{"id":108658,"date":"2026-05-02T23:45:13","date_gmt":"2026-05-02T20:45:13","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nese-fleme-ata-na-kafshojne-brejtesit-mbushin-kampet-e-banoreve-te-zhvendosur-te-gazes\/"},"modified":"2026-05-02T23:45:13","modified_gmt":"2026-05-02T20:45:13","slug":"nese-fleme-ata-na-kafshojne-brejtesit-mbushin-kampet-e-banoreve-te-zhvendosur-te-gazes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nese-fleme-ata-na-kafshojne-brejtesit-mbushin-kampet-e-banoreve-te-zhvendosur-te-gazes\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00ebse flem\u00eb, ata na kafshojn\u00eb\u201d \u2013 Brejt\u00ebsit mbushin kampet e banor\u00ebve t\u00eb zhvendosur t\u00eb Gaz\u00ebs"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1152a94e-5a88-4c2c-9ce8-d8e8f15653a6.jpg\" alt=\"\u201cN\u00ebse flem\u00eb, ata na kafshojn\u00eb\u201d \u2013 Brejt\u00ebsit mbushin kampet e banor\u00ebve t\u00eb zhvendosur t\u00eb Gaz\u00ebs\"\/><\/figure>\n<p>N\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs njer\u00ebzit betejat ditore tani i kan\u00eb me brejt\u00ebs dhe insekte t\u00eb cilat kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrhapin s\u00ebmundje n\u00eb kampet e t\u00eb zhvendosurve.<\/p>\n<p>&#8220;U zgjuam nga britmat e saj n\u00eb or\u00ebn 2 t\u00eb m\u00ebngjesit&#8221;, tha p\u00ebr BBC, Samah al-Daabla, n\u00ebna e kat\u00ebrvje\u00e7ares Mayaseen.<\/p>\n<p>&#8220;Kur im shoq ndezi pishtarin, nuselala iku me vrap. E pash\u00eb dor\u00ebn e vajz\u00ebs sime dhe ishte e gjitha me gjak. Gjith\u00e7ka ishte me gjak&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, t\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta, betejat e p\u00ebrditshme tani jan\u00eb me minj, nuselala urbane dhe insekte q\u00eb p\u00ebrhapin s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e ndihm\u00ebs po b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr hapa urgjent\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit publik.<br \/>\nCogat, organi mbrojt\u00ebs izraelit q\u00eb kontrollon kalimet n\u00ebp\u00ebr Gaz\u00eb, thot\u00eb se po punon me organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8220;p\u00ebr t\u00eb adresuar nevojat sanitare&#8221;.<\/p>\n<p>Mayaseen mori injeksion n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb qytetit t\u00eb Gaz\u00ebs, pasi vuante nga dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra me ethe dhe t\u00eb vjella. Ajo tani po sh\u00ebrohet n\u00eb tend\u00ebn e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit n\u00eb rrjetet sociale jan\u00eb publikuar pamje t\u00eb minjve q\u00eb vrapojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme n\u00eb kampet p\u00ebr familjet e zhvendosura dhe t\u00eb foshnjave t\u00eb porsalindura, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb moshuarve, e q\u00eb k\u00ebta brejt\u00ebs i sulmojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua e moshuar me d\u00ebmtime t\u00eb nervave n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb shkaktuara nga diabeti ka treguar se si ia kan\u00eb kafshuar pjes\u00eb t\u00eb gisht\u00ebrinjve t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb cituar nga agjencit\u00eb e OKB-s\u00eb, brejt\u00ebsit ose insektet ishin shpesh t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb 80% t\u00eb vendeve ku jetojn\u00eb familjet e zhvendosura, duke prekur rreth 1.45 milion njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Brejt\u00ebsit mund t\u00eb shkaktojn\u00eb s\u00ebmundje tek njer\u00ebzit p\u00ebrmes kafshimeve dhe g\u00ebrvishtjeve, si dhe urin\u00ebs, jasht\u00ebqitjeve dhe pleshtave t\u00eb tyre. K\u00ebto zakonisht shkaktojn\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb frym\u00ebmarrjes dhe t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, infeksione t\u00eb gjakut si dhe helmim nga ushqimi i kontaminuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja lokale e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH), Reinhilde Van De Weert, tha se paraqitja e s\u00ebmundjeve infektive jan\u00eb &#8220;p\u00ebr fat t\u00eb keq, pasoja e parashikueshme n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb shembur jetese&#8221;.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj pasi SHBA-ja nd\u00ebrmjet\u00ebsoi nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebpushimi n\u00eb Gaz\u00eb, ajo nuk ka arritur t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb shpresuara n\u00eb situat\u00ebn humanitare dhe progresi duket se ka ngecur.<\/p>\n<p>Ende ka sulme ajrore vdekjeprur\u00ebse t\u00eb rregullta n\u00eb t\u00eb cilat Izraeli thot\u00eb se po synon Hamasin. Hamasi nga ana tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb \u00e7armatoset.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb nuk ka ndodhur asnj\u00eb rind\u00ebrtim. Banor\u00ebt e Gaz\u00ebs ende nuk kan\u00eb asnj\u00eb nga 200,000 karavanet q\u00eb zyrtar\u00ebt palestinez\u00eb thon\u00eb se u nevojiten si sht\u00ebpi t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Me uj\u00ebrat e zeza t\u00eb pap\u00ebrpunuara q\u00eb rrjedhin n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb kampe t\u00eb mbipopulluara, ato jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vende shumimi p\u00ebr brejt\u00ebsit. N\u00eb motin e ngroht\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs, kafsh\u00ebt lul\u00ebzojn\u00eb n\u00eb grumbujt e m\u00ebdhenj t\u00eb mbeturinave q\u00eb jan\u00eb grumbulluar pran\u00eb tendave t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prind\u00ebr thon\u00eb se rrin\u00eb zgjuar nat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur f\u00ebmij\u00ebt dhe sendet e tyre nga kafsh\u00ebt pushtuese.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk mund t\u00eb flem\u00eb! N\u00ebse flem\u00eb, ato i kafshojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe na shqet\u00ebsojn\u00eb. Ka kaq shum\u00eb nuselala dhe minj, nj\u00eb num\u00ebr jonormal&#8221;, tha Rizq Abu Laila, i cili jeton pran\u00eb nj\u00eb deponie plehrash n\u00eb qytetin e Gaz\u00ebs me kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij t\u00eb vegj\u00ebl, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve vuan nga kanceri.<\/p>\n<p>&#8220;Ata shkojn\u00eb n\u00eb plehra dhe luftojn\u00eb sepse ka kaq shum\u00eb prej tyre. Betohem se nuk mund ta durojm\u00eb dot. Minjt\u00eb na kan\u00eb grisur rrobat dhe na kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb miellin. Ka mushkonja dhe er\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija. U b\u00ebjm\u00eb thirrje institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb na ndihmojn\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb e OKB-s\u00eb thon\u00eb se po punojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb kontrollin e brejt\u00ebsve dhe insekteve, kullimin dhe kanalizimet.<\/p>\n<p>&#8220;Ajo q\u00eb nevojitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb merremi me problemet e mbeturinave dhe rr\u00ebnojave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Gaz\u00ebn&#8221;, tha z\u00ebvend\u00ebs-p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e agjencis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb OKB-s\u00eb, UNICEF, p\u00ebr Palestin\u00ebn, Ettie Higgins, n\u00eb Deir al-Balah n\u00eb Gaz\u00ebn qendrore.<\/p>\n<p>&#8220;Tubat jan\u00eb shkat\u00ebrruar dhe objektet e trajtimit jan\u00eb shkat\u00ebrruar, k\u00ebshtu q\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb rrisim mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar uj\u00ebrat e zeza dhe kanalizimet&#8221;.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit humanitar\u00eb duan m\u00eb shum\u00eb pajisje t\u00eb r\u00ebnda ngrit\u00ebse, si dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi p\u00ebr makinat ekzistuese p\u00ebr t\u00eb pastruar mbeturinat. Ata gjithashtu po k\u00ebrkojn\u00eb qasje n\u00eb vendet kryesore t\u00eb deponive t\u00eb mbeturinave t\u00eb Gaz\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt lindore t\u00eb Rripit tani n\u00ebn kontrollin e plot\u00eb ushtarak izraelit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebr largimin e mbeturinave nga objektet e d\u00ebmtuara si dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e kanalizimeve do t\u00eb duhet leja nga Izraeli q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb hyrjen e furnizimeve jet\u00ebsore p\u00ebr kimikatet dhe tubacione.<\/p>\n<p>Aktualisht i kufizon k\u00ebto p\u00ebr arsye sigurie, duke th\u00ebn\u00eb se ato mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb nd\u00ebrtimin e arm\u00ebve t\u00eb reja nga Hamasi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb d\u00ebrguar BBC-s\u00eb, Cogat thot\u00eb se n\u00eb bashk\u00ebpunim me OKB-n\u00eb dhe bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare po punon p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb reagim n\u00eb fushat e kanalizimeve dhe infrastruktur\u00ebs thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>&#8220;Kjo p\u00ebrfshin koordinimin e heqjes s\u00eb grumbujve t\u00eb mbeturinave, leht\u00ebsimin e hyrjes s\u00eb pajisjeve t\u00eb dedikuara p\u00ebr riparimet e infrastruktur\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat dhe nevojat e identifikuara, dhe leht\u00ebsimin e hyrjes s\u00eb kamion\u00ebve dhe cisternave p\u00ebr largimin e mbeturinave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ndihm\u00ebs\u201d, deklaroi Cogat.<\/p>\n<p>&#8220;Paralelisht, dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat nga OKB-ja dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ndihm\u00ebs, po kryhet koordinim i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar largimin e mbeturinave, mbeturinave t\u00eb ngurta dhe uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb zonat e caktuara&#8221;.<\/p>\n<p>Cogat thot\u00eb se koh\u00ebt e fundit u ka lejuar grupeve humanitare t\u00eb sjellin gati 1,000 kurthe p\u00ebr minj dhe gati 10 ton\u00eb pesticide n\u00eb Gaz\u00eb.<\/p>\n<p>Disa spreje p\u00ebr insektet jan\u00eb p\u00ebrdorur tashm\u00eb n\u00eb kampet me tenda p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebrc\u00ebnimin n\u00eb rritje nga to.<\/p>\n<p>Sipas OBSH-s\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit ka pasur raportime p\u00ebr rreth 111,500 raste s\u00ebmundjesh ose infektimi p\u00ebr shkak t\u00eb parazit\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm. Duke p\u00ebrfshir\u00eb zgjeben, t\u00eb shkaktuar nga marimangat, morrat dhe insektet e shtratit. M\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr t\u00eb pestat e familjeve n\u00eb Gaz\u00eb raportojn\u00eb infeksione t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs dhe skuqje.<\/p>\n<p>Vendasit parashikojn\u00eb se kur t\u00eb vij\u00eb vera, numri i insekteve dhe brejt\u00ebsve ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb rritet, duke rritur rreziqet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>&#8220;Tani jam n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me vet\u00ebm muret e jashtme n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. E kalojm\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebn duke u kruar nga pleshtat n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe mushkonjat n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Ka nuselala q\u00eb kalojn\u00eb ose minj&#8221;, thot\u00eb Hassan Al-Faqaawi, baba i gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Khan Younis n\u00eb Gaz\u00ebn jugore.<\/p>\n<p>&#8220;Na duhet di\u00e7ka p\u00ebr ta trajtuar k\u00ebt\u00eb. Nuk shoh asnj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Gaz\u00eb. Jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Nuk ka jet\u00eb&#8221;.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs njer\u00ebzit betejat ditore tani i kan\u00eb me brejt\u00ebs dhe insekte t\u00eb cilat kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrhapin s\u00ebmundje n\u00eb kampet e t\u00eb zhvendosurve. &#8220;U zgjuam nga britmat e saj n\u00eb or\u00ebn 2 t\u00eb m\u00ebngjesit&#8221;, tha p\u00ebr BBC, Samah al-Daabla, n\u00ebna e kat\u00ebrvje\u00e7ares Mayaseen. &#8220;Kur im shoq ndezi pishtarin, nuselala iku me vrap. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":108657,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[3803],"class_list":["post-108658","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108658\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}