{"id":114750,"date":"2026-07-15T22:35:10","date_gmt":"2026-07-15T19:35:10","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pa-prova-e-fakte-simiq-perserit-narrativat-e-beogradit-karshi-kosoves-akuzon-be-ne\/"},"modified":"2026-07-15T22:35:10","modified_gmt":"2026-07-15T19:35:10","slug":"pa-prova-e-fakte-simiq-perserit-narrativat-e-beogradit-karshi-kosoves-akuzon-be-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pa-prova-e-fakte-simiq-perserit-narrativat-e-beogradit-karshi-kosoves-akuzon-be-ne\/","title":{"rendered":"Pa prova e fakte, Simiq p\u00ebrs\u00ebrit narrativat e Beogradit karshi Kosov\u00ebs \u2013 akuzon BE-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Pa prova e fakte, Simiq p\u00ebrs\u00ebrit narrativat e Beogradit karshi Kosov\u00ebs \u2013 akuzon BE-n\u00eb\"\/><\/figure>\n<p>Deputeti i zgjedhur i List\u00ebs Serbe n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, Igor Simiq, ka p\u00ebrs\u00ebritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pretendimesh t\u00eb njohura t\u00eb Beogradit zyrtar lidhur me procesin zgjedhor, pozit\u00ebn e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe institucionet e Kosov\u00ebs, duke akuzuar pa paraqitur prova se nj\u00eb mandat i komunitetit serb \u00ebsht\u00eb \u201cvjedhur\u201d p\u00ebrmes votave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e deklarimeve t\u00eb Simiqit lidhet me akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.<\/p>\n<p>Ai e akuzoi at\u00eb p\u00ebr, si\u00e7 u shpreh, \u201cnacionaliz\u00ebm\u201d, \u201cdiskriminim ndaj serb\u00ebve\u201d dhe \u201capartheid\u201d, duke pretenduar se gjat\u00eb mandatit t\u00eb Kurtit kan\u00eb ndodhur mbi nj\u00eb mij\u00eb sulme ndaj serb\u00ebve dhe arrestime arbitrare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto shifra dhe akuza ai nuk ofroi burime apo dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs. Vet\u00eb kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti i \u00ebsht\u00eb drejtuar qytetar\u00ebve serb\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb disa her\u00eb n\u00eb serbisht, p\u00ebr t\u00eb evituar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dezinformim.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr Simiqin si duket kjo nuk \u00e7on pesh\u00eb. Ai madje kritikoi edhe reagimin e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke pretenduar se Bashkimi Evropian dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb po heshtin ndaj, sipas tij, \u201cshkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio Beograd me tem\u00ebn \u201cPozicioni i popullit serb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, Simiq vuri n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr edhe ministrin p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke pretenduar se ai ka siguruar mb\u00ebshtetje kryesisht nga votues shqiptar\u00eb dhe jo nga komuniteti serb, transmeton KosovaPress.<\/p>\n<p>Simiq pretendoi se Rashiq ka marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm votash n\u00eb komuna ku, sipas tij, nuk jetojn\u00eb serb\u00eb, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si d\u00ebshmi t\u00eb manipulimit zgjedhor. Megjithat\u00eb, ai nuk paraqiti asnj\u00eb prov\u00eb konkrete q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshteste pretendimet p\u00ebr manipulim apo \u201cvjedhje\u201d t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Procesi zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nd\u00ebrsa rezultatet certifikohen pas procedurave ligjore dhe shqyrtimit t\u00eb t\u00eb gjitha ankesave nga institucionet kompetente.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani nuk ka pasur ndonj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor apo institucional q\u00eb t\u00eb konstatoj\u00eb manipulim t\u00eb mandatit t\u00eb fituar nga Rashiq. Madje, edhe Lista Serbe ka marr\u00eb vota n\u00eb komunat ku ka marr\u00eb Rashiq.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs, Simiq e quajti Rashiqin \u201cserbi i Kurtit\u201d, duke e akuzuar se ka mb\u00ebshtetur vendime t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb, sipas tij, kan\u00eb d\u00ebmtuar interesat e komunitetit serb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi shpron\u00ebsimet n\u00eb veri, moskund\u00ebrshtimin e vendimeve t\u00eb kabinetit qeveritar, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr integrimin e institucioneve serbe n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs, si dhe q\u00ebndrimet e Rashiqit kund\u00ebr Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u201cSi mund t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb serb\u00ebve. D\u00ebgjoni vet\u00ebm disa t\u00eb v\u00ebrteta. Ai ishte minist\u00ebr i Kurtit kur u votua rr\u00ebmbimi, eksploatimi i tokave n\u00eb veri. Ky nuk ishte eksploatim por vjedhje klasike e tokave t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb komunat Zubin Potok dhe Leposaviq, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bazave parapolicore dhe nj\u00ebsive speciale. Pra n\u00eb tokat serbe u nd\u00ebrtuan baza policore e n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb kryesisht shqiptar\u00ebt me tyta t\u00eb gjata, mjete t\u00eb blinduara\u201d, pretendoi Simiq.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin tradicional t\u00eb List\u00ebs Serbe se mb\u00ebshtetja financiare dhe institucionale e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr mbijetes\u00ebn e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, duke theksuar se Beogradi vazhdon t\u00eb financoj\u00eb sektor\u00ebt e arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe pagesat p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSerbia ndihmon me tekste shkollore cdo familje me tre f\u00ebmij\u00eb, familje me gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sociale. Por a e di si furnzohemi me k\u00ebto tekste. I kontrabandojm\u00eb ato sepse Prishtina nuk lejon futjen e asnj\u00eb teksti shkollor cirilik, prandaj ne gjindemi disi n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr. Ne e dim\u00eb kush jemi, \u00e7far\u00eb jemi dhe kujt i p\u00ebrkasim. Fakti \u00ebsht\u00eb se pa Beogradin dhe Serbin\u00eb, nuk do t\u00eb kishte serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, kryeqyteti \u00ebsht\u00eb Beogradi, k\u00ebshtu ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Simiq mbrojti rolin e List\u00ebs Serbe, duke deklaruar se kjo parti g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen d\u00ebrrmuese t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa hodhi posht\u00eb akuzat p\u00ebr presion ndaj votuesve ose manipulim t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb theksuar vazhdimisht se proceset zgjedhore zhvillohen n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe monitorohen nga misione vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb v\u00ebzhgimit. Raportet e tyre nuk kan\u00eb konstatuar manipulime q\u00eb do t\u00eb ndryshonin rezultatin zgjedhor apo ndarjen e mandateve.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i zgjedhur i List\u00ebs Serbe n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, Igor Simiq, ka p\u00ebrs\u00ebritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pretendimesh t\u00eb njohura t\u00eb Beogradit zyrtar lidhur me procesin zgjedhor, pozit\u00ebn e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe institucionet e Kosov\u00ebs, duke akuzuar pa paraqitur prova se nj\u00eb mandat i komunitetit serb \u00ebsht\u00eb \u201cvjedhur\u201d p\u00ebrmes votave t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb pjes\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-114750","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114750\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}