{"id":111875,"date":"2026-05-30T14:25:19","date_gmt":"2026-05-30T11:25:19","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pa-trupa-pa-lamtumira-te-zhdukurit-e-gazes-lene-pas-nje-dhimbje-te-pafundme\/"},"modified":"2026-05-30T14:25:19","modified_gmt":"2026-05-30T11:25:19","slug":"pa-trupa-pa-lamtumira-te-zhdukurit-e-gazes-lene-pas-nje-dhimbje-te-pafundme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pa-trupa-pa-lamtumira-te-zhdukurit-e-gazes-lene-pas-nje-dhimbje-te-pafundme\/","title":{"rendered":"Pa trupa, pa lamtumira: t\u00eb zhdukurit e Gaz\u00ebs l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb dhimbje t\u00eb pafundme"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Israel_Palestinians_Gaza_74047.jpg\" alt=\"Pa trupa, pa lamtumira: t\u00eb zhdukurit e Gaz\u00ebs l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb dhimbje t\u00eb pafundme\"\/><\/figure>\n<p><em>Mij\u00ebra familje n\u00eb Gaza jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhimbje t\u00eb pafund, pa trupa p\u00ebr t&#8217;i varrosur dhe pa varre p\u00ebr t&#8217;i vizituar. N\u00ebnat dhe v\u00ebllez\u00ebrit vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb dashurit e tyre, me t\u00eb cil\u00ebt nuk pat\u00ebn kurr\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t&#8217;u thonin lamtumir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Nga: Roba Tayiem, Clara Portela \/TRT<\/p>\n<p>N\u00eb Gaza, disa n\u00ebna ende vendosin nj\u00eb pjat\u00eb shtes\u00eb n\u00eb tryez\u00eb sepse nuk arrijn\u00eb ta pranojn\u00eb dot se f\u00ebmij\u00ebt e tyre nuk jetojn\u00eb m\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera vizitojn\u00eb varre masive pa e ditur n\u00ebse trupat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndodhen v\u00ebrtet aty.<\/p>\n<p>Ofensiva brutale izraelite n\u00eb Gaza jo vet\u00ebm q\u00eb ka vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 72.700 palestinez\u00eb, por ka l\u00ebn\u00eb pas edhe familje t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb bllokuara n\u00eb nj\u00eb dhimbje t\u00eb mbetur pezull, pa trupa p\u00ebr t\u2019i varrosur, pa varre p\u00ebr t\u2019i vizituar dhe pa mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb lamtumir\u00eb.<\/p>\n<p>Mes nd\u00ebrtesave t\u00eb shkat\u00ebrruara, varreve masive dhe trupave t\u00eb reduktuar n\u00eb fragmente t\u00eb paidentifikueshme, qindra persona vazhdojn\u00eb t\u00eb figurojn\u00eb t\u00eb zhdukur, nd\u00ebrsa t\u00eb af\u00ebrmit e tyre jetojn\u00eb mes shpres\u00ebs dhe siguris\u00eb s\u00eb humbjes.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb historit\u00eb e Sabreen Barak\u00ebs, Areej Saleh dhe Mohammad Kamal, tre njer\u00ebz nga Khan Younis t\u00eb bashkuar nga e nj\u00ebjta dhimbje: mosdija se ku ndodhen t\u00eb dashurit e tyre dhe mungesa e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur me ta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cDerisa ta varros djalin tim, ai \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Kur Sabrin Baraka, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb palestineze 49-vje\u00e7are, flet p\u00ebr djalin e saj t\u00eb zhdukur, ajo nuk p\u00ebrdor koh\u00ebn e shkuar. Ajo flet p\u00ebr Ihabin sikur ai mund t\u00eb hyj\u00eb nga dera n\u00eb \u00e7do moment.<\/p>\n<p>\u201cIhabi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e imja, pjes\u00eb e zemr\u00ebs sime. Kam humbur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs sime\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy vjet q\u00eb nga hera e fundit kur d\u00ebgjoi prej tij, por p\u00ebr t\u00eb, koha ndaloi m\u00eb 14 tetor 2023, dit\u00ebn kur Ihabi u zhduk gjat\u00eb nj\u00eb sulmi ajror izraelit n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cvija e verdh\u00eb\u201d t\u00eb Khan Younis, nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara n\u00eb jug t\u00eb Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, nuk ka pasur trup, as varrim, as varr. Vet\u00ebm pyetje q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten vazhdimisht n\u00eb mendjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cPo Ihabi? Ku \u00ebsht\u00eb djali im? Ku \u00ebsht\u00eb trupi i tij? Kush e gjeti? Kush e varrosi?\u201d<\/p>\n<p>Familja e tij nisi nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar n\u00ebp\u00ebr spitale dhe qendra mjek\u00ebsore ku po d\u00ebrgoheshin mbetjet e nxjerra nga zonat e bombarduara, por nuk gjet\u00ebn asgj\u00eb q\u00eb mund ta identifikonin, vet\u00ebm kocka, kafka dhe pjes\u00eb trupash t\u00eb gjymtuara.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sikur nj\u00ebri prej atyre trupave t\u00eb ishte Ihabi, si mund ta njihja?\u201d pyet Sabrin.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja n\u00eb fjal\u00eb shkat\u00ebrroi edhe sh\u00ebndetin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, i cili p\u00ebsoi kolaps pas jav\u00ebsh t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrballjeje me ato skena.<\/p>\n<p>Por Sabrin nuk mund ta pranonte at\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb po fillonin t\u00eb besonin: se Ihabi ndoshta kishte vdekur.<\/p>\n<p>\u201cMendja ime refuzon ta pranoj\u00eb se Ihabi ka r\u00ebn\u00eb shehid. P\u00ebr sa koh\u00eb nuk e kam varrosur djalin tim, ai \u00ebsht\u00eb ende i pranish\u00ebm dhe gjall\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb arm\u00ebpushimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb n\u00ebntor, nj\u00eb muaj pas zhdukjes s\u00eb tij, familja mundi t\u00eb kthehej n\u00eb vendin ku Ihabi ishte par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkuan mes rrug\u00ebve t\u00eb shkat\u00ebrruara dhe nd\u00ebrtesave t\u00eb reduktuara n\u00eb g\u00ebrmadha, por nuk gjet\u00ebn asgj\u00eb, zona ishte rrafshuar plot\u00ebsisht nga makineria ushtarake izraelite.<\/p>\n<p>Dy muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb dhjetor 2023, nj\u00eb tjet\u00ebr djal\u00eb i Sabrinit, Mohammedi, u vra n\u00eb nj\u00eb sulm izraelit. Por k\u00ebsaj here ishte ndryshe: ata arrit\u00ebn ta merrnin trupin e tij, t\u2019i jepnin lamtumir\u00ebn dhe ta varrosnin.<\/p>\n<p>\u201cAi gjest, ta shihje trupin, t\u00eb luteshe mbi t\u00eb dhe t\u00eb dije ku prehet, b\u00ebri nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e p\u00ebrballuam dhimbjen.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKur shkoj te varri i Mohammedit, ndiej paqe\u201d, thot\u00eb Sabrin.<\/p>\n<p>\u201cNdjej sikur jam ulur me t\u00eb. Por Ihabi nuk ka varr. Jam gjithmon\u00eb e humbur, gjithmon\u00eb duke e k\u00ebrkuar.\u201d<\/p>\n<p>Mungesa e nj\u00eb trupi e ngrin procesin e zis\u00eb dhe e zgjat dhimbjen, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ashtu si familja Baraka, mbiemri i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb \u201cbekim\u201d n\u00eb arabisht, mij\u00ebra familje n\u00eb Gaza jetojn\u00eb t\u00eb bllokuara n\u00eb agonin\u00eb e mosdijes se ku ndodhen t\u00eb dashurit e tyre, pa e ditur n\u00ebse jan\u00eb gjall\u00eb apo t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj t\u00eb ribashkohem nj\u00eb dit\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi\u201d, thot\u00eb Sabrin. \u201cQoft\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb apo n\u00eb parajs\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cSi i thuhet lamtumir\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 2023, Mohammed Saleh u zhduk. Ai ishte 29 vje\u00e7, baba i dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl dhe bashk\u00ebshort i nj\u00eb gruaje 22-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, familja ishte zhvendosur disa her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb bombardimeve izraelite n\u00eb Khan Younis, e detyruar t\u00eb largohej nga sht\u00ebpia bashk\u00eb me mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po iknin nga sulmet n\u00eb lindje t\u00eb Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Areej, motra e tij, thot\u00eb se dit\u00ebn kur u zhduk, Mohammedi kishte dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar buk\u00eb dhe qum\u00ebsht p\u00ebr familjet e zhvendosura pran\u00eb Bani Suheila.<\/p>\n<p>Kishin kaluar vet\u00ebm pak dit\u00eb q\u00eb nga shembja e arm\u00ebpushimit t\u00eb shkurt\u00ebr dhe Izraeli kishte intensifikuar ofensiv\u00ebn e tij gjenocidale n\u00eb jug t\u00eb Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Mohammedi nuk u kthye kurr\u00eb. Pastaj nis\u00ebn telefonatat.<\/p>\n<p>\u201cKu \u00ebsht\u00eb Mohammedi?\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, familja besonte se ai mund t\u00eb ishte strehuar diku tjet\u00ebr ose kishte humbur kontaktin mes kaosit. Ata e k\u00ebrkuan te t\u00eb af\u00ebrmit, miqt\u00eb dhe spitalet.<\/p>\n<p>Shpejt nis\u00ebn t\u00eb dilnin raportime p\u00ebr nj\u00eb bombardim pran\u00eb zon\u00ebs ku ai ishte par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, por familja refuzonte t\u00eb besonte se kishte vdekur. P\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, ata u kap\u00ebn pas shpres\u00ebs se ishte arrestuar ose se ishte ende gjall\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk e menduam kurr\u00eb se ai do t\u2019i shtohej numrit t\u00eb t\u00eb vdekurve\u201d, shpjegon Areej.<\/p>\n<p>\u201cAi kishte qen\u00eb me ne vet\u00ebm pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb. Si mund ta imagjinonim se n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm ishte zhdukur p\u00ebrgjithmon\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi u nd\u00ebrpre kur tanket izraelite hyn\u00eb n\u00eb Khan Younis dhe bombardimet u intensifikuan, duke e detyruar familjen t\u00eb arratisej edhe nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, ata kontrolluan listat e t\u00eb ndaluarve dhe t\u00eb zhdukurve, derisa m\u00eb n\u00eb fund konfirmuan se Mohammedi nuk ndodhej n\u00eb asnj\u00eb burg izraelit.<\/p>\n<p>\u201cSi mund t\u2019i thuash lamtumir\u00eb dikujt q\u00eb mungon?\u201d pyet ajo.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, familja u informua se ai ishte varrosur bashk\u00eb me trupa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar n\u00eb nj\u00eb varr masiv. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb bastisjes s\u00eb Spitalit Nasser, familja humbi vendndodhjen e sakt\u00eb t\u00eb varrit.<\/p>\n<p>Tani, n\u00ebna e Mohammedit viziton nj\u00eb varr masiv pa e ditur n\u00ebse trupi i djalit t\u00eb saj ndodhet v\u00ebrtet aty.<\/p>\n<p>\u201cNuk e dim\u00eb cili prej trupave \u00ebsht\u00eb i tij\u201d, thot\u00eb Areej. \u201cDim\u00eb vet\u00ebm se ndoshta \u00ebsht\u00eb mes tyre.\u201d<\/p>\n<p>Dhe kjo ka form\u00ebsuar plot\u00ebsisht procesin e zis\u00eb s\u00eb familjes.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do m\u00ebngjes ndiej dhimbje sepse nuk e shoh para meje\u201d, thot\u00eb ajo. \u201cN\u00eb kujtes\u00ebn time ai \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb; e shoh n\u00eb \u00e7do detaj. Sikur t\u2019i kisha par\u00eb mbetjet e tij, gj\u00ebrat do t\u00eb ishin ndryshe. Jo plot\u00ebsisht, por do ta kisha pranuar vdekjen e tij.\u201d<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl q\u00eb Mohammedi la pas vazhdojn\u00eb t\u00eb pyesin p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb tubimet familjare, mungesa e tij ndihet vazhdimisht: gjat\u00eb Ramazanit, vakteve t\u00eb s\u00eb premtes dhe festimeve ku karrigia e tij mbetet bosh.<\/p>\n<p>\u201cF\u00ebmij\u00ebt e tij i th\u00ebrrasin xhaxhallar\u00ebt dhe gjyshin \u2018Baba\u2019\u201d, rr\u00ebfen Areej. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori dhimbjeje me t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka q\u00eb dua \u00ebsht\u00eb ta varros v\u00ebllain tim\u201d<\/p>\n<p>Mohammad Kamal ishte 25 vje\u00e7 kur humbi v\u00ebllain e tij Omar n\u00eb shtator 2025.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ai jeton i bllokuar mes zem\u00ebrimit, pafuqis\u00eb dhe nj\u00eb pyetjeje q\u00eb vazhdon ta p\u00ebrndjek\u00eb: ku \u00ebsht\u00eb trupi i tij?<\/p>\n<p>Omari ishte 20 vje\u00e7. Sipas v\u00ebllait t\u00eb tij, ai ishte nj\u00eb djal\u00eb plot jet\u00eb, i apasionuar pas mod\u00ebs, ushqimit dhe biznesit.<\/p>\n<p>\u201cAi ishte shoku im, i dashuri im\u201d, thot\u00eb Mohammad. \u201cKishte kariz\u00ebm, nj\u00eb prani t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. La gjurm\u00eb kudo q\u00eb shkonte.\u201d<\/p>\n<p>Ashtu si shum\u00eb palestinez\u00eb t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb ofensiv\u00ebs izraelite n\u00eb Gaza, Omari u zhduk n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201czon\u00eb e verdh\u00eb\u201d, zona t\u00eb goditura nga sulme intensive ku shum\u00eb trupa mbet\u00ebn n\u00ebn rr\u00ebnoja ose nuk u gjet\u00ebn kurr\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, familja e tij nuk ka arritur ta gjej\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit gjithmon\u00eb thon\u00eb se momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb lamtumira\u201d, shpjegon ai. \u201cPor un\u00eb mendoj se momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb humbja pa pasur mund\u00ebsi t\u00eb thuash lamtumir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Edhe tani, muaj pas zhdukjes s\u00eb tij, ai ende nuk e ka p\u00ebrpunuar at\u00eb q\u00eb ndodhi, sepse nuk arriti kurr\u00eb ta shihte trupin e v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pastaj nisi k\u00ebrkimi: spitale, lista t\u00eb personave t\u00eb zhdukur dhe qendra ku silleshin mbetje njer\u00ebzore nga zonat e bombarduara.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb gjet\u00ebn nuk ishin trupa, ishin kocka, kafka dhe mbetje t\u00eb gjymtuara t\u00eb pamundura p\u00ebr t\u2019u identifikuar.<\/p>\n<p>\u201cKur njer\u00ebzit m\u00eb pyesin n\u00ebse e kemi gjetur v\u00ebllain tim, zem\u00ebrohem shum\u00eb dhe zemra m\u00eb thyhet\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka trupa mes t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb. Ka vet\u00ebm kocka.\u201d<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr zon\u00ebn ku Omari u zhduk, ai shton: \u201cDihet tashm\u00eb cili \u00ebsht\u00eb fati i trupave: ose rob\u00ebri, ose t\u00eb shqyer nga qent\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cNdjenja e martirizimit t\u00eb Omarit \u00ebsht\u00eb e paharrueshme. \u00cbsht\u00eb si nj\u00eb thik\u00eb n\u00eb zem\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>Dhe pa trup, nuk ka as varr.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb\u201d, thot\u00eb ai. \u201cSikur t\u00eb kishte nj\u00eb varr, do t\u00eb mund t\u00eb filloja ta pranoja. Do t\u00eb shkoja t\u00eb flisja me Omarin, t\u00eb qaja mbi varrin e tij dhe t\u00eb ndihesha m\u00eb i qet\u00eb duke ditur se ai ka nj\u00eb vend.\u201d<\/p>\n<p>Mungesa e atij vendi fizik e p\u00ebrndjek Mohammadin edhe n\u00eb funeralet e t\u00eb tjer\u00ebve. Kur sheh familje t\u00eb tjera duke u dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn t\u00eb vdekurve t\u00eb tyre, ai ndien nj\u00eb p\u00ebrzierje t\u00eb padurueshme dhimbjeje dhe zilie.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb doja t\u00eb ishte Omari ai q\u00eb po p\u00ebrcillnin\u201d, shprehet ai. \u201cDo t\u00eb doja ta shihja t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me qefin dhe t\u00eb lutesha mbi t\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, ai nisi madje t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb funeralet e martir\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb lloj lidhjeje me v\u00ebllain e tij.<\/p>\n<p>\u201cNisa t\u2019u them lamtumir\u00eb martir\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe t\u2019u k\u00ebrkoj t\u2019i \u00e7ojn\u00eb selam Omarit.\u201d<\/p>\n<p>Por dhimbja, thot\u00eb ai, nuk zbehet.<\/p>\n<p>\u201cTrishtimi dhe vuajtja vet\u00ebm sa shtohen. Un\u00eb dua trupin e v\u00ebllait tim.\u201d<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb n\u00ebna e dy t\u00eb rinjve e p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht, sa e thjesht\u00eb aq edhe rr\u00ebqeth\u00ebse: ajo d\u00ebshiron ta varros\u00eb djalin e saj.<\/p>\n<p>\u201cKur e shoh n\u00ebn\u00ebn time duke qar\u00eb dhe duke th\u00ebn\u00eb: \u2018Dua ta varros v\u00ebllain t\u00ebnd\u2019, ndihem i pafuqish\u00ebm\u201d, thot\u00eb Mohammad. \u201cP\u00ebrpiqem t\u00eb jem i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por brenda meje ka nj\u00eb z\u00eb q\u00eb thot\u00eb: \u2018As ti nuk e p\u00ebrballon dot.\u2019\u201d<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka q\u00eb dua tani\u201d, thot\u00eb ai, \u201c\u00ebsht\u00eb t\u00eb gjej trupin e v\u00ebllait tim dhe ta varros.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb zi pezull<\/p>\n<p>Historit\u00eb e Sabreenit, Areejit dhe Mohammadit bashkohen nga e nj\u00ebjta plag\u00eb: mungesa e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb lamtumir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPushtimi i p\u00ebrdor k\u00ebto taktika q\u00ebllimisht, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb dhimbja dhe shtypja t\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb zem\u00ebr\u201d, thot\u00eb Mohammad.<\/p>\n<p>Pas \u00e7do personi t\u00eb zhdukur q\u00ebndron nj\u00eb jet\u00eb e nd\u00ebrprer\u00eb, nj\u00eb familje e shkat\u00ebrruar dhe dikush q\u00eb vazhdon t\u00eb pres\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb martir\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb heronj t\u00eb Palestin\u00ebs\u201d, thot\u00eb Sabreen. \u201cNuk dua q\u00eb Ihabi t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb num\u00ebr; dua q\u00eb emri i tij t\u00eb kujtohet.\u201d<\/p>\n<p>Ata ndajn\u00eb gjithashtu nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb Sabreen, m\u00eb shum\u00eb se dy vjet e gjysm\u00eb pas ofensiv\u00ebs gjenocidale izraelite, bota vazhdon t\u00eb shikoj\u00eb nd\u00ebrsa mizoria vazhdon.<\/p>\n<p>\u201cBota \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjum\u00eb dhe nuk d\u00ebshiron t\u00eb zgjohet\u201d, p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<p>Mohammadi ndien se jasht\u00eb Gaz\u00ebs askush nuk e kupton v\u00ebrtet vuajtjen e atyre q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e zhdukur.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka vet\u00ebm verb\u00ebri\u201d, thot\u00eb ai, \u201cnuk ka njer\u00ebzi.\u201d<\/p>\n<p>Areej pajtohet: \u201cNuk mendoj se bota e ndien v\u00ebrtet dhimbjen ton\u00eb. Po ta ndiente, sulmet do t\u00eb ishte ndalur q\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Dhe edhe nj\u00eb her\u00eb, ajo kthehet te e nj\u00ebjta lutje e thjesht\u00eb dhe d\u00ebshp\u00ebruese:<\/p>\n<p>\u201cNe i duam t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e bot\u00ebs. Prandaj na doni edhe ju ashtu si\u00e7 ju duam ne. Shikoni \u00e7far\u00eb po b\u00ebn okupimi. Ndalini tani, q\u00eb gjakderdhja palestineze t\u00eb marr\u00eb fund.\u201d<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra familje n\u00eb Gaza jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhimbje t\u00eb pafund, pa trupa p\u00ebr t&#8217;i varrosur dhe pa varre p\u00ebr t&#8217;i vizituar. N\u00ebnat dhe v\u00ebllez\u00ebrit vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb dashurit e tyre, me t\u00eb cil\u00ebt nuk pat\u00ebn kurr\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t&#8217;u thonin lamtumir\u00eb. Nga: Roba Tayiem, Clara Portela \/TRT N\u00eb Gaza, disa n\u00ebna ende vendosin nj\u00eb pjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":111874,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[3803],"class_list":["post-111875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111875\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}