{"id":108735,"date":"2026-05-05T00:50:09","date_gmt":"2026-05-04T21:50:09","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ankesa-kthen-ne-loje-procesin-per-restaurimin-22-milione-eurosh-te-bibliotekes\/"},"modified":"2026-05-05T00:50:09","modified_gmt":"2026-05-04T21:50:09","slug":"ankesa-kthen-ne-loje-procesin-per-restaurimin-22-milione-eurosh-te-bibliotekes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ankesa-kthen-ne-loje-procesin-per-restaurimin-22-milione-eurosh-te-bibliotekes\/","title":{"rendered":"Ankesa kthen n\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d procesin p\u00ebr restaurimin 22-milion\u00eb eurosh t\u00eb Bibliotek\u00ebs"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Bibliotekes-Kombetare-te-Kosoves.jpg\" alt=\"Ankesa kthen n\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d procesin p\u00ebr restaurimin 22-milion\u00eb eurosh t\u00eb Bibliotek\u00ebs\"\/><\/figure>\n<p><em>Me arsyetimin se grupi i kompanive q\u00eb ka p\u00ebrgatitur t\u00eb vetmen ofert\u00eb p\u00ebr punimet me vler\u00eb prej 22 milion\u00eb eurosh s\u2019i plot\u00ebson kriteret e k\u00ebrkuara, Ministria e Kultur\u00ebs n\u00eb prill anuloi procesin e prokurimit p\u00ebr restaurimin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Por ankesa e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Organin Shqyrtues t\u00eb Prokurimit publik nga kompania lider e konsorciumit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb procesit t\u2019i hapen letrat prap\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Ministria e Kultur\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb muajit t\u00eb kaluar ka anuluar procesin e prokurimit p\u00ebr restaurimin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb me arsyetimin se grupi i kompanive q\u00eb ka p\u00ebrgatitur t\u00eb vetmen ofert\u00eb p\u00ebr punimet me vler\u00eb prej 22 milion\u00eb eurosh s\u2019i plot\u00ebson kriteret e k\u00ebrkuara. Por ankesa e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Organin Shqyrtues t\u00eb Prokurimit publik nga kompania lider e konsorciumit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb procesit t\u2019i hapen letrat prap\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit anulon aktivitetin e prokurimit me titull: \u2018Pun\u00eb p\u00ebr zbatimin e projektit t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm [zbatues kryesor], t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe inxhinieris\u00eb, p\u00ebr konservimin dhe restaurimin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs\u2019\u201d, njoftonte Ministria e Kultur\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb prillit p\u00ebr procesin e nisur qysh n\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Grupi i kompanive q\u00eb ofertuan jan\u00eb \u201cLimitproject SH.P.K\u201d, \u201cRinesa SH.P.K\u201d, \u201cDelta &#8211; CCD SH.P.K\u201d dhe \u201cAlping SH.P.K\u201d. Ofertuan q\u00eb restaurimin ta b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr 21 milion\u00eb e 956 mij\u00eb e 811 euro.<\/p>\n<p>Sipas arsyetimit t\u00eb vendimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, pas vler\u00ebsimit t\u00eb ofert\u00ebs, komisioni ka konstatuar se operatori ekonomik nuk e ka plot\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn e kapacitetit teknik profesional. Sipas MKRS-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ofrohet d\u00ebshmi e kompetenc\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e mjaftueshme n\u00eb sektorin p\u00ebrkat\u00ebs, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, duhej d\u00ebshmuar se gjat\u00eb tre vjet\u00ebve t\u00eb shkuar ka zbatuar kontrata t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe inxhinieris\u00eb, p\u00ebr konservimin dhe restaurimin e aseteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00eb shum\u00ebn prej s\u00eb paku 5 milion\u00eb eurove. E po ashtu, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe d\u00ebshmi pune p\u00ebr zbatimin e projekteve t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe inxhinieris\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin ose renovimin e nd\u00ebrtesave publike n\u00eb shum\u00ebn prej s\u00eb paku 10 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>\u201cTe secili an\u00ebtar i grupit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u00ebsht\u00eb llogaritur vlera financiare e projekteve t\u00eb ngjashme dhe pas vler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb vler\u00ebn financiare prej 5 milion\u00eb eurove&#8230; Grupi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter ka ofruar d\u00ebshmi n\u00eb lista t\u00eb kontratave, kontrata t\u00eb ngjashme q\u00eb kapin vler\u00ebn totale prej 4 milion\u00eb e 925 mij\u00eb eurosh\u201d, shkruhet n\u00eb arsyetimin e vendimit. Po ashtu, sipas arsyetimit, del se nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar as kriteri i 10-milion\u00ebshit, pasi grupi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb ka sjell\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb kapin vler\u00ebn e 6 milion\u00eb e 651 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi marr\u00eb at\u00eb vendim por tash ta shohim se si do t\u00eb ec\u00eb procedura pasi mund t\u00eb ket\u00eb ankesa\u201d, i kishin th\u00ebn\u00eb KOH\u00cbS asokohe n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Krejt konstatimet e MKRS-s\u00eb i ka kund\u00ebrshtuar \u201cLimitproject SH.P.K\u201d. Sipas k\u00ebsaj kompanie ata kan\u00eb dokumentacion se vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore kan\u00eb realizuar punime n\u00eb vler\u00eb prej 6.4 milion\u00eb eurosh. Kurse pun\u00eb nd\u00ebrtimi dhe renovimi n\u00eb vler\u00eb prej 8.4 milion\u00eb euro. Pretendimet n\u00eb ankes\u00eb jan\u00eb se bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tjer\u00eb po ashtu kan\u00eb kontrata publike q\u00eb kapin shifrat p\u00ebr 3,4 dhe 2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i Autoritetit Kontraktues p\u00ebr eliminimin e Operatorit Ekonomik dhe anulimin e aktivitetit t\u00eb prokurimit \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrligjsh\u00ebm, arbitrar dhe i mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb deformuar t\u00eb fakteve dhe kritereve t\u00eb Dosjes s\u00eb Tenderit. Ky vendim nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb ushtrim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb diskrecionit administrativ, por nj\u00eb devijim t\u00eb qart\u00eb nga dispozitat e Ligjit p\u00ebr Prokurimin Publik dhe parimet themelore t\u00eb tij\u201d, shkruhet n\u00eb ankes\u00eb. Kompani po ashtu ka edhe disa pretendime t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me menaxhimin e procesit t\u00eb prokurimit nga Ministria e Kultur\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. Kompania i k\u00ebrkon Organit Shqyrtues t\u00eb prokurimit publik q\u00eb t\u00eb anuloj\u00eb vendimin p\u00ebr eliminimin e operatorit ekonomik, t\u00eb anuloj\u00eb vendimin p\u00ebr anulimin e procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit, dhe \u201ct\u00eb kthej\u00eb l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb rivler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin p\u00ebr Prokurimin Publik\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb prill drejtoresha e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Blerina Rogova-Gaxha, kishte th\u00ebn\u00eb se tenderi \u00ebsht\u00eb anuluar, ngaq\u00eb Konsorciumi i Operator\u00ebve Ekonomik\u00eb, si i vetmi aplikues n\u00eb tender nuk i ka plot\u00ebsuar kriteret e p\u00ebrzgjedhjes, kritere t\u00eb shpallura n\u00eb Dosjen e tenderit publik nga Ministria.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, megjithat\u00eb, duke pasur parasysh kompleksitetin e objektit dhe statusin e tij si trash\u00ebgimi kulturore n\u00ebn mbrojtje t\u00eb p\u00ebrhershme, procesi i konservimit dhe renovimit k\u00ebrkon nj\u00eb qasje t\u00eb kujdesshme, t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb bazuar n\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta profesionale, me synim ruajtjen e autenticitetit dhe identitetit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Kryetari i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, akademik Bardh Rugova kishte th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb b\u00ebhet asgj\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>\u201cDisa probleme t\u00eb sotme jan\u00eb pasoj\u00eb e asaj q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs \u00ebsht\u00eb punuar shpejt e shpejt. Mir\u00ebpo, urojm\u00eb q\u00eb pun\u00ebt t\u00eb kryhen sa m\u00eb me sukses\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Rugova.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs e projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion prej vitit 1982. M\u00eb 26 maj 1982, Biblioteka Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs filloi pun\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e re at\u00ebkoh\u00eb, duke e simbolizuar me akademik Esad Mekulin si lexuesin e par\u00eb. P\u00ebrurimi solemn i k\u00ebtij objekti b\u00ebhet m\u00eb 25 n\u00ebntor 1982, n\u00eb Dit\u00ebn e Bibliotek\u00ebs. Biblioteka \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb kat\u00ebrkat\u00ebshe, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe totale prej 16 mij\u00eb e 500 metrash katror\u00eb nga t\u00eb cilat 13 mij\u00eb e 500 metra katror\u00eb jan\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb shfryt\u00ebzueshme.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtesa karakterizohet nga nj\u00eb kompozim kubesh t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb membran\u00eb skeletore \u00e7eliku, q\u00eb n\u00eb kombinim me ndri\u00e7imin zenitor p\u00ebrmes kupolave, siguron ndri\u00e7im t\u00eb bollsh\u00ebm dhe mbrojtje nga izolimi i tepruar. Kjo struktur\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb ofruar kushte optimale p\u00ebr ruajtjen dhe aksesin n\u00eb fondet e m\u00ebdha t\u00eb bibliotek\u00ebs\u201d, shkruhet n\u00eb ueb-faqen e institucionit.<\/p>\n<p>Arkitekti kroat, Andrija Mutnjakoviq, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024 qe i pranish\u00ebm n\u00eb sh\u00ebnimin e 80-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb BKK-s\u00eb. N\u00eb nj\u00eb prezantim e bashk\u00ebbisedim me student\u00ebt e arkitektur\u00ebs n\u00eb Modelariumin e Fakultetit t\u00eb Arkitektur\u00ebs, akademiku Mutnjakoviq kishte th\u00ebn\u00eb se krejt projektet i ka punuar duke pasur n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb njeriun. P\u00ebr Bibliotek\u00ebn kishte th\u00ebn\u00eb se nuk ishte vizion aksidental.<\/p>\n<p>\u201cEvropa \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl dhe ka identitetin e vet arkitekturor. Pjesa jon\u00eb e Evrop\u00ebs ka p\u00ebr baz\u00eb arkitektur\u00ebn bizantine. Ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb formave bizantine. Drita natyrore \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb jet\u00eb e gjithanshme. Aspekt tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb lidhje t\u00eb gjithmonshme me natyr\u00ebn\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Mutnjakoviq.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb prej intervenimeve t\u00eb fundit ishte ai i vitit 2020 kur u b\u00eb izolimi i kulmit. Me afro 200 mij\u00eb euro qe sanuar nj\u00eb problem i kahersh\u00ebm.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me arsyetimin se grupi i kompanive q\u00eb ka p\u00ebrgatitur t\u00eb vetmen ofert\u00eb p\u00ebr punimet me vler\u00eb prej 22 milion\u00eb eurosh s\u2019i plot\u00ebson kriteret e k\u00ebrkuara, Ministria e Kultur\u00ebs n\u00eb prill anuloi procesin e prokurimit p\u00ebr restaurimin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Por ankesa e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Organin Shqyrtues t\u00eb Prokurimit publik nga kompania lider e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":108734,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-108735","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108735"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108735\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108734"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}