{"id":117996,"date":"2026-09-22T13:11:43","date_gmt":"2026-09-22T10:11:43","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-jeni-myftari-kur-besimi-kthehet-ne-kufi-te-qytetarise\/"},"modified":"2026-09-22T13:11:43","modified_gmt":"2026-09-22T10:11:43","slug":"nga-jeni-myftari-kur-besimi-kthehet-ne-kufi-te-qytetarise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-jeni-myftari-kur-besimi-kthehet-ne-kufi-te-qytetarise\/","title":{"rendered":"Nga Jeni Myftari: Kur besimi kthehet n\u00eb kufi t\u00eb qytetaris\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Jeni-foto-e1789997349540-1.jpg\" alt=\"Nga Jeni Myftari: Kur besimi kthehet n\u00eb kufi t\u00eb qytetaris\u00eb\"\/><\/figure>\n<p>Laiciteti nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr fes\u00eb, as e drejt\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se ku fillon dhe ku mbaron identiteti fetar i qytetarit. N\u00eb nj\u00eb demokraci, shteti \u00ebsht\u00eb laik pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb garantuar lirin\u00eb e besimit dhe barazin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, jo p\u00ebr ta kthyer p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb jet\u00ebn publike.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, megjithat\u00eb, interpretimi selektiv i laicitetit ngre shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr trajtimin e komunitetit mysliman. Kur besimi Islam paraqitet si penges\u00eb p\u00ebr modernitetin, identitetin evropian apo pjes\u00ebmarrjen qytetare, paragjykimi fetar rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb diskriminim individual dhe institucional.<\/p>\n<p>Neutraliteti \u00ebsht\u00eb detyrim i shtetit, jo i qytetarit. Nj\u00eb besimtar nuk duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga identiteti i tij fetar p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar t\u00eb drejtat q\u00eb e Drejta Njer\u00ebzore dhe Kushtetuta ia njeh si qytetar.<\/p>\n<p>Kur paragjykimi fetar cenon t\u00eb drejtat e njeriut<\/p>\n<p>Kushtetuta shqiptare, n\u00eb nenet 10, 18 dhe 24, garanton neutralitetin e shtetit, barazin\u00eb para ligjit dhe lirin\u00eb e besimit. Nenet 22 dhe 47 mbrojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb tubimit paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>K\u00ebto garanci p\u00ebrforcohen nga neni 9 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe ligji shqiptar nr. 10221\/2010, \u201cP\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, trajtimi i nj\u00eb qytetari si m\u00eb pak i denj\u00eb p\u00ebr arsimim, pun\u00ebsim, sh\u00ebrbime publike apo pjes\u00ebmarrje qytetare p\u00ebr shkak t\u00eb besimit t\u00eb tij bie ndesh me parimin e barazis\u00eb. Kufizimet e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave k\u00ebrkojn\u00eb baz\u00eb ligjore dhe justifikim t\u00eb ligjsh\u00ebm, jo paragjykime kulturore apo preferenca personale t\u00eb drejtuesve institucional\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi i nj\u00eb femre nga arsimi, pun\u00ebsimi apo debati publik vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mbules\u00ebs Islame, pengimi arbitrar i praktikave fetare apo trajtimi i pabarabart\u00eb i komuniteteve n\u00eb administrimin e hap\u00ebsirave publike p\u00ebrb\u00ebn diskriminim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb.<\/p>\n<p>Por diskriminimi nuk fillon domosdoshm\u00ebrisht me nj\u00eb vendim administrativ. Ai mund t\u00eb paraprihet nga nj\u00eb retorik\u00eb q\u00eb e paraqet besimtarin si qytetar t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, duke krijuar klim\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrjashtimi i tij normalizohet.<\/p>\n<p>Kur p\u00ebrkat\u00ebsia fetare p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim t\u00eb drejtat e nj\u00eb individi, paragjykimi nuk mbetet m\u00eb \u00e7\u00ebshtje opinionesh: ai b\u00ebhet problem i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Kur kryeministri i tregon hoxh\u00ebs kufirin e qytetaris\u00eb<\/p>\n<p>Protestat qytetare t\u00eb vitit 2026 kund\u00ebr projektit \u201cturistik\u201d n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb administrimit t\u00eb pasurive publike dhe komb\u00ebtare nxor\u00ebn n\u00eb pah nj\u00eb p\u00ebrplasje tjet\u00ebr mes pushtetit dhe lirive qytetare. Protestuesit kund\u00ebrshtuan projektin dhe pasojat e tij p\u00ebr mjedisin dhe interesin publik e at\u00eb komb\u00ebtar, nd\u00ebrsa qeveria e mbrojti investimin si mund\u00ebsi zhvillimi.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 qershor, kryeministri Edi Rama iu drejtua publikisht hoxh\u00eb Mustafa T\u00ebrniqit, duke i th\u00ebn\u00eb se \u201cvendi yt \u00ebsht\u00eb n\u00eb xhami\u201d dhe duke e akuzuar se po b\u00ebnte \u201cpun\u00ebn e shejtanit\u201d. Ai vuri gjithashtu n\u00eb dyshim motivet e p\u00ebrfshirjes s\u00eb besimtar\u00ebve mysliman\u00eb n\u00eb protest\u00eb, duke nxitur p\u00ebr\u00e7arje mbi baza fetare, n\u00eb vend.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata ngren\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si p\u00ebrkat\u00ebsia fetare p\u00ebrdoret n\u00eb debatin politik.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebto deklarata ngren\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese: a mundet kryeministri t\u2019ia kufizoj\u00eb simbolikisht hap\u00ebsir\u00ebn qytetare nj\u00eb individi p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb tij fetar apo besimit?<\/p>\n<p>Neni 47 i Kushtetut\u00ebs garanton lirin\u00eb e tubimeve paq\u00ebsore, nd\u00ebrsa nenet 22 dhe 24 mbrojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb besimit. K\u00ebto t\u00eb drejta u p\u00ebrkasin edhe klerik\u00ebve dhe besimtar\u00ebve. Asnj\u00eb funksion apo besim fetar nuk e zhvesh individin nga statusi i qytetarit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryeminist\u00ebr ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb opinionin e nj\u00eb hoxhe, por funksioni fetar nuk mundet asesi t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si argument p\u00ebr t\u2019i mohuar atij legjitimitetin e pjes\u00ebmarrjes qytetare.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb qytetari i tregohet vendi n\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb fes\u00eb, identiteti i tij fetar kthehet n\u00eb kriter p\u00ebrjashtimi.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehuri ushqen paragjykimin ndaj individit dhe krijon nj\u00eb klim\u00eb ku diskriminimi p\u00ebr shkak t\u00eb besimit normalizohet.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes dhe e tubimit paq\u00ebsor u p\u00ebrket edhe klerik\u00ebve dhe besimtar\u00ebve. Xhamia \u00ebsht\u00eb vendi ku hoxha ushtron funksionin e tij fetar, jo kufiri i t\u00eb drejtave t\u00eb tij kushtetuese dhe qytetare.<\/p>\n<p>Nga retorika p\u00ebrjashtuese te diskriminimi individual<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shtetit nuk kufizohet vet\u00ebm te vendimet administrative. Edhe gjuha publike ka r\u00ebnd\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht kur p\u00ebrdoret nga drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Paragjykimi fetar mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb qytetar trajtohet n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb vendin e pun\u00ebs, n\u00eb administrat\u00eb apo gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tij qytetare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb politike nuk provon automatikisht diskriminim t\u00eb paligjsh\u00ebm. Por kur p\u00ebrkat\u00ebsia fetare p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar individin, krijohet rreziku q\u00eb ky paragjykim t\u00eb reflektohet edhe n\u00eb sjelljen institucionale.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00e7do rast p\u00ebrjashtimi apo trajtimi t\u00eb pabarabart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb besimit duhet t\u00eb shqyrtohet n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe legjislacionin kund\u00ebr diskriminimit.<\/p>\n<p>Toleranca fetare nuk \u00ebsht\u00eb fotografi ceremoniale<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2015, Edi Rama marshoi n\u00eb Paris p\u00ebrkrah klerik\u00ebve t\u00eb kat\u00ebr komuniteteve tradicionale fetare shqiptare, duke promovuar bashk\u00ebjetes\u00ebn fetare si vler\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por toleranca nuk provohet vet\u00ebm n\u00eb ceremonit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ajo merr kuptim kur nj\u00eb fem\u00ebr me mbules\u00eb k\u00ebrkon pun\u00eb, kur nj\u00eb besimtar p\u00ebrballet me administrat\u00ebn apo median dhe kur nj\u00eb hoxh\u00eb kund\u00ebrshton publikisht nj\u00eb projekt qeveritar.<\/p>\n<p>Toleranca fetare nuk provohet me fotografi ceremoniale dhe deklarata politike, por me respektimin e dinjitetit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb \u00e7do qytetari. Ajo provohet kur mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb nuk paragjykohen, nuk p\u00ebrjashtohen dhe nuk trajtohen si t\u00eb huaj n\u00eb atdheun e tyre. Kur askush nuk guxon t\u2019u thot\u00eb se duhet t\u00eb largohen n\u00eb Arabi apo Turqi vet\u00ebm sepse jan\u00eb mysliman\u00eb, duke ua v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb vendin e tyre. T\u2019i thuash nj\u00eb shqiptari se nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar p\u00ebr shkak t\u00eb besimit t\u00eb tij nuk \u00ebsht\u00eb thjesht fyerje fetare: \u00ebsht\u00eb mohim i identitetit individual dhe komb\u00ebtar, i dinjitetit njer\u00ebzor dhe i parimit kushtetues t\u00eb barazis\u00eb. Toleranca provohet kur komunitetit mysliman i garantohet, n\u00eb kushte t\u00eb barabarta, e drejta e p\u00ebrdorimit t\u00eb hap\u00ebsirave dhe burimeve publike; kur nj\u00eb fem\u00ebr me mbules\u00eb nuk diskriminohet n\u00eb arsim apo pun\u00ebsim; kur nj\u00eb besimtar trajtohet me dinjitet nga administrata dhe kur nj\u00eb hoxh\u00eb mund t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb publikisht nj\u00eb projekt qeveritar pa iu v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim p\u00ebrkat\u00ebsia fetare apo komb\u00ebtare, kur nj\u00eb komunitet mund t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb hap\u00ebsirat publike pa diskriminim. Mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb nuk jan\u00eb emigrant\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb provojn\u00eb shqiptarin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb merituar t\u00eb drejtat komb\u00ebtare. Ata jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e historis\u00eb, identitetit dhe s\u00eb ardhmes s\u00eb Shqiptaris\u00eb. Asnj\u00eb kryeminist\u00ebr, asnj\u00eb pushtet dhe asnj\u00eb ideologji nuk mund ta kusht\u00ebzoj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre komb\u00ebtare me heqjen dor\u00eb nga besimi.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e njeriut nuk mund t\u00eb varen nga p\u00ebrkat\u00ebsia fetare, pamja e jashtme apo q\u00ebndrimi politik i individit.<\/p>\n<p>Mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb privilegje p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb tyre demografike. Ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta q\u00eb Kushtetuta ua njeh t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet v\u00ebrtet laik nuk e p\u00ebrdor fen\u00eb p\u00ebr t\u2019i treguar qytetarit se ku duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb. Ai garanton q\u00eb askush t\u00eb mos p\u00ebrjashtohet nga jeta publike vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>Sepse xhamia \u00ebsht\u00eb vendi i lutjes s\u00eb myslimanit, jo kufiri i qytetaris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kur pushteti e p\u00ebrdor p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare p\u00ebr t\u00eb kufizuar z\u00ebrin e qytetarit, ai nuk mbron laicitetin, por cenon vet\u00eb themelet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Nj\u00eb demokraci q\u00eb krenohet me toleranc\u00ebn fetare, por e v\u00eb n\u00eb dyshim t\u00eb drejt\u00ebn e besimtarit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pushtetin, rrezikon ta shnd\u00ebrroj\u00eb toleranc\u00ebn nga vler\u00eb kushtetuese n\u00eb fasad\u00eb politike dhe antivler\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet t\u00eb filloj\u00eb debati serioz p\u00ebr diskriminimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit laicitet shqiptar. Sepse liria e besimit nuk \u00ebsht\u00eb privilegj q\u00eb pushteti e jep ose e t\u00ebrheq sipas interesit politik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore q\u00eb shteti ka detyrimin ta respektoj\u00eb dhe ta mbroj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, shteti \u00ebsht\u00eb laik p\u00ebr t\u00eb garantuar lirin\u00eb e qytetarit, jo p\u00ebr t\u2019ia kusht\u00ebzuar atij qytetarin\u00eb me heshtjen e besimit. \/tesheshi.com\/<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Laiciteti nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr fes\u00eb, as e drejt\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se ku fillon dhe ku mbaron identiteti fetar i qytetarit. N\u00eb nj\u00eb demokraci, shteti \u00ebsht\u00eb laik pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb garantuar lirin\u00eb e besimit dhe barazin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, jo p\u00ebr ta kthyer p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb jet\u00ebn publike. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":117995,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-117996","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117996\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}