fetare, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb radikalizmit fetar, qoft\u00eb ai m\u00eb i vrazhd\u00eb \u2013 si\u00e7 po tregohet vet\u00ebdija e tejshquar fetare, dometh\u00ebn\u00eb radikalizmi fetar mysliman, qoft\u00eb ai m\u00eb i sofistikuar, m\u00eb i rafinuar \u2013 si\u00e7 po tregohet ai i krishter\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ai katolik\u201d. Ai thekson se e d\u00ebnon shkuarjen dhe p\u00ebrkrahjen n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb terrorizmin e ISIS-it, por nuk e pranoj as Zyr\u00ebn, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Qendr\u00ebn q\u00eb ka hapur Dom Lush Gjergji p\u00ebr konvertimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit mysliman n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cMe shkuarjen n\u00eb luft\u00ebn e ISIS-it u b\u00ebhet d\u00ebm i madh Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por d\u00ebm u b\u00ebhet edhe me Zyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me Qendr\u00ebn e Dom Lush Gjergjit\u201d, n\u00ebnvizon Qosja, duke prekur sirenat e alarmit se \u201cpo e angazhuam edhe dijen n\u00eb pun\u00eb t\u00eb fes\u00eb, nuk do t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb situata ta plot\u00ebsojm\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e Vasa \u00c7ubrillovi\u00e7it: t\u00eb burgosim edhe krer\u00ebt fetar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si i interpretoni arrestimet e imam\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Jam me mendje e me zem\u00ebr kund\u00ebr shkuarjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebrat e t\u00eb ashtuquajturit ISIS n\u00eb Irak e n\u00eb Siri apo kudo qoft\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Lindje t\u00eb Mesme. Dhe jam me mendje e me zem\u00ebr p\u00ebr marrjen e masave ligjore kund\u00ebr atyre q\u00eb shkojn\u00eb edhe t\u00eb atyre q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb financimin e d\u00ebrgimit t\u00eb till\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb luft\u00eb. Por, sa, e si, e p\u00ebrse mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fajsh\u00ebm imam\u00ebt e burgosur apo ata 42 shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb kosovar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin radikaliz\u00ebm fetar, si po e quajn\u00eb vet\u00ebdijen e tejshquar fetare njer\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs dhe analist\u00eb dhe p\u00ebr shkuarjen e nj\u00eb numri t\u00eb rinjsh shqiptar\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e ISIS-it n\u00eb Siri e n\u00eb Irak e ku tjet\u00ebr n\u00eb Lindje t\u00eb Mesme, un\u00eb nuk mund ta di: k\u00ebt\u00eb do ta thon\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjykatat. Para kat\u00ebr-pes\u00eb dit\u00ebsh dy imam\u00eb prej Mitrovic\u00ebs prokuroi p\u00ebrkat\u00ebs i liroi p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb liri, sipas t\u00eb gjitha gjasave i liroi t\u00eb pafajsh\u00ebm. Para dy dit\u00ebsh, edhe nj\u00ebzet t\u00eb tjer\u00eb nga ata 42 t\u00eb arrestuarit, po ashtu, u liruan p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb liri, d.m.th. u liruan t\u00eb pafajsh\u00ebm. \u00c7ka do t\u00eb thon\u00eb k\u00ebto burgosje dhe k\u00ebto lirime? Ndoshta e gjith\u00eb kjo dometh\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebto burgosje pothuaj t\u00eb menj\u00ebhershme, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb dyhershme ka ligj, ka shtet \u2013 \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e arsyeshme, por ka edhe politik\u00eb, politik\u00eb staliniste arrivist\u00ebsh poltron\u00eb \u2013 \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e paarsyeshme. Un\u00eb, si intelektual me bindje demokratike, q\u00eb mbroj me shkrim prej shum\u00eb koh\u00ebsh, i arsyetoj burgosjet e gjith\u00eb atyre q\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre financojn\u00eb d\u00ebrgimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn e ISIS-it n\u00eb Siri e n\u00eb Irak apo kudo tjet\u00ebr, por nuk i arsyetoj burgosjet p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit indoktrinim fetar. Shpjegimet e para me t\u00eb cilat u arsyetua burgosja e imam\u00ebve dhe e nj\u00eb numri nga ata 42 shqiptar\u00ebt e burgosur para tyre bazoheshin n\u00eb indoktrinimin: kan\u00eb nxitur, u tha, mosdurimin fetar e komb\u00ebtar; jan\u00eb marr\u00eb me ekstremiz\u00ebm fetar; disa jan\u00eb marr\u00eb edhe me terroriz\u00ebm. Jemi m\u00ebsuar t\u00eb na burgosin Rankovi\u00e7i dhe Milloshevi\u00e7i, me Ali Shukrin\u00eb, Kol\u00eb Shirok\u00ebn dhe Sinan Hasanin p\u00ebr indoktrinim nacionalist dhe irredentist, por nuk kam pritur se shqiptar\u00ebt edhe n\u00eb demokraci do t\u00eb burgosen p\u00ebr indoktrinim: tani p\u00ebr indoktrinim fetar! E d\u00ebgjova akuz\u00ebn p\u00ebr burgosjen e kryetarit t\u00eb LISBA-s, Fuad Ramiqit, t\u00eb cilin nuk e njoh sepse nuk e kam takuar kurr\u00eb, me \u00e7\u2019rast u tha se ai po burgosej p\u00ebr shkak se po ftonte p\u00ebr rezistenc\u00eb! Kaq. Nuk u tha p\u00ebr \u00e7far\u00eb rezistence dhe kund\u00ebr kujt rezistenc\u00eb. Jemi m\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb Jugosllavin\u00eb komuniste t\u00eb na burgosin Rankovi\u00e7i, Milloshevi\u00e7i, Ali Shukria, Kol\u00eb Shiroka dhe Sinan Hasani p\u00ebr protesta, demonstrata, greva, q\u00eb i quanin rezistenc\u00eb kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb. Adem Dema\u00e7i, un\u00eb e disa veprimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit kemi k\u00ebrkuar rezistenc\u00eb aktive, madje luft\u00eb kund\u00ebr pushtimit serb, po Milloshevi\u00e7i nuk na ka burgosur. Thirrjet tona p\u00ebr rezistenc\u00eb, luft\u00eb quheshin delikt verbal, q\u00eb s\u2019trajtohej vep\u00ebr penale pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb. Por nuk kam pritur q\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e quajtur demokratike do t\u00eb burgoset ndonj\u00eb shqiptar a qytetar tjet\u00ebr p\u00ebr thirrje gojore p\u00ebr rezistenc\u00eb. Ku jetojm\u00eb ne? N\u00eb Kosov\u00ebn demokratike, qoft\u00eb edhe rurale demokratike, apo n\u00eb Kosov\u00ebn komuniste? Arkitekti a piktori a skulptori, Maks Velo, m\u00eb shum\u00eb her\u00eb deri tani, ka shprehur mosdurimin e tij, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb urrejtjen e tij t\u00eb tejskajshme ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit mysliman dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Veriut! Por, asnj\u00eb zyrtari, n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk i ka shkruar dhe nuk i shkon mendja t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb burgosjen e tij p\u00ebr at\u00eb delikt foljor. Natyrisht, mos e th\u00ebnt\u00eb Zoti, t\u00eb m\u00eb shkoj\u00eb as mua mendja p\u00ebr burgosjen e tij.\/Balkanweb\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk kam pritur q\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e quajtur demokratike do t\u00eb burgoset ndonj\u00eb shqiptar a qytetar tjet\u00ebr p\u00ebr thirrje gojore p\u00ebr rezistenc\u00eb. Arkitekti a piktori a skulptori, Maks Velo, m\u00eb shum\u00eb her\u00eb deri tani, ka shprehur mosdurimin e tij, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb urrejtjen e tij t\u00eb tejskajshme ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit mysliman dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51863,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1334],"class_list":["post-10632","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-rexhep-qosja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10632\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51863"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}