{"id":113481,"date":"2026-06-22T19:15:36","date_gmt":"2026-06-22T16:15:36","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/marramendje-lodhje-probleme-me-tretjen-dhe-urinimin-shenjat-qe-mund-te-tregojne-demtim-te-sistemit-nervor-autonom\/"},"modified":"2026-06-22T19:15:36","modified_gmt":"2026-06-22T16:15:36","slug":"marramendje-lodhje-probleme-me-tretjen-dhe-urinimin-shenjat-qe-mund-te-tregojne-demtim-te-sistemit-nervor-autonom","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/marramendje-lodhje-probleme-me-tretjen-dhe-urinimin-shenjat-qe-mund-te-tregojne-demtim-te-sistemit-nervor-autonom\/","title":{"rendered":"Marramendje, lodhje, probleme me tretjen dhe urinimin: Shenjat q\u00eb mund t\u00eb tregojn\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb sistemit nervor autonom"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/image_11781041373.jpg\" alt=\"Marramendje, lodhje, probleme me tretjen dhe urinimin: Shenjat q\u00eb mund t\u00eb tregojn\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb sistemit nervor autonom\"\/><\/figure>\n<p>Sistemi nervor autonom kontrollon funksione jetike p\u00ebr t\u00eb cilat zakonisht nuk mendojm\u00eb, si puna e zemr\u00ebs, tensioni i gjakut, tretja, temperatura e trupit dhe funksionimi i fshik\u00ebz\u00ebs urinare<\/p>\n<p>Sistemi nervor autonom udh\u00ebheq funksionet p\u00ebr t\u00eb cilat zakonisht nuk mendojm\u00eb: frym\u00ebmarrjen, pun\u00ebn e zemr\u00ebs, tensionin e gjakut, tretjen, temperatur\u00ebn e trupit dhe funksionimin e fshik\u00ebz\u00ebs urinare. Kur ndodh \u00e7rregullimi i tij, mund t\u00eb shfaqen simptoma t\u00eb shumta q\u00eb ndikojn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb neuropatia autonome, apo disautonomia?<\/p>\n<p>Kjo gjendje njihet si disautonomi ose neuropati autonome dhe p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb grup \u00e7rregullimesh q\u00eb shfaqen si pasoj\u00eb e d\u00ebmtimit t\u00eb sistemit nervor autonom. Shqet\u00ebsimet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lehta dhe t\u00eb her\u00ebpashershme, por te disa pacient\u00eb gjendja b\u00ebhet kronike dhe e d\u00ebmton seriozisht cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Disautonomia \u00ebsht\u00eb \u00e7rregullim i pun\u00ebs s\u00eb sistemit nervor autonom, pjes\u00ebs s\u00eb sistemit nervor q\u00eb rregullon funksionet automatike t\u00eb organizmit. Kur ky sistem nuk funksionon si\u00e7 duhet, trupi mund ta humbas\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme tensionin e gjakut, ritmin e zemr\u00ebs, tretjen ose temperatur\u00ebn trupore.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se disautonomia mund t\u00eb jet\u00eb primare ose sekondare. Format primare m\u00eb shpesh shfaqen si pasoj\u00eb e s\u00ebmundjeve neurodegjenerative dhe \u00e7rregullimeve gjenetike, nd\u00ebrsa format sekondare jan\u00eb pasoj\u00eb e s\u00ebmundjeve t\u00eb tjera ose d\u00ebmtimeve.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb gjendje shpesh lidhen diabeti, s\u00ebmundja e Parkinsonit, s\u00ebmundjet autoimune, sindroma e lodhjes kronike dhe disa \u00e7rregullime gastrointestinale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyet pse disautonomia njihet me v\u00ebshtir\u00ebsi \u00ebsht\u00eb numri i madh i simptomave, t\u00eb cilat mund t\u00eb prekin organe dhe sisteme t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb shpeshta p\u00ebrfshijn\u00eb marramendje dhe t\u00eb fik\u00ebt, rrahje t\u00eb shpejta, t\u00eb ngadalta ose t\u00eb parregullta t\u00eb zemr\u00ebs, tension t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb gjakut, dhimbje gjoksi, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje, lodhje kronike, probleme me tretjen, t\u00eb p\u00ebrziera dhe fryrje barku, \u00e7rregullime t\u00eb gjumit, migren\u00eb, dob\u00ebsi dhe ulje t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb fizike, probleme me p\u00ebrqendrimin dhe kujtes\u00ebn, si dhe ndjeshm\u00ebri t\u00eb shtuar ndaj drit\u00ebs dhe zhurm\u00ebs.<\/p>\n<p>Te disa persona simptomat shfaqen her\u00eb pas here, nd\u00ebrsa te t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb kufizojn\u00eb seriozisht aktivitetet e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Sinkopa neurokardiogjene: Shkak i shpesht\u00eb i t\u00eb fik\u00ebtit<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb disautonomis\u00eb \u00ebsht\u00eb sinkopa neurokardiogjene, e njohur edhe si sinkop\u00eb vazovagale. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjendje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodh r\u00ebnie e papritur e tensionit t\u00eb gjakut dhe ngadal\u00ebsim i rrahjeve t\u00eb zemr\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb humbje t\u00eb vet\u00ebdijes.<\/p>\n<p>Episodet m\u00eb shpesh ndodhin si pasoj\u00eb e q\u00ebndrimit t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, stresit, dehidratimit, temperaturave t\u00eb larta  N\u00eb k\u00ebto raste organizmi nuk arrin ta ruaj\u00eb furnizimin e mjaftuesh\u00ebm t\u00eb trurit me gjak. Te disa njer\u00ebz k\u00ebto episode jan\u00eb t\u00eb rralla, nd\u00ebrsa te t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb ndikojn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Sindroma POTS po diagnostikohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh te grat\u00eb e reja<\/p>\n<p>Sindroma e takikardis\u00eb ortostatike posturale, e njohur si POTS, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb disautonomis\u00eb sekondare. Ajo karakterizohet nga p\u00ebrshpejtim i papritur i ritmit t\u00eb zemr\u00ebs gjat\u00eb ngritjes n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose q\u00ebndrimit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, shpesh i shoq\u00ebruar me marramendje, dob\u00ebsi, djersitje dhe ndjenj\u00eb rraskapitjeje.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se POTS shpesh shfaqet te personat me s\u00ebmundje autoimune, nd\u00ebrsa statistikat tregojn\u00eb se shumica e t\u00eb prekurve jan\u00eb gra.<\/p>\n<p>Pacient\u00ebt shpesh raportojn\u00eb edhe probleme me tretjen, ndjeshm\u00ebri t\u00eb shtuar ndaj ndryshimeve t\u00eb temperatur\u00ebs, lodhje gjat\u00eb aktivitetit fizik dhe ndjenj\u00ebn e \u201cmjegull\u00ebs n\u00eb kok\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Atrofia multisistemike \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr format m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda<\/p>\n<p>Atrofia multisistemike, MSA, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e rrall\u00eb neurodegjenerative q\u00eb \u00e7on n\u00eb d\u00ebmtim gradual t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb caktuara t\u00eb trurit. S\u00ebmundja m\u00eb shpesh fillon pas mosh\u00ebs 40-vje\u00e7are dhe mund t\u00eb shkaktoj\u00eb \u00e7rregullime serioze t\u00eb ekuilibrit, t\u00eb folurit, l\u00ebvizjes, funksionimit t\u00eb fshik\u00ebz\u00ebs urinare dhe rregullimit t\u00eb tensionit t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrparimin e s\u00ebmundjes, simptomat b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb theksuara dhe pacient\u00ebt e kan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb aktivitetet e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Diabeti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb neuropatis\u00eb autonome<\/p>\n<p>Te personat me diabet afatgjat\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb d\u00ebmtimi i nervave q\u00eb kontrollojn\u00eb pun\u00ebn e organeve t\u00eb brendshme. Kjo gjendje quhet neuropati autonome diabetike.<\/p>\n<p>Pacient\u00ebt shpesh kan\u00eb marramendje gjat\u00eb ngritjes n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, rrahje t\u00eb shpejta t\u00eb zemr\u00ebs n\u00eb gjendje qet\u00ebsie, probleme me tretjen, kapsll\u00ebk, \u00e7rregullime t\u00eb funksionimit t\u00eb fshik\u00ebz\u00ebs urinare dhe gastroparez\u00eb, gjendje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lukthi zbrazet m\u00eb ngadal\u00eb.<\/p>\n<p>Trajtimi mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe zakonisht bazohet n\u00eb kontrollin e s\u00ebmundjes baz\u00eb, stabilizimin e tensionit t\u00eb gjakut dhe leht\u00ebsimin e simptomave.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndeti mendor shpesh vuan p\u00ebr shkak t\u00eb simptomave kronike<\/p>\n<p>Personat me disautonomi shpesh p\u00ebrballen me ankth, rraskapitje dhe ndjenj\u00eb pasigurie p\u00ebr shkak t\u00eb simptomave t\u00eb paparashikueshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mb\u00ebshtetja psikologjike, teknikat e relaksimit, meditimi dhe joga mund t\u2019u ndihmojn\u00eb disa pacient\u00ebve q\u00eb ta p\u00ebrballojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb s\u00ebmundjen.<\/p>\n<p>Disa hulumtime po shqyrtojn\u00eb edhe lidhjen e vitamin\u00ebs D me \u00e7rregullimet autonome, por ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se nevojiten studime shtes\u00eb p\u00ebr ta shpjeguar m\u00eb sakt\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje.<\/p>\n<p>N\u00ebse shfaqen shpesh marramendje, t\u00eb fik\u00ebt, ndryshime t\u00eb papritura t\u00eb pulsit, lodhje kronike ose probleme me rregullimin e tensionit t\u00eb gjakut, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb konsultoheni me mjekun.<\/p>\n<p>Edhe pse simptomat ndonj\u00ebher\u00eb duken jospecifike, ato mund t\u00eb tregojn\u00eb \u00e7rregullim t\u00eb sistemit nervor autonom, i cili k\u00ebrkon diagnostikim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm dhe ndjekje afatgjat\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sistemi nervor autonom kontrollon funksione jetike p\u00ebr t\u00eb cilat zakonisht nuk mendojm\u00eb, si puna e zemr\u00ebs, tensioni i gjakut, tretja, temperatura e trupit dhe funksionimi i fshik\u00ebz\u00ebs urinare Sistemi nervor autonom udh\u00ebheq funksionet p\u00ebr t\u00eb cilat zakonisht nuk mendojm\u00eb: frym\u00ebmarrjen, pun\u00ebn e zemr\u00ebs, tensionin e gjakut, tretjen, temperatur\u00ebn e trupit dhe funksionimin e fshik\u00ebz\u00ebs urinare. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":113480,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-113481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendetesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113481\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}