{"id":107424,"date":"2026-04-24T16:51:08","date_gmt":"2026-04-24T13:51:08","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/per-ne-ai-ka-qene-gjithmone-hero-jeta-e-afrim-bunjakut-nga-kujtimet-e-gruas-se-tij\/"},"modified":"2026-04-24T16:51:08","modified_gmt":"2026-04-24T13:51:08","slug":"per-ne-ai-ka-qene-gjithmone-hero-jeta-e-afrim-bunjakut-nga-kujtimet-e-gruas-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/per-ne-ai-ka-qene-gjithmone-hero-jeta-e-afrim-bunjakut-nga-kujtimet-e-gruas-se-tij\/","title":{"rendered":"\u201cP\u00ebr ne, ai ka qen\u00eb gjithmon\u00eb hero\u201d: Jeta e Afrim Bunjakut nga kujtimet e gruas s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_6819.jpeg\" alt=\"\u201cP\u00ebr ne, ai ka qen\u00eb gjithmon\u00eb hero\u201d: Jeta e Afrim Bunjakut nga kujtimet e gruas s\u00eb tij\"\/><\/figure>\n<p>E veja e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra n\u00eb detyr\u00eb kur Policia e Kosov\u00ebs u sulmua n\u00eb veri t\u00eb vendit nga nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh m\u00eb 2023, rr\u00ebfen p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb kujtimet p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Lumnije Bunjaku thot\u00eb se po e pret me ankth vendimin gjyq\u00ebsor q\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb 24 prill ndaj t\u00eb akuzuarve p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, ku vdiq bashk\u00ebshorti i saj, i shpallur Hero i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb dy fjal\u00ebt e vetme q\u00eb Lumnije Bunjaku thot\u00eb se e p\u00ebrshkruajn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri burrin e saj, policin Afrim Bunjaku, i cili u shpall Hero i Kosov\u00ebs pasi u vra n\u00eb detyr\u00eb kur nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh e sulmuan at\u00eb dhe koleg\u00ebt e tij, n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>\u201cNganj\u00ebher\u00eb them: Vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb po t\u00eb m\u00eb kishte hidh\u00ebruar, do t\u2019ia kisha kujtuar\u201d, shprehet Lumnija, teksa sheh fotografin\u00eb e tij t\u00eb madhe me shirit t\u00eb zi, q\u00eb z\u00eb vendin kryesor n\u00eb dhom\u00ebn e ndej\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se kishte frik\u00eb nga rreziqet e profesionit t\u00eb cilin burri i saj e synonte, q\u00eb nga koha kur u martuan, 30 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 kujton Lumnija, ishte nj\u00eb pasion q\u00eb nuk kishte si t\u00eb mos e p\u00ebrkrahte.<\/p>\n<p>\u201cE ka dashur k\u00ebt\u00eb profesion gjithmon\u00eb. Thon\u00eb se edhe si f\u00ebmij\u00eb, kur e kan\u00eb pyetur n\u00eb shkoll\u00eb se \u00e7far\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebhej, ai thoshte: \u2018Dua t\u00eb b\u00ebhem polic\u2019\u201d, kujton ajo p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Kjo d\u00ebshir\u00eb, Afrim Bunjakut iu plot\u00ebsua n\u00eb vitin 2001, kur nisi pun\u00ebn si polic i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00e7ifti Bunjaku, s\u00eb bashku me prind\u00ebrit e Afrimit, dhe kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, jetuan n\u00eb Samadrexh\u00eb t\u00eb Vushtrris\u00eb.<\/p>\n<p>Fshati ndodhet rreth gjysm\u00eb ore larg nga zona e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, ku tensionet nd\u00ebretnike ishin t\u00eb vazhdueshme q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Kjo zon\u00eb, e banuar me shumic\u00eb serbe, n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka kund\u00ebrshtuar njohjen e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa tensionet atje kulmuan m\u00eb 24 shtator t\u00eb vitit 2023, me nj\u00eb sulm t\u00eb armatosur ndaj Policis\u00eb n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit, ku mbeti i vrar\u00eb rreshteri Bunjaku.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb sulm u tentua t\u00eb aneksohej pjesa e veriut t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb ndodhte di\u00e7ka andej [n\u00eb veri], sikur ma ndiente zemra, thosha se do ta d\u00ebrgojn\u00eb Afrimin atje. Ai ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm, s\u2019ka p\u00ebrtuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb\u201d, tregon Lumnija p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, rreshteri Bunjaku ishte n\u00eb patrull\u00ebn e par\u00eb reaguese t\u00eb Policis\u00eb, n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrleshjen mes sulmuesve dhe polic\u00ebve, q\u00eb zgjati disa or\u00eb, at\u00eb dit\u00eb po ashtu u plagos\u00ebn kat\u00ebr polic\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Tre nga sulmuesit u vran\u00eb.<\/p>\n<p>Trim\u00ebria dhe p\u00ebrkushtimi i Bunjakut n\u00eb pun\u00eb, ndon\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb krenare, p\u00ebr Lumnijen ishin shpesh edhe burim i ankthit.<\/p>\n<p>\u201cAi kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb frik\u00ebsuar. M\u00eb besoni, kur ai shkonte [n\u00eb veri], mua ma ndiente zemra se ai do t\u00eb shkonte [dhe do t\u00eb reagonte] i pari. I thosha: Afrim, pash\u00eb Zotin, kur t\u00eb ndodh di\u00e7ka, mos vrapo ti i pari [t\u00eb reagosh]\u201d, rr\u00ebfen 52-vje\u00e7arja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse e kan\u00eb vrar\u00eb Afrimin, m\u00eb vrisni edhe mua\u201d<\/p>\n<p>Para sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, si\u00e7 kujton Lumnija, burri i saj kishte disa muaj q\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb zon\u00ebn e veriut.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se kishte filluar t\u00eb m\u00ebsohej me k\u00ebt\u00eb rutin\u00eb, dhe se ankthi i p\u00ebrditsh\u00ebm po i zbehej.<\/p>\n<p>Por, kjo ndryshoi nat\u00ebn e 24 shtatorit, ndon\u00ebse nuk ishte n\u00eb dijeni se \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb veri.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nuk m\u00eb mori gjumi deri rreth or\u00ebs 3. M\u00eb pastaj, m\u00eb kishte marr\u00eb gjumi i thell\u00eb. U mbush oborri me polic\u00eb, mjek\u00eb. Trokitnin n\u00eb der\u00eb. Dola posht\u00eb\u201d, kujton ajo Lumnija p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>\u201cIu thash\u00eb: N\u00ebse e kan\u00eb vrar\u00eb Afrimin, m\u00eb vrisni edhe mua\u201d, shprehet ajo, me z\u00ebrin q\u00eb i dridhet, teksa luhat shikimin n\u00ebp\u00ebr dollapin e mbushur me fotografi, mir\u00ebnjohje e kujtime nga jeta e burrit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Vdekjen e burrit, Lumnija thot\u00eb se e pati shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranonte.<\/p>\n<p>Ajo kujton si n\u00eb mjegull kur, disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nga ngjarja, bashk\u00ebshorti i saj u shpall Hero i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ato dit\u00ebt e para, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, as nuk kam ditur \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb heroi\u2026 Pas nj\u00eb kohe, sigurisht kemi pasur vizitor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe shpresa. Normalisht q\u00eb na leht\u00ebsohej dhimbja. Por, n\u00eb at\u00eb fillim\u2026. Nuk e di\u201d, shpjegon Lumnija.<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, e veja e rreshterit Bunjaku thot\u00eb se filloi t\u00eb gjente m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb, s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb m\u00ebrzin\u00eb ta z\u00ebvend\u00ebsonin me kujtimet e mira t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cTash, vet\u00ebm nj\u00eb grim\u00eb, kemi filluar t\u00eb adaptohemi [me realitetin]. Thon\u00eb se koha sh\u00ebron plag\u00ebt, por v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb\u201d, tregon ajo.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj 45 individ\u00ebve p\u00ebr rastin Banjska.<\/p>\n<p>Ndaj tre prej tyre, t\u00eb cil\u00ebt ndodhen n\u00eb paraburgim, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb do ta shpall\u00eb aktgjykimin n\u00eb pasditen e s\u00eb premtes, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb ndodhen n\u00eb arrati, ka refuzuar t\u2019i gjykoj\u00eb n\u00eb munges\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr tre t\u00eb pandehurit, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq dhe Dushan Maksimoviqit, Prokuroria ka k\u00ebrkuar burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ne k\u00ebrkojm\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Edhe pse ai [Afrimi] nuk ngjallet, por mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebfar\u00eb leht\u00ebsimi\u201d, thot\u00eb Lumnija.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e pakta q\u00eb i kishte t\u00eb lira, Afrimi, sipas Lumnijes, ishte shum\u00eb i angazhuar n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur qejf t\u00eb punonte tokat. Koh\u00ebt e fundit i mbante disa pula. Deri tani i kam pasur ato pula\u2026 Nuk m\u00eb jan\u00eb dashur. Por, pasi i la ai [si kujtim], nuk mund t\u2019i largoja. E ka pasur si hobi\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga puna n\u00eb terren e burrit t\u00eb saj, Lumnija ia kushtoi koh\u00ebn kujdesit ndaj f\u00ebmij\u00ebve dhe sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Me bashk\u00ebshortin thot\u00eb se i p\u00ebrballuan v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs, si\u00e7 ishte vdekja e djalit t\u00eb tyre t\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb aksident n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Imazhin e bashk\u00ebshortit, Lumnija thot\u00eb se tani e sheh \u00e7do dit\u00eb tek tre f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb: nj\u00eb vajz\u00eb dhe dy djem. Djali i saj m\u00eb i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb 13 vje\u00e7, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb n\u00eb t\u00eb 20-tat.<\/p>\n<p>E veja e rreshterit Bunjaku thot\u00eb se me Afrimin kishin plane p\u00ebr pleq\u00ebri, q\u00eb nuk dilnin p\u00ebrtej sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre modeste n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>\u201cAi mbillte pem\u00eb dhe thoshte q\u00eb ndoshta djemt\u00eb nuk do rrin\u00eb k\u00ebtu [n\u00eb fshat], por ku t\u00eb vijn\u00eb nipat e mbesat [do t\u2019i shijojn\u00eb]\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb syt\u00eb e Lumnijes, p\u00ebrkushtimi i Afrimit, si bashk\u00ebshort e baba, e kishin b\u00ebr\u00eb hero shum\u00eb para se t\u00eb shpallej i till\u00eb nga shteti.<\/p>\n<p>\u201cTani na njeh krejt Kosova, por Afrimin e kan\u00eb njohur p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb edhe pa ndodhur ky rast. Kur e ke pyetur dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb njohur p\u00ebr mir\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb autoriteti kryesor q\u00eb mban rendin n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ushtria e shtetit, Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (FSK), nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, sipas nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb daton nga viti 2013, n\u00eb mes t\u00eb Qeveris\u00eb dhe forcave paqeruajt\u00ebse t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior (NATO) \u2013 KFOR.<\/p>\n<p>N\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 Bunjakut, n\u00eb nj\u00eb aksion t\u00eb Policis\u00eb, m\u00eb 2011, u vra edhe polici Enver Zymeri. Edhe ai ishte nga zona e Vushtrris\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E veja e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra n\u00eb detyr\u00eb kur Policia e Kosov\u00ebs u sulmua n\u00eb veri t\u00eb vendit nga nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh m\u00eb 2023, rr\u00ebfen p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb kujtimet p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Lumnije Bunjaku thot\u00eb se po e pret me ankth vendimin gjyq\u00ebsor q\u00eb do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":107423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-107424","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107424"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107424\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}