{"id":119529,"date":"2026-11-02T12:51:08","date_gmt":"2026-11-02T09:51:08","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kosova-ka-humbur-43-8-milione-euro-nga-plani-i-rritjes\/"},"modified":"2026-11-02T12:51:08","modified_gmt":"2026-11-02T09:51:08","slug":"kosova-ka-humbur-43-8-milione-euro-nga-plani-i-rritjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kosova-ka-humbur-43-8-milione-euro-nga-plani-i-rritjes\/","title":{"rendered":"Kosova ka humbur 43.8 milion\u00eb euro nga Plani i Rritjes"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Bashkimi-Evropian.jpg\" alt=\"Kosova ka humbur 43.8 milion\u00eb euro nga Plani i Rritjes\"\/><\/figure>\n<p>Kryenegociatori i Kosov\u00ebs me Bashkimin Evropian dhe koordinatori komb\u00ebtar p\u00ebr Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Kosova ka humbur 43.8 milion\u00eb euro nga Plani i Rritjes, si pasoj\u00eb e mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb gjasht\u00eb hapave reformues brenda afatit t\u00eb qershorit 2026.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb raportimit n\u00eb Komisionin p\u00ebr Integrim Evropian, Zulfaj tha se Kosova ka p\u00ebrpara edhe 22 hapa reformues, n\u00eb vler\u00eb prej 131.5 milion\u00eb eurosh, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen deri m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri t\u00eb ditur se Plani i Rritjes p\u00ebr Kosov\u00ebn kap vler\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 882.6 milion\u00eb eurosh, prej t\u00eb cilave dy t\u00eb tretat jan\u00eb kredi, nd\u00ebrsa zbatimi i planit lidhet me p\u00ebrmbushjen e 111 hapave reformues deri n\u00eb fund t\u00eb gushtit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Zulfaj njoftoi se nga 13 hapat reformues q\u00eb kishin afat shtes\u00eb deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2026, jan\u00eb p\u00ebrmbushur vet\u00ebm shtat\u00eb, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nuk jan\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e dini, plani i rritjes p\u00ebr Kosov\u00ebn kap vler\u00ebn e 882.6 milion euro, ku 2\/3 jan\u00eb kredi t\u00eb lidhura me 111 hapa reformash, deri n\u00eb fund t\u00eb gushtit t\u00eb vitit q\u00eb vjen.. M\u00eb 15 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, kemi dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr pages\u00eb, me 20 hapa t\u00eb zbatuar, n\u00eb vler\u00eb prej 153.4 milion euro, shuma p\u00ebrfundimtare do t\u00eb varet prej vler\u00ebsimit t\u00eb Bashkimit Evropian, me \u00e7\u2019rast po besojm\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb e para t\u00eb n\u00ebntorit do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se sa realisht do t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsimi i sakt\u00eb. Nga 13 hapa n\u00eb periudh\u00ebn shtes\u00eb, deri n\u00eb qershor 2026, zbatuam shtat\u00eb dhe gjasht\u00eb jo. Llogaritet mbi 40 milion euro, ose m\u00eb sakt\u00eb 43.8 milion euro, t\u00eb cilat kan\u00eb humbur n\u00eb afatin e qershorit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se shumica e reformave t\u00eb pap\u00ebrmbushura kan\u00eb k\u00ebrkuar miratimin e projektligjeve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, n\u00eb periudh\u00ebn kur institucioni ligjv\u00ebn\u00ebs ishte i shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr reformat q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur brenda afatit, Zulfaj p\u00ebrmendi Ligjin p\u00ebr Energjin\u00eb, Ligjin p\u00ebr Falimentimin, pakon ligjore p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe Strategjin\u00eb kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar. Ai theksoi se k\u00ebto reforma do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb procedohen p\u00ebr miratim, pavar\u00ebsisht humbjes s\u00eb mjeteve financiare t\u00eb lidhura me afatet.<\/p>\n<p>\u201cShumica e tyre kan\u00eb k\u00ebrkuar miratimin e projektligjeve n\u00eb Kuvend, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kuvendi, si\u00e7 e dini, ishte i shp\u00ebrndar\u00eb. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto reforma jan\u00eb rrug\u00eb t\u00eb zbatohen k\u00ebt\u00eb vit, ligji p\u00ebr energjin\u00eb, p\u00ebr falimentimin, pakoja ligjore p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe strategjia kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, pra t\u00eb gjitha reformat, sepse procesi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsimin n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb proces reformator, dhe t\u00eb gjitha reformat t\u00eb cilat nuk kan\u00eb arritur afatin e qershorit jan\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb Kuvend, n\u00eb qeveri fillimisht, ashtu q\u00eb t\u00eb mos humbet asnj\u00eb reform\u00eb. Edhe n\u00ebse mjetet nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushen me koh\u00eb. Tani kemi p\u00ebrpara vetes 22 hapa n\u00eb vler\u00eb prej 131.5 milion euro, q\u00eb skadojn\u00eb me 31 dhjetor. Pra, kan\u00eb mbetur edhe 59 dit\u00eb, 10 akte duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend, projektligji p\u00ebr inovacion dhe nd\u00ebrmarr\u00ebsi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kuvend, kurse t\u00eb tjerat qeveria do t\u2019i sjell\u00eb p\u00ebr miratim. Var\u00ebsisht nga vonesat q\u00eb shkaktojn\u00eb edhe komisioni evropian, n\u00eb d\u00ebrgimin e komenteve, sepse pjes\u00eb e procesit t\u00eb hapave \u00ebsht\u00eb edhe konsultimi me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, ku secili hap, sidomos n\u00eb hapat e ligjeve, k\u00ebrkohet q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 konsultimeve publike q\u00eb i kemi ne si pjes\u00eb e procesit, duhet t\u00eb konsultohen edhe me Bashkimin Evropian, dhe Bashkimi Evropian i k\u00ebrkon diku rreth 90 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i kthyer k\u00ebto komente dhe kjo pastaj shkakton edhe vonesa t\u00eb tjera q\u00eb vonojn\u00eb ligjet\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai theksoi se dy nga hapat q\u00eb skadojn\u00eb m\u00eb 31 dhjetor jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e Kuvendit. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen themelimi i Komisionit p\u00ebr Ndihm\u00eb Shtet\u00ebrore dhe masat apo nd\u00ebshkimet q\u00eb lidhen me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb afateve t\u00eb shkurtra, Zulfaj k\u00ebrkoi mobilizim institucional dhe procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara p\u00ebr miratimin e reformave.<\/p>\n<p>Zulfaj flet p\u00ebr skadimin e disa hapave me 31 dhjetor q\u00eb jan\u00eb nga kuvendi<\/p>\n<p>\u201cKa dy hapa q\u00eb skadojn\u00eb me 31 dhjetor e q\u00eb jan\u00eb nga kuvendi, \u00ebsht\u00eb themelimi i komisionit p\u00ebr ndihm\u00eb shtet\u00ebrore, masat ose nd\u00ebshkimet p\u00ebr rregulloren e pun\u00ebs t\u00eb kuvendit. P\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr, shumica d\u00ebrmuese e tyre duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Mendojm\u00eb q\u00eb agjenda k\u00ebrkon mobilizimin e t\u00eb gjith\u00ebve, prandaj \u00e7moj shum\u00eb angazhimin tuaj. Paralelisht punojm\u00eb edhe p\u00ebr aspekte tjera, mbulojm\u00eb edhe MSA dhe t\u00eb gjith\u00eb agjend\u00ebn p\u00ebr integrimin evropian. Hapi i radh\u00ebs pas liberalizimit t\u00eb vizave \u00ebsht\u00eb shtyrja p\u00ebrpara e aplikimit p\u00ebr statusin kandidat\u2026 Kemi takuar edhe komisioner\u00ebn Koss edhe parlamentar\u00eb nga parlamenti evropian, dhe shpresoj q\u00eb t\u00eb keni edhe ju n\u00eb agjend\u00ebn e juaj takim me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit evropian. Progresi jon\u00eb si shtet nuk reflekton procesin n\u00eb t\u00eb cilin jemi, nuk ka kushte p\u00ebr statusin kandidat as p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb cilat Kosova nuk i ka plot\u00ebsuar, ajo \u00e7ka mbetet \u00ebsht\u00eb uniteti brenda BE-s\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit, deputetja e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Time Kadrijaj, ngriti \u00e7\u00ebshtjen e miratimit t\u00eb Kodit Civil, duke k\u00ebrkuar t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse qeveria ka siguruar votat e nevojshme p\u00ebr kalimin e tij n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi sqarime edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, ndikimin e zhvillimeve politike n\u00eb Serbi n\u00eb procesin integrues t\u00eb Kosov\u00ebs, pezullimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si dhe p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit dhe Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Kadrijaj b\u00ebn disa pyetje ndaj Zulfaj, k\u00ebrkon llogaridh\u00ebnie p\u00ebr dialogun strategjik<\/p>\n<p>\u201cKemi 18 hapa, n\u00ebse nuk p\u00ebrmbushen t\u00eb 18tat dhe dua t\u00eb lidhem n\u00eb hapin e 17 q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratimi i kodit civil, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me martesat, bashk\u00ebsia familjare dhe t\u00eb drejtat e personave me orientime t\u00eb ndryshme seksuale a ka punuar qeveria q\u00eb t\u00eb ket\u00eb votat p\u00ebr kalimin e k\u00ebtij ligji p\u00ebr shkak q\u00eb ne e dim\u00eb cilat jan\u00eb dallimet. A do miratohet kjo dhe a i keni siguruar votat p\u00ebr t\u00eb kaluar kodi civil. A ekziston tash p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb serbi dhe t\u00eb fitimit q\u00eb ka ra Vu\u00e7iqi dhe q\u00eb ka fituar lista e student\u00ebve, a mendoni q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb qasja e Serbis\u00eb n\u00eb raport me Kosov\u00ebn dhe a ka rrezik q\u00eb ata me pas prioritet n\u00eb BE dhe me hedh shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Kosova n\u00eb agjendat evropiane por edhe n\u00eb planin e rritjes. A do t\u00eb hapen negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb BE dhe dialogu strategjik, \u00e7ka po k\u00ebrkohet nga SHBA q\u00eb e kan\u00eb pezulluar dhe \u00e7ka duhet t\u00eb b\u00ebj Kosova q\u00eb t\u00eb kthehet dialogu strategjik. Po m\u00eb intereson edhe marr\u00ebveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, kemi pasur deklarata her\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar her\u00eb jo, a po m\u00eb tregoni a keni pranuar at\u00eb marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, a \u00ebsht\u00eb pranuar Zajednica, n\u00eb cil\u00ebn faz\u00eb dhe cil\u00ebn pik\u00eb jemi?\u201d, pyeti Kadrijaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, Zulfaj sqaroi se Kodi Civil \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e hapave reformues dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr miratimin e tij i takon Kuvendit.<\/p>\n<p>Lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, Zulfaj p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin se Kosova i p\u00ebrmbush kriteret e nevojshme, nd\u00ebrsa vendimi varet nga vullneti politik dhe uniteti brenda Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr pyetjet q\u00eb lidheshin me dialogun Kosov\u00eb-Serbi, zhvillimet politike n\u00eb Serbi, marr\u00ebveshjet e Brukselit dhe dialogun strategjik me SHBA-n\u00eb, Zulfaj tha se k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk jan\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Zulfaj i p\u00ebrgjigjet pyetjeve t\u00eb Kadrijaj, nuk komenton p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, marr\u00ebveshjen e Brukselit<\/p>\n<p>\u201cKodi civil, jan\u00eb 22 hapa jo 18-t\u00eb, dy prej tyre ka kuvendi, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre hapave. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e kuvendit q\u00eb ta kaloj, shpresoj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb konsensus shoq\u00ebror n\u00eb lidhje me vlerat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb kodin civil. Reformat nuk bllokohen, shpresoj t\u00eb kemi unitetin n\u00eb agjend\u00ebn e reformave\u2026 Nuk jam p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha, besoj se p\u00ebr dialogun mund t\u00eb ftoni kryenegociatorin p\u00ebr dialog Kosov\u00eb- Serbi, nuk kam mendim q\u00eb ta ndaj me ju as p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Serbi. A do t\u00eb hapen negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, ju thash\u00eb se nuk ka ndonj\u00eb kriter q\u00eb Kosova nuk e p\u00ebrmbush p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. N\u00ebse shohim pushtete e rajonit kan\u00eb fituar statusin kandidat dhe kur i kan\u00eb hapur negociatat, Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb e avancuar n\u00eb \u00e7do aspekt zhvillimor, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb e vullnetit brenda BE-s\u00eb dhe unitetit sesa kritereve q\u00eb kemi ne. Nuk do t\u00eb shprehem as p\u00ebr dialogun strategjik me SHBA-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb portofolin tim, as p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebr Bruksel\u201d, tha ai.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryenegociatori i Kosov\u00ebs me Bashkimin Evropian dhe koordinatori komb\u00ebtar p\u00ebr Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Kosova ka humbur 43.8 milion\u00eb euro nga Plani i Rritjes, si pasoj\u00eb e mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb gjasht\u00eb hapave reformues brenda afatit t\u00eb qershorit 2026. Gjat\u00eb raportimit n\u00eb Komisionin p\u00ebr Integrim Evropian, Zulfaj tha se Kosova ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":119528,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-119529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119529\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119528"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}