{"id":109201,"date":"2026-05-11T20:10:11","date_gmt":"2026-05-11T17:10:11","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/hoxha-zgjerimi-i-be-se-per-shqiperine-eshte-zgjedhje-strategjike-dhe-garancia-me-e-forte-per-paqe\/"},"modified":"2026-05-11T20:10:11","modified_gmt":"2026-05-11T17:10:11","slug":"hoxha-zgjerimi-i-be-se-per-shqiperine-eshte-zgjedhje-strategjike-dhe-garancia-me-e-forte-per-paqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/hoxha-zgjerimi-i-be-se-per-shqiperine-eshte-zgjedhje-strategjike-dhe-garancia-me-e-forte-per-paqe\/","title":{"rendered":"Hoxha: Zgjerimi i BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhje strategjike dhe garancia m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr paqe"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/thumbs_b_c_384efadbabbb7a9bc38ed2b7964f9dce.jpg\" alt=\"Hoxha: Zgjerimi i BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhje strategjike dhe garancia m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr paqe\"\/><\/figure>\n<p>Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje strategjike dhe garancia m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr paqe dhe stabilitet, transmeton Anadolu.<\/p>\n<p>Ministri Hoxha ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin informal t\u00eb Ministrave t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Bashkimit Evropian me homolog\u00ebt e tyre nga Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrkoh\u00eb ai ka theksuar se Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive dhe t\u00eb pal\u00ebkundur objektivin e saj kryesor komb\u00ebtar, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, Hoxha ka publikuar disa nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb sipas tij ka ndar\u00eb me homolog\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>&#8220;Bota si\u00e7 e njihnim dikur \u00ebsht\u00eb tronditur thell\u00ebsisht. Rregullat dhe sigurit\u00eb q\u00eb i konsideronim prej koh\u00ebsh si garanci stabiliteti, tani duken gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb brishta. Krizat e mbivendosura, fragmentimi gjeopolitik dhe konkurrenca strategjike n\u00eb intensifikim jan\u00eb zhvendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. N\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb till\u00eb, uniteti i q\u00ebllimit dhe uniteti i veprimit nuk jan\u00eb m\u00eb opsionale, ato jan\u00eb t\u00eb domosdoshme&#8221;, ka theksuar Hoxha.<\/p>\n<p>Kryediplomati Hoxha ka shtuar se p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, uniteti do t\u00eb thot\u00eb bashkim n\u00eb \u00e7do format t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sipas tij kohezion m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, rezistenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe nj\u00eb vizion m\u00eb t\u00eb qart\u00eb gjeopolitik. &#8220;Por, n\u00eb fund t\u00eb fundit, shprehja m\u00eb e qart\u00eb e k\u00ebtij vizioni \u00ebsht\u00eb zgjerimi dhe pranimi n\u00eb Evrop\u00eb&#8221;, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p>&#8220;Zgjerimi i BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi yn\u00eb, nj\u00eb zgjedhje strategjike, nj\u00eb spiranc\u00eb qytet\u00ebruese dhe garancia m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr paqe, stabilitet dhe transformim demokratik afatgjat\u00eb. Ne gjithashtu besojm\u00eb se zgjerimi \u00ebsht\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb Bashkimin Evropian, si\u00e7 demonstrohet nga \u00e7do shtat\u00eb cik\u00ebl zgjerimi i m\u00ebparsh\u00ebm. Sigurisht, ai duhet t\u00eb mbetet i bazuar n\u00eb merit\u00eb, por edhe i besuesh\u00ebm, i preksh\u00ebm dhe i ndjekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive. Sa her\u00eb q\u00eb procesi ngec, shfaqen dob\u00ebsi dhe zgjerohen ndikime armiq\u00ebsore&#8221;, ka theksuar Hoxha.<\/p>\n<p>Kryediplomati i Shqip\u00ebris\u00eb ka shtuar se duhet t\u00eb thellojn\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes, duke forcuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht sipas tij kohezionin dhe mentalitetin strategjik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. &#8220;P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrafrimi me Bashkimin Evropian nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb menu nga e cila mund t\u00eb zgjedh\u00ebsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb standard dhe nj\u00eb angazhim q\u00eb duhet respektuar plot\u00ebsisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ne i lejojm\u00eb vetes vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrqindje: 100 p\u00ebr qind&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Hoxha ka theksuar se forcimi i bashk\u00ebpunimit rajonal do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu adresimi i dob\u00ebsive me ndershm\u00ebri dhe zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura me vendosm\u00ebri, duke shtuar se &#8220;Ballkani Per\u00ebndimor padyshim ka ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb, por mbetet pun\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ballkani i s\u00eb kaluar\u00ebs mund t&#8217;i p\u00ebrkas\u00eb historis\u00eb, megjithat\u00eb ende duhet b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rajonin q\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb plot\u00ebsisht kuptimin politik dhe demokratik &#8216;Per\u00ebndimor&#8217;, dhe jo thjesht p\u00ebrkufizimin e tij gjeografik&#8221;.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar nd\u00ebr t\u00eb tjera se Shqip\u00ebria ka investuar vazhdimisht dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe pajtimin rajonal. &#8220;N\u00eb ve\u00e7anti, procesi i normalizimit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb slogan bosh ose nj\u00eb objektiv i shtyr\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Nj\u00ebzet e shtat\u00eb vjet pas ngjarjeve tragjike t\u00eb vitit 1999, rajoni meriton nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga stabiliteti, njohja reciproke, bashk\u00ebpunimi dhe integrimi evropian&#8221;, \u00ebsht\u00eb shprehur Hoxha.<\/p>\n<p>Hoxha ka theksuar se asnj\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb imun ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve kibernetike ose hibride, duke shtuar se p\u00ebrvoja e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb e dhimbshme dhe e kushtueshme.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje strategjike dhe garancia m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr paqe dhe stabilitet, transmeton Anadolu. Ministri Hoxha ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin informal t\u00eb Ministrave t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Bashkimit Evropian me homolog\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109200,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[3803],"class_list":["post-109201","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109201","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109201"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109201\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109201"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109201"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109201"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}