{"id":117650,"date":"2026-09-11T18:45:23","date_gmt":"2026-09-11T15:45:23","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/mesazh-me-peshe-edhe-per-kosoven-shefi-i-mi5-siguria-kombetare-eshte-pergjegjesi-e-perbashket\/"},"modified":"2026-09-11T18:45:23","modified_gmt":"2026-09-11T15:45:23","slug":"mesazh-me-peshe-edhe-per-kosoven-shefi-i-mi5-siguria-kombetare-eshte-pergjegjesi-e-perbashket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/mesazh-me-peshe-edhe-per-kosoven-shefi-i-mi5-siguria-kombetare-eshte-pergjegjesi-e-perbashket\/","title":{"rendered":"Mesazh me pesh\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, shefi i MI5: Siguria komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Mesazh me pesh\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, shefi i MI5: Siguria komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt\"\/><\/figure>\n<p>Shefi i Sh\u00ebrbimit britanik t\u00eb Siguris\u00eb, MI5, Sir Ken McCallum, ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb siguria komb\u00ebtare t\u00eb trajtohet si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt e institucioneve dhe shoq\u00ebris\u00eb, shkruan Sky News.<\/p>\n<p>Mesazhi i tij, n\u00eb 25-vjetorin e sulmeve t\u00eb 11 shtatorit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur edhe Kosova p\u00ebrballet me sfida t\u00eb siguris\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnime hibride dhe rrezikun nga veprimet destabilizuese t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>McCallum tha se k\u00ebrc\u00ebnimet e sotme dallojn\u00eb ndjesh\u00ebm nga ato t\u00eb vitit 2001. Sipas tij, terrorizmi vazhdon t\u00eb jet\u00eb rrezik, por krahas tij jan\u00eb shtuar k\u00ebrc\u00ebnimet strategjike nga shtetet.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, ambicia terroriste p\u00ebr t\u00eb shkaktuar viktima masive vazhdon, por k\u00ebrc\u00ebnimi terrorist tani q\u00ebndron p\u00ebrkrah k\u00ebrc\u00ebnimeve strategjike ndaj siguris\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb vijn\u00eb nga shtete t\u00eb fuqishme\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Lexo po ashtuI mituri me moto\u00e7iklet\u00eb e b\u00ebn p\u00ebr spital policin, t\u00eb dyshuarit i gjenden marihuan\u00eb dhe kokain\u00ebDuke p\u00ebrdorur metafor\u00ebn e \u201cdragonjve\u201d dhe \u201cgjarp\u00ebrinjve\u201d, kreu i MI5 paralajm\u00ebroi se shtetet sot duhet t\u00eb p\u00ebrballen nj\u00ebkoh\u00ebsisht me k\u00ebrc\u00ebnimet shtet\u00ebrore dhe terrorizmin.<\/p>\n<p>\u201cTani p\u00ebrballemi me m\u00eb t\u00eb keqen e t\u00eb dyja bot\u00ebve: dragonjt\u00eb jan\u00eb kthyer, por gjarp\u00ebrinjt\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb k\u00ebtu\u201d, deklaroi McCallum.<\/p>\n<p>Sipas tij, siguria nuk mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsi e policis\u00eb, inteligjenc\u00ebs apo institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb specializuara.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb thirrja ime p\u00ebr mobilizim pas 25 vjet\u00ebsh: qeveria, bizneset, akademia dhe publiku duhet ta trajtojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare jo si shqet\u00ebsim t\u00eb nj\u00eb grushti agjencish, por si nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Ky mesazh merr r\u00ebnd\u00ebsi edhe n\u00eb kontekstin e Kosov\u00ebs, e cila vitet e fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me sfida serioze t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024 u sulmua edhe kanali i Ib\u00ebr-Lepencit, pjes\u00eb e infrastruktur\u00ebs kritike t\u00eb Kosov\u00ebs. Institucionet e Kosov\u00ebs zhvilluan hetime dhe operacione lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre sfidave, Kosova ka vazhduar ngritjen e kapaciteteve t\u00eb siguris\u00eb. Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe institucionet e tjera t\u00eb sektorit kan\u00eb zhvilluar trajnime dhe bashk\u00ebpunim me Shtetet e Bashkuara dhe vende t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Orientimi euroatlantik mbetet nj\u00eb prej shtyllave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa synimi institucional \u00ebsht\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb kaloj\u00eb gradualisht nga konsumues i siguris\u00eb n\u00eb kontribuues t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi i kreut t\u00eb MI5 prek ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb zhvillohen n\u00ebn pragun e luft\u00ebs konvencionale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrballja me agresionin n\u00eb rritje t\u00eb mb\u00ebshtetur nga shtetet, qoft\u00eb sabotazh i kontraktuar te kriminel\u00ebt, nd\u00ebrhyrje e fsheht\u00eb n\u00eb demokracin\u00eb ton\u00eb apo sulme shkat\u00ebrruese kibernetike ndaj centraleve elektrike, k\u00ebrkon ligje t\u00eb reja dhe metoda t\u00eb reja pune\u201d, tha McCallum.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebrc\u00ebnimet hibride, sulmet ndaj infrastruktur\u00ebs kritike, dezinformimi dhe mund\u00ebsia e provokimit t\u00eb incidenteve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sfida q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb reagim t\u00eb koordinuar institucional.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, Policia, FSK-ja dhe Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mekanizmat kryesor\u00eb vendor\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe identifikimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve, krahas bashk\u00ebpunimit me mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>McCallum paralajm\u00ebroi se shtetet nuk duhet t\u00eb presin nj\u00eb incident t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb kuptuar dob\u00ebsit\u00eb e sistemit.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb presim goditjen e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbuluar se kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr cenueshm\u00ebrin\u00eb, kush ka autoritetin p\u00ebr t\u00eb vepruar apo kush duhej ta ngrinte telefonin\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Lexo po ashtuMuja k\u00ebrkon \u201cdije\u201d n\u00eb Austri p\u00ebr kontroll t\u00eb ushqimeve, mbrojtje nga bresh\u00ebri e digjitalizim t\u00eb bujq\u00ebsis\u00ebP\u00ebr Kosov\u00ebn, kjo n\u00ebnkupton jo vet\u00ebm gatishm\u00ebri t\u00eb institucioneve, por edhe bashk\u00ebpunim me qytetar\u00ebt, shk\u00ebmbim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb informacionit dhe koordinim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrvojat e kaluara tregojn\u00eb gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e verifikimit t\u00eb \u00e7do incidenti dhe shmangien e manipulimit t\u00eb tij p\u00ebr q\u00ebllime politike.<\/p>\n<p>Rasti \u201cPanda\u201d n\u00eb Pej\u00eb, i vitit 1998, vazhdon t\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb diskutimet p\u00ebr skenar\u00ebt e inskenuar dhe manipulimin e perceptimit publik. Pik\u00ebrisht raste t\u00eb tilla tregojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb informacionet dhe incidentet e siguris\u00eb t\u00eb analizohen mbi baz\u00ebn e provave dhe jo t\u00eb narrativave politike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kosova e sotme ka institucione dhe kapacitete t\u00eb siguris\u00eb shum\u00eb t\u00eb zhvilluara. Bashk\u00ebpunimi me NATO-n, Shtetet e Bashkuara dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb rrit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr identifikimin dhe parandalimin e hersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve.<\/p>\n<p>Kjo nuk e eliminon rrezikun nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr destabilizim, por zvog\u00eblon hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb skenar\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb realizohen pa u identifikuar.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u2019i rezistojm\u00eb tundimit p\u00ebr t\u2019i admiruar mbrojtjet q\u00eb nd\u00ebrtuam dje dhe, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ato q\u00eb do t\u00eb na duhen nes\u00ebr\u201d, vler\u00ebsoi Sir Ken McCallum.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shefi i Sh\u00ebrbimit britanik t\u00eb Siguris\u00eb, MI5, Sir Ken McCallum, ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb siguria komb\u00ebtare t\u00eb trajtohet si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt e institucioneve dhe shoq\u00ebris\u00eb, shkruan Sky News. Mesazhi i tij, n\u00eb 25-vjetorin e sulmeve t\u00eb 11 shtatorit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur edhe Kosova p\u00ebrballet me sfida t\u00eb siguris\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-117650","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117650"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117650\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}