{"id":113084,"date":"2026-06-16T09:55:09","date_gmt":"2026-06-16T06:55:09","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/izraeli-nje-marke-toksike-ne-shba-ja-si-mbeshtetesit-e-tij-po-ndryshojne-taktikat\/"},"modified":"2026-06-16T09:55:09","modified_gmt":"2026-06-16T06:55:09","slug":"izraeli-nje-marke-toksike-ne-shba-ja-si-mbeshtetesit-e-tij-po-ndryshojne-taktikat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/izraeli-nje-marke-toksike-ne-shba-ja-si-mbeshtetesit-e-tij-po-ndryshojne-taktikat\/","title":{"rendered":"Izraeli, nj\u00eb mark\u00eb toksike n\u00eb SHBA: ja si mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij po ndryshojn\u00eb taktikat"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/us-protest-israel-iran-los-angeles-june-2025-scott-olson-getty-images-afp.jpg.jpg\" alt=\"Izraeli, nj\u00eb mark\u00eb toksike n\u00eb SHBA: ja si mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij po ndryshojn\u00eb taktikat\"\/><\/figure>\n<p><em>Strategjia e re nuk mb\u00ebshtetet te bindja e votuesve, por te forcimi i lidhjeve ligjore, ushtarake dhe ekonomike q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ndryshimin e kursit politik<br \/>\n<\/em><br \/>\nPozicioni i Izraelit n\u00eb politik\u00ebn amerikane po ndryshon ndjesh\u00ebm. Sondazhet tregojn\u00eb se gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb amerikan\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e pakusht\u00ebzuar t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr veprimet e Izraelit n\u00eb Gaza dhe rajon, nd\u00ebrsa shum\u00eb politikan\u00eb po shmangin lidhjet e ngushta me grupet lobuese pro-Izrael.<\/p>\n<p>Sipas ekspertitt Mitchell Plitnick, kjo klim\u00eb e re politike po i shtyn mb\u00ebshtet\u00ebsit e Izraelit t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ruajtur ndikimin e tij n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb publikuar nga Middle East Eye, ai argumenton se pavar\u00ebsisht ndryshimit t\u00eb opinionit publik, aleat\u00ebt e Izraelit po p\u00ebrpiqen t\u00eb forcojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Izrael p\u00ebrmes legjislacionit dhe strukturave institucionale q\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ndryshimin e politik\u00ebs amerikane n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga bazat ekzistuese t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje \u00ebsht\u00eb ligji amerikan q\u00eb k\u00ebrkon ruajtjen e \u201cavantazhit ushtarak cil\u00ebsor\u201d t\u00eb Izraelit. Ky parim detyron SHBA-n\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb Izraeli t\u00eb mbetet ushtarakisht superior ndaj \u00e7do kund\u00ebrshtari t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kjo synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb angazhim afatgjat\u00eb q\u00eb kufizon lirin\u00eb e president\u00ebve amerikan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar politik\u00ebn ndaj Izraelit. Ndaj aktualisht po propozohen masa t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb futen n\u00eb dy ligje ky\u00e7e amerikane: Aktin e Autorizimit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare (NDAA) dhe Aktin e Autorizimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs (IAA).<\/p>\n<p>K\u00ebto ligje financojn\u00eb programet ushtarake dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb dhe zakonisht miratohen \u00e7do vit, duke i b\u00ebr\u00eb ato mjete t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr shtimin e dispozitave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga propozimet do t\u00eb krijonte nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr integrimin e bashk\u00ebpunimit t\u00eb mbrojtjes dhe siguris\u00eb mes SHBA-s\u00eb dhe Izraelit n\u00eb t\u00eb gjitha agjencit\u00eb federale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, do t\u00eb inkurajonte p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb izraelite n\u00eb projektet e m\u00ebdha t\u00eb mbrojtjes amerikane dhe do t\u00eb zgjeronte ndarjen e teknologjive t\u00eb ndjeshme mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Plitnick vler\u00ebson se nj\u00eb mas\u00eb e till\u00eb do t\u00eb krijonte lidhje t\u00eb thella institucionale q\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u zhb\u00ebr\u00eb, edhe n\u00ebse opinioni publik amerikan do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb distancim nga Izraeli.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Izraeli mund t\u00eb argumentonte se, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve, p\u00ebrjashtimi i tij nga planifikimet strategjike amerikane do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb propozim tjet\u00ebr lidhet me ndarjen e informacionit t\u00eb inteligjenc\u00ebs. Ai do t\u00eb zgjeronte shk\u00ebmbimin e t\u00eb dh\u00ebnave jo vet\u00ebm me Izraelin, por edhe me vendet arabe ose myslimane q\u00eb normalizojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb p\u00ebrmes Marr\u00ebveshjet e Abrahamit.<\/p>\n<p>Presidenti amerikan do t\u00eb mund t\u00eb kufizonte ndarjen e informacionit vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta kur ekziston nj\u00eb shqet\u00ebsim i qart\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe do t\u00eb duhej ta justifikonte k\u00ebt\u00eb para Kongresit.<\/p>\n<p>Kritik\u00ebt argumentojn\u00eb se kjo do ta trajtonte inteligjenc\u00ebn amerikane si nj\u00eb mjet shp\u00ebrblimi p\u00ebr vendet q\u00eb afrohen me Izraelin, nd\u00ebrsa Izraeli do t\u00eb g\u00ebzonte qasje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe me m\u00eb pak kufizime sesa partner\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e strategjis\u00eb synon transformimin e m\u00ebnyr\u00ebs se si financohet bashk\u00ebpunimi ushtarak mes dy vendeve. P\u00ebrball\u00eb rritjes s\u00eb kund\u00ebrshtimit publik ndaj ndihm\u00ebs direkte amerikane p\u00ebr Izraelin, po promovohet ideja e partneriteteve mes kompanive amerikane dhe izraelite t\u00eb teknologjis\u00eb dhe industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb fondet t\u00eb paraqiten si ndihm\u00eb p\u00ebr Izraelin, ato do t\u00eb paraqiteshin si investime q\u00eb krijojn\u00eb vende pune dhe nxisin inovacionin n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb Middle East Eye, strategjia e re mb\u00ebshtetet jo vet\u00ebm te legjislacioni, por edhe te partneritetet ekonomike dhe industriale q\u00eb mund t\u00eb mbijetojn\u00eb pavar\u00ebsisht ndryshimeve politike n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, k\u00ebto lidhje do ta b\u00ebnin edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ndryshimin e kursit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve SHBA-Izrael.<\/p>\n<p>Mitchell Plitnicki argumenton se t\u00eb gjitha k\u00ebto masa kan\u00eb nj\u00eb objektiv t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: sigurimin e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb mb\u00ebshtetjes amerikane p\u00ebr Izraelin n\u00eb fushat ushtarake, teknologjike dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs, pavar\u00ebsisht ndryshimeve n\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>Sipas tij, marr\u00ebdh\u00ebnia SHBA-Izrael tashm\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb dekada ligjesh, marr\u00ebveshjesh dhe partneritetesh korporative, nd\u00ebrsa propozimet e reja synojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosur dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndryshuar n\u00eb t\u00eb ardhmen. Dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr parimet demokratike, sepse kufizon ndikimin e qytetar\u00ebve amerikan\u00eb mbi politikat q\u00eb financohen nga taksat e tyre. tesheshi<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Strategjia e re nuk mb\u00ebshtetet te bindja e votuesve, por te forcimi i lidhjeve ligjore, ushtarake dhe ekonomike q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ndryshimin e kursit politik Pozicioni i Izraelit n\u00eb politik\u00ebn amerikane po ndryshon ndjesh\u00ebm. Sondazhet tregojn\u00eb se gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb amerikan\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e pakusht\u00ebzuar t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr veprimet e Izraelit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":113083,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[3803],"class_list":["post-113084","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113084"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113084\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}