{"id":107464,"date":"2026-04-24T23:30:22","date_gmt":"2026-04-24T20:30:22","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/500-kerkesa-per-leje-qendrimi-ne-veri-70-te-miratuara-deri-me-tani\/"},"modified":"2026-04-24T23:30:22","modified_gmt":"2026-04-24T20:30:22","slug":"500-kerkesa-per-leje-qendrimi-ne-veri-70-te-miratuara-deri-me-tani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/500-kerkesa-per-leje-qendrimi-ne-veri-70-te-miratuara-deri-me-tani\/","title":{"rendered":"500 k\u00ebrkesa p\u00ebr leje q\u00ebndrimi n\u00eb veri, 70 t\u00eb miratuara deri m\u00eb tani"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/2E991464-750F-485E-80F6-DFEA18A3168D.jpeg\" alt=\"500 k\u00ebrkesa p\u00ebr leje q\u00ebndrimi n\u00eb veri, 70 t\u00eb miratuara deri m\u00eb tani\"\/><\/figure>\n<p>Dy drejtor\u00eb nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb zyr\u00ebn n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut deri tani jan\u00eb pranuar mbi 500 aplikacione p\u00ebr pajisje me leje q\u00ebndrimi, nd\u00ebrsa jan\u00eb marr\u00eb edhe vendimet e para lidhur me k\u00ebto k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarime u b\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, t\u00eb organizuar nga organizata joqeveritare \u201cQendra p\u00ebr Avokimin e Kultur\u00ebs Demokratike\u201d (ACDC), n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201cNd\u00ebrtimi i besimit p\u00ebrmes t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, fokus i ve\u00e7ant\u00eb ishte vendosur te Ligji p\u00ebr t\u00eb Huajt dhe Ligji p\u00ebr Automjetet, p\u00ebrfshir\u00eb dispozitat q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 15 mars.<\/p>\n<p>Drejtori i Departamentit p\u00ebr Shtet\u00ebsi, Azil dhe Migrim, Valon Krasniqi, tha se \u00ebsht\u00eb rritur numri i stafit n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb dhe procesi po zhvillohet mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDepartamenti p\u00ebr Shtet\u00ebsi, Azil dhe Migrim, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Divizionin p\u00ebr t\u00eb Huaj, i kemi rritur kapacitetet n\u00eb personel. Vet\u00ebm n\u00eb zyr\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut jan\u00eb t\u00eb angazhuar 7 zyrtar\u00eb, nga 1 sa ka qen\u00eb fillimisht. E kemi rritur numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, komplet 7 zyrtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po pranojn\u00eb aplikacione p\u00ebr pajisje me leje q\u00ebndrimi, duke dh\u00ebn\u00eb edhe informacione t\u00eb duhura, duke shp\u00ebrndar\u00eb udh\u00ebzues, formular\u00eb, lista t\u00eb dokumenteve t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb pal\u00ebt t\u2019i sjellin kudo q\u00eb ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb. Por mund t\u00eb them gjithashtu me k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb procesi po shkon mjaft mir\u00eb sa i p\u00ebrket pajisjes me leje q\u00ebndrimi. Deri m\u00eb tani vet\u00ebm n\u00eb zyr\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut kemi pranuar mbi 500 aplikacione dhe gjithashtu mund t\u2019ju informoj q\u00eb i kemi marr\u00eb vendimet e para n\u00eb lidhje me aplikacionet e tyre. Deri tani jan\u00eb marr\u00eb mbi 70 vendime q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga Divizioni p\u00ebr t\u00eb Huaj\u201d- tha Krasniqi<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, drejtori i Departamentit Ligjor n\u00eb MPB, Q\u00ebndrim Bytyqi, tha se deri m\u00eb tani nuk ka asnj\u00eb refuzim, pasi zyrtar\u00ebt kan\u00eb kontaktuar aplikuesit kur ka munguar dokumentacioni.<\/p>\n<p>\u201cKur flasim tek refuzimet duhet me pas parasysh di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. K\u00ebrkesa p\u00ebr leje q\u00ebndrimi, n\u00ebse nj\u00eb person aplikon p\u00ebr leje q\u00ebndrimi edhe i refuzohet k\u00ebrkesa p\u00ebr leje q\u00ebndrimi, ligji e obligon q\u00eb me largu personin prej territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb standard i t\u00eb gjitha ligjeve p\u00ebr t\u00eb huaj n\u00eb krejt vendet e bot\u00ebs, e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00ebse dikujt i refuzohet k\u00ebrkesa p\u00ebr leje q\u00ebndrimi, i l\u00ebshohet vendimi, \u00ebsht\u00eb detyrim me l\u00ebshu vendim p\u00ebr largim prej territorit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse prej k\u00ebtyre rasteve q\u00eb na i kemi pranuar deri tash, q\u00eb e p\u00ebrmendi drejtori Valon, jan\u00eb rreth 70 raste aprovimi, po flasim prej rreth 180 raste bashkim familjar, p\u00ebr shkak se ka k\u00ebrkesa p\u00ebr leje q\u00ebndrimi t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb institucione q\u00eb nuk kan\u00eb filluar me u trajtu, p\u00ebr shkak se jan\u00eb disa parakushte t\u00eb tjera kur ato munden me u fillu me u trajtu\u201d-tha ai<\/p>\n<p>Ai shtoi se zyrtar\u00ebt kan\u00eb kontaktuar aplikuesit sa her\u00eb q\u00eb ka munguar dokumentacioni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangen refuzimet.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta 70 raste aprovimi ka pasur prej tyre q\u00eb qytetar\u00ebve kur kan\u00eb aplikuar u ka munguar nj\u00eb dokument ose nuk ka qen\u00eb dokumenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur p\u00ebr me u aprovuar, edhe \u00e7ka kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zyrtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb kan\u00eb kontaktuar me aplikuesin n\u00ebse e kan\u00eb pa q\u00eb i takon e drejta me marr\u00eb leje q\u00ebndrimi. Kur nj\u00eb dokument nuk e ka, kan\u00eb kontaktuar edhe kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb me pru dokumentin p\u00ebr mos me u refuzu k\u00ebrkesa, sepse n\u00ebse refuzohet duhet me u largu. Prej 180 rasteve p\u00ebr momentin nuk kemi asnj\u00eb refuzim\u201d- ka th\u00ebn\u00eb Bytyqi.<\/p>\n<p>Bytyqi foli edhe p\u00ebr regjistrimin civil dhe aplikimet p\u00ebr shtet\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cTek faktet e para drejtori e p\u00ebrmendi, n\u00ebse dikush shkon me regjistru nj\u00eb fakt, t\u00eb lindjes, vdekjes ose t\u00eb martes\u00ebs, nuk ka nevoj\u00eb me ju dh\u00ebn\u00eb konfirmim p\u00ebr shkak se ai regjistrohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sistem. Edhe qytetari vjen me regjistru lindjen, n\u00eb moment regjistrohet lindja n\u00ebse i ka dokumentet edhe i jepet certifikata e lindjes s\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr konfirmim ose pritje ose refuzim. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, regjistrohet dhe i jepet dokumenti. Tash telashet pak m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb tek aplikimet p\u00ebr shtet\u00ebsi, p\u00ebr natyralizim, q\u00eb normalisht p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr me i trajtu rastet shumica \u00ebsht\u00eb tek Divizioni p\u00ebr Shtet\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb departamentit, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr me i pranu aplikacionet \u00ebsht\u00eb tek komuna\u201d-\u00a0shtoi ai<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i Policis\u00eb p\u00ebr rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se procesi i zbatimit t\u00eb ligjit po ec\u00ebn mir\u00eb dhe deri tani jan\u00eb shqiptuar 224 v\u00ebrejtje dhe 21 gjoba.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga fillimi me 16 mars ne i kemi dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrejtje 224 deri tani, tiketa jan\u00eb 21. Ne e konsiderojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke shkuar shum\u00eb mir\u00eb procesi i implementimit t\u00eb ligjit, por polici n\u00eb rrug\u00eb, polici n\u00eb vend kur e ndal dik\u00eb, ai e p\u00ebrcakton se \u00e7ka duhet me bo me nj\u00eb qytetar. N\u00ebse nuk pyetet polici p\u00ebr mendimin e tij profesional, \u00ebsht\u00eb leht\u00eb e qet nj\u00eb kamer\u00eb edhe ju jep tiketa t\u00eb gjith\u00ebve edhe ata e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ankes\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne e kemi l\u00ebn\u00eb fuqin\u00eb tek polici q\u00eb polici me vendos. Ne konsiderojm\u00eb q\u00eb nuk ka me pas ndonj\u00eb problem, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb duke shku n\u00eb rregull. Momentalisht kur dikush tenton me largu vetur\u00ebn prej k\u00ebtu, p\u00ebr arsye se e dim\u00eb si e kan\u00eb ble dhe si e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb posedim dhe duan me dal n\u00eb Serbi, na nuk jemi duke i ndaluar, mir\u00ebpo ka me ardh nj\u00eb moment i caktuar q\u00eb na duhet me e ndaluar edhe at\u00eb kalim kufitar, sepse policia e rendit, un\u00eb jam p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr policin\u00eb e rendit n\u00eb veri, por tash jemi duke i b\u00ebr\u00eb presion policis\u00eb kufitare q\u00eb ata mos me i ndalu veturat kur tentojn\u00eb me dal n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb\u201d- tha Elshani.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit institucional\u00eb vler\u00ebsuan se procesi i zbatimit t\u00eb dispozitave t\u00eb reja ligjore n\u00eb veri po zhvillohet pa pengesa t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa than\u00eb se trajtimi i aplikacioneve p\u00ebr leje q\u00ebndrimi, regjistrimin civil dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me automjetet do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, u theksua nevoja q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb informohen dhe t\u00eb ndihmohen n\u00eb p\u00ebrmbushjen e procedurave ligjore.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mitropol<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy drejtor\u00eb nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb zyr\u00ebn n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut deri tani jan\u00eb pranuar mbi 500 aplikacione p\u00ebr pajisje me leje q\u00ebndrimi, nd\u00ebrsa jan\u00eb marr\u00eb edhe vendimet e para lidhur me k\u00ebto k\u00ebrkesa. K\u00ebto deklarime u b\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt p\u00ebr t\u00eb drejtat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":107463,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-107464","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107464"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107464\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}