{"id":116615,"date":"2026-08-17T04:30:37","date_gmt":"2026-08-17T01:30:37","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/truri-yt-nuk-e-sheh-realitetin-ai-perpiqet-ta-parashikoje-ate\/"},"modified":"2026-08-17T04:30:37","modified_gmt":"2026-08-17T01:30:37","slug":"truri-yt-nuk-e-sheh-realitetin-ai-perpiqet-ta-parashikoje-ate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/truri-yt-nuk-e-sheh-realitetin-ai-perpiqet-ta-parashikoje-ate\/","title":{"rendered":"Truri yt nuk e sheh realitetin, ai p\u00ebrpiqet ta parashikoj\u00eb at\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Truri-yt-nuk-e-sheh-realitetin-ai-perpiqet-ta-parashikoje-ate-1.webp\" alt=\"Truri yt nuk e sheh realitetin, ai p\u00ebrpiqet ta parashikoj\u00eb at\u00eb\"\/><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pasdite me shi n\u00eb Dublin, n\u00eb vitin 2017, po vonohesha p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb film.<\/p>\n<p>Do t\u00eb shihja Logan, kapitullin e fundit t\u00eb sag\u00ebs s\u00eb Wolverine-it nga Marvel, dhe mb\u00ebrrita n\u00eb kinema pik\u00ebrisht kur filmi ishte gati t\u00eb fillonte. Ishte paralajm\u00ebruar si historia e nj\u00eb heroi ngurrues, t\u00eb cilit nuk i kishte mbetur asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar. Vanity Fair e kishte cil\u00ebsuar si nj\u00eb goditje t\u00eb fuqishme e t\u00eb dhunshme \u2014 t\u00eb pap\u00ebrpunuar dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb dukej sikur gjith\u00e7ka t\u00eb t\u00eb hiqej dhe t\u00eb t\u00eb mbetej vet\u00ebm dhimbja e s\u00eb tashmes? Kjo m\u00eb ngjalli kureshtjen.<\/p>\n<p>Vrapova drejt kiosk\u00ebs elektronike p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb n\u00eb minut\u00ebn e fundit. Rr\u00ebmbeva nj\u00eb nga vendet e pakta t\u00eb mbetura, pran\u00eb korridorit, dhe u nisa me vrap drejt sall\u00ebs.<\/p>\n<p>Brenda, 150 vet\u00eb rrinin ulur n\u00eb err\u00ebsir\u00eb duke par\u00eb trailerin e Star Wars. Vendi im ishte n\u00eb korridorin e an\u00ebs tjet\u00ebr. Nuk doja t\u00eb kap\u00ebrceja mbi njer\u00ebzit, ndaj mendova t\u00eb vrapoja posht\u00eb ekranit, n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb sall\u00ebs, dhe t\u00eb ngjitesha nga shkall\u00ebt n\u00eb krahun tjet\u00ebr. Shpejt. I paduksh\u00ebm. E thjesht\u00eb. Rregullova kapelen, u p\u00ebrkula p\u00ebr ta mbajtur kok\u00ebn ul\u00ebt dhe vrapova posht\u00eb ekranit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nuk kishte korridor. Vet\u00ebm nj\u00eb mur betoni \u2014 dhe un\u00eb u p\u00ebrplasa drejt e n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja m\u00eb rr\u00ebzoi p\u00ebrtok\u00eb. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn edhe m\u00eb keq, pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7astin e goditjes, n\u00eb ekran shp\u00ebrtheu traileri i Smurf\u00ebve. Nj\u00eb sht\u00ebpi-k\u00ebrpudh\u00eb blu e ndritshme u shfaq n\u00eb ekran, duke m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn projektor\u00eb p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Salla shp\u00ebrtheu n\u00eb val\u00eb t\u00eb gjata t\u00eb qeshurash. Mora kapelen e rr\u00ebzuar dhe e ndreqa, sikur kjo t\u00eb kishte ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. I trullosur dhe me sedr\u00ebn e l\u00ebnduar (e ndoshta jo vet\u00ebm sedr\u00ebn), u ktheva zvarr\u00eb drejt dyerve nga kisha hyr\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen ta mendoj veten si nj\u00eb njeri relativisht t\u00eb zgjuar. Si munda t\u00eb p\u00ebrplasesha drejt e n\u00eb nj\u00eb mur t\u00eb madh betoni?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja gjendet te neuroshkenca. Shumica prej nesh mendojn\u00eb se shqisat mbledhin t\u00eb dh\u00ebna, ua d\u00ebrgojn\u00eb trurit dhe m\u00eb pas ne reagojm\u00eb. Por nj\u00eb trup i gjer\u00eb k\u00ebrkimesh sugjeron se pun\u00ebt nuk shkojn\u00eb ashtu.<\/p>\n<p>Truri yt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kumarxhi i pandreqsh\u00ebm q\u00eb v\u00eb baste mbi realitetin. Ai nuk pret informacionin. Ai hamend\u00ebson se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb dhe p\u00ebrshtatet kur befasohet. Shumica e basteve fitojn\u00eb. Por kur nuk fitojn\u00eb, ti p\u00ebrplasesh n\u00ebp\u00ebr mure.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nis me nj\u00eb parashikim \u2014 nj\u00eb pritshm\u00ebri \u201cnga lart-posht\u00eb\u201d e asaj q\u00eb truri mendon se do t\u00eb shoh\u00eb. M\u00eb pas, t\u00eb dh\u00ebnat shqisore q\u00eb vijn\u00eb \u201cnga posht\u00eb-lart\u201d ose e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim, ose e p\u00ebrdit\u00ebsojn\u00eb kur gj\u00ebrat nuk p\u00ebrputhen. Kjo njihet si teoria e p\u00ebrpunimit parashikues.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1999, Rajesh Rao dhe Dana Ballard nd\u00ebrtuan nj\u00eb model kompjuterik q\u00eb funksiononte nj\u00ebsoj si truri. Ata zbuluan se zonat e rendit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb trurit fillimisht b\u00ebnin parashikime p\u00ebr at\u00eb q\u00eb prisnin t\u00eb shihnin dhe i d\u00ebrgonin ato posht\u00eb hierarkis\u00eb. Vet\u00ebm kur di\u00e7ka nuk p\u00ebrputhej me parashikimin \u2014 ajo q\u00eb ata e quajt\u00ebn \u201cgabim parashikimi\u201d \u2014 nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta jepnin alarmin dhe e d\u00ebrgonin informacionin s\u00ebrish lart hierarkis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur truri hamend\u00ebson sakt\u00eb, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb v\u00ebsh re asgj\u00eb. Kur hamend\u00ebson gabim \u2014 si kur ngat\u00ebrron nj\u00eb mur me nj\u00eb korridor \u2014 sistemi ndizet i t\u00ebri. Nuk \u00ebsht\u00eb se un\u00eb nuk e pash\u00eb murin me syt\u00eb e mi. \u00cbsht\u00eb se truri im nuk e priste kurr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ishte aty.<\/p>\n<p>Kjo ndodh vazhdimisht me njer\u00ebzit kur p\u00ebrpiqen t\u00eb zgjidhin probleme, kur bisedojn\u00eb dhe kur marrin vendime. Propagandisti i brendsh\u00ebm \u2014 agjenti i dyfisht\u00eb brenda nesh \u2014 drejton gjith\u00eb shfaqjen.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00ebdo parashikimi q\u00eb nuk arrin t\u00eb v\u00ebrtetohet i gabuar.<\/p>\n<p>Truri p\u00ebrballet me nj\u00eb bot\u00eb plot t\u00eb dh\u00ebna dhe mesazhe t\u00eb dykuptimta. Ai b\u00ebn parashikimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme n\u00eb \u00e7astet e pasiguris\u00eb. Ne, natyrisht, nuk e kuptojm\u00eb se po hamend\u00ebsojm\u00eb. Truri i mbush boshll\u00ebqet duke p\u00ebrdorur p\u00ebrvojat e kaluara dhe kontekstin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb aty.<\/p>\n<p>Koj \u00ebsh\u00ebt asryeja pes mnud ta kputosh k\u00ebt\u00eb fjlai ehde pes fjla\u00ebt jna\u00eb t\u00eb p\u00ebzriera. Oh, dhe m\u00eb p\u00ebqlen bu\u00ebzqeshja jtoe.<\/p>\n<p>Mund ta shkruaja gjith\u00eb librin k\u00ebshtu dhe ti do t\u00eb arrije ta kuptoje. Por do t\u00eb ishte e dhimbshme p\u00ebr t\u2019u lexuar dhe, me siguri, pas k\u00ebsaj do t\u00eb m\u00eb uroje vdekjen.<\/p>\n<p>Por thelbi mbetet: Ti nuk sheh fillimisht e pastaj beson. Ti beson fillimisht e pastaj sheh. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, kjo funksionon mrekullisht. Por her\u00eb pas here ndodh nj\u00eb defekt.<\/p>\n<p>A t\u00eb ka q\u00eblluar ndonj\u00ebher\u00eb t\u2019i b\u00ebsh me dor\u00eb dikujt q\u00eb nuk ishte aty? Ndoshta po ecje rrug\u00ebs dhe pe nj\u00eb mik. Buz\u00ebqeshe. Ndoshta madje ngrite dor\u00ebn. Dhe pastaj e kuptove\u2026 nuk ishte ai.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i asaj q\u00eb p\u00ebrjetohet si halucinacion pozitiv \u2014 nj\u00eb \u00e7ast kur truri yt sheh di\u00e7ka q\u00eb nuk ekziston, sepse pret q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb aty. Kur ti i shton di\u00e7ka sken\u00ebs p\u00ebrreth teje.<\/p>\n<p>Truri p\u00ebrballet me nj\u00eb bot\u00eb plot t\u00eb dh\u00ebna dhe mesazhe t\u00eb dykuptimta. Ai b\u00ebn parashikimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme n\u00eb \u00e7astet e pasiguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb edhe halucinacionet negative \u2014 kur ti nuk sheh at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aty. Kur truri yt i ka fshir\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb ke p\u00ebrpara syve.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb mbi tavolin\u00eb. Pse nuk m\u00eb thua nj\u00ebher\u00eb ku i ke v\u00ebn\u00eb\u2026 l\u00ebre fare, i gjeta.\u201d<\/p>\n<p>Propagandist\u00ebt tan\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm punojn\u00eb 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, duke mbushur boshll\u00ebqe, duke fshir\u00eb gj\u00ebra dhe duke na shitur iluzionin se ne, n\u00eb fakt, po e shohim bot\u00ebn ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Perceptimet jan\u00eb parashikime. Edhe besimet jan\u00eb parashikime. At\u00ebher\u00eb, pse besojm\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb? P\u00ebrgjigjja e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb: sepse \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb kemi nevoj\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Propaganda t\u00eb premton nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. T\u00eb premton se gjith\u00e7ka do t\u00eb rregullohet. \u201cBeso te udh\u00ebheq\u00ebsi. E kemi gjith\u00e7ka n\u00ebn kontroll.\u201d Dhe ashtu, sakaq, ne marrim frym\u00eb t\u00eb leht\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Propaganda e Brendshme luan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn loj\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo punon n\u00eb prapasken\u00eb p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar stuhin\u00eb p\u00ebrbrenda. Ushqehet nga nevojat tona m\u00eb t\u00eb thella p\u00ebr siguri dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Mes viteve 2010 dhe 2019, ekipi i Jeremy Clifton-it n\u00eb Universitetin e Pensilvanis\u00eb hartoi bot\u00ebkuptimet m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb njer\u00ebzimit. Duke g\u00ebrmuar n\u00ebp\u00ebr postime n\u00eb rrjete sociale, tekste fetare, romane, fjalime dhe vepra filozofike, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shprehjeve si \u201cBota \u00ebsht\u00eb\u2026\u201d, ata nxor\u00ebn 26 besime primare thelb\u00ebsore p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs q\u00ebndron nj\u00eb besim zot\u00ebrues: A \u00ebsht\u00eb bota e mir\u00eb apo e keqe? Kjo thjerr\u00ebz filtron gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Posht\u00eb saj shtrihen disa p\u00ebrmasa t\u00eb tjera, nd\u00ebr to: e sigurt kundrejt e rrezikshme dhe josh\u00ebse kundrejt e m\u00ebrzitshme. K\u00ebto p\u00ebrgjith\u00ebsime na ndihmojn\u00eb ta thjeshtojm\u00eb bot\u00ebn dhe na ofrojn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb interpretuar informacionet apo p\u00ebrvojat e dykuptimta q\u00eb hasim. Udh\u00ebheq\u00ebsit q\u00eb e shohin bot\u00ebn si t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb sigurt priren t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb besim dhe t\u2019u japin fuqi t\u00eb tjer\u00ebve. Ata q\u00eb shohin rrezik apo m\u00ebrzi, udh\u00ebheqin p\u00ebrmes kontrollit dhe frik\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qeniet njer\u00ebzore evoluan gjat\u00eb mij\u00ebra vjet\u00ebve, besimet u b\u00ebn\u00eb shtysat e sjelljes son\u00eb. N\u00ebse b\u00ebn X, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb Y.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb p\u00ebrparimi njer\u00ebzor mb\u00ebshtetet mbi k\u00ebt\u00eb ide. Trur\u00ebt tan\u00eb udh\u00ebhiqen nga nj\u00eb mision themelor: t\u00eb na mbajn\u00eb gjall\u00eb. P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, ata evoluan duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi mbijetes\u00ebs mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Ata kan\u00eb etje p\u00ebr dy nevoja thelb\u00ebsore: siguri dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri. Siguria ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shmangien e rrezikut. Q\u00ebndrueshm\u00ebria ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbajtjen e gj\u00ebrave sa m\u00eb t\u00eb thjeshta. Problemi \u00ebsht\u00eb se optimizimi p\u00ebr k\u00ebto dy nevoja mund t\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt pikave t\u00eb verbra mendore, vendimeve t\u00eb gabuara \u2014 e ndonj\u00ebher\u00eb edhe drejt mureve prej betoni. Ta kuptosh k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i par\u00eb p\u00ebr ta fuqizuar trurin t\u00ebnd q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga Bigthink.com. Solli n\u00eb shqip Tesheshi.com<\/p>\n<p>Owen Fitzpatrick \u00ebsht\u00eb psikolog social. Ka studiuar shkenc\u00ebn e ndikimit n\u00eb Harvard dhe MIT dhe e ka hulumtuar propagand\u00ebn nga af\u00ebr n\u00eb Koren\u00eb e Veriut, Ruand\u00eb dhe Afganistan. Fjalimi i tij n\u00eb TEDx \u00ebsht\u00eb par\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.4 milion\u00eb her\u00eb dhe ka mbajtur ligj\u00ebrata kryesore e trajnime lidershipi p\u00ebr organizata si Google, LinkedIn, Citibank, Morgan Stanley dhe Coca-Cola n\u00eb 33 vende. Regjisor dhe rr\u00ebfimtar i vler\u00ebsuar me \u00e7mime, ai \u00ebsht\u00eb edhe autori i librit Inner Propaganda (Propaganda e Brendshme).<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb pasdite me shi n\u00eb Dublin, n\u00eb vitin 2017, po vonohesha p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb film. Do t\u00eb shihja Logan, kapitullin e fundit t\u00eb sag\u00ebs s\u00eb Wolverine-it nga Marvel, dhe mb\u00ebrrita n\u00eb kinema pik\u00ebrisht kur filmi ishte gati t\u00eb fillonte. Ishte paralajm\u00ebruar si historia e nj\u00eb heroi ngurrues, t\u00eb cilit nuk i kishte mbetur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":116614,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-116615","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-teknologji"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116615"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116615\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}