{"id":108549,"date":"2026-05-02T13:55:18","date_gmt":"2026-05-02T10:55:18","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/11-lloje-kanceri-ne-rritje-tek-te-rinjte-shkencetaret-ne-kerkim-te-shkaqeve\/"},"modified":"2026-05-02T13:55:18","modified_gmt":"2026-05-02T10:55:18","slug":"11-lloje-kanceri-ne-rritje-tek-te-rinjte-shkencetaret-ne-kerkim-te-shkaqeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/11-lloje-kanceri-ne-rritje-tek-te-rinjte-shkencetaret-ne-kerkim-te-shkaqeve\/","title":{"rendered":"11 lloje kanceri n\u00eb rritje tek t\u00eb rinjt\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt \u201cn\u00eb k\u00ebrkim\u201d t\u00eb shkaqeve"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-bc4dea4b5bc20375134775dfdcda9d041777582760.jpg\" alt=\"11 lloje kanceri n\u00eb rritje tek t\u00eb rinjt\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt \u201cn\u00eb k\u00ebrkim\u201d t\u00eb shkaqeve\"\/><\/figure>\n<p>Nj\u00eb studim i realizuar s\u00eb fundmi n\u00eb Angli ka zbuluar se plot nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb lloje t\u00eb ndryshme kanceri po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb zakonshme tek t\u00eb rinjt\u00eb. Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se nj\u00eb shpjegim i plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen ende nuk ekziston. Megjithat\u00eb, studimi tregon se nj\u00eb prirje shum\u00ebvje\u00e7are e shtimit t\u00eb pesh\u00ebs trupore tek njer\u00ebzit ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol k\u00ebtu, edhe pse kjo nuk e shpjegon plot\u00ebsisht fenomenin.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Institutin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Kancerit dhe n\u00eb Imperial College London theksuan se kanceri tek t\u00eb rinjt\u00eb mbetet ende i rrall\u00eb dhe se \u00e7do njeri mund ta ul\u00eb rrezikun duke jetuar sh\u00ebndetsh\u00ebm. Pse kanceri \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje tek njer\u00ebzit n\u00eb fund t\u00eb adoleshenc\u00ebs, n\u00eb t\u00eb 20-at, 30-at dhe 40-at e tyre ka qen\u00eb nj\u00eb enigm\u00eb p\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00ebt prej vitesh.<\/p>\n<p>Bradley Coombes nga Portsmouth ishte vet\u00ebm 23 vje\u00e7 kur vdiq nga kanceri i zorr\u00ebs. N\u00ebna e tij, Caroline Mousdale, tha se megjith\u00ebse ai kishte patur shum\u00eb simptoma \u201cparalajm\u00ebruese\u201d, shpeshher\u00eb u neglizhua pasi konsiderohej shum\u00eb i ri p\u00ebr ta pasur k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Ajo tha se ai ishte \u201cnj\u00eb i ri shum\u00eb n\u00eb form\u00eb dhe i sh\u00ebndetsh\u00ebm\u201d, gati p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb gjysm\u00eb-profesionale futbolli dhe po e shijonte jet\u00ebn. Nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb dukshme q\u00eb ta vendoste n\u00eb rrezik. Por pas vitit t\u00eb par\u00eb n\u00eb universitet, ai filloi t\u00eb humbiste shum\u00eb pesh\u00eb dhe kishte dhimbje barku. M\u00eb pas erdh\u00ebn diarreja dhe gjaku n\u00eb jasht\u00ebqitje. U desh\u00ebn 18 muaj me simptoma p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb diagnoz\u00ebn. N\u00eb momentin q\u00eb iu b\u00eb nj\u00eb ekzaminim me video i zorr\u00ebve (kolonoskopi) tumori ishte aq i madh sa bllokonte kamer\u00ebn.<\/p>\n<p>Kirurgjia dhe kimioterapia nuk arrit\u00ebn ta ndalonin tumorin dhe Bradley u nda nga kjo jet\u00eb me qenin e tij Buster q\u00eb po i q\u00ebndronte pran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb v\u00ebrtet besoja, si \u00e7do prind, se ai do t\u00eb realizonte \u00ebndrrat e tij n\u00eb futboll dhe do t\u00eb kishte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mrekullueshme, por kjo iu mor, sepse kanceri i zorr\u00ebs nuk u identifikua n\u00eb koh\u00eb,\u201d tha Caroline.<\/p>\n<p>Rrall\u00eb dihet pse nj\u00eb person zhvillon kancer. Por nj\u00eb ekip shkenc\u00ebtar\u00ebsh analizoi tendencat komb\u00ebtare si n\u00eb kancer ashtu edhe n\u00eb stilin e jetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb gjente nj\u00eb model. Ata zbuluan se p\u00ebrve\u00e7 kancerit t\u00eb zorr\u00ebs, po rriten edhe kanceret e tiroides, mieloma multiple, m\u00ebl\u00e7is\u00eb, veshkave, fshik\u00ebz\u00ebs s\u00eb t\u00ebmthit, pankreasit, endometrit, goj\u00ebs, gjirit dhe vezoreve.<\/p>\n<p>Kanceri i zorr\u00ebs dhe ai i gjirit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zakonshmit tek t\u00eb rriturit e rinj, me rreth 11 mij\u00eb e 500 raste n\u00eb vit s\u00eb bashku, nd\u00ebrsa kanceri i pankreasit dhe i fshik\u00ebz\u00ebs s\u00eb t\u00ebmthit jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb. Vet\u00ebm kanceri i zorr\u00ebs dhe ai i vezoreve po rriten ekskluzivisht tek t\u00eb rinjt\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebnt\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt po rriten edhe tek t\u00eb moshuarit.<\/p>\n<p>Studimi, i kryer nga Instituti p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Kancerit dhe Imperial College London, analizoi gjithashtu sjelljet q\u00eb dihet se rrisin rrezikun e kancerit. Ai tregoi se nivelet e duhanpirjes, konsumit t\u00eb alkoolit, aktivitetit fizik, konsumit t\u00eb mishit t\u00eb kuq dhe t\u00eb p\u00ebrpunuar si dhe dietat me pak fibra ose po p\u00ebrmir\u00ebsohen ose po mbeten t\u00eb nj\u00ebjta. K\u00ebto sjellje kan\u00eb rol n\u00eb kancer, por nuk e shpjegojn\u00eb rritjen e tij.<\/p>\n<p>Raporti tha se i vetmi faktor q\u00eb p\u00ebrputhej me rritjen e kancerit ishte rritja e mbipesh\u00ebs dhe obezitetit, e cila ka qen\u00eb n\u00eb rritje q\u00eb nga vitet 1990. Mendohet se indi dhjamor shtes\u00eb ndryshon hormonet n\u00eb trup, si insulina, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rrezikun p\u00ebr kancer.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje e plot\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00eb rastin e kancerit t\u00eb zorr\u00ebs, studiuesit vler\u00ebsojn\u00eb se nga \u00e7do 100 raste shtes\u00eb, 20 prej tyre mund t\u00eb lidhen me pesh\u00ebn e tep\u00ebrt, nd\u00ebrsa 80 mbeten t\u00eb pashpjeguara.<\/p>\n<p>Studiuesit thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb parandalohet \u00e7do kancer, jo vet\u00ebm ato \u201cshtes\u00eb\u201d. Vler\u00ebsohet se pothuajse 40% e kancereve n\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb parandalohen me zgjedhje t\u00eb stilit t\u00eb jetes\u00ebs, si mos pirja e duhanit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb d\u00ebgjosh lajmin se kanceret po rriten tek t\u00eb rinjt\u00eb. Megjithat\u00eb, ka gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb ulur rrezikun, si t\u00eb jesh fizikisht aktiv dhe t\u00eb mbash nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme.\u201d\u2013 tha Prof. Montserrat Garc\u00eda Closas nga Instituti p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Kancerit.<\/p>\n<p>Studiuesit shtuan gjithashtu se, edhe pse kanceret tek t\u00eb rinjt\u00eb po rriten, ato mbeten shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta krahasuar me grupmoshat m\u00eb t\u00eb vjetra. Rreth nj\u00eb n\u00eb 1 mij\u00eb t\u00eb rinj (n\u00eb t\u00eb 20-at, 30-at dhe 40-at) diagnostikohen me kancer \u00e7do vit, krahasuar me rreth nj\u00eb n\u00eb 100 tek grupmoshat m\u00eb t\u00eb vjetra (n\u00eb t\u00eb 50-at, 60-at dhe 70-at).<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi p\u00ebr faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb rreziku vazhdon. Prof. Marc Gunter nga Imperial College London tha se po diskutohet p\u00ebr ushqimet ultra t\u00eb p\u00ebrpunuara, kimikatet e p\u00ebrhershme (PFAS) dhe p\u00ebrdorimin e antibiotik\u00ebve, por shtoi se \u201cka ende shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk i dim\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pijet e \u00ebmb\u00eblsuara, inflamacioni, ndotja e ajrit, bakteret e zorr\u00ebve dhe herbicidet jan\u00eb p\u00ebrmendur gjithashtu si faktor\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. Po ashtu po hetohet n\u00ebse p\u00ebrmir\u00ebsimi i diagnostikimit po \u00e7on n\u00eb zbulimin e m\u00eb shum\u00eb rasteve n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb studim i realizuar s\u00eb fundmi n\u00eb Angli ka zbuluar se plot nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb lloje t\u00eb ndryshme kanceri po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb zakonshme tek t\u00eb rinjt\u00eb. Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se nj\u00eb shpjegim i plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen ende nuk ekziston. Megjithat\u00eb, studimi tregon se nj\u00eb prirje shum\u00ebvje\u00e7are e shtimit t\u00eb pesh\u00ebs trupore tek njer\u00ebzit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":108548,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-108549","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendetesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108549"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108549\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}