{"id":116998,"date":"2026-08-25T14:45:21","date_gmt":"2026-08-25T11:45:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/aktakuza-e-psrk-se-fatmir-sheholli-zbatoi-planin-e-pergatitur-nga-zyrtari-i-bia-s-me-synim-demtimin-e-interesave-te-kosoves-dhe-nderhyrjen-direkte-ne-zgjedhjet-e-2025-es\/"},"modified":"2026-08-25T14:45:21","modified_gmt":"2026-08-25T11:45:21","slug":"aktakuza-e-psrk-se-fatmir-sheholli-zbatoi-planin-e-pergatitur-nga-zyrtari-i-bia-s-me-synim-demtimin-e-interesave-te-kosoves-dhe-nderhyrjen-direkte-ne-zgjedhjet-e-2025-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/aktakuza-e-psrk-se-fatmir-sheholli-zbatoi-planin-e-pergatitur-nga-zyrtari-i-bia-s-me-synim-demtimin-e-interesave-te-kosoves-dhe-nderhyrjen-direkte-ne-zgjedhjet-e-2025-es\/","title":{"rendered":"Aktakuza e PSRK-s\u00eb: Fatmir Sheholli zbatoi planin e p\u00ebrgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim d\u00ebmtimin e interesave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjen direkte n\u00eb zgjedhjet e 2025-\u00ebs"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Aktakuza e PSRK-s\u00eb: Fatmir Sheholli zbatoi planin e p\u00ebrgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim d\u00ebmtimin e interesave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjen direkte n\u00eb zgjedhjet e 2025-\u00ebs\"\/><\/figure>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) m\u00eb 25 gusht 2026 ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit p\u00ebr dy vepra penale \u201cSpiunazh\u201d dhe \u201cShantazh\u201d.<\/p>\n<p>Sheholli ngarkohet se zbatoi planin operativ t\u00eb p\u00ebrgatitur nga nj\u00eb zyrtar i Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Serbis\u00eb (BIA), duke i p\u00ebrcjell\u00eb atij informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike dhe gjendjen e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim d\u00ebmtimin e interesave t\u00eb vendit, si dhe nd\u00ebrhyrjen direkte n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb mbajtur m\u00eb 12 tetor 2025. Gjithashtu, akuzohet se derisa ishte n\u00eb paraburgim, shantazhoi t\u00eb d\u00ebmtuarin A.J., duke e d\u00ebmtuar mbi 13 mij\u00eb euro n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin se do t\u2019i publikonte n\u00eb media video-incizime e informacione q\u00eb ia d\u00ebmtojn\u00eb reputacionin e autoritetin.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, thuhet se nga data e pacaktuar e deri m\u00eb 9 tetor 2025 n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe me dashje direkte, Fatmir Sheholli n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb personit t\u00eb rekrutuar nga Sh\u00ebrbimi Informativ i Serbis\u00eb (i njohur si BIA), ka vepruar sipas urdhrave dhe detyrave t\u00eb caktuara nga zyrtar i lart\u00eb i BIA-s, Bojan Dimi\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se zyrtari i BIA-s nga i cili Sheholli ka marr\u00eb urdhra, sh\u00ebrben si drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb Kund\u00ebr Terrorizmit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Sheholli mblodhi, siguroi dhe p\u00ebrmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike ka p\u00ebrcjell\u00eb te zyrtari n\u00eb fjal\u00eb informacione dhe dokumente q\u00eb lidhen me aktivitetet politike dhe gjendjen e siguris\u00eb dhe funksionin e institucioneve n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, Fatmir Sheholli ka zbatuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi planin operativ t\u00eb p\u00ebrgatitur nga ky zyrtari i BIA-s serbe me synim d\u00ebmtimin e interesave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjen direkt n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb mbajtur m\u00eb 12 tetor 2025.<\/p>\n<p>Kjo pasi q\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, m\u00eb 29 shtator 2025 rreth or\u00ebs 14:00 Sheholli i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb familjar i tij ka p\u00ebrdorur automjetin \u201cAUDI\u201d ka udh\u00ebtuar n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut dhe se n\u00eb parkingun e Shkoll\u00ebs Teknike e n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00eb kafeneje, nga nj\u00eb person i paidentifikuar ka pranuar materiale me p\u00ebrmbajtje audio dhe transkripte bisedash.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs k\u00ebto audio dhe transkrpite jan\u00eb t\u00eb disa zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Komunitetet dhe Kthim n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs e t\u00eb destinuara p\u00ebr komprementim t\u00eb tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, Sheholli sipas aktakuz\u00ebs ka marr\u00eb shum\u00ebn prej 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se n\u00eb zbatim t\u00eb planit t\u00eb zyrtarit t\u00eb BIA-s, materialet e marra ia dor\u00ebzoi gazetarit Milaim Zeka duke ia dh\u00ebn\u00eb edhe shum\u00ebn prej 1 mij\u00eb euro, si dhe duke e udh\u00ebzuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe koh\u00ebn e publikimit t\u00eb tyre n\u00eb emisionin e tij dhe at\u00eb disa dit\u00eb p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, thuhet se p\u00ebrmes k\u00ebtyre veprimeve n\u00eb funksion t\u00eb detyrave t\u00eb caktuara nga BIA, Sheholli ka d\u00ebmtuar seriozisht interesat shtet\u00ebrore, diskreditimin e institucioneve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tyre, ka kontribuar n\u00eb thellimin e p\u00ebr\u00e7arjeve shoq\u00ebrore, si dhe ka mund\u00ebsuar nd\u00ebrhyrjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb huaj informativ n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, Fatmir Sheholli ngarkohet me vepr\u00ebn penale \u201cSpiunazhi\u201d nga neni 124, paragrafi 3 lidhur me nenin 77 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (KPRK).<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn dy t\u00eb aktakuz\u00ebs, thuhet se Sheholli nga viti 2022 e deri n\u00eb muajin dhjetor 2025 p\u00ebrshir\u00eb edhe periudh\u00ebn sa ndodhej n\u00eb paraburgim, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb dobis\u00eb pasurore p\u00ebr vete, ka shantazhuar t\u00eb d\u00ebmtuarin A.J., pronar i nj\u00eb biznesi n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se i pandehuri detyroi t\u00eb d\u00ebmtuarin t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb shum\u00ebn q\u00eb tejkalon 13 mij\u00eb euro, duke i k\u00ebrkuar para kinse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb huazimit dhe se pastaj p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimit se n\u00eb rast t\u00eb mosdh\u00ebnies s\u00eb parave do t\u00eb publikonte n\u00eb media video-incizime dhe informacione q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb nderin, reputacionin dhe autoritetin e t\u00eb d\u00ebmtuarit.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, k\u00ebto veprime t\u00eb Shehollit jan\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebrmes masave t\u00eb fshehta hetimore, ku v\u00ebrtetohet se gjat\u00eb periudh\u00ebs sa Sheholli ka qen\u00eb n\u00eb paraburgim, p\u00ebrmes nj\u00eb familjari t\u00eb tij ka d\u00ebrguar porosi k\u00ebrc\u00ebnuese duke k\u00ebrkuar shum\u00ebn mujore prej 700 euro euro me paralajm\u00ebrimin se n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn publikon video-incizimet.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i d\u00ebmtuari nga frika, p\u00ebrmes nj\u00eb pun\u00ebtori tij i ka dor\u00ebzuar te familjari i Shehollit shum\u00ebn e parave prej 500 euro.<\/p>\n<p>Andaj, p\u00ebr k\u00ebto veprime Sheholli ngarkohet edhe me vepr\u00ebn penale \u201cShantazhi\u201d nga neni 329, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, lidhur me pretendimet ku p\u00ebrmendet n\u00eb aktakuz\u00eb, \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d ka kontaktuar gazetarin Milaim Zeka, i cili tha se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po d\u00ebgjon p\u00ebr k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>\u201cFatmiri materiale ju ka dhan\u00eb edhe gazetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Parat\u00eb prej 1 mij\u00eb euro jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkthim t\u00eb materialeve dhe se na ka than\u00eb se jan\u00eb t\u00eb Gizzit gjerman\u201d, deklaroi Zeka.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebzimit t\u00eb aktakuz\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, pritet t\u00eb caktohet seanca fillestare.<\/p>\n<p>Prokuroria ka propozuar q\u00eb Shehollit t\u2019i vazhdohet masa e paraburgimit deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e shqyrtimit gjyq\u00ebsor. Si dhe, q\u00eb sendet dhe pasuria e sekuestruar (p\u00ebrfshir\u00eb 3 mij\u00eb e 185 euro) t\u00eb sekuestruara nga i pandehuri, sipas urdhrit ndalues p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykat\u00ebs, t\u00eb konsifkohen pas p\u00ebrfundmit t\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Prokuroria ka propozuar q\u00eb n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit\/d\u00ebshmitarit t\u00eb ftohet Nenad Rashiq, si dhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit Milaim Zeka.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket provave t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e spiunazhit, thuhet se i pandehuri, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb por edhe m\u00eb her\u00ebt, ka qen\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb sigurimit jugosllav, e po ashtu ka ushtruar edhe veprimtari mediale n\u00eb Radio Televizionin e Prishtin\u00ebs t\u00eb administruar nga regjimi i dhunsh\u00ebm serb dhe m\u00eb pas n\u00eb televizionin \u201cAS TV\u201d, ku ka realizuar materiale dhe intervista q\u00eb p\u00ebrputheshin me narrativ\u00ebn zyrtare t\u00eb autoriteteve serbe, e n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Aty thuhet se n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb 1999 p\u00ebr gazet\u00ebn e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLos Angeles Times\u201d, Sheholli kishte deklaruar se: \u201cforcat serbe nuk po kryenin gjenocid n\u00eb Kosov\u00eb, por vet\u00ebm krime individuale\u201d. Po ashtu, thuhet se ekzistojn\u00eb edhe intervista dhe paraqitje publike t\u00eb t\u00eb pandehurit nga Beogradi, n\u00eb t\u00eb cilat ai kishte kritikuar U\u00c7K-n\u00eb, NATO-n\u00eb dhe politik\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, duke paraqitur pretendime se U\u00c7K-ja ishte krijuar dhe mb\u00ebshtetur nga sh\u00ebrbimet amerikane.<\/p>\n<p>Po ashtu, Prokuroria ka bashk\u00ebngjitur n\u00eb aktakuz\u00eb edhe prov\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb paraqitjeve publike t\u00eb t\u00eb pandehurit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb media vendore dhe rajonale, ku theksohet se ai ka mb\u00ebshtetur publikisht q\u00ebndrime n\u00eb favor t\u00eb \u201cList\u00ebs Serbe\u201d dhe t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb saj politik\u00eb, duke sulmuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie, me pretendimet se jan\u00eb kund\u00ebr interesave t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, n\u00eb mesin e provave \u00ebsht\u00eb edhe \u201cTranskripti i bised\u00ebs t\u00eb Fatmir Shehollit me Millan Rajdojqiq n\u00eb zyr\u00ebn e Radojqiqit af\u00ebr restoranit \u201cGrej\u201d n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs\u201d, d\u00ebshmi k\u00ebto t\u00eb sekuestruara gjat\u00eb kontrollit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb pandehurit Sheholli.<\/p>\n<p>Si prov\u00eb tjet\u00ebr, aktakuz\u00ebs i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur edhe deklarimet e Shehollit lidhur me tani t\u00eb k\u00ebrkruarin me urdh\u00ebrarrest nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Milan Radoi\u00e7iqi, ku ai kishte shprehur publikisht besim n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr vrasjen e Oliver Ivanoviqit.<\/p>\n<p>Aty thuhet se Sheholli kishte k\u00ebrkuar q\u00eb drejt\u00ebsia t\u2019i jepte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshmuar pafaj\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb paraqitje t\u00eb tjera mediale, nd\u00ebrsa e kishte portretizuar at\u00eb edhe si faktor me ndikim pozitiv n\u00eb veriun e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, provat v\u00ebrtetojn\u00eb se Sheholli n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka mbajtur kontakte me zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimi\u00e7 duke kryer aktivitete n\u00eb interes t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi t\u00eb huaj e n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe duke p\u00ebrdorur referenca t\u00eb ndryshme me q\u00ebllim t\u00eb shmangies dhe ikjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie penale.<\/p>\n<p>\u201cDuhet potencuar, se nga bisedat e transkriptuara rezulton se Fatmir Sheholli, n\u00eb koordinim me Bojan Dimi\u00e7in, Milaim Zek\u00ebn dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, organizojn pranimin, p\u00ebrkthimin dhe publikimin e materialeve audio dhe transkripteve q\u00eb dyshohet se jan\u00eb siguruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, ndaj disa zyrtarve t\u00eb Minstris s\u00eb Kthimit n\u00eb Qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb komunikimeve, sipas aktakuz\u00ebs, Sheholli diskuton me Dimi\u00e7in (n\u00eb gjuh\u00ebn serbe) p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb materialeve, masat p\u00ebr shmangien e zbulimit dhe mbik\u00ebqyrjes, ruajtjen e tyre, si dhe koordinon publikimin n\u00eb media dhe rrjete sociale me q\u00ebllim q\u00eb p\u00ebrmbajtja t\u00eb ket\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb jehon\u00eb dhe ndikim publik.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se m\u00eb 24 shtator 2025, Sheholli kishte kontaktuar Zek\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si d\u00ebshmitar, t\u00eb cilin e njofton se m\u00eb dat\u00eb 27 ose 28 shtator do t\u00eb pranoj\u00eb materialet dhe m\u00eb pas do t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr publikim.<\/p>\n<p>\u201c(Fatmiri n\u00eb k\u00ebt\u00eb telefonat\u00eb i thot\u00eb Milaim Zek\u00ebs: \u201cnd\u00ebgjom me 27-tin ose 28-tin vijn ato senet edhe i shohim dhe flasim\u201d).  P\u00ebr ta fshehur origjin\u00ebn e tyre, ai i paraqet materialet se kinse i ka siguruar nga \u201cGIZI Gjerman\u201d, nd\u00ebrsa i premton Milaim Zek\u00ebs shum\u00ebn prej 2,000.00 euro p\u00ebr publikimin e tytre, 1,000 euro n\u00eb fillim dhe 1,000 euro tjera pas dhjet\u00eb dit\u00ebsh, pas publikimit t\u00eb tyre n\u00eb emisionin e tij \u201cPa Rrotlla\u201d\u2019, citohet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime inkriminuese t\u00eb t\u00eb pandehurit, thuhet se v\u00ebrtetohen nga zbatimi i masave t\u00eb ve\u00e7anta hetimore, n\u00eb audio-incizimin e bised\u00ebs me Zek\u00ebn.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) m\u00eb 25 gusht 2026 ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit p\u00ebr dy vepra penale \u201cSpiunazh\u201d dhe \u201cShantazh\u201d. Sheholli ngarkohet se zbatoi planin operativ t\u00eb p\u00ebrgatitur nga nj\u00eb zyrtar i Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Serbis\u00eb (BIA), duke i p\u00ebrcjell\u00eb atij informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike dhe gjendjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-116998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116998"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116998\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}