{"id":109139,"date":"2026-05-11T16:05:19","date_gmt":"2026-05-11T13:05:19","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kallas-thote-se-zgjedhjet-ne-kosove-po-shkaktojne-vonesa-ne-dialog\/"},"modified":"2026-05-11T16:05:19","modified_gmt":"2026-05-11T13:05:19","slug":"kallas-thote-se-zgjedhjet-ne-kosove-po-shkaktojne-vonesa-ne-dialog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kallas-thote-se-zgjedhjet-ne-kosove-po-shkaktojne-vonesa-ne-dialog\/","title":{"rendered":"Kallas thot\u00eb se zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb po shkaktojn\u00eb vonesa n\u00eb dialog"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Shefja-e-politikes-se-jashtme-te-BE-se-Kaja-Kallas.jpg\" alt=\"Kallas thot\u00eb se zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb po shkaktojn\u00eb vonesa n\u00eb dialog\"\/><\/figure>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e Bashkimit Evropian p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka th\u00ebn\u00eb se proceset e shpeshta zgjedhore kan\u00eb ndikuar n\u00eb shtyrjen e nj\u00eb raundi t\u00eb ri t\u00eb dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb nivel lider\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ajo tha se kishte pajtueshm\u00ebri nga kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq p\u00ebr takim, porse tash n\u00eb Kosov\u00eb po afron nj\u00eb cik\u00ebl i ri zgjedhjesh, \u00e7ka sipas saj, e shtyn procesin.<\/p>\n<p>\u201cNe n\u00eb fakt kishim planifikuar dialogun Beograd-Prishtin\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb politik. Kisha marr\u00eb pajtimin nga t\u00eb dy lider\u00ebt, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, por tani n\u00eb Kosov\u00eb po afrohen s\u00ebrish zgjedhjet, gj\u00eb q\u00eb natyrisht e shtyn k\u00ebt\u00eb proces\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo para gazetar\u00ebve, para nisjes s\u00eb takimit me ministrat e Jasht\u00ebm t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Kallas megjithat\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se po punon me pal\u00ebt lidhur me zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura deri tash nga dialogu.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, un\u00eb po punoj ve\u00e7mas me t\u00eb dyja pal\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vazhdojm\u00eb me zbatimin e marr\u00ebveshjeve q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb fuqi\u201d, ka  th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>E pyetur se \u00e7far\u00eb pret nga takimi i sot\u00ebm, Kallas ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb diskutojn\u00eb zgjerimin dhe at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj n\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ecin p\u00ebrpara me reformat.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu do t\u00eb diskutojm\u00eb bashk\u00ebpunimin lidhur me p\u00ebrballjen ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve hibride, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pranishme edhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kemi pasur p\u00ebrvoja dhe praktika t\u00eb mira nga Moldavia. Tani po punojm\u00eb edhe me Armenin\u00eb. Edhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, pasi edhe ato po i shohin sulmet kund\u00ebr demokracive t\u00eb tyre. Po diskutojm\u00eb gjithashtu p\u00ebr sigurin\u00eb dhe mbrojtjen, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr partneritetin n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe mbrojtjes me Malin e Zi, p\u00ebr shembull. Ajo q\u00eb ne presim prej tyre \u00ebsht\u00eb gjithashtu harmonizimi me politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb, si dhe reformat q\u00eb duhet t\u2019i zbatojn\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr t\u00ebrheqjen e trupave amerikane nga Gjermania,  ajo tha se dislokimi i trupave ndodh vazhdimisht n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, kjo n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb trupat amerikane t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb gjithashtu n\u00eb Evrop\u00eb, sepse ato mbrojn\u00eb interesat amerikane n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe interesat evropiane. Ky \u00ebsht\u00eb njoftimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Pentagoni. Dhe sigurisht, ka ende koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo n\u00eb praktik\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Iran, Kallas ka th\u00ebn\u00eb se e mb\u00ebshtesin nj\u00eb zgjidhje diplomatike dhe jan\u00eb t\u00eb angazhuar edhe me ato vende q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c Gjithashtu jemi t\u00eb angazhuar me vendet e Gjirit, sepse kemi t\u00eb nj\u00ebjtat shqet\u00ebsime. Edhe n\u00ebse ka arm\u00ebpushim, duhet t\u00eb ket\u00eb edhe bisedime afatgjata p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb Irani paraqet p\u00ebr rajonin. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen b\u00ebrthamore,  ku ne n\u00eb fakt kemi ofruar ekspertiz\u00ebn ton\u00eb, sepse kemi ekspert\u00eb q\u00eb kan\u00eb negociuar marr\u00ebveshje b\u00ebrthamore edhe m\u00eb par\u00ebm, por edhe me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tjera q\u00eb Irani paraqet p\u00ebr fqinj\u00ebt e tij; p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij n\u00eb rajon, programin raketor, si dhe aktivitetet hibride dhe kibernetike n\u00eb Evrop\u00eb. Po diskutojm\u00eb gjithashtu q\u00eb, kur t\u00eb vij\u00eb ai moment, t\u00eb jemi pjes\u00eb e arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Gjirin Persik, sepse ne e shohim k\u00ebt\u00eb rajon si pjes\u00eb t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme. Ajo q\u00eb ndodh atje ka ndikim t\u00eb madh tek ne\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ka potencuar se tani p\u00ebr tani fokusi \u00ebsht\u00eb n\u00eb ndalimin e luft\u00ebs dhe hapjen e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, sigurisht q\u00eb amerikan\u00ebt dhe Irani po negociojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt mes vete. Ne vet\u00ebm mund t\u2019i mb\u00ebshtesim, por nuk mund t\u00eb marrim vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre\u201d, ka shtuar tutje ajo.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e Bashkimit Evropian p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka th\u00ebn\u00eb se proceset e shpeshta zgjedhore kan\u00eb ndikuar n\u00eb shtyrjen e nj\u00eb raundi t\u00eb ri t\u00eb dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb nivel lider\u00ebsh. Ajo tha se kishte pajtueshm\u00ebri nga kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109138,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-109139","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109139\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}