{"id":110911,"date":"2026-05-22T17:05:20","date_gmt":"2026-05-22T14:05:20","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kruajtje-enjtje-dhe-dhimbje-barku-pas-mishit-te-kuq-shkak-mund-te-jete-pickimi-i-rriqres\/"},"modified":"2026-05-22T17:05:20","modified_gmt":"2026-05-22T14:05:20","slug":"kruajtje-enjtje-dhe-dhimbje-barku-pas-mishit-te-kuq-shkak-mund-te-jete-pickimi-i-rriqres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kruajtje-enjtje-dhe-dhimbje-barku-pas-mishit-te-kuq-shkak-mund-te-jete-pickimi-i-rriqres\/","title":{"rendered":"Kruajtje, \u00ebnjtje dhe dhimbje barku pas mishit t\u00eb kuq? Shkak mund t\u00eb jet\u00eb pickimi i rriqr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/16-8.jpg\" alt=\"Kruajtje, \u00ebnjtje dhe dhimbje barku pas mishit t\u00eb kuq? Shkak mund t\u00eb jet\u00eb pickimi i rriqr\u00ebs\"\/><\/figure>\n<p>Reaksioni alergjik mund t\u00eb shfaqet disa or\u00eb pas ngr\u00ebnies, shpesh edhe gjat\u00eb nat\u00ebs, dhe n\u00eb raste t\u00eb r\u00ebnda mund t\u00eb shkaktoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje<\/p>\n<p>Alfa-gal sindromi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alergji e ve\u00e7ant\u00eb dhe potencialisht serioze ndaj disa ushqimeve me prejardhje shtazore, e cila vitet e fundit ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e komunitetit mjek\u00ebsor. Ndryshe nga shumica e alergjive ushqimore, q\u00eb zakonisht shfaqen menj\u00ebher\u00eb pas ngr\u00ebnies, kjo gjendje karakterizohet nga nj\u00eb reagim i vonuar, m\u00eb s\u00eb shpeshti pas konsumimit t\u00eb mishit t\u00eb kuq dhe produkteve t\u00eb tjera me prejardhje nga gjitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Shkaktari kryesor \u00ebsht\u00eb pickimi i rriqr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb alfa-gal sindromi?<\/p>\n<p>Alfa-gal sindromi \u00ebsht\u00eb alergji ndaj molekul\u00ebs galaktoz\u00eb-alfa-1,3-galaktoz\u00eb, e njohur si alpha-gal. Kjo molekul\u00eb gjendet te shumica e gjitar\u00ebve, si gjedhi, dhe delet, nd\u00ebrsa njeriu nuk e prodhon natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka fillon kur nj\u00eb rriq\u00ebr e caktuar pickon njeriun dhe fut n\u00eb qarkullimin e gjakut molekula alpha-gal. Sistemi imunitar e njeh k\u00ebt\u00eb molekul\u00eb si t\u00eb huaj dhe fillon t\u00eb krijoj\u00eb antitrupa. M\u00eb von\u00eb, kur personi konsumon mish t\u00eb kuq ose produkte t\u00eb tjera nga gjitar\u00ebt, organizmi e njeh alpha-gal si k\u00ebrc\u00ebnim dhe zhvillon reaksion alergjik.<\/p>\n<p>Pse kjo alergji \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u zbuluar?<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh i alfa-gal sindromit \u00ebsht\u00eb reagimi i vonuar. Shumica e alergjive ushqimore shfaqen brenda pak minutash, nd\u00ebrsa te kjo gjendje simptomat zakonisht paraqiten 3 deri n\u00eb 6 or\u00eb pas ushqimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shum\u00eb persona nuk e lidhin menj\u00ebher\u00eb alergjin\u00eb me mishin q\u00eb kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Reagimi mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe pas dark\u00ebs, gjat\u00eb nat\u00ebs, \u00e7ka e b\u00ebn diagnostikimin edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Si ndodh alergjia?<\/p>\n<p>Shkaku kryesor \u00ebsht\u00eb pickimi i rriqr\u00ebs. N\u00eb disa vende, m\u00eb shpesh p\u00ebrmendet rriqra \u201clone star\u201d, por edhe lloje t\u00eb tjera rriqrash mund t\u00eb nxisin k\u00ebt\u00eb reaksion.<\/p>\n<p>Kur rriqra ushqehet me gjakun e gjitar\u00ebve, p\u00ebr shembull t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb egra apo sht\u00ebpiake, ajo mund t\u00eb marr\u00eb molekula alpha-gal. N\u00ebse m\u00eb pas pickon njeriun, k\u00ebto molekula mund t\u00eb futen n\u00eb organizmin e tij.<\/p>\n<p>Sistemi imunitar krijon antitrupa IgE ndaj alpha-gal. Her\u00ebn tjet\u00ebr kur personi ha mish vi\u00e7i, qengji, mish t\u00eb eg\u00ebr ose konsumon produkte t\u00eb caktuara q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb xhelatin\u00eb, yndyr\u00eb shtazore ose ndonj\u00ebher\u00eb edhe produkte qum\u00ebshti, mund t\u00eb shfaqet reaksioni alergjik, transmeton Telegrafi.<\/p>\n<p>Simptomat m\u00eb t\u00eb shpeshta<\/p>\n<p>Simptomat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lehta, por edhe t\u00eb rrezikshme p\u00ebr jet\u00ebn. P\u00ebr shkak t\u00eb reagimit t\u00eb vonuar, ato shpesh paraqiten nat\u00ebn ose disa or\u00eb pas dark\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb shpeshtat jan\u00eb kruajtja, skuqja, urtikaria, \u00ebnjtja e buz\u00ebve, fytyr\u00ebs, gjuh\u00ebs ose fytit, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb frym\u00ebmarrje, fishk\u00ebllima n\u00eb gjoks, dhimbjet e forta t\u00eb barkut, diarreja, t\u00eb p\u00ebrzierat, vjellja, dhimbja e kok\u00ebs, r\u00ebnia e tensionit, marramendja ose humbja e vet\u00ebdijes.<\/p>\n<p>N\u00eb raste m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda mund t\u00eb ndodh\u00eb anafilaksia, nj\u00eb reaksion serioz dhe potencialisht k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr jet\u00ebn, q\u00eb k\u00ebrkon ndihm\u00eb urgjente mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se simptomat jan\u00eb t\u00eb ndryshme, alfa-gal sindromi shpesh ngat\u00ebrrohet me helmim ushqimor, probleme t\u00eb tretjes ose alergji t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Si diagnostikohet alfa-gal sindromi?<\/p>\n<p>Diagnostikimi b\u00ebhet p\u00ebrmes kontrollit mjek\u00ebsor, analiz\u00ebs s\u00eb simptomave dhe testeve laboratorike. Mjeku zakonisht pyet p\u00ebr ushqimet e konsumuara, pickimet e mundshme nga rriqrat dhe koh\u00ebn kur jan\u00eb shfaqur simptomat.<\/p>\n<p>Mbajtja e nj\u00eb ditari t\u00eb ushqimit dhe simptomave mund t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb, sidomos kur reagimet ndodhin disa or\u00eb pas ngr\u00ebnies.<\/p>\n<p>Testi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb analiza e gjakut p\u00ebr antitrupat IgE specifik\u00eb ndaj alpha-gal. Nivelet e rritura tregojn\u00eb ndjeshm\u00ebri ndaj k\u00ebsaj molekule.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste mund t\u00eb b\u00ebhen edhe teste t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, por ato mund t\u00eb japin rezultate t\u00eb rreme negative, prandaj testi i gjakut konsiderohet m\u00eb i besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Si jetohet me k\u00ebt\u00eb alergji?<\/p>\n<p>Aktualisht nuk ka trajtim q\u00eb e sh\u00ebron plot\u00ebsisht alfa-gal sindromin. M\u00ebnyra kryesore e kontrollit \u00ebsht\u00eb shmangia e ushqimeve q\u00eb shkaktojn\u00eb reaksionin.<\/p>\n<p>Kjo zakonisht p\u00ebrfshin mishin e vi\u00e7it, de qengjit, mishin e eg\u00ebr, t\u00eb brendshmet, yndyr\u00ebn shtazore, xhelatin\u00ebn dhe produkte t\u00eb ngjashme. Te disa persona, problem mund t\u00eb paraqesin edhe produktet e qum\u00ebshtit.<\/p>\n<p>Te disa pacient\u00eb, niveli i antitrupave mund t\u00eb ulet me kalimin e koh\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse nuk ndodhin pickime t\u00eb reja nga rriqrat. Prandaj, parandalimi i pickimeve t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr kontrollin afatgjat\u00eb t\u00eb gjendjes.<\/p>\n<p>Kur duhet k\u00ebrkuar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore?<\/p>\n<p>N\u00ebse disa or\u00eb pas konsumimit t\u00eb mishit t\u00eb kuq shfaqen kruajtje, skuqje, \u00ebnjtje, dhimbje barku, diarre, marramendje ose v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje, duhet k\u00ebrkuar k\u00ebshill\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00ebse shfaqet \u00ebnjtje e fytit, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje, r\u00ebnie e tensionit ose humbje e vet\u00ebdijes, gjendja duhet trajtuar si urgjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Alfa-gal sindromi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e nd\u00ebrlikuar dhe shpesh e panjohur, pik\u00ebrisht sepse simptomat nuk shfaqen menj\u00ebher\u00eb pas ushqimit. Diagnostikimi i sakt\u00eb, shmangia e ushqimeve problematike dhe mbrojtja nga pickimet e rriqrave jan\u00eb hapat kryesor\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar reaksionet serioze. <\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reaksioni alergjik mund t\u00eb shfaqet disa or\u00eb pas ngr\u00ebnies, shpesh edhe gjat\u00eb nat\u00ebs, dhe n\u00eb raste t\u00eb r\u00ebnda mund t\u00eb shkaktoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje Alfa-gal sindromi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alergji e ve\u00e7ant\u00eb dhe potencialisht serioze ndaj disa ushqimeve me prejardhje shtazore, e cila vitet e fundit ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e komunitetit mjek\u00ebsor. Ndryshe nga shumica e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":110910,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-110911","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendetesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110911\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}