{"id":11151,"date":"2014-11-26T20:36:06","date_gmt":"2014-11-26T19:36:06","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=11151"},"modified":"2019-02-24T18:05:40","modified_gmt":"2019-02-24T17:05:40","slug":"roli-i-shqiptareve-ne-clirimin-e-kostandinopojes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/roli-i-shqiptareve-ne-clirimin-e-kostandinopojes\/","title":{"rendered":"Roli i shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00e7lirimin e Kostandinopoj\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/fatihi.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-53397\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/fatihi.jpg 720w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/fatihi-300x192.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/p>\n<p><strong>Sulltani Muhamed El-Fatih mblodhi k\u00ebshilltar\u00ebt e tij, komandant\u00ebt e lart\u00eb dhe dijetar\u00ebt q\u00eb ishin ne mesin e ushtris\u00eb muslimane dhe k\u00ebrkoi prej t\u00eb pranishmeve q\u00eb t\u2019i shprehin mendimet e tyre hapur dhe pa hezitim.<\/strong><\/p>\n<p>Disa prej t\u00eb pranishm\u00ebve sugjeruan q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet ushtria, prej tyre ishte ministri Halil Pasha i cili propozoi t\u00ebrheqje t\u00eb ushtris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos derdhur gjak dhe paralajm\u00ebroi hidh\u00ebrimin e Evrop\u00ebs s\u00eb krishtere n\u00ebse e marrin musliman\u00ebt qytetin dhe \u00e7\u00ebshtje tjera. Mir\u00ebpo, ai u akuzua p\u00ebr marr\u00ebveshje me bizantin\u00ebt dhe p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb hiqet dor\u00eb nga \u00e7lirimi i qytetit. Por, disa personalitete u ngrit\u00ebn duke p\u00ebrkrahur Sulltanin q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb sulmin ndaj qytetit derisa t\u00eb \u00e7lirohet dhe t\u00eb mos merret parasysh Evropa. Ata sugjeruan po ashtu q\u00eb t\u00eb entuziazmoheshin ushtar\u00ebt p\u00ebr \u00e7lirimin dhe se kthimi prapa do t\u00eb kishte pasoja, prej tyre thyerja e ndjenjave t\u00eb tyre luftarake n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut. N\u00eb mesin e tyre ishte nj\u00eb prej komandant\u00ebve t\u00eb guximsh\u00ebm me emrin \u2018\u2019ZOGNUSH PASHA\u2018\u2019 i cili ishte shqiptar. N\u00eb fillim ai kishte qen\u00eb i krishter\u00eb, porse m\u00eb pas kishte pranuar Islamin.<\/p>\n<p>N\u00eb librat e historis\u00eb p\u00ebrmendet q\u00ebndrimi i Zognush Pash\u00ebs, ku thuhet: Ende pa e mbaruar Sulltan El-Fatihu pyetjen p\u00ebr mendimin e tij, Zognushi ndryshoi pozit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qe ulur, ngriti z\u00ebrin me nj\u00eb turqishte t\u00eb p\u00ebrzier me theks t\u00eb shqipes: \u201cAssesi, nuk pajtohem me at\u00eb q\u00eb tha Halil Pasha! Ne nuk kemi ardhur k\u00ebtu p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr t\u00eb vdekur n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut e jo t\u00eb kthehemi.\u201d Kjo gj\u00eb shkaktoi gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb fytyrat e t\u00eb pranishm\u00ebve dhe p\u00ebr pak \u00e7aste mbret\u00ebroi nj\u00eb qet\u00ebsi. Pastaj, vazhdoi fjal\u00ebt e tij duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMe at\u00eb qe tha Halil Pasha d\u00ebshiron ta zbeh\u00eb entuziazmin dhe p\u00ebrkushtimin tuaj, mir\u00ebpo p\u00ebrpjekjet e tij rezultuan me d\u00ebshtim dhe humbje. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ushtria e Aleksand\u00ebrit t\u00eb Maqedonis\u00eb, e cila u nis prej Greqis\u00eb dhe p\u00ebrparoi drejt Indis\u00eb dhe n\u00ebnshtroi gjysm\u00ebn e Azis\u00eb s\u00eb madhe, nuk ishte m\u00eb e madhe se ushtria jon\u00eb. N\u00ebse ajo ushtri pati mund\u00ebsi t\u2019i pushtoj\u00eb gjith\u00eb ato toka t\u00eb gjera, a nuk kan\u00eb mund\u00ebsi trupat tan\u00eb t\u2019i kalojn\u00eb muret e k\u00ebtij qyteti?! Halil Pasha theksoi se shtetet per\u00ebndimore do t\u00eb marshojn\u00eb drejt nesh dhe do t\u00eb hakmerren, mir\u00ebpo cilat jan\u00eb ato shtete?! A jan\u00eb ato shtetet latine, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb armiq\u00ebsuara nd\u00ebrmjet veti, apo mos vall\u00eb shtetet e detit t\u00eb mes\u00ebm, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb forc\u00eb p\u00ebrve\u00e7 vjedhjes dhe pirateris\u00eb?! N\u00eb qoft\u00eb se ato shtete do t\u00eb donin t\u2019i ndihmonin Bizantit, do ta b\u00ebnin at\u00eb; do t\u00eb d\u00ebrgonin ushtri dhe anije, por n\u00ebse Per\u00ebndimi pas \u00e7lirimit t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs do t\u00eb na luftoj\u00eb, a do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb ne t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm, a nuk kemi ushtri q\u00eb lufton dhe mbron nderin ton\u00eb?!<\/p>\n<p>O udh\u00ebheq\u00ebsi yn\u00eb, m\u00eb pyete p\u00ebr mendimin tim, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u2019i them ca fjal\u00eb, duhet q\u00eb zemrat tona t\u00eb jen\u00eb si shk\u00ebmbi, duhet ta vazhdojm\u00eb luft\u00ebn pa u v\u00ebrejtur tek ne plog\u00ebshti dhe molisje. Kemi filluar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje andaj duhet ta p\u00ebrfundojm\u00eb. Duhet t\u2019i shtojm\u00eb sulmet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hapim vrima tek armiku, t\u2019i shkat\u00ebrrojm\u00eb ata me guxim. Nuk di ndonj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr pos k\u00ebsaj dhe nuk kam mund\u00ebsi te them di\u00e7 tjet\u00ebr pos k\u00ebsaj\u2026.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fytyr\u00ebn e Sulltanit dukeshin shenjat e g\u00ebzimit pas fjalimit t\u00eb Zognush Pash\u00ebs. Pas k\u00ebsaj ai iu drejtua komandantit Turhan duke e pyetur p\u00ebr mendimin e tij, i cili u p\u00ebrgjigj me shpejt\u00ebsi: \u201cMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Zognush Pasha ka t\u00eb drejt\u00eb dhe un\u00eb e mb\u00ebshtes mendimin e tij.\u201d Pastaj, pyeti dijetar\u00ebt Ak Shemsud-Dinin dhe Kuranijun p\u00ebr mendimin e tyre, ngaq\u00eb Sulltani kishte besim n\u00eb ta dhe i pranonte mendimet e tyre. Q\u00eb t\u00eb dy dijetar\u00ebt than\u00eb se e mb\u00ebshtesin mendimin e Zognush Pash\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb: \u201cDuhet t\u00eb vazhdohet lufta, me durim do t\u00eb arrijm\u00eb tek fitorja.\u201d<br \/>\nEntuziazmi u shfaq tek t\u00eb pranishmit, Sulltani u g\u00ebzua dhe p\u00ebrg\u00ebzoi me lutjet e dy dijetar\u00ebve p\u00ebr fitore, pastaj nuk mundi t\u00eb p\u00ebrmbahej pa th\u00ebn\u00eb: \u201cCili nga paraardh\u00ebsit e mi ka pasur nj\u00eb ushtri sikurse timen sot?!\u201d<\/p>\n<p>Dijetar\u00ebt mb\u00ebshtet\u00ebn mendimin p\u00ebr vazhdimin e xhihadit\/luft\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut. Kjo gj\u00eb e g\u00ebzoi Sulltanin, k\u00ebshtu q\u00eb ai u shpreh i mendimit se sulmet duhet t\u00eb vazhdonin derisa t\u00eb \u00e7lirohet Kostandinopoja. Pas k\u00ebsaj, mbledhja p\u00ebrfundoi me sugjerimet e fundit t\u00eb Sulltanit q\u00eb sulmi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe hyrja n\u00eb qytet po afrohej dhe se kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e pashmangshme dhe se urdhri do t\u00eb vinte n\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe ushtar\u00ebt musliman\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sulltani Muhamed El-Fatih mblodhi k\u00ebshilltar\u00ebt e tij, komandant\u00ebt e lart\u00eb dhe dijetar\u00ebt q\u00eb ishin ne mesin e ushtris\u00eb muslimane dhe k\u00ebrkoi prej t\u00eb pranishmeve q\u00eb t\u2019i shprehin mendimet e tyre hapur dhe pa hezitim. Disa prej t\u00eb pranishm\u00ebve sugjeruan q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet ushtria, prej tyre ishte ministri Halil Pasha i cili propozoi t\u00ebrheqje t\u00eb ushtris\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53397,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[5269,947,1315],"class_list":["post-11151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-konstandinopoja","tag-shqiptaret","tag-stambolli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11151\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53397"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}