{"id":118344,"date":"2026-09-30T22:18:09","date_gmt":"2026-09-30T19:18:09","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/keto-jane-te-gjitha-vendimet-qe-mori-sot-qeveria-e-kosoves\/"},"modified":"2026-09-30T22:18:09","modified_gmt":"2026-09-30T19:18:09","slug":"keto-jane-te-gjitha-vendimet-qe-mori-sot-qeveria-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/keto-jane-te-gjitha-vendimet-qe-mori-sot-qeveria-e-kosoves\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha vendimet q\u00eb mori sot Qeveria e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/30.9.2026-ZKM-9-1536x1024-1.jpg\" alt=\"K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha vendimet q\u00eb mori sot Qeveria e Kosov\u00ebs\"\/><\/figure>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme Qeveria e Kosov\u00ebs ka mbajtur mbledhjen e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje jan\u00eb marr\u00eb disa vendime.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar rregulloren p\u00ebr Fushat e P\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb Administrative t\u00eb Ministrive.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Projektligjin p\u00ebr ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 t\u00eb Marr\u00ebveshjes Financiare mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Bashkimit Evropian p\u00ebr \u201cProgramin IPA 2021\u2033.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Projektligjin p\u00ebr ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 t\u00eb Marr\u00ebveshjes Financiare mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Bashkimit Evropian p\u00ebr \u201cProgramin IPA 2022\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 Miratimi Projektligjit p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjes Financiare n\u00eb mes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Bashkimit Evropian p\u00ebr Programin Shum\u00ebvje\u00e7ar IPA 2026-2027.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Parandalimin e Pastrimit t\u00eb Parave dhe Luftimin e Financimit t\u00eb Terrorizmit (PPP\/ LFT). P\u00ebrmes k\u00ebtij projektligji synohet parandalimi dhe luftimi i pastrimit t\u00eb parave dhe financimit t\u00eb terrorizmit n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb thelb, ai vendos rregulla dhe masa q\u00eb institucionet financiare dhe subjektet e tjera duhet t\u2019i ndjekin p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe parandaluar p\u00ebrdorimin e sistemit financiar p\u00ebr aktivitetet t\u00eb paligjshme. Kjo p\u00ebrfshin monitorimin e transaksioneve, verifikimin e klient\u00ebve dhe raportimin e aktiviteteve t\u00eb dyshimta tek autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Projektligjit p\u00ebr Menaxhimin e resurseve Ujore. Projektligji vendos rregulla p\u00ebr p\u00ebrdorimin dhe shp\u00ebrndarjen e uj\u00ebrave, mbrojtjen e tyre nga d\u00ebmtimi dhe ndotja, si dhe mbrojtjen nga p\u00ebrmbytjet dhe veprimet e tjera t\u00eb d\u00ebmshme t\u00eb ujit. Ai rregullon statusin e uj\u00ebrave, tok\u00ebs dhe objekteve ujore, p\u00ebrcakton p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale dhe themelon Agjencin\u00eb p\u00ebr Menaxhimin e Resurseve Ujore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ministris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Rregulloren p\u00ebr Riintegrimin e Personave t\u00eb Riatdhesuar. Me k\u00ebt\u00eb Rregullore p\u00ebrcaktohen masat, kriteret, procedurat dhe mekanizmat institucional\u00eb p\u00ebr riintegrimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb personave t\u00eb riatdhesuar n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Udh\u00ebzimin Administrativ p\u00ebr P\u00ebrcaktimin e Procedur\u00ebs s\u00eb Themelimit t\u00eb  Parkut Industrial dhe Teknologjik. Udh\u00ebzimi administrativ sqaron hapat p\u00ebr themelimin e parqeve industriale dhe teknologjike, nga nisja e procedur\u00ebs deri te p\u00ebrfundimi i saj, si dhe afatin e m\u00ebnyr\u00ebn e shfryt\u00ebzimit t\u00eb parkut. P\u00ebrmes tyre synojm\u00eb t\u00eb nxisim investime t\u00eb reja, prodhim p\u00ebr eksport dhe vende pune, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb bashkimin e infrastruktur\u00ebs, kapitalit dhe teknologjis\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar vendimin p\u00ebr themelimin e Grupeve Tematike p\u00ebr rishikimin e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Zhvillim 2030.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar vendimin p\u00ebr List\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve potencial\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Pranimit p\u00ebr Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, p\u00ebr pozitat Inspektor n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Inspektimit t\u00eb Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rialokimin e mjeteve buxhetore n\u00eb shum\u00eb prej, 200,000.00\u20ac, n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ur\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn \u201cAgron Mehmeti\u201d, n\u00eb Shtrubullov\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Drenasit, nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti kapital \u201cProgrami i Bashk\u00ebfinancimit me Kuvendet Komunale\u201d n\u00eb p\u00ebrputhje me memorandumin e mir\u00ebkuptimit p\u00ebr projekte kapitale, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga Ministri i MIT-it dhe Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Drenasit.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rialokimin e mjeteve n\u00eb shum\u00eb prej, 1,080,787.51\u20acn\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit nga kategoria e shpenzimeve \u201cInvestime kapitale\u201d, konkretisht nga projekti kapital \u201cProgrami i Bashk\u00ebfinancimit me Kuvendet Komunale\u201d, n\u00eb 2 (dy) projekte kapitale t\u00eb reja n\u00eb p\u00ebrputhje me memorandumet e mir\u00ebkuptimit p\u00ebr projekte kapitale, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga Ministri i MIT-it dhe kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb Podujev\u00ebs dhe t\u00eb Shtimes. Nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebve Lluga-Bellopoj\u00eb dhe Siboc-Dumosh, Komuna e Podujev\u00ebs dhe asfaltimi i rrug\u00ebs s\u00eb Topill\u00ebs, Carralev\u00eb-Zborc dhe Ranc\u00eb-Grei\u00e7evc, Komuna e Shtimes.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Planin e Veprimit 2026-2028 t\u00eb Strategjis\u00eb p\u00ebr Zhvillim Industrial dhe Mb\u00ebshtetje t\u00eb Biznesit 2030.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Raportin Vjetor 2024-2025 Implementimi i Programit p\u00ebr Eliminimin e Barrierave n\u00eb Tregti, sipas neneve 34 \u2013 36 TFBE (2021 \u2014 2025).<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin P\u00ebrfundimtar p\u00ebr shpron\u00ebsim shtes\u00eb p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme, zona kadastrale Ferizaj, si dhe zona kadastrale Talinoc i Jerlive, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pronar\u00ebve dhe zot\u00ebruesve t\u00eb interesit, t\u00eb cilat preken nga realizimi i projektit: \u201cZgjerimi i Rrug\u00ebs Nacionale N2 \u2013 Segmenti \u2018Hyrja n\u00eb Qytetin e Ferizajt\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin P\u00ebrfundimtar p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik i pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb pronar\u00ebve dhe zot\u00ebruesve t\u00eb interesit, t\u00eb cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrug\u00ebs Nacionale M25, Prishtin\u00eb \u2013 Podujev\u00eb. Zonat Kadastrale: B\u00ebrnic\u00eb e Ep\u00ebrme, Bardhosh, Trud\u00eb, Leban\u00eb, Prugoc, Besi, Vranidoll dhe Tenshdoll, Komuna e Prishtin\u00ebs, Zonat Kadastrale: Lup\u00e7 i Posht\u00ebm, Shakovic\u00eb, Lluzhan dhe Llug\u00eb, t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Podujev\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin Preliminar p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb pronar\u00ebve dhe zot\u00ebruesve t\u00eb interesit t\u00eb cilat preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi i rrug\u00ebs Rajonale R112, segmenti: Gjonaj \u2013 Bishtazhin, Zona Kadastrale: Gjinaj, Komuna e Prizrenit.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin Preliminar p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb pronar\u00ebve dhe zot\u00ebruesve t\u00eb interesit t\u00eb cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i rr\u00ebshqitjes s\u00eb dheut n\u00eb rrug\u00ebn: Hani i Elezit \u2014 Goranc\u00eb, Zona Kadastrale: Rezhanc\u00eb, Komuna Hani i Elezit.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin Preliminar p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb  paluajtshme ish-shoq\u00ebrore \u201cVirgjinia\u201d dhe \u201cMetaliku\u201d, q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn menaxhimin dhe administrimin e Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit dhe atyre private, t\u00eb cilat preken nga realizimi i projektit: Nd\u00ebrtimi i Parkut Industrial n\u00eb Gjakov\u00eb, Komuna e Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin Preliminar p\u00ebr shqyrtimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb  paluajtshme ish-shoq\u00ebrore, t\u00eb menaxhuara dhe t\u00eb administruara nga AKP-ja, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr realizimin e disa projekteve n\u00eb Komun\u00ebn e Podujev\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin Preliminar p\u00ebr shqyrtimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb  paluajtshme ish-shoq\u00ebrore, t\u00eb menaxhuara dhe t\u00eb administruara nga AKP-ja, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr realizimin e projekteve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Podujev\u00ebs, si: Nd\u00ebrtimi i Tregut t\u00eb Kafsh\u00ebve dhe Nd\u00ebrtimi i Tregut t\u00eb Gjelb\u00ebrt.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin Preliminar p\u00ebr shqyrtimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme ish-shoq\u00ebrore, t\u00eb menaxhuara dhe t\u00eb administruara nga AKP-ja, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr realizimin e projekteve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Podujev\u00ebs, si: Nd\u00ebrtimi i banesave me kosto t\u00eb p\u00ebrballueshme dhe Objektet Edukativo-Arsimore-\u00c7erdhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar vendimin p\u00ebr shqyrtimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb K\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb pronar\u00ebve dhe zot\u00ebruesve t\u00eb interesit t\u00eb cilat preken nga realizimi i projektit: Nd\u00ebrtimi i Autostrad\u00ebs \u201cPrishtin\u00eb \u2013 Gjilan \u2013 Dheu i Bardh\u00eb\u201d, Segmenti Banull\u00eb \u2013 Bresalc, Zona Kadastrale: Banull\u00eb, Komuna e Lipjanit.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar vendimin p\u00ebr shqyrtimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb K\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb objektit i evidentuar si \u201cSht\u00ebpi banimi 1935\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn menaxhim dhe administrim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Podujev\u00ebs, shpron\u00ebsimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr realizimin e projektit: Nd\u00ebrtimi i Muzeut t\u00eb Qytetit t\u00eb Podujev\u00ebs, Zona Kadastrale, Komuna e Podujev\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar vendimin p\u00ebr shqyrtim e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb K\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpron\u00ebsimin p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme ish-shoq\u00ebrore, t\u00eb menaxhuara dhe t\u00eb administruara nga AKP-ja, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr realizimin e projekteve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar vendimin p\u00ebr shqyrtimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb K\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpron\u00ebsim dhe krijimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb servitutit sendor p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb pronar\u00ebve dhe zot\u00ebruesve t\u00eb interesit t\u00eb cilat preken nga realizimi i projektit \u201cSolar4Kosovo II \u2013 Gypi B\u201d, n\u00eb Zon\u00ebn Kadastrale Obiliq, Komuna e Obiliqit.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar vendimin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nga Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dh\u00ebnien e autorizimit Ministrit t\u00eb Financave p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kredis\u00eb nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Bank\u00ebs Zhvillimore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebr Projektin  \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor Sekondar dhe Terciar\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar K\u00ebrkes\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit p\u00ebr ndarjen e mjeteve  buxhetore n\u00eb shum\u00eb prej 138,250.00\u20ac (nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb e tet\u00eb mij\u00eb e dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb euro), p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes me trupat e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>\u2013 Em\u00ebruar Komisionin e Pranimit p\u00ebr kategorin\u00eb e lart\u00eb drejtuese, p\u00ebr pozit\u00ebn \u201cDrejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d n\u00eb Akademin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Siguri Publike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:<\/p>\n<p>5.  Valon Lepaja, ekspert i jasht\u00ebm, an\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u2013 Em\u00ebruar Komisionin e Pranimit p\u00ebr kategorin\u00eb e lart\u00eb drejtuese, p\u00ebr pozit\u00ebn \u201cZ\u00ebvend\u00ebsdrejtor Ekzekutiv\u201d n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Regjistrim Civil, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:<\/p>\n<p>5. Valon Lepaja, ekspert i jasht\u00ebm, an\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u2013 Em\u00ebruar Komisionin e Pranimit p\u00ebr kategorin\u00eb e lart\u00eb drejtuese, p\u00ebr pozit\u00ebn \u201cZ\u00ebvend\u00ebsdrejtor Ekzekutiv\u201d n\u00eb Agjencin\u00eb e Menaxhimit Emergjent, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:<\/p>\n<p>5. Valon Lepaja, ekspert i jasht\u00ebm, an\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar n\u00eb parim Nism\u00ebn p\u00ebr aderimin n\u00eb Konvent\u00ebn Nd\u00ebr-Amerikane p\u00ebr Vuajtjen D\u00ebnimeve Penale Jasht\u00eb Vendit.<\/p>\n<p>\u2013 Ndar\u00eb mjete financiare n\u00eb shum\u00ebn prej 350,00.00 euro, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e promovimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb filmave kosovar\u00eb \u201cDua\u201d dhe \u201cShame and Money\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tyre drejt Oscar Academy A\u00ebards, me q\u00ebllim t\u00eb fuqizimit t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb kinematografis\u00eb kosovare n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe promovimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, kultur\u00ebs, historis\u00eb dhe industris\u00eb s\u00eb saj kreative.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit Nr. 10\/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore p\u00ebr Buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr vitin 2026. Projektligji parasheh 102 milion\u00eb euro shtes\u00eb t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore dhe mbulimin e nevojave prioritare t\u00eb buxhetit p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnie n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb parcel\u00ebs kadastrale Prizren, Komuna e Prizrenit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e projektit t\u00eb rezervuarit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, p\u00ebr realizimin e projektit kapital \u201cDislokimi i rezervuarit t\u00eb kalas\u00eb s\u00eb Prizrenit\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr aprovimin e rialokimit t\u00eb mjeteve n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe Turizmit me kod 207, p\u00ebr zbatimin e programit Masat preventive, intervenime emergjente n\u00ebp\u00ebr komuna t\u00eb ndryshme. Ky projekt \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e objektivave t\u00eb Planit Zhvillimor Komb\u00ebtar t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mas\u00ebs strategjike p\u00ebr ruajtjen dhe menaxhimin efektiv t\u00eb aseteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Nism\u00ebn p\u00ebr negocimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kredis\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Financave dhe Bank\u00ebs Evropiane t\u00eb Investimeve p\u00ebr Projektin p\u00ebr Pajisje Mjek\u00ebsore dhe P\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb Infrastruktur\u00ebs. Q\u00ebllimi i Projektit \u00ebsht\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb rritjen e kapaciteteve p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb sistemin publik t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes furnizimit me pajisje t\u00eb reja mjek\u00ebsore p\u00ebr institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb kujdesit sekondar dhe terciar.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar k\u00ebrkes\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit p\u00ebr transferimin e mjeteve n\u00eb shum\u00eb prej kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb e shtat\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb mij\u00eb euro (14,767,000 \u20ac), p\u00ebrkat\u00ebsisht transferimi deri n\u00eb 25% t\u00eb ndarjes s\u00eb ndikuar negativisht.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar k\u00ebrkes\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit p\u00ebr rialokimin e mjeteve buxhetore brenda n\u00ebnprogramit buxhetor, n\u00eb shum\u00ebn prej dy milion\u00eb e pes\u00ebqind mij\u00eb euro (2,500,000 \u20ac), q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn deri n\u00eb 25% t\u00eb ndarjes s\u00eb ndikuar negativisht.<\/p>\n<p>\u2013 Miratuar Vendimin p\u00ebr miratimin e Statutit t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Publike Qendrore \u201dKorporata e Ruajtjes s\u00eb Energjis\u00eb (KRE)\/Energy Storage Coporation\u201d Sh.A, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme Qeveria e Kosov\u00ebs ka mbajtur mbledhjen e radh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje jan\u00eb marr\u00eb disa vendime. \u2013 Miratuar rregulloren p\u00ebr Fushat e P\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb Administrative t\u00eb Ministrive. \u2013 Miratuar Projektligjin p\u00ebr ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 t\u00eb Marr\u00ebveshjes Financiare mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Bashkimit Evropian p\u00ebr \u201cProgramin IPA 2021\u2033. \u2013 Miratuar Projektligjin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":118343,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-118344","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118344","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118344"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118344\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}