{"id":108533,"date":"2026-05-02T11:50:12","date_gmt":"2026-05-02T08:50:12","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/armiku-i-perbashket-afron-izraelin-me-emiratet-e-bashkuara-arabe\/"},"modified":"2026-05-02T11:50:12","modified_gmt":"2026-05-02T08:50:12","slug":"armiku-i-perbashket-afron-izraelin-me-emiratet-e-bashkuara-arabe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/armiku-i-perbashket-afron-izraelin-me-emiratet-e-bashkuara-arabe\/","title":{"rendered":"\u201cArmiku i p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d afron Izraelin me Emiratet e Bashkuara Arabe"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/55b037e1-4478-4fd6-b86b-3acf8e3a486d.jpg\" alt=\"\u201cArmiku i p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d afron Izraelin me Emiratet e Bashkuara Arabe\"\/><\/figure>\n<p>Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli po thellojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e tyre n\u00eb nj\u00eb moment kur lufta me Iranin po riform\u00ebson aleancat n\u00eb Lindjen e Mesme. Vendosja e sistemit \u201cIron Dome\u201d n\u00eb Emirate dhe koordinimi i siguris\u00eb mes dy vendeve tregon nj\u00eb afrim t\u00eb paprecedent\u00eb mes tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Abu Dhabi po distancohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga disa aleat\u00eb tradicional\u00eb rajonal\u00eb dhe po e rishikon rolin e tij n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare<br \/>\nNga pothuajse \u00e7do vend tjet\u00ebr, p\u00ebrgjigjja do t\u00eb kishte qen\u00eb \u201cjo\u201d e prer\u00eb. Por kur Emiratet e Bashkuara Arabe u p\u00ebrball\u00ebn me sulme t\u00eb vazhdueshme iraniane gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli kund\u00ebr Teheranit, Izraeli pranoi t\u00eb \u00e7onte nj\u00eb nga sistemet e tij m\u00eb t\u00eb ndjeshme ushtarake.<\/p>\n<p>Kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas raportimeve, urdh\u00ebroi fshehurazi ushtrin\u00eb izraelite t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb bateri penguese t\u00eb sistemit \u201cIron Dome\u201d &#8211; s\u00eb bashku me ushtar\u00ebt p\u00ebr ta operuar \u2013 n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, pas nj\u00eb telefonate me presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Veprimi sinjalizon se sa shum\u00eb jan\u00eb afruar marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Tani, teksa Emiratet po distancohen nga aleat\u00ebt e tyre tradicional\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre ndaj luft\u00ebs me Iranin, Izraeli po e sheh nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb paprecedent\u00eb p\u00ebr t\u2019i forcuar m\u00eb tej marr\u00ebdh\u00ebniet, sipas disa zyrtar\u00ebve izraelit\u00eb.<\/p>\n<p>Emiratet e Bashkuara Arabe, t\u00eb cilat n\u00eb vitin 2020 u b\u00ebn\u00eb vendi i par\u00eb arab pas 26 vjet\u00ebsh q\u00eb normalizoi marr\u00ebdh\u00ebniet me Izraelin p\u00ebrmes Marr\u00ebveshjeve t\u00eb Abrahamit, kan\u00eb deklaruar se lufta me Iranin mund t\u00eb riform\u00ebsoj\u00eb aleancat e tyre rajonale.<\/p>\n<p>Sipas tyre, ka zhg\u00ebnjim me disa nga aleat\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt arab\u00eb. Abu Dhabi, sipas zyrtar\u00ebve izraelit\u00eb, d\u00ebshiron t\u00eb afrohet m\u00eb shum\u00eb me Izraelin dhe me vende q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn gjat\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Franc\u00ebn, Shtetet e Bashkuara dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>\u201cMes zhvillimeve t\u00eb kufizuara pozitive q\u00eb dol\u00ebn nga lufta me Iranin, kjo marr\u00ebdh\u00ebnie me Abu Dhabin bie n\u00eb sy si \u2018lajm i mir\u00eb\u2019\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb burim izraelit, n\u00eb njohuri p\u00ebr raportet e reja me Emiratet, p\u00ebr CNN-in, duke shtuar se marr\u00ebdh\u00ebniet kan\u00eb arritur nj\u00eb nivel t\u00eb ri, edhe n\u00eb nivel udh\u00ebheq\u00ebsish.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb Emirateve dhe analist\u00eb t\u00eb lidhur me shtetin kan\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00eb fundmi kritika t\u00eb rralla publike ndaj vendeve arabe, duke i akuzuar se nuk kan\u00eb reaguar mjaftuesh\u00ebm gjat\u00eb sulmeve iraniane.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari i presidentit t\u00eb Emirateve, Anwar Gargash, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb Dubai se q\u00ebndrimi i vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Gjirit ishte \u201chistorikisht m\u00eb i dob\u00ebti\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE prisja nga Liga Arabe dhe nuk jam i befasuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai, duke iu referuar organizat\u00ebs me 22 shtete arabe. \u201cPor nuk e prisja nga vendet e Gjirit dhe jam i habitur\u201d.<\/p>\n<p>Teksa kritikat shtoheshin se Izraeli dhe SHBA-ja kishin p\u00ebrfshir\u00eb Gjirin n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb shumica e vendeve t\u00eb rajonit nuk e donin, Gargash ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb dyja pal\u00ebt, duke i th\u00ebn\u00eb CNN-it se \u201cndikimi izraelit do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i madh n\u00eb Gjirin Persik dhe jo m\u00eb i vog\u00ebl\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim diplomatik izraelit ka th\u00ebn\u00eb se \u201cIzraeli nuk e kishte parashikuar k\u00ebt\u00eb af\u00ebrsi kur u n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshjet e Abrahamit\u201d, duke iu referuar thellimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit ushtarak.<\/p>\n<p>\u201cLufta solli nj\u00eb afrim t\u00eb paprecedent, i nxitur nga ndjenja e nj\u00eb fati t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 t\u00eb dyja vendet u sulmuan dhe kan\u00eb nj\u00eb armik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar izraelit. \u201cKjo do t\u00eb reflektohet patjet\u00ebr n\u00eb zgjerimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Emiratet u t\u00ebrhoq\u00ebn nga OPEC-u (Organizata e Vendeve Eksportuese t\u00eb Naft\u00ebs) pas gati gjasht\u00eb dekadash an\u00ebtar\u00ebsimi. I pyetur nga CNN-i n\u00ebse Arabia Saudite ishte konsultuar, ministri i Energjis\u00eb Suhail Al Mazrouei ka th\u00ebn\u00eb se ishte nj\u00eb \u201cvendim sovran komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se edhe pse Emiratet ishin ndjer\u00eb t\u00eb kufizuara nga organizata dhe kishin koh\u00eb q\u00eb po mendonin largimin, kishin q\u00ebndruar p\u00ebr shkak t\u00eb respektit ndaj Arabis\u00eb Saudite.<\/p>\n<p>Zyrtari izraelit e ka interpretuar largimin e Emirateve nga OPEC si shenj\u00eb t\u00eb distanc\u00ebs n\u00eb rritje nga q\u00ebndrimet tradicionale t\u00eb Gjirit dhe afrimit m\u00eb t\u00eb madh me Izraelin dhe SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo rrit distanc\u00ebn e Emirateve nga politika tradicionale e Gjirit dhe i transformon ata n\u00eb di\u00e7ka krejt\u00ebsisht ndryshe n\u00eb rajon dhe p\u00ebr Izraelin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai, duke shtuar se Emiratet \u201cu gjend\u00ebn t\u00eb vetmuara &#8211; dhe Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ishin aty p\u00ebr ta\u201d.<\/p>\n<p>Dislokimi i par\u00eb izraelit n\u00eb nj\u00eb shtet arab<\/p>\n<p>Vendosja e fsheht\u00eb e sistemit t\u00eb avancuar izraelit t\u00eb mbrojtjes ajrore \u201cIron Dome\u201d n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe tregon thellimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr CNN nj\u00eb burim izraelit i njohur me \u00e7\u00ebshtjen, duke konfirmuar nj\u00eb raport t\u00eb agjencis\u00eb \u201cAxios\u201d. Sipas k\u00ebtij burimi, sistemi u d\u00ebrgua gjat\u00eb luft\u00ebs me Iranin.<\/p>\n<p>Kjo sh\u00ebnon rast t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb trupave izraelite n\u00eb nj\u00eb shtet arab dhe hera e par\u00eb q\u00eb Izraeli vendos sistemin \u201cIron Dome\u201d jasht\u00eb kufijve t\u00eb tij, madje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vet\u00eb vendi po p\u00ebrballej me sulme t\u00eb r\u00ebnda nga Irani. Zyrtar\u00ebt izraelit\u00eb thon\u00eb se lufta ka \u00e7uar bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb mes dy vendeve n\u00eb nivele t\u00eb papara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajn\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt se islami radikal \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi kryesor, ka th\u00ebn\u00eb burimi, duke shtuar se Izraeli \u201ci ka mb\u00ebshtetur gjithashtu Emiratet n\u00eb tensionet e tyre me Arabin\u00eb Saudite p\u00ebr rajonin e Bririt t\u00eb Afrik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Izraeli m\u00eb her\u00ebt pati lidhur disa marr\u00ebveshje p\u00ebr shitjen e sistemit \u201cIron Dome\u201d jasht\u00eb vendit, por kjo del t\u00eb jet\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb dislokuar n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb operative. Sipas \u201cAxiosit\u201d, sistemi ka ndalur dhjet\u00ebra raketa iraniane gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Izraeli i ka ofruar Emirateve sisteme t\u00eb mbrojtjes ajrore. Sipas dy burimeve t\u00eb tjera, n\u00eb vitin 2022, pasi rebel\u00ebt Houthi nga Jemeni l\u00ebshuan raketa drejt Abu Dhabit duke vrar\u00eb tre persona \u2013 nj\u00eb sulm q\u00eb zyrtar\u00ebt e Emirateve e quajt\u00ebn \u201c11 shtatori\u201d i vendit &#8211; Izraeli transferoi nj\u00eb bateri t\u00eb sistemit \u201cBarak-8\u201d pas nj\u00eb k\u00ebrkese nga presidenti i Emirateve, Mohammed bin Zayed, drejtuar at\u00ebher\u00eb kryeministrit izraelit Naftali Bennett.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse k\u00ebto sisteme ndodhen ende n\u00eb Emirate.<\/p>\n<p>Yoel Guzansky, studiues i lart\u00eb n\u00eb Institutin p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Tel Aviv dhe ish-zyrtar n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Izraelit, ka th\u00ebn\u00eb se Emiratet jan\u00eb tashm\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta me Izraelin. \u201cNuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb. Ka turiz\u00ebm, shkenc\u00eb, investime dhe tregti. Nuk ka asnj\u00eb vend arab m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt\u201d, u shpreh ai, duke p\u00ebrmendur edhe vendimin e Emirateve p\u00ebr t\u00eb mbajtur ambasadorin n\u00eb Tel-Aviv dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar fluturimet gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Gaza. Ai ka shtuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Emiratet ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebnjestruar m\u00eb shum\u00eb nga Irani.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Emiratet po paguajn\u00eb \u00e7mimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, lufta ka treguar edhe kufijt\u00eb e mb\u00ebshtetjes izraelite, pasi Izraeli p\u00ebrpiqet t\u00eb balancoj\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet me shtetet e Gjirit me nevojat e veta t\u00eb siguris\u00eb. Nj\u00eb burim izraelit i siguris\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb CNN-it se Izraeli \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb refuzoj\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga Abu Dhabi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb bateri \u201cIron Dome\u201d. \u201c\u00c7do bateri e vendosur atje do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr mbrojtjen ton\u00eb ajrore\u201d, ka deklaruar zyrtari.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Emiratet ndihmojn\u00eb Izraelin me inteligjenc\u00eb sinjalistike, ka shtuar burimi. Ky furnizim p\u00ebrfshin kapjen dhe analizimin e sinjaleve elektronike &#8211; kryesisht komunikimeve dhe emetimeve t\u00eb tjera \u2013 nga njer\u00ebz, sisteme ose pajisje.<\/p>\n<p>Emiratet e Bashkuara Arabe \u201ckan\u00eb tejkaluar rajonin\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt para se Emiratet e Bashkuara Arabe t\u00eb njoftonin t\u00eb mart\u00ebn se do t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga OPEC-u, rrjetet sociale n\u00eb vend ishin t\u00eb mbushura me spekulime se nj\u00eb vendim i madh ishte i af\u00ebrt. Nj\u00eb takim i paplanifikuar i lider\u00ebve t\u00eb Gjirit at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Arabin\u00eb Saudite shtoi edhe m\u00eb shum\u00eb z\u00ebrat se Abu Dhabi po p\u00ebrgatitej t\u00eb largohej nga K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunimit t\u00eb Gjirit (GCC), bllok me seli n\u00eb Arabin\u00eb Saudite q\u00eb p\u00ebrfshin gjasht\u00eb monarki t\u00eb Gjirit. Por kjo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, spekulimet jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Emiratet t\u00eb t\u00ebrhiqen edhe nga organizata t\u00eb tjera shum\u00ebpal\u00ebshe, p\u00ebrfshir\u00eb Lig\u00ebn Arabe me seli n\u00eb Kajro dhe Organizat\u00ebn e Bashk\u00ebpunimit Islamik me seli n\u00eb Riad, ku Abu Dhabi ka qen\u00eb an\u00ebtare prej dekadash.<\/p>\n<p>Monitoruesit kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Emiratet kan\u00eb filluar t\u00eb ndihen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb distancuara nga fqinj\u00ebt arab\u00eb edhe para luft\u00ebs dhe se konflikti vet\u00ebm e ka p\u00ebrshpejtuar k\u00ebt\u00eb largim.<\/p>\n<p>\u201cEmiratet nuk e kishin kuptuar sa shum\u00eb e kishin tejkaluar rajonin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Tareq Alotaiba, studiues n\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr Lindjen e Mesme n\u00eb Qendr\u00ebn Belfer t\u00eb Universitetit t\u00eb Harvardit, p\u00ebr CNN. Ai ka p\u00ebrmendur \u201ckompleksitetin\u201d e vendit, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i af\u00ebrt me shtetet per\u00ebndimore dhe aziatike sesa me fqinj\u00ebsin\u00eb e tij. \u201c\u00cbsht\u00eb logjike t\u00eb mendohet se, pasi Emiratet t\u00eb rishikojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre, do t\u00eb dalin n\u00eb pah aleat\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb dhe prioritetet kryesore\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, Emiratet nuk po shqyrtojn\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb tjera nga organizata shum\u00ebpal\u00ebshe, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb zyrtar p\u00ebr CNN-in t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Abu Dhabi po rishikon \u201cr\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe dobishm\u00ebrin\u00eb e rolit dhe kontributit t\u00eb tij\u201d n\u00eb disa organizata, por \u201cnuk po konsideron asnj\u00eb t\u00ebrheqje\u201d, ka p\u00ebrfunduar ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: Blerta Haxhiu\/koha<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli po thellojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e tyre n\u00eb nj\u00eb moment kur lufta me Iranin po riform\u00ebson aleancat n\u00eb Lindjen e Mesme. Vendosja e sistemit \u201cIron Dome\u201d n\u00eb Emirate dhe koordinimi i siguris\u00eb mes dy vendeve tregon nj\u00eb afrim t\u00eb paprecedent\u00eb mes tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Abu Dhabi po distancohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":108532,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[3803],"class_list":["post-108533","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108533\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}