{"id":109798,"date":"2026-05-15T12:55:05","date_gmt":"2026-05-15T09:55:05","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/a-duhet-partite-ta-paraqesin-nga-nje-emer-per-president-para-zgjedhjeve-te-qershorit\/"},"modified":"2026-05-15T12:55:05","modified_gmt":"2026-05-15T09:55:05","slug":"a-duhet-partite-ta-paraqesin-nga-nje-emer-per-president-para-zgjedhjeve-te-qershorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/a-duhet-partite-ta-paraqesin-nga-nje-emer-per-president-para-zgjedhjeve-te-qershorit\/","title":{"rendered":"A duhet partit\u00eb ta paraqesin nga nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr president para zgjedhjeve t\u00eb qershorit?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/2020_08_14_Seanca1_etKUzpSLpj.jpg\" alt=\"A duhet partit\u00eb ta paraqesin nga nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr president para zgjedhjeve t\u00eb qershorit?\"\/><\/figure>\n<p>Moszgjedhja e kreut t\u00eb ri t\u00eb shtetit n\u00eb Kosov\u00eb shtoi paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb institucionale n\u00eb vend k\u00ebt\u00eb vit, duke nxitur zgjedhje t\u00eb reja parlamentare pas nj\u00eb viti t\u00eb humbur m\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Dhe, ky jostabilitet mund t\u00eb thellohet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr postin e presidentit, dhe t\u00eb pagatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb partive politike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se nuk zgjidhet drejtp\u00ebrdrejt nga qytetar\u00ebt, a do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb leht\u00ebsohej em\u00ebrimi i nj\u00eb presidenti t\u00eb ri n\u00ebse partit\u00eb paraqesin nga nj\u00eb kandidat para zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb 7 qershorit?<\/p>\n<p>Cilat parti kan\u00eb paraqitur kandidat p\u00ebr president?<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) n\u00eb opozit\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se bart\u00ebsja e list\u00ebs s\u00eb saj zgjedhore, Vjosa Osmani, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunimi parazgjedhor, do t\u00eb jet\u00eb kandidate e saj p\u00ebr presidente.<\/p>\n<p>Osmani k\u00ebrkon nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit, pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u2019u rikandiduar n\u00eb prill.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha, si L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) n\u00eb pushtet dhe partia kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), nuk kan\u00eb paraqitur kandidat\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa partit\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb obliguara ta paraqesin ndonj\u00eb kandidat p\u00ebr president para zgjedhjeve, ato do t\u00eb duhej t\u00eb zotoheshin s\u00eb paku p\u00ebr karakteristikat e profilit t\u00eb kandidatit p\u00ebr president, apo p\u00ebr parimet t\u00eb cilat do t\u2019i udh\u00ebhiqnin n\u00eb arritjen e nj\u00eb konsensusi politik, thot\u00eb Agon Maliqi, njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u2019i sqarojn\u00eb sakt\u00eb rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ata do t\u00eb ishin dakord p\u00ebr nj\u00eb president, dhe cilat karakteristika duhet t\u2019i ket\u00eb ai president, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangen s\u00ebrish zgjedhjet. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij zotimi pastaj mund t\u00eb k\u00ebrkohet llogaridh\u00ebnie prej tyre pas zgjedhjeve\u201d, shprehet Maliqi p\u00ebr Radon Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb politike para zgjedhjeve dhe m\u00eb pak improvizim pas tyre.<\/p>\n<p>Pse LDK po, e partit\u00eb e tjera jo?<\/p>\n<p>As partia n\u00eb pushtet e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, e as PDK-ja nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb REL-it n\u00ebse do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur ndonj\u00eb kandidat t\u00eb tyrin p\u00ebr presidentin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Maliqi beson se LDK-ja e paraqiti kandidatin p\u00ebr shkak t\u00eb \u201crrethanave specifike\u201d t\u00eb ish-presidentes Osmani, nd\u00ebrsa partit\u00eb e tjera nuk po e b\u00ebjn\u00eb sepse s\u2019e kan\u00eb kandidatin e qart\u00eb, e as s\u2019e ndiejn\u00eb ngut\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb tani.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se LDK-ja e ka b\u00ebr\u00eb, me gjas\u00eb, nga bindja se narracioni i viktimizimit t\u00eb saj nga ana e Kurtit mund t\u00eb ngjall\u00eb emocione te nj\u00eb lloj votuesi, i cili n\u00eb dhjetor ka votuar p\u00ebr LVV-n\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb binomit Kurti-Osmani, dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Kurtin\u201d, shpjegon Maliqi.<\/p>\n<p>Edhe sikur t\u00eb kishte kandidatura tani, sipas Maliqit, ato do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb dukeshin \u201cartificiale\u201d.<\/p>\n<p>Ai argumenton se ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr presidentin \u2013 n\u00eb mos edhe p\u00ebr pozita t\u00eb tjera \u2013 do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebshime mes partive.<\/p>\n<p>Sepse zgjedhja e presidentit n\u00eb Kosov\u00eb rrall\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb proces q\u00eb zgjidhet nga rezultati elektoral \u2013 ajo zakonisht k\u00ebrkon marr\u00ebveshje politike, kompromis dhe l\u00ebshime nd\u00ebrmjet partive.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron problemi kryesor: partit\u00eb po hyjn\u00eb n\u00eb zgjedhje pa asnj\u00eb marr\u00ebveshje minimale p\u00ebr postin q\u00eb mund ta p\u00ebrcaktoj\u00eb stabilitetin institucional t\u00eb vendit p\u00ebr vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon kompromis<\/p>\n<p>Kosova ka vuajtur nga mungesa e kompromiseve mes partive n\u00eb vitet e fundit dhe zgjedhja e presidentit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb duket detyr\u00eb jo edhe aq e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Vendi e humbi t\u00ebr\u00eb vitin 2025 si pasoj\u00eb e mosthemelimit t\u00eb Kuvendit fillimisht, e pastaj t\u00eb Qeveris\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb konsensuseve \u2013 dhe zgjedhjet po mbahen s\u00ebrish brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve p\u00ebr presidentin, pa asnj\u00eb garanci se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb tutje.<\/p>\n<p>LVV-ja, n\u00eb pushtet q\u00eb nga viti 2021, shihet s\u00ebrish favorite p\u00ebr t\u2019i fituar zgjedhjet, por ajo nuk parashihet t\u2019i marr\u00eb vet\u00eb 80 vende n\u00eb Kuvendin me 120 sosh.<\/p>\n<p>Q\u00eb votimi p\u00ebr presidentin e Kosov\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm, nevojitet prania e 2\/3 t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, thot\u00eb se Kosov\u00ebs po i mungon nj\u00eb debat i mir\u00ebfillt\u00eb politik nd\u00ebrmjet pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs p\u00ebr tema strategjike shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e presidentit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, zgjedhja e presidentit n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb shihet si proces q\u00eb k\u00ebrkon komunikim politik, kompromis demokratik, dhe transparenc\u00eb ndaj publikut, e jo si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb adresohet p\u00ebrmes listave t\u00eb d\u00ebshirave apo imponimit\u201d, thekson Miftaraj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha krizat institucionale brenda nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, partia n\u00eb pushtet dhe ato n\u00eb opozit\u00eb e kan\u00eb faj\u00ebsuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, presidenti i ardhsh\u00ebm mund t\u00eb mos p\u00ebrcaktohet nga emrat q\u00eb partit\u00eb shpallin para zgjedhjeve, por nga gatishm\u00ebria e tyre p\u00ebr kompromis kur t\u00eb p\u00ebrballen me realitetin parlamentar pas 7 qershorit.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb zgjedhjen e presidentit, funksionin do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta ushtroj\u00eb Albulena Haxhiu, detyra gjasht\u00ebmujore e s\u00eb cil\u00ebs zgjat m\u00eb s\u00eb largu deri n\u00eb tetor.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Moszgjedhja e kreut t\u00eb ri t\u00eb shtetit n\u00eb Kosov\u00eb shtoi paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb institucionale n\u00eb vend k\u00ebt\u00eb vit, duke nxitur zgjedhje t\u00eb reja parlamentare pas nj\u00eb viti t\u00eb humbur m\u00eb 2025. Dhe, ky jostabilitet mund t\u00eb thellohet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr postin e presidentit, dhe t\u00eb pagatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb partive politike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109797,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-109798","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109798\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}