{"id":116156,"date":"2026-08-09T17:05:31","date_gmt":"2026-08-09T14:05:31","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-dr-arben-ramkaj-shteti-ame\/"},"modified":"2026-08-09T17:05:31","modified_gmt":"2026-08-09T14:05:31","slug":"nga-dr-arben-ramkaj-shteti-ame","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-dr-arben-ramkaj-shteti-ame\/","title":{"rendered":"Nga Dr. Arben Ramkaj: Shteti Am\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/538513284_4411960855698186_3122879221842026097_n-538x375-1.jpg\" alt=\"Nga Dr. Arben Ramkaj: Shteti Am\u00eb\"\/><\/figure>\n<p>Protestat e fundit n\u00eb Tiran\u00eb nuk hap\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb debat politik. Ato soll\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes nj\u00eb pyetje q\u00eb shqiptar\u00ebt e kan\u00eb shmangur prej vitesh: \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shteti am\u00eb dhe deri ku shkon p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij?<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e figurave publike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, p\u00ebrfshir\u00eb politikan\u00eb t\u00eb koalicionit VLEN, si dhe vendimi i autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u00eb shpallur disa prej tyre persona non grata, e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb debat edhe m\u00eb aktual. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kontekst u p\u00ebrmend edhe emri i hoxh\u00ebs Bekir Halimi, gj\u00eb q\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, m\u00eb habiti. Nuk kam dijeni q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb nxitur publikisht protestat n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjithat\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb thelbi i k\u00ebtij shkrimi. Nj\u00eb fakt mbetet i padiskutuesh\u00ebm: hoxha Bekir Halimi g\u00ebzon respekt t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb mbar\u00eb komunitetin mysliman shqiptar, ashtu si edhe shum\u00eb politikan\u00eb shqiptar\u00eb nga VLEN, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, BDI dhe subjekte t\u00eb tjera g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetje dhe respekt n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb intereson n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb e thell\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt e rajonit, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shteti am\u00eb. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson historin\u00eb, gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe kujtes\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare. Por shteti am\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me shtetin juridik. Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi jan\u00eb shtete sovrane, secili me institucionet dhe rendin e vet kushtetues. Lidhja komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ligjin dhe as sovranitetin e secilit shtet.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind keqkuptimi. Shpesh kombi ngat\u00ebrrohet me shtetin, sikur kufijt\u00eb juridik\u00eb t\u00eb mos ekzistojn\u00eb. Por ata ekzistojn\u00eb dhe vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs, i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut apo i Malit t\u00eb Zi angazhohet n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ai do t\u00eb trajtohet si shtetas i nj\u00eb shteti tjet\u00ebr. E nj\u00ebjta logjik\u00eb do t\u00eb zbatohej edhe n\u00eb Prishtin\u00eb, Shkup apo Podgoric\u00eb ndaj nj\u00eb qytetari t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje patriotizmi. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e respektimit t\u00eb rregullave mbi t\u00eb cilat funksionojn\u00eb shtetet kombe.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja e Ballkanit ka treguar se n\u00eb koh\u00eb krizash politika shpesh e err\u00ebson arsyen. Jo rrall\u00eb, vendimet dhe q\u00ebndrimet politike ndikohen m\u00eb shum\u00eb nga tensioni i momentit sesa nga gjykimi racional. N\u00eb raste t\u00eb tilla, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb mposhtur kund\u00ebrshtarin politik mbizot\u00ebron mbi interesin publik. Fatkeq\u00ebsisht, edhe Shqip\u00ebria nuk ka qen\u00eb p\u00ebrjashtim nga ky realitet gjat\u00eb 35 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk e zhvesh Shqip\u00ebrin\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb mbart si shtet am\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e gabuar q\u00eb ajo t\u00eb identifikohet me nj\u00eb parti, nj\u00eb qeveri apo nj\u00eb krah politik n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt e rajonit. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb sht\u00ebpia e p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, kudo q\u00eb jetojn\u00eb. Autoriteti i saj buron nga paanshm\u00ebria, drejt\u00ebsia dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin komb\u00ebtar mbi interesat politike t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ata nuk duhet t\u00eb presin q\u00eb shteti am\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb krah politik kund\u00ebr nj\u00eb tjetri. Ajo q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb presin \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr arsimin, kultur\u00ebn, identitetin komb\u00ebtar, diplomacin\u00eb, zhvillimin ekonomik dhe nd\u00ebrtimin e kapaciteteve. Pik\u00ebrisht k\u00ebshtu nd\u00ebrtohet besimi dhe forcohet lidhja komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edhe kur lindin mosmarr\u00ebveshje, dialogu duhet t\u00eb jet\u00eb rruga e par\u00eb. Masat nd\u00ebshkuese ndaj shqiptar\u00ebve jasht\u00eb kufijve nga shteti am\u00eb duhet t\u00eb mbeten p\u00ebrjashtim dhe jo praktik\u00eb, duke u p\u00ebrdorur vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb shteruar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e tjera ligjore dhe institucionale. Nj\u00eb shtet am\u00eb nuk e forcon autoritetin duke nd\u00ebshkuar shqiptar\u00ebt, por duke fituar besimin dhe respektin e tyre.<\/p>\n<p>Prandaj, ky debat nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb p\u00ebrplasje politike. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes kombit, shtetit dhe rolit q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb shteti am\u00eb.<\/p>\n<p>Kombi na bashkon. Shteti vendos rregullat. Nj\u00ebri nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, forca e shtetit am\u00eb nuk matet me vendime te paqarta, por me drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb garanton, me besimin q\u00eb frym\u00ebzon dhe me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i bashkuar shqiptar\u00ebt pa dallim. N\u00ebse arrin ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb mision, ai fiton autoritet moral dhe z\u00eb vend n\u00eb histori. Ky \u00ebsht\u00eb aspirimi m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebs: t\u00eb kujtohet jo si drejtues i nj\u00eb partie apo i nj\u00eb qeverie, por si nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrbeu kombit dhe la pas nj\u00eb trash\u00ebgimi bashkimi me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb quhet Babai i Kombit.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Protestat e fundit n\u00eb Tiran\u00eb nuk hap\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb debat politik. Ato soll\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes nj\u00eb pyetje q\u00eb shqiptar\u00ebt e kan\u00eb shmangur prej vitesh: \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shteti am\u00eb dhe deri ku shkon p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij? Pjes\u00ebmarrja e figurave publike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, p\u00ebrfshir\u00eb politikan\u00eb t\u00eb koalicionit VLEN, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":116155,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-116156","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116156"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116156\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}