{"id":118562,"date":"2026-10-06T16:43:11","date_gmt":"2026-10-06T13:43:11","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kurti-moszgjedhja-e-presidentit-na-con-ne-zgjedhje-dhe-na-largon-nga-beteja-per-hagen\/"},"modified":"2026-10-06T16:43:11","modified_gmt":"2026-10-06T13:43:11","slug":"kurti-moszgjedhja-e-presidentit-na-con-ne-zgjedhje-dhe-na-largon-nga-beteja-per-hagen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kurti-moszgjedhja-e-presidentit-na-con-ne-zgjedhje-dhe-na-largon-nga-beteja-per-hagen\/","title":{"rendered":"Kurti: Moszgjedhja e presidentit na \u00e7on n\u00eb zgjedhje dhe na largon nga beteja p\u00ebr Hag\u00ebn"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Kurti: Moszgjedhja e presidentit na \u00e7on n\u00eb zgjedhje dhe na largon nga beteja p\u00ebr Hag\u00ebn\"\/><\/figure>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka deklaruar se \u00e7\u00ebshtjen e d\u00ebnimit t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb nuk e kan\u00eb nd\u00ebrlidhur me zhvillimet e brendshme politike dhe institucionale n\u00eb Kosov\u00eb, duke theksuar se t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet i konsiderojn\u00eb t\u00eb ndara, por me r\u00ebnd\u00ebsi shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kurti, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, tha se \u00e7\u00ebshtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb dhe ajo e zgjedhjes s\u00eb presidentit apo presidentes s\u00eb re e tejkalojn\u00eb nj\u00eb parti politike dhe se sipas tij, k\u00ebrkojn\u00eb qasje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt institucionale.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtjen e d\u00ebnimit t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, ne asnj\u00ebher\u00eb nuk e kemi nd\u00ebrlidhur me zhvillimet e brendshme k\u00ebtu politike e institucionale, rrjedhimisht as me \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, k\u00ebto jan\u00eb tema t\u00eb ndara p\u00ebr neve, por t\u00eb dyja jan\u00eb tema t\u00eb cilat e tejkalojn\u00eb nj\u00eb parti. I tejkalojn\u00eb edhe t\u00eb gjitha partit\u00eb, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje e interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shtet\u00ebror e komb\u00ebtar. P\u00ebr kat\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb ne besojm\u00eb n\u00eb korrigjim n\u00eb Apel, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nj\u00eb strategji shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, por ne nuk mund t\u2019i mohojm\u00eb pengesat e menj\u00ebhershme q\u00eb i kemi p\u00ebrpara nesh, pra \u00e7\u00ebshtja e zgjedhjes s\u00eb presidentit ose presidentes s\u00eb re, sepse mos zgjedhja e tij ose e saj na \u00e7on direkt n\u00eb zgjedhje dhe jo vet\u00ebm se na \u00e7on n\u00eb zgjedhje, por na pamund\u00ebson t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb merremi me strategji shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare dhe me Apelin q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngusht\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se puna p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Apelit, sipas tij, nuk duhet t\u00eb shtyhet p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, por t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi si emergjente zgjedhjen e presidentit p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re zgjedhore dhe munges\u00ebn e funksionalitetit institucional.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb mund t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb merremi me \u00e7\u00ebshtjen e Apelit n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm, po do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb merremi k\u00ebt\u00eb muaj. Pa president sot, Kosova p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe pa institucione funksionale. N\u00eb k\u00ebto rrethana \u00ebsht\u00eb emergjente \u00e7\u00ebshtja e presidentit, q\u00eb ta zgjedhim dhe ta heqim k\u00ebt\u00eb presion mbi shtetin dhe t\u00eb kemi gjith\u00eb energjin\u00eb, v\u00ebmendjen dhe mendjen te mbrojtja e luft\u00ebs s\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri dhe ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Kurti ka paralajm\u00ebruar se d\u00ebshtimi p\u00ebr zgjedhjen e presidentit mund ta \u00e7oj\u00eb vendin drejt zgjedhjeve t\u00eb reja, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ndikonte edhe n\u00eb angazhimin institucional p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Apelit n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSot n\u00eb mesnat\u00eb mund t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje k\u00ebtu sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb. Duhet t\u00eb kuptuar dhe trajtuar me sinqeritet, \u00e7\u00ebshtja atje do t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb e angazhim, e q\u00eb besa do edhe shum\u00eb nerva dhe nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kurrfar\u00eb mrekullie brenda nat\u00ebs pse votojm\u00eb nj\u00eb projektligj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb gjith\u00eb. Ne me mosvotimin e presidentit sonte shkojm\u00eb brenda or\u00ebsh n\u00eb zgjedhje. \u00cbsht\u00eb paradoksale, p\u00ebrve\u00e7 se e d\u00ebmshme, t\u00eb thuash se nuk ka tem\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se Gjykata Speciale dhe ta d\u00ebrgosh vendin n\u00eb zgjedhje p\u00ebr president\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka deklaruar se \u00e7\u00ebshtjen e d\u00ebnimit t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb nuk e kan\u00eb nd\u00ebrlidhur me zhvillimet e brendshme politike dhe institucionale n\u00eb Kosov\u00eb, duke theksuar se t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet i konsiderojn\u00eb t\u00eb ndara, por me r\u00ebnd\u00ebsi shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare. Kurti, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, tha se \u00e7\u00ebshtja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-118562","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118562\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}