{"id":118708,"date":"2026-10-09T15:29:18","date_gmt":"2026-10-09T12:29:18","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/tetori-sjell-spektaklin-e-ngjyrave\/"},"modified":"2026-10-09T15:29:18","modified_gmt":"2026-10-09T12:29:18","slug":"tetori-sjell-spektaklin-e-ngjyrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/tetori-sjell-spektaklin-e-ngjyrave\/","title":{"rendered":"Tetori sjell spektaklin e ngjyrave"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/ngjyrat-tetor-1024x525-1.jpg\" alt=\"Tetori sjell spektaklin e ngjyrave\"\/><\/figure>\n<p>Muaji tetor ka nisur e bashk\u00eb me t\u00eb vjeshta po shpalos bukurit\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb bukura, shoq\u00ebruar me foliage, pra nisja e procesit t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb gjetheve. Natyra me ngjyrat e saj t\u00eb larmishme e t\u00eb ngrohta b\u00ebhet destinacioni i preferuar i miliona njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb shpirtit, e gjelbra e pem\u00ebve dhe parqeve i l\u00eb vendin t\u00eb kuqes, t\u00eb verdh\u00ebs e portokallis\u00eb. Ndodh kudo, por n\u00eb disa vende turizmi i foliage zgjerohet p\u00ebr t\u00eb admiruar ngjyrat q\u00eb vesh natyra duke premtuar spektak\u00ebl t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>New Engalnd n\u00eb SHBA konsiderohet parajsa e vjesht\u00ebs, me pyjet q\u00eb ngjyrosen me nj\u00eb t\u00eb kuqe aq intensive saq\u00eb duket gati gati joreale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb shtetet e Vermont , New Hamshire dhe Massachusetts.<\/p>\n<p>Peisazhet e Vermont n\u00eb SHBA jan\u00eb t\u00eb preferuara, dhe vjeshta i b\u00ebn mir\u00eb trupit e shpirtit, me nj\u00eb ndales\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e paprekur, mes pem\u00ebve n\u00ebn ngjyr\u00ebn e art\u00eb e rrug\u00ebt panoramike q\u00eb humbasin n\u00eb horizont.<\/p>\n<p>N\u00eb Kanada vjeshta shprehet n\u00eb form\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb bukur, me shp\u00ebrthime ngjyrash nga e gjelbra portokalli, tonalitetet e s\u00eb kuqes, kafes, t\u00eb gjitha t\u00eb pasqyruara n\u00eb siperfaqe ujore, duke amplifikuar bukurit\u00eb.<\/p>\n<p>Vjeshta n\u00eb Japoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment spektakolar, po aq sa lul\u00ebzimi i qershive n\u00eb pranver\u00eb. N\u00eb Kyoto, tetori e n\u00ebntori jan\u00eb nj\u00eb spektak\u00ebl i kuq me pem\u00ebt e acero  q\u00eb ndryshojne ngjyr\u00ebn, pem\u00eb q\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn vendase jan\u00eb simbol i eleganc\u00ebs, i rip\u00ebrt\u00ebritjes dhe hijeshis\u00eb.<\/p>\n<p>Kouyou q\u00eb \u00ebsht\u00eb fenomeni i skuqjes s\u00eb gjetheve n\u00eb gjuhen vendase, e mund t\u00eb admirohet kudo, nga ishulli i Hokkaidos deri tek zonat m\u00eb jugore, dhe tetori \u00ebsht\u00eb muaji m\u00eb i bukur e i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shijuar bukurit\u00eb e ngjyrave t\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeqyteti antik i Nara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr skenar\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm me nota magjeps\u00ebse. Parku i madh ngjyroset me tonalitete t\u00eb ngrohta duke mbuluar edhe rrug\u00ebt gjarp\u00ebruese q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt tempujve shekullor\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe Evropa jon\u00eb ofron shum\u00eb, duke nisur nga Alpet e Appeninet e Italis\u00eb, kodrat e pyjet bregdetare, apo provincat e brendshme, pasi kjo \u00ebsht\u00eb stina e vreshtave, tartufit, g\u00ebshtenjave e k\u00ebrpudhave, e ngroht\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani pyjet e shumta nd\u00ebrrojne petkun e marrin ngjyrimet e p\u00ebrrallave, ve\u00e7an\u00ebrisht e theksuar nga prania e k\u00ebshtjellave t\u00eb shumta mesjetare, duke ofruar panorama nordike me bukuri t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Foliage \u00ebsht\u00eb fenomeni natyror gjat\u00eb t\u00eb cilit gjethet nd\u00ebrrojn\u00eb ngjyr\u00ebn, duke krijuar shum\u00ebllojshm\u00ebri tonalitetesh nga e gjelbra, e verdha, portokalli, e kuqe e kafe, t\u00eb gjitha n\u00eb hijet e s\u00eb ngrohtes.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fenomen biologjik, por edhe kimik, meteorologjik e ekologjik. Pigmentet e gjetheve nuk jan\u00eb thjesht ngjyrues, por molekula me funksione jet\u00ebsore p\u00ebr bim\u00ebt.<\/p>\n<p>Disa prej tyre mbrojn\u00eb pem\u00ebt nga d\u00ebmet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet, teksa t\u00eb tjera veprojn\u00eb si antifeerze natyral. E k\u00ebtu gjendet edhe klorofili, pigmenti q\u00eb b\u00ebn t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb kryhet fotosinteza, dhe me mb\u00ebrritjen e e vjesht\u00ebs dhe zgjatjen e or\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs, prodhimi i klorofilit t\u00eb gjelb\u00ebr ngadal\u00ebsohet, duke lejuar k\u00ebshtu ngjyrimet e tjera t\u00eb tregojn\u00eb bukurin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm biologjia q\u00eb b\u00ebn q\u00eb bim\u00ebt t\u00eb tregojn\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e procesit t\u00eb foliage, pasi pik\u00ebrisht ndryshimi i koh\u00ebzgjatjes s\u00eb dit\u00eb nat\u00ebs jan\u00eb kushte thelb\u00ebsore, q\u00eb ndikojn\u00eb tek ndryshimi i ngjyrave.<\/p>\n<p>E teksa kemi dit\u00eb me diell e net\u00eb m\u00eb t\u00eb ftohta, natyra p\u00ebrshtatet duke prodhuar nj\u00eb kombinim perfekt t\u00eb nj\u00eb procesi foliage t\u00eb larmish\u00ebm, i cili ndodh n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, por kudo me ve\u00e7anti tipike.<\/p>\n<p>\u00c7do pem\u00eb, kontribuon n\u00eb mozaikun e ngjyrave t\u00eb foliage, me hij\u00ebzime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet e pasur me kontraste e pasqyrime, ku natyra b\u00ebhet skenografike n\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, foliage nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ndryshim i ngjyr\u00ebs s\u00eb gjetheve t\u00eb pem\u00ebve, por nj\u00eb event q\u00eb na fton t\u00eb ndalemi dhe t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb bukurin\u00eb dhe kompleksitetin e bot\u00ebs natyrore, moment p\u00ebr reflektim q\u00eb na fton t\u00eb rizbulojm\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb sh\u00ebtitjeje n\u00eb mes t\u00eb pem\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb dhe q\u00ebniet m\u00eb t\u00eb bukura, m\u00eb jet\u00ebgjata n\u00eb Tok\u00eb e m\u00eb t\u00eb rrallat dhe unike n\u00eb Univers.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Muaji tetor ka nisur e bashk\u00eb me t\u00eb vjeshta po shpalos bukurit\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb bukura, shoq\u00ebruar me foliage, pra nisja e procesit t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb gjetheve. Natyra me ngjyrat e saj t\u00eb larmishme e t\u00eb ngrohta b\u00ebhet destinacioni i preferuar i miliona njer\u00ebzve. Gjat\u00eb muajve t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb shpirtit, e gjelbra e pem\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":118707,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-118708","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kuriozitete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118708"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118708\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118707"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}