{"id":119240,"date":"2026-10-25T16:01:24","date_gmt":"2026-10-25T13:01:24","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/si-ndikon-tiktok-u-ne-trurin-dhe-te-ardhmen-e-adoleshenteve\/"},"modified":"2026-10-25T16:01:24","modified_gmt":"2026-10-25T13:01:24","slug":"si-ndikon-tiktok-u-ne-trurin-dhe-te-ardhmen-e-adoleshenteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/si-ndikon-tiktok-u-ne-trurin-dhe-te-ardhmen-e-adoleshenteve\/","title":{"rendered":"Si ndikon TikTok-u n\u00eb trurin dhe t\u00eb ardhmen e adoleshent\u00ebve"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot-2026-10-15-131926-1024x679-1.jpg\" alt=\"Si ndikon TikTok-u n\u00eb trurin dhe t\u00eb ardhmen e adoleshent\u00ebve\"\/><\/figure>\n<p>Scroll i pand\u00ebrprer\u00eb i videove n\u00eb TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts, q\u00eb kalojn\u00eb para syve tan\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, jo vet\u00ebm na shp\u00ebrqendron. Ajo ndikon edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e perceptojm\u00eb koh\u00ebn dhe, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>T\u00eb kesh nj\u00eb perspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb gjendje t\u00eb lidh\u00ebsh veprimet e s\u00eb tashmes me rezultatet q\u00eb mund t\u00eb sjellin n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm. P\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, kjo n\u00ebnkupton t\u00eb kuptoj\u00eb vler\u00ebn e t\u00eb m\u00ebsuarit, sepse e di se p\u00ebrpjekjet e sotme mund t\u2019i sjellin nota t\u00eb mira, t\u00eb cilat mund t\u2019i hapin rrug\u00ebn drejt universitetit dhe, m\u00eb von\u00eb, drejt nj\u00eb vendi pune.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menduari, q\u00eb e lidh t\u00eb tashmen me t\u00eb ardhmen, i ndihmon t\u00eb rinjt\u00eb t\u2019i japin p\u00ebrpar\u00ebsi m\u00ebsimit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zgjedhin k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e menj\u00ebhershme q\u00eb u ofrojn\u00eb videot e shkurtra apo videoloj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Studiues nga disa universitete n\u00eb Kin\u00eb zhvilluan nj\u00eb studim me m\u00eb shum\u00eb se 1 mij\u00eb e 500 nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave t\u00eb mesme. Rezultatet treguan se konsumimi i shpesht\u00eb i videove t\u00eb shkurtra mund t\u00eb ndikoj\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si adoleshent\u00ebt e shohin t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Videot e shkurtra, t\u00ebrheq\u00ebse dhe t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u konsumuar aktivizojn\u00eb sistemin e shp\u00ebrblimit n\u00eb tru, duke krijuar k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb menj\u00ebhershme. Nj\u00eb studim i m\u00ebparsh\u00ebm ka treguar se kjo lloj p\u00ebrfshirjeje mund t\u00eb aktivizoj\u00eb mekanizma t\u00eb trurit q\u00eb lidhen me var\u00ebsin\u00eb dhe, n\u00eb disa raste, ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nd\u00ebrprerjen e shikimit.<\/p>\n<p>Por ndikimi mund t\u00eb shkoj\u00eb edhe m\u00eb tej: videot e shkurtra mund t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb planifikuar t\u00eb ardhmen, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb m\u00eb pak t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Efektet n\u00eb tru prekin edhe t\u00eb rriturit, por mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuara te adoleshent\u00ebt, shpjegon dr. Vera Feuer, drejtuese klinike n\u00eb Child Mind Institute, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb ofron sh\u00ebrbime t\u00eb sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p>Adoleshent\u00ebt e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se t\u00eb rriturit t\u00eb planifikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb kontrollojn\u00eb impulset, sepse korteksi paraballor i trurit, i cili luan rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebto funksione, nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar ende plot\u00ebsisht. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ky proces zhvillimi vazhdon deri rreth mosh\u00ebs 25-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>\u201cE dim\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb presin, t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb zhg\u00ebnjimin dhe t\u00eb shtyjn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm. Ata hasin gjithashtu m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrballimin dhe kap\u00ebrcimin e pengesave\u201d, thot\u00eb Feuer, e cila nuk ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb studimin kinez.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rezultatet e studimit nuk jan\u00eb krejt\u00ebsisht pesimiste.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga gjetjet e reja t\u00eb k\u00ebtij studimi \u00ebsht\u00eb se aft\u00ebsia e adoleshent\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet kur ata kan\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, thekson Feuer.<\/p>\n<p>Studimi shqyrtoi at\u00eb q\u00eb studiuesit e quajn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri shkollore: m\u00ebnyr\u00ebn se si nx\u00ebn\u00ebsit reagojn\u00eb ndaj presionit t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb shkoll\u00ebs dhe v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrditshme gjat\u00eb procesit t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit, si dhe aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019u rim\u00ebk\u00ebmbur pas tyre.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb pengesat shkollore, si\u00e7 jan\u00eb notat e ul\u00ebta, priren t\u2019i p\u00ebrdorin m\u00eb shpesh videot e shkurtra si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga problemet. K\u00ebshtu, rrezikojn\u00eb t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, videot mund t\u00eb mos jen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht shkaku i zvarritjes s\u00eb detyrave, por nj\u00eb shenj\u00eb e saj. Kur f\u00ebmij\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb sfidat ose nuk shohin lidhjen mes p\u00ebrpjekjeve t\u00eb sotme dhe rezultateve t\u00eb s\u00eb ardhmes, videot mund t\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u arratisur nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, t\u2019i ndihmojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vendosin objektiva ambicioz\u00eb dhe t\u00eb realizuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i lidhur p\u00ebrpjekjet e tyre n\u00eb shkoll\u00eb me synimet afatgjata, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zgjedhin gjithmon\u00eb shp\u00ebrblimin e menj\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb u ofron ekrani.<\/p>\n<p>\u201cZhvillimi i perspektiv\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen te adoleshent\u00ebt \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb zbutur efektet e d\u00ebmshme t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga videot e shkurtra dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb mjedisin shkollor\u201d, shkruajn\u00eb autor\u00ebt e studimit. Studiuesit nuk pranuan t\u00eb komentonin kur u kontaktuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e rrjeteve sociale jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgimin e autoriteteve rregullatore dhe jan\u00eb p\u00ebrballur edhe me padi gjyq\u00ebsore p\u00ebr ndikimin e produkteve t\u00eb tyre te t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ato kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa ndryshime p\u00ebr t\u00eb kufizuar p\u00ebrdorimin problematik t\u00eb platformave nga t\u00eb miturit. Nd\u00ebr masat e marra p\u00ebrfshihen rikujtuesit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pushime, \u00e7aktivizimi i njoftimeve gjat\u00eb nat\u00ebs dhe heqja e luajtjes automatike t\u00eb videove n\u00eb llogarit\u00eb e adoleshent\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore me vler\u00eb 18 miliard\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb lidhur mes Meta Platforms dhe 48 shteteve amerikane p\u00ebr sigurin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb internet, gjiganti teknologjik pranoi t\u00eb vendoste nj\u00eb kufi ditor prej dy or\u00ebsh p\u00ebr adoleshent\u00ebt n\u00eb Instagram dhe Facebook, si dhe t\u00eb nd\u00ebrpriste shfaqjen e rrjedh\u00ebs kryesore t\u00eb p\u00ebrmbajtjes nga mesnata deri n\u00eb or\u00ebn 06:00.<\/p>\n<p>Meta u ka b\u00ebr\u00eb thirrje edhe TikTok-ut, YouTube-it dhe Snap-it t\u00eb miratojn\u00eb kufizime t\u00eb ngjashme kohore n\u00eb platformat e tyre.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit mund t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i ndihmuar f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb p\u00ebrqendrohen te m\u00ebsimet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre. Ja pes\u00eb m\u00ebnyra praktike p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Vendosni kufij p\u00ebr p\u00ebrdorimin e aplikacioneve \u2013 Kontrolli prind\u00ebror nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i leht\u00eb, por nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb praktike p\u00ebr ta zbatuar \u00ebsht\u00eb vendosja e kufijve kohor\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb pajisjen q\u00eb p\u00ebrdor f\u00ebmija.<\/p>\n<p>Bisedoni me f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr koh\u00ebn e p\u00ebrdorimit \u2013 N\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb video t\u00eb shkurtra, p\u00ebrcaktoni s\u00eb bashku oraret ose dit\u00ebt kur kjo lejohet. Shpjegojuni arsyet e kufizimeve. Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u2019u ndaloni telefonin, por t\u2019i ndihmoni t\u00eb kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ekuilibrit mes arg\u00ebtimit, m\u00ebsimit, pushimit dhe aktiviteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u00c7aktivizoni njoftimet gjat\u00eb m\u00ebsimit \u2013 Njoftimet nga mesazhet dhe rrjetet sociale mund ta nd\u00ebrpresin vazhdimisht p\u00ebrqendrimin. Nxitini f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb aktivizojn\u00eb funksionin Focus ose m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrqendrimit gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimit. Kjo do t\u2019i ndihmoj\u00eb t\u00eb shmangin shp\u00ebrqendrimet dhe t\u00eb ruajn\u00eb v\u00ebmendjen te detyrat.<\/p>\n<p>Mbajini telefonat larg dhom\u00ebs s\u00eb gjumit \u2013 Gjat\u00eb m\u00ebsimit, telefoni duhet t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i nevojsh\u00ebm p\u00ebr detyrat shkollore. Edhe n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt thon\u00eb se u duhet p\u00ebr makin\u00ebn llogarit\u00ebse ose p\u00ebr k\u00ebrkime n\u00eb internet, mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e dobishme t\u00eb p\u00ebrdorin nj\u00eb pajisje tjet\u00ebr, kur kjo \u00ebsht\u00eb e mundur. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb telefonat t\u00eb mos mbahen n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit gjat\u00eb nat\u00ebs. Kjo ndihmon n\u00eb shmangien e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre deri n\u00eb or\u00ebt e vona dhe krijon kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr gjum\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00ebsojini f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb praktikojn\u00eb vet\u00ebdijen e nd\u00ebrgjegjshme \u2013 Termi mindfulness, ose vet\u00ebdije e nd\u00ebrgjegjshme, kjo praktik\u00eb mund t\u00eb luaj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrqendrimin dhe vet\u00ebkontrollin. Sipas nj\u00eb studimi, ajo shpjegon rreth gjysm\u00ebn e lidhjes mes p\u00ebrdorimit problematik t\u00eb videove t\u00eb shkurtra dhe neglizhimit t\u00eb detyrimeve shkollore. Nj\u00eb ushtrim i shkurt\u00ebr para fillimit t\u00eb m\u00ebsimit, si frym\u00ebmarrja e ngadalt\u00eb, v\u00ebzhgimi i mendimeve pa i gjykuar ose p\u00ebrqendrimi te momenti i tanish\u00ebm, mund t\u2019i ndihmoj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb qet\u00ebsohen dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohen m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Scroll i pand\u00ebrprer\u00eb i videove n\u00eb TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts, q\u00eb kalojn\u00eb para syve tan\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, jo vet\u00ebm na shp\u00ebrqendron. Ajo ndikon edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e perceptojm\u00eb koh\u00ebn dhe, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr t\u00eb ardhmen. T\u00eb kesh nj\u00eb perspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":119239,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-119240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kuriozitete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119240\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119239"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}