{"id":114163,"date":"2026-07-05T14:55:21","date_gmt":"2026-07-05T11:55:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/avokati-i-popullit-vlereson-se-kriza-institucionale-po-cenon-te-drejtat-e-qytetareve\/"},"modified":"2026-07-05T14:55:21","modified_gmt":"2026-07-05T11:55:21","slug":"avokati-i-popullit-vlereson-se-kriza-institucionale-po-cenon-te-drejtat-e-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/avokati-i-popullit-vlereson-se-kriza-institucionale-po-cenon-te-drejtat-e-qytetareve\/","title":{"rendered":"Avokati i Popullit vler\u00ebson se kriza institucionale po cenon t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/avokati-1-780x439-1.jpg\" alt=\"Avokati i Popullit vler\u00ebson se kriza institucionale po cenon t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve\"\/><\/figure>\n<p>Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka th\u00ebn\u00eb se vendi po funksionon p\u00ebr t\u00eb dytin vit pa institucione t\u00eb plota, si pasoj\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>Sipas tij, moskrijimi i institucioneve po cenon t\u00eb drejtat e njeriut dhe po krijon pasiguri te qytetar\u00ebt p\u00ebr zhvillimet e m\u00ebtejshme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb viti i dyt\u00eb q\u00eb po vazhdon Kosova me funksionu pa institucione t\u00eb plota, si rezultat i zgjedhjeve q\u00eb po ndodhin n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Mungesa e krijimit t\u00eb institucioneve cenon dhe ndikon shum\u00eb keq tek t\u00eb drejtat e njeriut, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ngecjes s\u00eb nismave legjislative, t\u00eb ndryshimit t\u00eb ligjeve dhe nxjerrjes s\u00eb ligjeve t\u00eb reja q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, n\u00eb mir\u00ebqenien e tyre dhe n\u00eb rritjen e standardit. Po natyrisht ndikon shum\u00eb edhe n\u00eb vet\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat n\u00eb munges\u00eb t\u00eb autoriteteve mbik\u00ebqyr\u00ebse, mbesin n\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb angazhimit n\u00eb pun\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, por edhe n\u00eb projekte t\u00eb cilat nuk arrijn\u00eb me i p\u00ebrfundua dhe nuk arrijn\u00eb me i nis t\u00eb reja. Dhe kjo natyrisht ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb sot qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me u ballafaqu me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb nj\u00eb pasigurie, ose paparashikueshm\u00ebrie, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb tej\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Qelaj p\u00ebr KosovaPress.<\/p>\n<p>Ai pret q\u00eb rezultati i zgjedhjeve t\u00eb fundit t\u00eb finalizohet me krijimin e institucioneve, duke paralajm\u00ebruar se vazhdimi i krizave politike e institucionale do ta thellonte edhe m\u00eb shum\u00eb d\u00ebmin p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Sipas Qelajt, nj\u00eb num\u00ebr i institucioneve funksionojn\u00eb me mandate t\u00eb vazhduara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe institucionin e Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb konsideroj q\u00eb rezultati i zgjedhjeve t\u00eb fundit do t\u00eb finalizohet me krijim t\u00eb institucioneve dhe nuk do t\u00eb vazhdohet me kriza t\u00eb tjera politike institucionale, sepse jemi edhe n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ku nj\u00eb num\u00ebr i madh i institucioneve jan\u00eb me mandate t\u00eb vazhduara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Avokatin e Popullit. Pra, un\u00eb jam n\u00eb pozit\u00ebn e Avokatit t\u00eb Popullit me mandat t\u00eb vazhduar, sipas ligjit deri n\u00eb zgjedhjen e Avokatit t\u00eb ri, p\u00ebrndryshe un\u00eb mandati pes\u00ebvje\u00e7ar m\u00eb ka p\u00ebrfunduar qysh n\u00eb tetor t\u00eb vitit q\u00eb shkoi. D\u00ebmi q\u00eb po i shkaktohet Kosov\u00ebs me moskrijim t\u00eb institucioneve \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit, thekson se kriza institucionale ka sjell\u00eb kufizime buxhetore, ngecje n\u00eb nisma legjislative, projekte infrastrukturore dhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Ai thot\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr parimet kryesore t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi duhet t\u00eb jet\u00eb respektimi i ndarjes s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>Ai ka ngritur shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr tendencat e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb politika dhe ekzekutivi t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb larg ndikimit n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe prokurori.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb ka pasur veprime q\u00eb tregojn\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi. T\u00eb nis prej reagimeve t\u00eb lider\u00ebve institucional\u00eb tek emrat e ve\u00e7ant\u00eb. T\u2019i p\u00ebrmend si t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm p\u00ebr pozita udh\u00ebheq\u00ebse brenda sistemit prokurorial dhe gjyq\u00ebsor, e deri tek thirrjet dhe tendencat q\u00eb me e shpall konkurse, ose me marr\u00eb veprime konkrete. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshilli Prokurorial, jan\u00eb autoritete t\u00eb pavarura, t\u00eb cilat vendimmarrjen e tyre duhet ta b\u00ebjn\u00eb mbi baz\u00eb t\u00eb ligjit dhe mbi baz\u00ebn e nevojave e planifikimeve q\u00eb ata i b\u00ebjn\u00eb, e jo mbi baz\u00ebn e agjendave politike. Prandaj thirrja ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb q\u00eb, politika dhe ekzekutivi me q\u00ebndru sa m\u00eb larg nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, por gjithmon\u00eb duke e mb\u00ebshtetur dhe duke u koordinuar e bashk\u00ebpunuar n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb reforme t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Qelaj.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb mbajtur m\u00eb 7 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, ku fituese doli subjekti politik L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende, pas ankesa t\u00eb disa kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kreu i LVV-s\u00eb, Albin Kurti ka deklaruar p\u00ebr media se pas certifikimit t\u00eb rezultateve do t\u00eb komunikoj\u00eb me partit\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr formimin e institucioneve por edhe zgjedhjen e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e kaluara jan\u00eb mbajtur m\u00eb 28 dhjetor dhe 9 shkurt, n\u00eb t\u00eb cilat po ashtu fituese ishte LVV-ja porq\u00eb nuk u arrit nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb zgjedhjet e dhjetorit p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka th\u00ebn\u00eb se vendi po funksionon p\u00ebr t\u00eb dytin vit pa institucione t\u00eb plota, si pasoj\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Sipas tij, moskrijimi i institucioneve po cenon t\u00eb drejtat e njeriut dhe po krijon pasiguri te qytetar\u00ebt p\u00ebr zhvillimet e m\u00ebtejshme n\u00eb vend. \u201c\u00cbsht\u00eb viti i dyt\u00eb q\u00eb po vazhdon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":114162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-114163","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114163\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}