{"id":113622,"date":"2026-06-24T12:40:21","date_gmt":"2026-06-24T09:40:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/apeli-vulos-denimet-per-rastin-e-vdekjes-se-kadetit-policor-ne-kline-refuzohen-te-gjitha-ankesat\/"},"modified":"2026-06-24T12:40:21","modified_gmt":"2026-06-24T09:40:21","slug":"apeli-vulos-denimet-per-rastin-e-vdekjes-se-kadetit-policor-ne-kline-refuzohen-te-gjitha-ankesat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/apeli-vulos-denimet-per-rastin-e-vdekjes-se-kadetit-policor-ne-kline-refuzohen-te-gjitha-ankesat\/","title":{"rendered":"Apeli vulos d\u00ebnimet p\u00ebr rastin e vdekjes s\u00eb kadetit policor n\u00eb Klin\u00eb, refuzohen t\u00eb gjitha ankesat"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Seanca-Apeli.jpg\" alt=\"Apeli vulos d\u00ebnimet p\u00ebr rastin e vdekjes s\u00eb kadetit policor n\u00eb Klin\u00eb, refuzohen t\u00eb gjitha ankesat\"\/><\/figure>\n<h4>Gjykata e Apelit ka v\u00ebn\u00eb pik\u00ebn p\u00ebrfundimtare n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb gjykimit p\u00ebr aksidentin tragjik t\u00eb n\u00ebntorit 2022 n\u00eb Jashanic\u00eb t\u00eb Klin\u00ebs, ku humbi jet\u00ebn kadeti policor F.Sh., duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi d\u00ebnimet e shqiptuara ndaj Arton dhe Nezir Durakut.<\/h4>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb p\u00ebrpiluar m\u00eb 4 mars 2026, Apeli ka refuzuar si t\u00eb pabazuara ankesat e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb, pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, si dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb akuzuarve, duke v\u00ebrtetuar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Pej\u00eb, me t\u00eb cilin Arton Duraku \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me d\u00ebnim unik prej 5 vjet e 6 muaj burgim, nd\u00ebrsa Nezir Duraku me 10 muaj burgim.<\/p>\n<blockquote>\n<p>\u201cRefuzohen si t\u00eb pabazuara ankesat e Prokuroris\u00eb Themelore \u2013 DKR n\u00eb Pej\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb autorizuar t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, av. Salih Mekaj, e t\u00eb d\u00ebmtuarit E.Sh. dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb akuzuarit Arton Duraku, av. Shefqet Ibrahimi dhe t\u00eb akuzuarit Nezir Duraku, nd\u00ebrsa aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Themelore \u2013 DKR n\u00eb Pej\u00eb, PKR.nr.22\/2025 i dat\u00ebs 19.11.2025, v\u00ebrtetohet\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Apelit, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d transmeton Klankosova.tv.<\/p>\n<\/blockquote>\n<p>Prokuroria kishte k\u00ebrkuar ndryshimin e aktgjykimit dhe shqiptimin e d\u00ebnimeve m\u00eb t\u00eb ashpra, duke pretenduar se kishte shkelje procedurale, v\u00ebrtetim t\u00eb gabuar t\u00eb gjendjes faktike dhe zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit penal. Po ashtu, d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kishin k\u00ebrkuar edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i familjes s\u00eb viktim\u00ebs dhe i d\u00ebmtuari E.Sh.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mbrojtja e Arton Durakut kishte k\u00ebrkuar uljen e d\u00ebnimit p\u00ebr vepr\u00ebn e par\u00eb dhe lirimin nga akuza p\u00ebr vepr\u00ebn e dyt\u00eb, nd\u00ebrsa Nezir Duraku kishte k\u00ebrkuar lirimin nga akuza ose kthimin e rastit n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Kolegji i Apelit, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Mentor Hajra, Xhevdet Abazi dhe Valbona Musliu-Selimaj, vler\u00ebsoi se aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk p\u00ebrmban shkelje esenciale t\u00eb procedur\u00ebs penale, se gjendja faktike \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb dhe se nuk ka pasur shkelje t\u00eb ligjit penal.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, Gjykata Themelore ka dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme dhe bind\u00ebse p\u00ebr rikualifikimin e veprave penale nga forma e dashjes eventuale n\u00eb at\u00eb t\u00eb pakujdesis\u00eb. Ky p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb super-ekspertiz\u00ebn e komunikacionit, e cila ka konstatuar se Arton Duraku kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr shmangien e aksidentit, por p\u00ebrplasja kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb tejkalimit t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb dhe kalimit n\u00eb korsin\u00eb e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>Lidhur me veprat penale t\u00eb mosdh\u00ebnies s\u00eb ndihm\u00ebs, Apeli ka vler\u00ebsuar se rikualifikimi n\u00eb form\u00ebn baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre veprave \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, pasi eksperti mjeko-ligjor ka konstatuar se viktima kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nga gjakderdhja masive. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas gjykat\u00ebs, nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr form\u00ebn e kualifikuar t\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e vendimit theksohet se, megjith\u00ebse t\u00eb akuzuarit e kishin par\u00eb viktim\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb dhe kishin d\u00ebgjuar thirrjet e tij p\u00ebr ndihm\u00eb, ndihma eventuale nuk do t\u00eb kishte pasur efekt shp\u00ebtues p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebndimeve.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket d\u00ebnimeve, Apeli ka vler\u00ebsuar se ato jan\u00eb proporcionale me rrethanat e rastit. Si rrethana leht\u00ebsuese jan\u00eb marr\u00eb parasysh fakti se t\u00eb akuzuarit nuk kishin qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa si rrethana r\u00ebnduese jan\u00eb konsideruar mosha e re e viktim\u00ebs, fakti se ai ishte baba i nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb mitur, largimi nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihm\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr fshehjen e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr Nezir Durakun, si rrethan\u00eb r\u00ebnduese shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shkalla e lart\u00eb e dashjes n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale, largimi nga vendi i ngjarjes dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr fshehjen e rastit pas aksidentit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ankesa e t\u00eb d\u00ebmtuarit E.Sh. p\u00ebr baza t\u00eb tjera ankimore, p\u00ebrve\u00e7 vendimit mbi d\u00ebnimin, \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb si e palejuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 381 paragrafi 3 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Rasti kishte kaluar n\u00ebp\u00ebr disa faza gjyq\u00ebsore. N\u00eb gjykimin e par\u00eb, Arton dhe Nezir Duraku ishin d\u00ebnuar me gjithsej 15 vjet burgim. Ky vendim ishte konfirmuar nga Apeli, por m\u00eb pas ishte anuluar nga Gjykata Supreme, e cila e kishte kthyer \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Pas disa procedurave t\u00eb rigjykimit, Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb m\u00eb 4 n\u00ebntor 2025 e d\u00ebnoi Arton Durakun me 5 vjet e 6 muaj burgim, nd\u00ebrsa Nezir Durakun me 10 muaj burgim, d\u00ebnime q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, aksidenti kishte ndodhur m\u00eb 21 n\u00ebntor 2022 n\u00eb fshatin Jashanic\u00eb t\u00eb Klin\u00ebs. Arton Duraku, pa patent\u00eb shoferi, po drejtonte nj\u00eb kamion t\u00eb paregjistruar dhe teknikisht t\u00eb parregullt, me shpejt\u00ebsi mbi kufirin e lejuar. Ai kishte kaluar n\u00eb korsin\u00eb e kund\u00ebrt dhe me rimorkion e kamionit kishte goditur automjetin \u201cOpel\u201d q\u00eb drejtohej nga kadeti policor F.Sh., i cili humbi jet\u00ebn si pasoj\u00eb e l\u00ebndimeve t\u00eb marra.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, pas aksidentit Arton dhe Nezir Duraku kishin dal\u00eb nga kamioni, ishin afruar te viktima, por nuk i kishin ofruar ndihm\u00eb dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>klankosova<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka v\u00ebn\u00eb pik\u00ebn p\u00ebrfundimtare n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb gjykimit p\u00ebr aksidentin tragjik t\u00eb n\u00ebntorit 2022 n\u00eb Jashanic\u00eb t\u00eb Klin\u00ebs, ku humbi jet\u00ebn kadeti policor F.Sh., duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi d\u00ebnimet e shqiptuara ndaj Arton dhe Nezir Durakut. Sipas vendimit t\u00eb p\u00ebrpiluar m\u00eb 4 mars 2026, Apeli ka refuzuar si t\u00eb pabazuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":113621,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[],"class_list":["post-113622","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113622\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}