{"id":119,"date":"2013-06-08T22:02:33","date_gmt":"2013-06-08T20:02:33","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=119"},"modified":"2020-05-08T05:37:00","modified_gmt":"2020-05-08T03:37:00","slug":"ne-prag-te-lidhjes-se-prizrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ne-prag-te-lidhjes-se-prizrenit\/","title":{"rendered":"N\u00eb prag t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/06\/lidhja.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-58400\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/06\/lidhja.jpg 1004w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/06\/lidhja-300x199.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/06\/lidhja-768x509.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1004px) 100vw, 1004px\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pas arm\u00ebpushimit t\u00eb Edrenes\u00eb u n\u00ebnshkrua n\u00eb Sh\u00ebn-Stefan, m\u00eb 3 mars 1878, Traktati i Paqes nd\u00ebrmjet Perandoris\u00eb Ruse dhe Perandoris\u00eb Osmane. Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit i shk\u00ebpuste Perandoris\u00eb Osmane rreth 80% t\u00eb zot\u00ebrimeve t\u00eb saj n\u00eb Gadishullin Ballkanik. Me shpres\u00eb se do t\u00eb shmangte kund\u00ebrshtimin e fuqive t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha, Rusia nuk mori p\u00ebr vete asgj\u00eb nga k\u00ebto territore. Ajo u kufizua vet\u00ebm duke i shk\u00ebputur Rumanis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte aleate n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb fitoi, krahin\u00ebn e Besarabis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina q\u00eb zot\u00ebronte Perandoria Osmane, n\u00eb jug t\u00eb Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore Rusia cariste do t\u2019i siguronte kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet Bullgaris\u00eb s\u00eb madhe autonome q\u00eb u krijua me Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit. Bullgaria do t\u00eb ishte nj\u00eb principat\u00eb autonome me qeverin\u00eb e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte n\u00eb vetvete nj\u00eb hap pozitiv, pasi e \u00e7lironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi nj\u00eb Bullgari t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn ajo do ta kishte si nj\u00eb satelite t\u00eb saj me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00ebp\u00ebrmjet saj zot\u00ebrimin e vet n\u00eb Gadishullin Ballkanik. N\u00eb kufijt\u00eb e saj do t\u00eb p\u00ebrfshihej shumica d\u00ebrrmuese e tokave q\u00eb i shk\u00ebputeshin Perandoris\u00eb Osmane. Kjo do t\u00eb shtrihej n\u00eb lindje deri n\u00eb Detin e Zi, n\u00eb jug deri n\u00eb detin Egje, n\u00eb veri deri n\u00eb Danub dhe n\u00eb per\u00ebndim deri n\u00eb malet e Voskopoj\u00ebs. Sado q\u00eb Bullgaria e madhe do t\u00eb mbetej n\u00ebn sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lart\u00eb nuk do t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendoste brenda kufijve t\u00eb saj asnj\u00eb garnizon ushtarak osman. Pjesa tjet\u00ebr e territoreve perandorake do t\u2019i jepej Rumanis\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, q\u00eb ktheheshin nga principata autonome n\u00eb shtete t\u00eb pavarura. Greqia nuk p\u00ebrfitonte asgj\u00eb. Ajo do t\u00eb mbetej ashtu si\u00e7 ishte, nj\u00eb shtet i pavarur brenda kufijve t\u00eb saj t\u00eb paraluft\u00ebs.<\/p>\n<p>Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit nuk e zinte fare n\u00eb goj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila p\u00ebr Rusin\u00eb nuk ekzistonte si subjekt t\u00eb drejtash politike. Sipas Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do t\u00eb merrte, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, krahinat shqiptare t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb Bilishtit, t\u00eb Pogradecit, t\u00eb Strug\u00ebs, t\u00eb Dibr\u00ebs, t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, t\u00eb Gostivarit, t\u00eb Tetov\u00ebs, t\u00eb Shkupit, t\u00eb Ka\u00e7anikut etj. Serbia, e cila do t\u00eb shtrihej kryesisht drejt jugper\u00ebndimit, do t\u00eb aneksonte edhe viset veriore e verilindore t\u00eb Kosov\u00ebs, deri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Mitrovic\u00ebs. Mali i Zi, sip\u00ebrfaqja e t\u00eb cilit do t\u00eb rritej m\u00eb tep\u00ebr se tri her\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfshinte brenda kufijve t\u00eb tij gjithashtu nj\u00eb varg krahinash shqiptare, si at\u00eb t\u00eb Ulqinit, t\u00eb Kraj\u00ebs, t\u00eb Anamalit, t\u00eb Hotit, t\u00eb Grud\u00ebs, t\u00eb Tuzit, t\u00eb Kelmendit, t\u00eb Plav\u00ebs, t\u00eb Gucis\u00eb dhe t\u00eb Rugov\u00ebs. Pjesa tjet\u00ebr e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbetej n\u00ebn sundimin e Perandoris\u00eb Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit trojet shqiptare do t\u00eb cop\u00ebtoheshin nd\u00ebrmjet kat\u00ebr shteteve t\u00eb huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte k\u00ebshtu r\u00ebnd\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00ebsonte n\u00eb kulm luft\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr krijimin e shtetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimin e thell\u00eb q\u00eb shkaktoi n\u00eb Shqip\u00ebri Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit e rriti m\u00eb tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptar\u00ebt e viseve t\u00eb pushtuara prej tyre dhe shp\u00ebrngulja me dhun\u00eb nga k\u00ebto krahina e dhjet\u00ebra mij\u00eb familjeve shqiptare, t\u00eb cilat v\u00ebrshuan si muhaxhir\u00eb n\u00eb krahinat e papushtuara nga ushtrit\u00eb ballkanike. Vet\u00ebm n\u00eb vilajetin e Kosov\u00ebs endeshin rreth 100 mij\u00eb burra, gra e f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mij\u00eb veta t\u00eb d\u00ebbuar nga ushtrit\u00eb ruse e bullgare qen\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, sipas konsullit anglez Blunt, n\u00eb viset e vilajetit t\u00eb Manastirit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mij\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb d\u00ebbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur n\u00eb vilajetin e Shkodr\u00ebs. Por numri i shqiptar\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrngulur ishte m\u00eb i madh, po t\u00eb kemi parasysh se jo pak prej tyre m\u00ebrguan n\u00eb vilajetet e Selanikut, t\u00eb Stambollit, t\u00eb Izmirit, t\u00eb Adanas\u00eb e t\u00eb Siris\u00eb.<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimi kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit p\u00ebrfshiu t\u00eb gjitha shtresat e popullsis\u00eb shqiptare, q\u00eb nga fshatar\u00ebt e zejtar\u00ebt e deri te qarqet \u00e7ifligare e tregtare. Ky zem\u00ebrim i shqiptar\u00ebve nuk drejtohej vet\u00ebm kund\u00ebr Perandoris\u00eb Ruse dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj ballkanik\u00eb, por edhe kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, e cila kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb, q\u00eb e d\u00ebnonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti se asnj\u00eb nga fuqit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha nuk e ngriti z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i bindi p\u00ebrfundimisht shqiptar\u00ebt se ata tashm\u00eb ishin krejt\u00ebsisht vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjendja e re q\u00eb u krijua nga vendimet e Sh\u00ebn-Stefanit dhe nga ngjarjet q\u00eb rrodh\u00ebn m\u00eb pas, n\u00eb mars-prill 1878, kur u duk qart\u00eb se Fuqit\u00eb e M\u00ebdha per\u00ebndimore ishin t\u00eb vendosura t\u00eb mbronin me \u00e7do kusht sundimin e Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin t\u00eb prirura t\u00eb merrnin parasysh t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, Komiteti Qendror i Stambollit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se si kryengritja e armatosur kund\u00ebrosmane, ashtu edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndronin m\u00eb si pika kryesore t\u00eb programit t\u00eb tij politik. Tani q\u00eb cop\u00ebtimi i trojeve shqiptare filloi t\u00eb vihej n\u00eb jet\u00eb dhe doli n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb detyra e mbrojtjes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryengritja e armatosur kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e zgjidhte \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, por e nd\u00ebrlikonte edhe m\u00eb keq at\u00eb e fatin e atdheut. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit adaptoi, p\u00ebr aq koh\u00eb sa do t\u00eb vijonte kjo gjendje e nd\u00ebrlikuar, nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb re politike, e cila k\u00ebrkonte mobilizimin e mbar\u00eb vendit p\u00ebr plot\u00ebsimin e dy detyrave kryesore: p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me luft\u00eb t\u00eb armatosur, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, \u00e7do vendim q\u00eb do t\u00eb merrnin Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, qoft\u00eb edhe me p\u00eblqimin e Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur bashkimin e t\u00eb gjitha trojeve t\u00eb atdheut n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm shqiptar, t\u00eb pajisur me disa t\u00eb drejta autonomiste, q\u00eb mund t\u00eb realizoheshin pa hyr\u00eb n\u00eb konflikt me Port\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbushja e k\u00ebtyre objektivave b\u00ebnte t\u00eb nevojsh\u00ebm formimin e nj\u00eb fronti t\u00eb vet\u00ebm politik mbar\u00ebshqiptar dhe pranimin nga ana e k\u00ebtij fronti t\u00eb platform\u00ebs politike t\u00eb p\u00ebrpunuar nga Komiteti Komb\u00ebtar i Stambollit.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e frontit t\u00eb bashkuar politik, q\u00eb do t\u00eb kishte form\u00ebn e nj\u00eb lidhjeje komb\u00ebtare shqiptare, kishte tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb truall deri diku t\u00eb p\u00ebrgatitur edhe nga pik\u00ebpamja organizative. Qysh n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1877, n\u00eb krahinat periferike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur ato filluan t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoheshin nga pushtimi serb e malazez, ishin organizuar bes\u00eblidhje shqiptare krahinore ose, si\u00e7 quheshin n\u00eb disa vise, komisione lokale t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes, t\u00eb cilat u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb mobilizonin shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb veprim sapo t\u00eb l\u00ebshohej kushtrimi. Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit i dha nj\u00eb nxitje t\u00eb fuqishme krijimit t\u00eb bes\u00eblidhjeve t\u00eb reja. Por me evolucionin ekonomik, shoq\u00ebror, politik e kulturor q\u00eb kishte p\u00ebsuar Shqip\u00ebria, gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit, ndryshe nga periudhat e m\u00ebparshme, nd\u00ebrgjegjja e bashk\u00ebsis\u00eb krahinore ishte tejkaluar tanim\u00eb te shqiptar\u00ebt. \u00c7do krahin\u00eb kishte filluar ta ndiente veten si gjymtyr\u00eb e nj\u00eb trupi t\u00eb vet\u00ebm, si pjes\u00eb e nj\u00eb atdheu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ky evolucion n\u00eb nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve ishte nj\u00eb faktor i favorsh\u00ebm p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Stambollit, t\u00eb cilit tani i takonte detyra t\u2019i bashkonte bes\u00eblidhjet krahinore n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb vet\u00ebm organizativ dhe me nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb vetme politike.<\/p>\n<p>Derisa t\u00eb shkriheshin n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebrball\u00eb bes\u00eblidhjeve krahinore q\u00ebndronin tri detyra themelore: t\u00eb mobilizonin shtresat e gjera popullore n\u00eb l\u00ebvizjen e madhe t\u00eb protest\u00ebs kund\u00ebr vendimeve t\u00eb padrejta t\u00eb Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit; t\u00eb p\u00ebrgatiteshin ushtarakisht p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me arm\u00eb cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare, n\u00eb rast se vendimet e Traktatit do t\u00eb mbeteshin n\u00eb fuqi; t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe p\u00ebr t\u00eb sistemuar rreth 150 mij\u00eb muhaxhir\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb grumbulluar n\u00eb vilajetet e Kosov\u00ebs, t\u00eb Shkodr\u00ebs e t\u00eb Manastirit, t\u00eb cil\u00ebt kishin mbetur pa buk\u00eb e pa streh\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr kund\u00ebrshtimin q\u00eb kishte gjetur Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit n\u00eb fuqit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kund\u00ebrshtimin m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb ai e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria, t\u00eb cilat u shqet\u00ebsuan s\u00eb tep\u00ebrmi nga rritja e shpejt\u00eb e ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Gadishullin Ballkanik n\u00ebp\u00ebrmjet Bullgaris\u00eb s\u00eb Madhe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e tyre, u vendos q\u00eb kushtet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit t\u00eb rishikoheshin nga nj\u00eb kongres i posa\u00e7\u00ebm i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, i cili, sipas vendimit q\u00eb u mor m\u00eb von\u00eb, do t\u00eb mblidhej n\u00eb Berlin m\u00eb 13 qershor 1878.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb bindur se Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, ndon\u00ebse e kund\u00ebrshtuan Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit, p\u00ebrs\u00ebri nuk ishin t\u00eb prirura q\u00eb t\u2019i merrnin parasysh interesat komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb, pezullimi i tij deri n\u00eb thirrjen e kongresit t\u00eb Berlinit u jepte n\u00eb dor\u00eb patriot\u00ebve shqiptar\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme p\u00ebr ta organizuar m\u00eb mir\u00eb q\u00ebndres\u00ebn politike e ushtarake. Por, nga ana tjet\u00ebr, leja q\u00eb kishte k\u00ebrkuar Komiteti i Stambollit p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb lidhje shqiptare, ndeshi m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb kund\u00ebrshtimin e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. N\u00eb parim qeveria osmane nuk e shihte me sy t\u00eb keq l\u00ebvizjen e protest\u00ebs s\u00eb popullsive t\u00eb saj kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit, por ajo nuk e pranonte n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo l\u00ebvizje t\u00eb zhvillohej e t\u00eb organizohej ashtu si\u00e7 e kuptonte Komiteti i Stambollit, si nj\u00eb l\u00ebvizje komb\u00ebtare shqiptare. Porta e Lart\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb protestonin kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit si n\u00ebnshtetas mysliman\u00eb, q\u00eb nuk donin t\u00eb shk\u00ebputeshin nga Perandoria Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb pajtoheshin me k\u00ebto kushte, vendos\u00ebn q\u00eb ta formonin lidhjen shqiptare duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb l\u00ebvizjen popullore dhe n\u00eb bes\u00eblidhjet lokale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb muaj pas arm\u00ebpushimit t\u00eb Edrenes\u00eb u n\u00ebnshkrua n\u00eb Sh\u00ebn-Stefan, m\u00eb 3 mars 1878, Traktati i Paqes nd\u00ebrmjet Perandoris\u00eb Ruse dhe Perandoris\u00eb Osmane. Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit i shk\u00ebpuste Perandoris\u00eb Osmane rreth 80% t\u00eb zot\u00ebrimeve t\u00eb saj n\u00eb Gadishullin Ballkanik. Me shpres\u00eb se do t\u00eb shmangte kund\u00ebrshtimin e fuqive t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha, Rusia nuk mori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58400,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,22],"tags":[2000,1546],"class_list":["post-119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","category-prizren","tag-lidhja-e-prizrenit","tag-lidhja-shqiptare-e-prizrenit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58401,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119\/revisions\/58401"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}