{"id":10855,"date":"2014-10-24T14:11:12","date_gmt":"2014-10-24T12:11:12","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=10855"},"modified":"2016-09-05T17:20:06","modified_gmt":"2016-09-05T15:20:06","slug":"uefa-u-kujdes-qe-serbet-te-mos-e-ndjenin-veten-te-poshteruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/uefa-u-kujdes-qe-serbet-te-mos-e-ndjenin-veten-te-poshteruar\/","title":{"rendered":"UEFA u kujdes q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb mos e ndjenin veten t\u00eb posht\u00ebruar"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Reagime-11-298x300.jpg\" alt=\"Reagime 1\" width=\"298\" height=\"300\" class=\"alignleft size-medium wp-image-10856\" \/><\/p>\n<p><strong>Rexhep KASTRATI<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim u tha se m\u00eb 23 tetor, Komisioni Disiplinor i UEFA-s\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr fatin e ndeshjes, kurse masa t\u00eb tjera do t\u00eb nd\u00ebrmerren gjat\u00eb n\u00ebntorit. Pastaj, u vendos q\u00eb t\u00eb shtyhet vendimmarrja nga e enjta n\u00eb t\u00eb premten, pa dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim se \u00e7far\u00eb ndryshimi kishte nd\u00ebrmjet s\u00eb enjtes dhe s\u00eb premtes. Nga ana e tij Mishel Platini, ai futbollisti i mrekulluesh\u00ebm dhe mjesht\u00ebr p\u00ebr loj\u00ebn me top dhe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnua gola, por nj\u00eb drejtues tep\u00ebr i keq dhe me qasje politike i UEFA-s\u00eb, paralajm\u00ebroi p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb ashpra edhe p\u00ebr Serbin\u00eb edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se organizata kryesore europiane e futbollit nuk do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga qasja politike dhe joprofesionale ndaj ndeshjes Serbi \u2013 Shqip\u00ebri. Dhe n\u00eb fund erdh\u00ebn vendimet, pasi nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb vendim, ai p\u00ebr fatin e ndeshjes, por u kryen toptan, edhe vendimet p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb tjera. Vendimi i par\u00eb ishte q\u00eb ndeshjen ta fitonte n\u00eb tavolin\u00eb Serbia; vendimi i dyt\u00eb ishte q\u00eb Serbis\u00eb t\u2019i hiqeshin tri pik\u00eb; vendimi i tret\u00eb ishte q\u00eb Serbia t\u00eb d\u00ebnohej q\u00eb t\u00eb zhvillonte dy ndeshje pa tifoz\u00eb; vendimi kat\u00ebrt ishte q\u00eb t\u00eb dyja federatat t\u00eb d\u00ebnoheshin me nga 100 mij\u00eb euro gjob\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00ebse shihen me v\u00ebmendje k\u00ebto vendime, at\u00ebher\u00eb konstatimi i par\u00eb dhe m\u00eb i drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb se UEFA ka b\u00ebr\u00eb kompromis politik q\u00eb me vendimet e tij t\u00eb mos posht\u00ebroj\u00eb Serbin\u00eb, por edhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00ebrisht parasysh faktet e pamohueshme t\u00eb huliganizmit dhe t\u00eb histeris\u00eb kolektive kund\u00ebrshqiptare.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr faktin se vendimi q\u00eb Serbis\u00eb t\u2019i jepen tri pik\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb \u00ebsht\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb mos e shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb fituese, sepse p\u00ebr Serbin\u00eb do t\u00eb ishte posht\u00ebruese. Pra, dh\u00ebnia e tri pik\u00ebve Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ia dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse n\u00ebse nuk do t\u2019ia jepte tri pik\u00eb Serbis\u00eb, do t\u00eb duhej t\u2019ia jepte Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe dh\u00ebnia tri pik\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr Serbin\u00eb do t\u00eb ishte posht\u00ebrim. Se q\u00ebllimi ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i jepen tri pik\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, d\u00ebshmon edhe fakti se me vendimin tjet\u00ebr, UEFA s\u00ebrish ia ka marr\u00eb tre pik\u00eb Serbis\u00eb, pra ato pik\u00eb praktikisht nuk i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb as Serbis\u00eb, e as Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vendim i pranuesh\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb, pasi q\u00eb ajo nuk mund t\u00eb pranonte nj\u00eb fitore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p> N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse i b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb ndeshjes Serbi \u2013 Shqip\u00ebri, kuptohet fare leht\u00eb se Serbia nuk mund ta duronte nj\u00eb humbje p\u00ebrball\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi q\u00eb rritja e histeris\u00eb dhe e huliganizmit kolektiv serb, e q\u00eb u shoq\u00ebrua edhe me hedhjen e mjeteve piroteknike dhe t\u00eb koktejit t\u00eb molotovit, u b\u00eb kur komb\u00ebtarja shqiptare filloi ta dominonte loj\u00ebn dhe kur pati dy raste t\u00eb pastra p\u00ebr sh\u00ebnim n\u00ebp\u00ebrmjet Mavrajt dhe Can\u00ebs. <\/p>\n<p>Zaten, ndeshja u nd\u00ebrpre pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb fush\u00eb dhe ndaj futbollist\u00ebve shqiptar\u00eb u hodh\u00ebn mjete t\u00eb forta, mjete piroteknike dhe koktej molotovi. Dhe derisa ndeshja ishte nd\u00ebrprer\u00eb dhe pritej q\u00eb kapiteni i komb\u00ebtares serbe t\u00eb qet\u00ebsonte tifoz\u00ebt, u shfaq droni me at\u00eb flamur ku ishte nj\u00eb hart\u00eb, q\u00eb serb\u00ebt e quajt\u00ebn \u201cShqip\u00ebri etnike\u201d dhe dy portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, e q\u00eb huligan\u00ebt serb\u00eb e p\u00ebrdor\u00ebn si pretekst p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fush\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhun\u00eb ndaj futbollist\u00ebve shqiptar\u00eb. Pra, n\u00eb momentin kur serb\u00ebt pan\u00eb se jo q\u00eb nuk kishin gjasa q\u00eb t\u00eb fitonin ndeshjen, por e pan\u00eb se edhe mund ta humbisnin at\u00eb, e shtuan agresivitetin, huliganizmin dhe histerin\u00eb kund\u00ebrshqiptare, si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrprer\u00eb ndeshjen. Dhe si nga qielli piku droni me flamurin n\u00eb fjal\u00eb. Serb\u00ebt nuk mund t\u00eb pajtoheshin me humbjen eventuale, nuk mund t\u00eb pajtoheshin me mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb fitonte Shqip\u00ebria. P\u00ebr ta, humbja eventuale, p\u00ebrkat\u00ebsisht fitorja e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb thoshte posht\u00ebrim, p\u00ebrulje, p\u00ebrbuzje, p\u00ebr t\u00eb cilin ka folur Vu\u00e7iq, e jo droni me flamurin n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb cilin edhe mund ta ken\u00eb hedhur vet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga humbja eventuale. Dhe UEFA, sikurse BE-ja n\u00eb rrafshin politik, mori parasysh m\u00eb shum\u00eb ndjenj\u00ebn e posht\u00ebrimit dhe t\u00eb p\u00ebrbuzjes nga nj\u00eb fitore eventuale, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga fitorja eventuale e Shqip\u00ebris\u00eb, sesa faktet e pamohueshme q\u00eb d\u00ebshmonin p\u00ebr huliganizmin dhe histerin\u00eb kolektive kund\u00ebrshqiptare para, gjat\u00eb dhe pas ndeshjes Serbi \u2013 Shqip\u00ebri, dhe vendosi q\u00eb t\u00eb mos e shpall\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb fituese, por fituese ta shpallte Serbin\u00eb. <\/p>\n<p>Kurse vendimi p\u00ebr t\u2019ia marr\u00eb tri pik\u00eb Serbis\u00eb, vet\u00ebm sa d\u00ebshmon se q\u00ebllimi ka qen\u00eb q\u00eb pik\u00ebt t\u00eb mos i shkojn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb mos shpallet ajo fituese. N\u00eb planin moral dhe administrativ, ndeshja u regjistrua si fitore e Serbis\u00eb 3:0, kurse n\u00eb planin praktik kjo ndeshje de facto u barazua me zero. Dhe p\u00ebr Serbin\u00eb ishte m\u00eb e pranueshme q\u00eb t\u2019i merreshin tri pik\u00eb nga UEFA, sesa t\u00eb shpallej fituese Shqip\u00ebria. Edhe vendimi q\u00eb Serbia t\u00eb zhvilloj\u00eb dy ndeshje pa tifoz\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim jo vet\u00ebm i pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, por edhe nj\u00eb d\u00ebnim minimal kur t\u00eb kihet parasysh gjith\u00eb ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb stadium gjat\u00eb ndeshjes Serbi \u2013 Shqip\u00ebri. Serbia ishte gati qysh at\u00eb nat\u00eb q\u00eb ta vazhdonte ndeshjen pa tifoz\u00eb, pra ajo nuk e ka problem t\u00eb zhvilloj\u00eb ndeshje t\u00eb tilla, se dhe ashtu nuk po ka shum\u00eb tifoz\u00eb, si n\u00eb ndeshjen Partizani \u2013 Beshiktashi. <\/p>\n<p>Kurse vendimi p\u00ebr t\u00eb gjobitur t\u00eb dyja federatat me nga 100 mij\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb tamam vendim q\u00eb d\u00ebshmon se UEFA \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb Serbin\u00eb ta ndjej\u00eb veten t\u00eb posht\u00ebruar dhe t\u00eb p\u00ebrbuzur, pasi q\u00eb ky vendim jo vet\u00ebm se barazon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mosvazhdimin e ndeshjes, por edhe e rehabiliton, e aniston dhe zeron gjith\u00eb at\u00eb histeri, gjith\u00eb at\u00eb huliganiz\u00ebm kolektiv dhe gjith\u00eb at\u00eb raciz\u00ebm q\u00eb e pa e t\u00ebr\u00eb bota kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Pra, UEFA q\u00eb ka qen\u00eb e njohur p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb ashpra ndaj shp\u00ebrfaqjeve raciste n\u00eb ndeshje t\u00eb tjera, n\u00eb rastin e ndeshjes Serbi \u2013 Shqip\u00ebri, jo vet\u00ebm q\u00eb shkeli t\u00eb gjitha rregullat dhe parimet e saj, por edhe i shpalli t\u00eb mosqen\u00eb. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu, edhe pse UEFA formalisht vendimet p\u00ebr t\u2019ia marr\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr ta d\u00ebnuar me dy ndeshje pa tifoz\u00eb, dhe p\u00ebr ta gjobitur me 100 mij\u00eb euro, i ka arsyetuar pik\u00ebrisht me ato q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb stadium, pasi q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vendime, p\u00ebr Serbin\u00eb nuk jan\u00eb gj\u00eb, p\u00ebrball\u00eb fitores eventuale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb. P\u00ebr Serbin\u00eb, gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, pos fitores s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pranueshme, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ia ka vlejtur gjith\u00eb ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb stadium gjat\u00eb ndeshjes. Shpallja e saj fituese n\u00eb tavolin\u00eb, p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb fitore mbi t\u00eb gjitha fitoret, e rrjedhimisht edhe e pranueshme p\u00ebr t\u00eb. <\/p>\n<p>Edhe pse nga prizmi i UEFA-s\u00eb, vendimet p\u00ebr ndeshjen Serbi \u2013 Shqip\u00ebri mund t\u00eb konsiderohen si kompromis ndemjet ndjesis\u00eb europiane p\u00ebr t\u00eb mos posht\u00ebruar popullin dhe shtetin serb dhe fakteve t\u00eb pamohueshme p\u00ebr huliganizmin, histerin\u00eb dhe racizmin serb ndaj shqiptar\u00ebve, megjithat\u00eb k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm shprehje e dor\u00ebzimit t\u00eb parimeve thelb\u00ebsore mbi t\u00eb cilat funksionon vet\u00eb si organizat\u00eb, si dhe i sportivitetit p\u00ebrball\u00eb politik\u00ebs dhe elementeve t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00ebsportiv\u00eb. Me k\u00ebto vendime, UEFA tregoi se m\u00eb shum\u00eb sesa organizat\u00eb sportive, \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb politiko-sportive q\u00eb varet shum\u00eb nga vullnetet politike t\u00eb qendrave t\u00eb ndryshme t\u00eb vendosjes politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ndoshta duhet par\u00eb edhe shtyrjen e publikimit t\u00eb vendimeve p\u00ebr t\u00eb premten, nga e enjta, pasi q\u00eb t\u00eb enjten fillonte takimi rajonal n\u00eb Beograd, si dhe zhvillohej ndeshja futbollistike nd\u00ebrmjet Patizanit dhe Beshiktashit t\u00eb Turqis\u00eb,  e vlefshme p\u00ebr Lig\u00ebn Europiane, q\u00eb po ashtu e organizon UEFA. Por k\u00ebto meritojn\u00eb nj\u00eb shqyrtim tjet\u00ebr, pasi q\u00eb mund t\u00eb dalin hipoteza q\u00eb mund t\u00eb hedhin drit\u00eb \u00eb shum\u00eb p\u00ebr kontekstin politiko-sportiv n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb marr\u00eb vendimet p\u00ebr ndeshjen Serbi \u2013 Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep KASTRATI N\u00eb fillim u tha se m\u00eb 23 tetor, Komisioni Disiplinor i UEFA-s\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr fatin e ndeshjes, kurse masa t\u00eb tjera do t\u00eb nd\u00ebrmerren gjat\u00eb n\u00ebntorit. Pastaj, u vendos q\u00eb t\u00eb shtyhet vendimmarrja nga e enjta n\u00eb t\u00eb premten, pa dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim se \u00e7far\u00eb ndryshimi kishte nd\u00ebrmjet s\u00eb enjtes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25916,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-10855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10855"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10855\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25916"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}