{"id":118475,"date":"2026-10-04T11:33:12","date_gmt":"2026-10-04T08:33:12","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/prishtina-zgjeron-rrjetin-e-kamerave-te-sigurise-do-te-vendosen-edhe-ne-te-gjitha-parqet\/"},"modified":"2026-10-04T11:33:12","modified_gmt":"2026-10-04T08:33:12","slug":"prishtina-zgjeron-rrjetin-e-kamerave-te-sigurise-do-te-vendosen-edhe-ne-te-gjitha-parqet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/prishtina-zgjeron-rrjetin-e-kamerave-te-sigurise-do-te-vendosen-edhe-ne-te-gjitha-parqet\/","title":{"rendered":"Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, do t\u00eb vendosen edhe n\u00eb t\u00eb gjitha parqet"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/kamera.jpg\" alt=\"Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, do t\u00eb vendosen edhe n\u00eb t\u00eb gjitha parqet\"\/><\/figure>\n<p>Kryeqyteti ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb projektit p\u00ebr vendosjen e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, me \u00e7\u2019rast planifikohet zgjerimi i rrjetit edhe me 55 lokacione t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha parqet e Prishtin\u00ebs. Projekti parasheh gjithashtu krijimin e nj\u00eb Qendre Operative p\u00ebr monitorimin e kamerave, t\u00eb cilat do t\u00eb mbik\u00ebqyren vet\u00ebm nga Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtori i Drejtoris\u00eb p\u00ebr Siguri dhe Emergjenca n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, Lulzim Fushtica n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, ka th\u00ebn\u00eb se faza e par\u00eb e projektit ka p\u00ebrfunduar, me vendosjen e kamerave n\u00eb 55 lokacione, me rreth 220 pamje, t\u00eb cilat monitorohen 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb nga Policia e Kryeqytetit.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata trevje\u00e7are, e cila parasheh zgjerimin e rrjetit t\u00eb kamerave, bazuar n\u00eb vler\u00ebsimet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb nga Policia dhe drejtorit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u201cRisi p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb do t\u00eb monitorohen apo do t\u00eb vendosen kamera n\u00eb t\u00eb gjitha parqet e Kryeqytetit. Pra, duke nisur me Parkun e G\u00ebrmis\u00eb, Parkun e Qytetit, Parkun e Arb\u00ebris\u00eb, n\u00eb Taukbah\u00e7e, n\u00eb Ulpian\u00eb, n\u00eb Dardani, pra ku kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me investime si n\u00eb nd\u00ebrtimin e parqeve, po ashtu edhe vendosjen e lodrave dhe pajisjeve t\u00eb tjera p\u00ebrcjell\u00ebse, t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq nga personat e pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm jan\u00eb shkat\u00ebrruar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Fushtica ka theksuar se me p\u00ebrfundimin e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, numri i lokacioneve t\u00eb mbuluara me kamera do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb mbi 120. Sipas tij, zgjerimi i rrjetit synon rritjen e siguris\u00eb publike, p\u00ebrmir\u00ebsimin e siguris\u00eb n\u00eb trafik dhe parandalimin e veprave penale.<\/p>\n<p>\u201cPor, pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb zgjerim m\u00eb t\u00eb madh edhe me 55 lokacione t\u00eb tjera, ku do t\u00eb arrijm\u00eb, le t\u00eb them, n\u00eb mbi 120 lokacione n\u00eb Kryeqytet dhe do t\u00eb procedojm\u00eb edhe me ngritjen e Qendr\u00ebs Operative p\u00ebr monitorimin e kamerave, e cila do t\u00eb rris\u00eb kapacitetin e monitorimit t\u00eb k\u00ebtyre kamerave, pra nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Kryeqytetit dhe po ashtu do t\u00eb rris\u00eb edhe sigurin\u00eb publike dhe sigurin\u00eb n\u00eb trafik, e cila \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb prej atyre, le t\u00eb them, objektivave q\u00eb kan\u00eb vendosja e kamerave\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrmes k\u00ebtij projekti synohet edhe ruajtja e hap\u00ebsirave publike dhe e pron\u00ebs komunale.<\/p>\n<p>\u201cPra, do t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb sigurin\u00eb, n\u00eb rritjen e siguris\u00eb n\u00eb trafik, rritjen e siguris\u00eb p\u00ebr publikun, parandalimin e aktiviteteve kriminale, zbulimin e aktiviteteve kriminale, por edhe ruajtjen e hap\u00ebsirave publike dhe t\u00eb mirave materiale t\u00eb Kryeqytetit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr rezultatet e faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Fushtica ka deklaruar se, bazuar n\u00eb statistikat e Policis\u00eb s\u00eb Kryeqytetit, kamerat kan\u00eb ndihmuar n\u00eb zbardhjen e rasteve t\u00eb aksidenteve t\u00eb trafikut, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rasteve kur drejtuesit e automjeteve largohen nga vendi i aksidentit, si dhe t\u00eb rasteve t\u00eb vjedhjeve dhe aktiviteteve t\u00eb tjera kriminale.<\/p>\n<p>Sipas tij, vendosja e kamerave ka ndikuar edhe n\u00eb rritjen e vet\u00ebdijes s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr respektimin e rregullave t\u00eb komunikacionit dhe p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat publike.<\/p>\n<p>Fushtica ka folur edhe p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb gjobave n\u00eb trafik, duke theksuar se ato nuk jan\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por nj\u00eb nga masat p\u00ebr vet\u00ebdijesimin e qytetar\u00ebve. Ai ka shtuar se t\u00eb hyrat nga gjobat kthehen n\u00eb buxhetin e Kryeqytetit dhe p\u00ebrdoren p\u00ebr investime n\u00eb siguri dhe projekte t\u00eb tjera kapitale.<\/p>\n<p>\u201cRealisht si Kryeqytet kemi pasur p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha. Prap\u00eb gjithmon\u00eb bazohemi n\u00eb statistikat zyrtare q\u00eb kemi marr\u00eb nga Policia e Kryeqytetit. Kemi zbulueshm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb rasteve t\u00eb aksidenteve t\u00eb trafikut, kryesisht ato godit e ik, rasteve t\u00eb vjedhjeve, t\u00eb aktiviteteve t\u00eb tjera kriminale, rritje le t\u00eb themi t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj institucioneve t\u00eb Policis\u00eb dhe institucioneve t\u00eb Kryeqytetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por edhe parandalimin e aktiviteteve kriminale se nj\u00eb prej atyre objektivave i kamerave \u00ebsht\u00eb edhe parandalimi, pra q\u00eb mos t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb t\u00eb leht\u00eb kryer\u00ebsve t\u00eb veprave penale t\u00eb kryejn\u00eb vepra penale n\u00eb hap\u00ebsirat publike. Pra \u00ebsht\u00eb rritje jasht\u00ebzakonisht e shumt\u00eb. Edhe transparenca, jo ndoshta do me u marr\u00eb n\u00eb konotacion negativ, kemi edhe rritje t\u00eb gjobave n\u00eb trafik, jo si mas\u00eb q\u00eb ne e d\u00ebshirojm\u00eb e as Policia, Nj\u00ebsia e Policis\u00eb s\u00eb Kryeqytetit e d\u00ebshiron k\u00ebt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb prej atyre masave q\u00eb t\u2019i vet\u00ebdijesojm\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebr shkeljet n\u00eb komunikacion. Kjo kthehet, pra t\u00eb gjitha ato gjoba q\u00eb d\u00ebnohen qytetar\u00ebt kthehet n\u00eb buxhetin e Kryeqytetit dhe n\u00eb investime si n\u00eb siguri si n\u00eb investime t\u00eb tjera kapitale. Pra \u00ebsht\u00eb rritur edhe vet\u00ebdija e qytetar\u00ebve si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb komunikacion, po ashtu e qytetar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi sa i p\u00ebrket siguris\u00eb publike dhe siguris\u00eb s\u00eb hap\u00ebsirave publike\u201d, tha ai p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket shqet\u00ebsimeve p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb, drejtori i Siguris\u00eb dhe Emergjencave ka th\u00ebn\u00eb se ato jan\u00eb ngritur n\u00eb fillim t\u00eb projektit, para tri vjet\u00ebsh, por se, sipas tij, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb trajtuar si n\u00eb aspektin publik, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb ligjor.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se jan\u00eb marr\u00eb lejet e nevojshme nga Agjencia p\u00ebr Informim dhe Privat\u00ebsi, nd\u00ebrsa ka theksuar se monitorimi b\u00ebhet ekskluzivisht nga Policia e Kosov\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat dhe legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb projektit. Ka qen\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb projektit para tri viteve. Kemi pasur ankesa, kemi pasur debat. Ne k\u00ebt\u00eb debat e kemi shterur si n\u00eb aspektin publik, ashtu edhe n\u00eb aspektin ligjor. Kemi marr\u00eb t\u00eb gjitha lejet e nevojshme nga Agjencia p\u00ebr Mbrojtjen e Privat\u00ebsis\u00eb, Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, kemi t\u00eb gjitha lejet e nevojshme. Policia e Kosov\u00ebs i ka procedurat dhe procedurat standarde t\u00eb operimit se si b\u00ebhet monitorimi i kamerave. Pra, prap\u00eb t\u00eb kthehem edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb e ceka fillimisht, se edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr Policin\u00eb, neni 25, e p\u00ebrcakton Policin\u00eb si institucionin e vet\u00ebm q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb hap\u00ebsirat publike, pra t\u2019i sigurojm\u00eb qytetar\u00ebt edhe nj\u00eb her\u00eb se k\u00ebto kamera nuk i monitoron askush p\u00ebrve\u00e7 Policis\u00eb s\u00eb Kryeqytetit, q\u00eb ka edhe obligim, edhe mandat ligjor\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Fushtica ka siguruar se pamjet e kamerave nuk mund t\u00eb keqp\u00ebrdoren apo t\u00eb publikohen pa u respektuar procedurat ligjore. Ai ka theksuar se sistemi funksionon p\u00ebrmes fibr\u00ebs optike dhe jo p\u00ebrmes \u00cbiFi-s\u00eb, nd\u00ebrsa specifikacionet teknike jan\u00eb p\u00ebrgatitur nga ekspert\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPra, nuk monitorohen nga askush tjet\u00ebr dhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk mund t\u00eb keqp\u00ebrdoren, k\u00ebto xhirime nuk mund t\u00eb keqp\u00ebrdoren apo t\u00eb dalin, le t\u00eb them, n\u00eb publik pa u respektuar t\u00eb gjitha normat ligjore q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fuqi sipas legjislacionit n\u00eb fuqi n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt, pra se jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, sistemi i kamerave nuk \u00ebsht\u00eb sistem me \u00cbi-Fi, por \u00ebsht\u00eb me sistem me fib\u00ebr optike, dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb qark i mbyllur dhe jan\u00eb t\u00eb gjitha masat e siguris\u00eb q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion Policia e Kosov\u00ebs, ekspert\u00ebt e IT-s\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgatitur specifikacionet p\u00ebr k\u00ebto kamera, i kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e siguris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kemi nd\u00ebrhyrje apo sulme kibernetike n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjet. Kamerat nuk jan\u00eb t\u00eb prodhimit kinez apo t\u00eb ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr, jan\u00eb prodhim kanadez dhe i kan\u00eb kaluar t\u00eb gjitha testet e siguris\u00eb, bazuar n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi\u201d, tha ai.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeqyteti ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb projektit p\u00ebr vendosjen e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, me \u00e7\u2019rast planifikohet zgjerimi i rrjetit edhe me 55 lokacione t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha parqet e Prishtin\u00ebs. Projekti parasheh gjithashtu krijimin e nj\u00eb Qendre Operative p\u00ebr monitorimin e kamerave, t\u00eb cilat do t\u00eb mbik\u00ebqyren vet\u00ebm nga Policia e Kosov\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":118474,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-118475","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118475"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118475\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118474"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}