{"id":114124,"date":"2026-07-04T15:15:13","date_gmt":"2026-07-04T12:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/zulfaj-per-fondet-e-be-se-nese-nuk-kemi-institucione-i-humbim-edhe-100-milione-euro\/"},"modified":"2026-07-04T15:15:13","modified_gmt":"2026-07-04T12:15:13","slug":"zulfaj-per-fondet-e-be-se-nese-nuk-kemi-institucione-i-humbim-edhe-100-milione-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/zulfaj-per-fondet-e-be-se-nese-nuk-kemi-institucione-i-humbim-edhe-100-milione-euro\/","title":{"rendered":"\u200bZulfaj p\u00ebr fondet e BE-s\u00eb: N\u00ebse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milion\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"\u200bZulfaj p\u00ebr fondet e BE-s\u00eb: N\u00ebse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milion\u00eb euro\"\/><\/figure>\n<p>Kryenegociatori i Kosov\u00ebs me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka paralajm\u00ebruar se funksionalizimi i shpejt\u00eb i institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr p\u00ebrfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes, duke konfirmuar se vendi tashm\u00eb ka humbur mbi 40 milion\u00eb euro p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave n\u00eb zbatimin e reformave.<\/p>\n<p>N\u00eb emisionin \u201cIntervista e Jav\u00ebs\u201d n\u00eb KosovaPress, ai tha se Kosova do ta dor\u00ebzoj\u00eb m\u00eb 15 korrik raportin e par\u00eb mbi zbatimin e Agjend\u00ebs s\u00eb Reformave (q\u00eb p\u00ebrmban 111 hapa) n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs pritet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb lirimin e m\u00eb shum\u00eb se 100 milion\u00eb eurove q\u00eb i takojn\u00eb nga Plani i Rritjes.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebzimit t\u00eb raportit, Komisioni Evropian do t\u00eb ket\u00eb tre muaj koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse reformat jan\u00eb zbatuar sipas kritereve t\u00eb dakorduara, e m\u00eb pas do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr disbursimin e fondeve.<\/p>\n<p>Zulfaj theksoi se mjetet financiare nuk transferohen automatikisht, por lidhen drejtp\u00ebrdrejt me p\u00ebrmbushjen e secilit obligim t\u00eb marr\u00eb nga Kosova n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes.<\/p>\n<p>\u201cNe, me Planin e Rritjes do t\u00eb duhej q\u00eb \u00e7do gjasht\u00eb muaj, t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb raport tek Bashkimi Evropian, p\u00ebr progresin n\u00eb agjend\u00ebn e reformave. Agjenda e reformave i ka 111 hapa, t\u00eb cilat jan\u00eb vendosur nga institucionet tona si reforma\u2026Ne deri m\u00eb 30 qershor, rezulton q\u00eb i kemi p\u00ebrmbushur 18 hapa. Nga k\u00ebto 18 hapa do t\u00eb shohim se cili do t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsimi i Komisionit. M\u00eb 15 korrik ne do ta d\u00ebrgojm\u00eb raportin bashk\u00eb me evidenc\u00ebn e p\u00ebrfundimit t\u00eb hapave. Bashkimi Evropian ka tre muaj n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e raportit ton\u00eb, bashk\u00eb me evidenc\u00ebn q\u00eb e bashk\u00ebngjitim, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse k\u00ebshtu q\u00ebndron si\u00e7 kemi raportuar ne, dhe n\u00eb momentin q\u00eb konstatohet pozitivisht secili hap q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur, at\u00ebher\u00eb secili hap e ka nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb fondeve q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb mbi 100 milion\u00eb euro fatura, le t\u00eb themi, p\u00ebr lirimin e fondeve q\u00eb ne do ta k\u00ebrkojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb. Sigurisht q\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sikur t\u00eb hynte n\u00eb fuqi marr\u00ebveshja m\u00eb her\u00ebt, edhe sikur t\u00eb kishim nj\u00eb Kuvend i cili funksionon\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Zulfaj vler\u00ebsoi se vonesat e shkaktuara nga kriza politike e muajve t\u00eb fundit kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb ritmin e reformave. Nga 13 hapat q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfundonin deri m\u00eb 30 qershor, shtat\u00eb jan\u00eb realizuar, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb kan\u00eb mbetur pezull, kryesisht p\u00ebr shkak se k\u00ebrkojn\u00eb miratimin e ligjeve nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Sipas kryenegociatorit, kjo situat\u00eb i ka kushtuar Kosov\u00ebs rreth 40 milion\u00eb euro fonde q\u00eb konsiderohen t\u00eb humbura p\u00ebr arsye se ato nuk u \u201cmerituan\u201d n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Ai tha se reformat e mbetura nuk jan\u00eb braktisur dhe se ato do t\u00eb mund t\u00eb miratohen nga legjislatura e re, por vonesat kan\u00eb pasoja financiare q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zbatimin e Planit t\u00eb Rritjes.<\/p>\n<p>\u201cPo ne i kemi 13 hapa i kishim deri n\u00eb 30 qershor. Prej tyre 7 rezultojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushur dhe 6 q\u00eb nuk kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrfundohen. N\u00eb mesin e tyre pes\u00eb prej hapave jan\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ligje. Si\u00e7 e dini, pjesa kryesore ndoshta e k\u00ebsaj reforme, dhe pastaj do t\u00eb ta b\u00ebj nj\u00eb dallim sepse reformat do t\u00eb kryhen. Ju e dini q\u00eb jan\u00eb 6 ligje t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb cilat ishin si nj\u00eb lloj vetingu i drejt\u00ebsis\u00eb\u2026(rreth 31) Pra t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb b\u00ebhen, sepse jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb Republik\u00ebs dhe jan\u00eb reforma. Dhe sigurisht q\u00eb por \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfunduar le t\u00eb themi n\u00eb afatin e 30 qershorit, por mund t\u00eb b\u00ebhen tashm\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e re. Mund t\u00eb b\u00ebhen me nj\u00eb muaj vones\u00eb. Dhe kush duhet ta marr\u00eb fatur\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto 2 muaj, n\u00eb munges\u00ebn e humbjes s\u00eb fondeve? Un\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u00eb shohim shum\u00eb vitin e kaluar. Gjith\u00eb viti humbi. Jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb 40 milion\u00eb euro q\u00eb llogaritet t\u00eb humbura. Por un\u00eb kisha shtuar k\u00ebtu, edhe 20 milion\u00eb euro tjera e m\u00eb shum\u00eb sa po na kushtojn\u00eb zgjedhjet e 10 dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe t\u00eb 7 qershorit\u201d, shtoi Zulfaj.<\/p>\n<p>Lidhur me fondet q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen brenda afateve, Zulfaj sqaroi se vendimi p\u00ebr fatin e tyre i takon Bashkimit Evropian. Sipas tij, ato mund t\u00eb rishp\u00ebrndahen te shtetet e tjera t\u00eb rajonit, t\u00eb rikthehen n\u00eb form\u00ebn e asistenc\u00ebs teknike p\u00ebr Kosov\u00ebn ose t\u00eb mbeten n\u00eb buxhetin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSipas marr\u00ebveshjes k\u00ebto mjete konsiderohen t\u00eb humbura por vler\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar i takon Bashkimit Evropian. Ata mund t\u00eb vendosin n\u00ebse k\u00ebto mjete rishp\u00ebrndahen prej vendeve tjera. N\u00ebse k\u00ebto mjete mund t\u00eb kthehen n\u00eb asistenc\u00eb teknike, pra mund t\u2019i kthehen Kosov\u00ebs prap\u00eb n\u00eb asistenc\u00eb teknike. Por vendimin duhet ta marrin ata, apo mund t\u2019i kthehjn\u00eb n\u00eb buxhetin e Bashkimit Evropian. Sepse k\u00ebto jan\u00eb reforma, le t\u00eb themi, mjetet jan\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, dhe b\u00ebhen tuat kur p\u00ebrfundojn\u00eb reformat. Pra nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb ardhur n\u00eb Kosov\u00eb edhe tash po humbin. Jan\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian dhe ti duhet t\u2019i marr\u00ebsh\u2026Sepse marr\u00ebveshja rregullorja e Bashkimit Evropian p\u00ebr Planin e Rritjes e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Pra q\u00eb zotimi prej gjasht\u00eb miliard\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mbetet n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i nxitur shtetet t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb hapa p\u00ebrpara\u201d<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike p\u00ebr humbjen e k\u00ebtyre mjeteve, Zulfaj tha se bllokada institucionale e 2025-\u00ebs ka ndikuar n\u00eb mosarritjen e objektivave p\u00ebr 2026, teksa insistoi se \u00e7\u00ebshtjet politike nuk duhet t\u00eb pengojn\u00eb proceset q\u00eb lidhen me p\u00ebrfitimin e fondeve evropiane.<\/p>\n<p>Ai theksoi se Kuvendi duhet t\u00eb siguroj\u00eb miratimin e reformave edhe n\u00ebse mungon konsensusi p\u00ebr tema t\u00eb tjera politike, pasi projektet q\u00eb financohen nga Plani i Rritjes lidhen drejtp\u00ebrdrejt me interesin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKur them Kuvendi \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjitha subjektet t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb Kuvend. Mir\u00ebpo p\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb ndahet karshi veprimeve q\u00eb i merr. Si shumic\u00eb, ne kemi b\u00ebr\u00eb propozime t\u00eb shumta, e t\u00eb ndryshme se si edhe t\u2019i japim vendit qeveri e Kuvend e president, por edhe t\u00eb mos humbim nga reformat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb planin e rritjes. N\u00ebse Kuvendi, n\u00ebse nuk ka konsensus p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrpara me presidentin, qysh ishte rasti tash k\u00ebt\u00eb vit, nuk do t\u00eb duhej q\u00eb t\u2019i faturohej Planit t\u00eb Rritjes kjo. Pra, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb mundemi, si shtet e si shoq\u00ebri, si deputet\u00eb e si grupe parlamentare, q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb t\u2019i votojm\u00eb, qoft\u00eb edhe me procedur\u00eb t\u00eb shpejtuar ashtu q\u00eb t\u00eb mos humbim mjetet nga Plani i Rritjes. Sepse, duhet reflektuar nga viti i kaluar, bllokada q\u00eb ndodhi vitin e kaluar e ka shkaktuar vones\u00ebn n\u00eb arritjen e objektivave k\u00ebt\u00eb vit, edhe p\u00ebr ato ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi kolektive. Por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb nuk ka qen\u00eb aspak e arsyeshme bllokada e vitit t\u00eb kaluar\u201d<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi gjithashtu se n\u00ebse nuk ka marr\u00ebveshje e pajtim politik deri n\u00eb fund t\u00eb vitit Kosova mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton rrezikun potencial p\u00ebr t\u00eb humbur edhe 100 milion\u00eb tjera. Kjo p\u00ebr faktin se deri m\u00eb 31 dhjetor duhet t\u00eb zbatohen edhe dhjet\u00ebra hapa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Agjend\u00ebs s\u00eb Reformave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vendoset n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Sipas Zulfajt, k\u00ebto mjete jan\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr investime n\u00eb infrastruktur\u00eb, arsim, drejt\u00ebsi, digjitalizim dhe fusha t\u00eb tjera zhvillimore, prandaj ai u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjitha forcave t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasjet politike t\u00eb bllokojn\u00eb reformat dhe fondet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebto 18 hapa t\u00eb cilat i kemi zbatuar, kan\u00eb qen\u00eb gjithsej 79 hapa deri n\u00eb dhjetor. Por kur i heqim k\u00ebta 18 hapa, rezulton q\u00eb n\u00eb dhjetor pastaj mbesin edhe 61 hapa t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb zbatohen deri me 31 dhjetor, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, vet\u00ebm 22 n\u00ebse nuk gabohem, ose mbase 27 hapa, jan\u00eb q\u00eb e kan\u00eb afatin shtes\u00eb, periudh\u00ebn grace q\u00eb quhet, deri me 31 dhjetor. Dhe shuma q\u00eb p\u00ebrllogaritet q\u00eb mund t\u00eb humbet n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit, n\u00ebse nuk zbatohen hapat t\u00eb cilat afatin e fundit e kan\u00eb 31 dhjetor, mund t\u00eb jet\u00eb mbi 100 milion\u00eb euro. Pra \u00e7ka duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, si shtet edhe si shoq\u00ebri, duhet ta kemi parasysh q\u00eb k\u00ebto fonde, jan\u00eb p\u00ebr projekte infrastrukturore n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. P\u00ebr rrug\u00eb, p\u00ebr \u00e7erdhe, p\u00ebr gjykatat, p\u00ebr prokurorin\u00eb, p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr shkollat, p\u00ebr digjitalizimin. Pra jan\u00eb projekte t\u00eb cilat na ndihmojn\u00eb neve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb reformat shum\u00eb m\u00eb shpejt. Dhe mungesa e Kuvendit, e shkakton, e b\u00ebn t\u00eb pamundur funksionimi t\u00eb Kuvendit, b\u00ebn t\u00eb pamundur q\u00eb ne t\u2019i miratojm\u00eb ligjet\u201d,<\/p>\n<p>Zulfaj iu ka b\u00ebr\u00eb thirrje partive opozitare q\u00eb, edhe \u201cn\u00ebse vendosin t\u00eb mos e b\u00ebjn\u00eb kuorumin p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe m\u00eb pas ta \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje\u201d, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos pengojn\u00eb miratimin e reformave t\u00eb nevojshme n\u00eb Kuvend, madje me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, nga t\u00eb cilat varet shum\u00eb p\u00ebrfitime q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb rrezik \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Kuvendi nuk funksionon. Ajo \u00e7ka ne po b\u00ebjm\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb navigojm\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku Kuvendi funksionon me m\u00eb pak koh\u00eb se sa do t\u00eb duhej, Kuvendi mendohet q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet p\u00ebr kat\u00ebr vjet, zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet, sipas Kushtetut\u00ebs, dhe jo dy her\u00eb n\u00eb vit. Kuvendi duhet t\u00eb funksiononte k\u00ebshtu. Dhe kemi shumic\u00ebn qeveris\u00ebse p\u00ebr ta garantuar k\u00ebt\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb reformat p\u00ebrpara. Dhe un\u00eb shpresoj shum\u00eb q\u00eb k\u00ebshtu do t\u00eb ndodh\u00eb tash, pas certifikimit t\u00eb rezultateve dhe formimit t\u00eb institucioneve. Pra q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb tendenc\u00eb prap\u00eb nga opozita p\u00ebr ta bllokuar presidentin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb Qeverin\u00eb\u202641: Un\u00eb shpresoj q\u00eb ato t\u00eb cilat jan\u00eb gati, sepse ligjet t\u00eb cilat hapa t\u00eb cilat, p\u00ebr afat t\u00eb fundit e kan\u00eb dhjetorin, jan\u00eb menduar q\u00eb mbase t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb gusht, apo n\u00eb shtator, n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb rregullt q\u00eb t\u00eb kalohen pastaj n\u00eb afat t\u00eb rregullt. Por n\u00ebse ata hapa e kan\u00eb pasur maturimin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb gusht n\u00eb Kuvend, apo n\u00eb shtator, apo n\u00eb tetor, dhe tash duhet t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb korrikut ta z\u00ebm\u00eb, apo n\u00eb fillim t\u00eb gushtit, Kuvendi duhet t\u00eb shfaq\u00eb mir\u00ebkuptimin p\u00ebr procedurat e shpejta\u2026 N\u00ebse deputet\u00ebt e opozit\u00ebs vendosin q\u00eb nuk do t\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb kuorumin p\u00ebr presidentin dhe dojn\u00eb me e \u00e7u vendin n\u00eb zgjedhje, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb shfaqin mir\u00ebkuptim q\u00eb n\u00eb momentin kur t\u2019ia nd\u00ebrpret funksionimin Kuvendit, duhet t\u00eb shfaq\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj reformave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb planin e rritjes\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>Plani i Rritjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb e re e BE-s\u00eb e cila nxit p\u00ebrshpejtimin e reformave p\u00ebr integrim evropian t\u00eb t\u00ebr\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb kombinon reformat me kontribut t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb financiar nga fondet e Bashkimit Evropian n\u00eb buxhetet e vendeve p\u00ebrfituese dhe projekte investuese.<\/p>\n<p>Me zbatimin e k\u00ebtyre reformave q\u00eb po i k\u00ebrkohen, por t\u00eb cilat i duhet gjithsesi shtetit, Kosova do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb deri n\u00eb 882,6 milion\u00eb euro fonde t\u00eb BE-s\u00eb. Nga kjo shum\u00eb totale, 253,3 milion\u00eb euro jan\u00eb grante, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr prej 629,3 milion\u00eb eurosh jan\u00eb hua afatgjata.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryenegociatori i Kosov\u00ebs me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka paralajm\u00ebruar se funksionalizimi i shpejt\u00eb i institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr p\u00ebrfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes, duke konfirmuar se vendi tashm\u00eb ka humbur mbi 40 milion\u00eb euro p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave n\u00eb zbatimin e reformave. N\u00eb emisionin \u201cIntervista e Jav\u00ebs\u201d n\u00eb KosovaPress, ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-114124","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114124\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}