{"id":119192,"date":"2026-10-24T12:05:19","date_gmt":"2026-10-24T09:05:19","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kdi-ngre-pikepyetje-per-mundesine-e-amendamentimit-te-ligjit-per-specialen-pas-kthimit-nga-presidentja\/"},"modified":"2026-10-24T12:05:19","modified_gmt":"2026-10-24T09:05:19","slug":"kdi-ngre-pikepyetje-per-mundesine-e-amendamentimit-te-ligjit-per-specialen-pas-kthimit-nga-presidentja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kdi-ngre-pikepyetje-per-mundesine-e-amendamentimit-te-ligjit-per-specialen-pas-kthimit-nga-presidentja\/","title":{"rendered":"KDI ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e amendamentimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Specialen pas kthimit nga presidentja"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"KDI ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e amendamentimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Specialen pas kthimit nga presidentja\"\/><\/figure>\n<p>K\u00ebrkesa e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), pas s\u00eb cil\u00ebs presidentja e vendit e ktheu n\u00eb Kuvend Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara, po ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr arsyet e k\u00ebtij veprimi dhe efektet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb procesin e rishqyrtimit. Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, vler\u00ebson se PDK-ja duhet t\u00eb jap\u00eb sqarime shtes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, nd\u00ebrsa Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) thekson se Rregullorja e Kuvendit nuk e p\u00ebrcakton qart\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb ligjit pas kthimit nga presidentja.<\/p>\n<p>Baraliu, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr KosovaPress, ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb nism\u00eb e till\u00eb do t\u00eb kishte pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe politike, juridike dhe diplomatike n\u00ebse do t\u00eb mb\u00ebshtetej nga t\u00eb gjitha subjektet politike dhe institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se nuk duhet t\u00eb vonohet m\u00eb shum\u00eb ky ligj.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb duhej ca shpjegime plot\u00ebsuese dhe justifikime po ashtu t\u00eb bazuara ky subjekt politik, para se t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb drejt presidenc\u00ebs. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb meq\u00eb kan\u00eb qen\u00eb bart\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mos jen\u00eb vet\u00ebm ata, por t\u00eb gjitha subjektet politike, e gjith\u00eb Kosova dhe institucionet do t\u00eb kishte fuqi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr edhe politik e juridik dhe diplomatik. Meq\u00eb e kan\u00eb kthyer at\u00eb projektligj, a e kan\u00eb punuar mir\u00eb apo jo ka dy tabor\u00eb si\u00e7 duket dhe ata do t\u00eb duhej t\u00eb jepnin shpjegime me amandamentimet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen dhe t\u00eb tregojn\u00eb pse e kthejn\u00eb dhe pse po na vonon ne, gjith\u00eb Kosov\u00ebn, institucionet por edhe grupin p\u00ebr strategji q\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar q\u00eb me koh\u00eb, sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb mobilizohemi dhe t\u00eb punojm\u00eb unanimisht\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Baraliu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, hulumtuesi i lart\u00eb n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI), Vullnet Bugaqku, ka shpjeguar procedurat kushtetuese dhe parlamentare q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen pas kthimit t\u00eb ligjit nga presidentja.<\/p>\n<p>Sipas tij, presidentja ka t\u00eb drejt\u00eb ta kthej\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr rishqyrtim, por nj\u00eb vendim i till\u00eb duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me arsyetim konkret dhe kushtetues. Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se pas kthimit, ligji duhet t\u2019i referohet komisionit p\u00ebrkat\u00ebs parlamentar, i cili ka afat deri n\u00eb kat\u00ebr jav\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur raportin.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta e Kosov\u00ebs ja njeh t\u00eb drejt\u00ebn presidentit q\u00eb ta kthej ligjin n\u00eb kuvend, mbi baz\u00ebn e asaj q\u00eb presidenti n\u00ebse e vler\u00ebson q\u00eb ligji apo dispozitat t\u00eb caktuara t\u00eb ligjit cenojn\u00eb interesin legjitim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e komuniteteve. Kthimi i ligjit kumton q\u00eb presidentja duhet t\u00eb jap arsyeje t\u00eb ve\u00e7anta, konkrete e kushtetuese, pse ajo mendon q\u00eb ligji apo dispozitat i cenojn\u00eb k\u00ebto dy elemente. P\u00ebrve\u00e7 arsyetimit q\u00eb jep, ligji i kthehet kuvendit dhe pastaj kryetarja e kuvendit duhet q\u00eb ta referoj \u00e7\u00ebshtjen te komisioni p\u00ebr legjislacion, komisioni ka koh\u00eb deri n\u00eb kat\u00ebr jav\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatit nj\u00eb raport. N\u00eb rast se komisioni vler\u00ebson q\u00eb v\u00ebrejtjet ose kthimi i ligjit nga ana e presidentes nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me v\u00ebrejtje t\u00eb q\u00ebndrueshme, komisioni duhet ti rekomandoj seanc\u00ebs se \u00e7ka duhet t\u00eb veprohet tutje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Bugaqku ka ngritur gjithashtu \u00e7\u00ebshtjen e paqart\u00ebsive n\u00eb Rregulloren e Kuvendit lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e amendamentimit t\u00eb nj\u00eb ligji q\u00eb tashm\u00eb ka kaluar dy lexime dhe \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebr rishqyrtim nga presidentja.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se n\u00ebse deputet\u00ebt synojn\u00eb ta mbajn\u00eb n\u00eb fuqi tekstin e miratuar m\u00eb par\u00eb, duhet ta rr\u00ebzojn\u00eb veton e presidentes p\u00ebrmes votimit n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb se rregullorja aktuale e pun\u00ebs e kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, nuk e specifikon me ndonj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb pas kthimit t\u00eb ligjit deputet\u00ebt e kuvendit apo edhe komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs raportues mund ta amandamentoj p\u00ebrs\u00ebri ligjin apo di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. N\u00eb rast se deputet\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb ligji i votuar n\u00eb dy lexime t\u00eb q\u00ebndroj, duhet ta rr\u00ebzojn\u00eb veton e presidentes dhe ajo veto t\u00eb rr\u00ebzohet me s\u00eb paku 61 vota pro\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bugaqku.<\/p>\n<p>Presidentja Justina Shiroka-Pula e ka kthyer ligjin p\u00ebr rishqyrtim m\u00eb 22 tetor, pas propozimit zyrtar t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PDK-s\u00eb, si sponsorizues i tij.<\/p>\n<p>PDK-ja ka k\u00ebrkuar q\u00eb Kuvendi t\u2019i rishqyrtoj\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht dispozitat q\u00eb lidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave t\u00eb Specializuara, si dhe me garantimin e t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb personave q\u00eb po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji ishte miratuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs m\u00eb 6 tetor 2026.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebrkesa e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), pas s\u00eb cil\u00ebs presidentja e vendit e ktheu n\u00eb Kuvend Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara, po ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr arsyet e k\u00ebtij veprimi dhe efektet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb procesin e rishqyrtimit. Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, vler\u00ebson se PDK-ja duhet t\u00eb jap\u00eb sqarime shtes\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-119192","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119192\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}