{"id":119562,"date":"2026-11-03T10:59:10","date_gmt":"2026-11-03T07:59:10","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/haxhiu-per-rastin-e-arlinda-zekajt-te-hetohet-i-gjithe-zinxhiri-institucional\/"},"modified":"2026-11-03T10:59:10","modified_gmt":"2026-11-03T07:59:10","slug":"haxhiu-per-rastin-e-arlinda-zekajt-te-hetohet-i-gjithe-zinxhiri-institucional","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/haxhiu-per-rastin-e-arlinda-zekajt-te-hetohet-i-gjithe-zinxhiri-institucional\/","title":{"rendered":"Haxhiu p\u00ebr rastin e Arlinda Zekajt: T\u00eb hetohet i gjith\u00eb zinxhiri institucional"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Haxhiu p\u00ebr rastin e Arlinda Zekajt: T\u00eb hetohet i gjith\u00eb zinxhiri institucional\"\/><\/figure>\n<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, ka k\u00ebrkuar hetim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirit institucional lidhur me rastin e vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt n\u00eb Pej\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Pun\u00eb Sociale, Policin\u00eb, Prokurorin\u00eb dhe Gjykatat.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr RTK-n\u00eb, Haxhiu ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb identifikohen zyrtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb neglizhuar k\u00ebrkesat e viktim\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00eb dhe mbrojtje, duke theksuar se ajo kishte paralajm\u00ebruar edhe vrasjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cDhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim un\u00eb edhe sot, por jo vet\u00ebm, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe e me theks gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs, nga Qendra p\u00ebr Pun\u00eb Sociale, q\u00eb mund t\u00eb konsiderojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dera e par\u00eb ku nj\u00eb person q\u00eb ka nevoj\u00eb i drejtohet institucionit, tek policia, tek prokuroria, tek gjykatat, pra i gjith\u00eb zinxhiri institucional duhet t\u00eb hetohet p\u00ebr ta pasur parasysh q\u00eb ku nuk ka funksionuar, kush jan\u00eb ata emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb zyrtar\u00ebve\u201d, ka deklaruar Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs kan\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe se duhet t\u00eb identifikohen personat q\u00eb nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs s\u00eb Zekajt.<\/p>\n<p>\u201cPra kush jan\u00eb ata emra dhe mbiemra t\u00eb cil\u00ebt kishin neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, k\u00ebrkesave p\u00ebr ndihm\u00eb dhe p\u00ebr veprim institucional p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs s\u00eb saj. Dhe ka pasur paralajm\u00ebrime shum\u00eb serioze deri edhe n\u00eb vrasjen e saj, pra vet\u00eb viktima kishte paralajm\u00ebruar vrasjen e saj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Haxhiu e ka cil\u00ebsuar rastin si d\u00ebshmi t\u00eb mentalitetit patriarkal q\u00eb, sipas saj, \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm edhe n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs. \u201cPra, ne mund t\u00eb thoshim q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ende mbizot\u00ebron mentaliteti patriarkal, sidomos n\u00eb disa zona. Por fatkeq\u00ebsisht kjo b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kur kjo \u00ebsht\u00eb e shprehur edhe n\u00eb institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajo ka shprehur mir\u00ebkuptim p\u00ebr protestat e qytetar\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb se reagimi qytetar \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb rasteve t\u00eb tilla. Megjithat\u00eb, ka theksuar se protestat duhet t\u2019u drejtohen institucioneve kompetente.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr masat e nd\u00ebrmarra deri m\u00eb tani, Haxhiu ka p\u00ebrmendur suspendimin e 11 zyrtar\u00ebve policor\u00eb, dor\u00ebheqjen e drejtorit t\u00eb Policis\u00eb, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimin e kryeprokurorit t\u00eb Pej\u00ebs dhe z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo ka kritikuar munges\u00ebn e veprimeve nga Komuna e Pej\u00ebs dhe K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPor pra sot e k\u00ebsaj dite nuk kemi veprime ndaj k\u00ebtyre personave. Apo tek aspekti i K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr sa koh\u00eb K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs paska b\u00ebr\u00eb suspendime, ku \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs sot?\u201d, ka deklaruar ajo.<\/p>\n<p>Haxhiu ka theksuar se Kuvendi ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebrmes themelimit t\u00eb Komisionit Hetimor, i cili do t\u00eb shqyrtoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj edhe kemi vler\u00ebsuar q\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb e till\u00eb, nga e cila nxirret nj\u00eb komision hetimor, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr shkak se kjo edhe do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se kush jan\u00eb zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb nuk e kan\u00eb kryer detyr\u00ebn, raporti do t\u2019i p\u00ebrcillet prokuroris\u00eb speciale, por po ashtu edhe do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si parandalim, q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs t\u00eb mos ket\u00eb zyrtar\u00eb q\u00eb e vendosin n\u00eb diskrecionin e tyre n\u00ebse duhet ta kryejn\u00eb detyr\u00ebn apo jo\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetarja e Kuvendit.<\/p>\n<p>Ajo ka rikujtuar se gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrpar\u00ebsi kishte adresimi i dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, por ka theksuar se miratimi i ligjeve nuk mjafton n\u00ebse ato nuk zbatohen nga zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPor \u00e7far\u00eb kuptimi kan\u00eb k\u00ebto ligje n\u00eb qoft\u00eb se ne kemi zyrtar\u00eb q\u00eb nuk i zbatojn\u00eb ligjet q\u00eb nxirren nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?\u201d, ka pyetur Haxhiu.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ajo ka theksuar se parandalimi i dhun\u00ebs k\u00ebrkon angazhim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb institucional, duke nisur nga edukimi dhe m\u00ebnyra e trajtimit t\u00eb vajzave dhe djemve, si dhe rishikimi i kurrikulave dhe teksteve shkollore p\u00ebr t\u00eb shmangur stereotipat gjinor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, institucionet duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohen si n\u00eb parandalimin e dhun\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb ecim tutje me zyrtar\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe me mosveprim nga ana e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse\u201d, ka p\u00ebrfunduar Haxhiu.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka th\u00ebn\u00eb se e kupton zem\u00ebrimin e qytetar\u00ebve dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqjen e ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, por ka theksuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia institucionale nuk duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm te dor\u00ebheqjet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr RTK-n\u00eb, Haxhiu ka ngritur \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebse largimi i ministrave do t\u00eb parandalonte rastet e dhun\u00ebs dhe vrasjet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se ne sot e kemi nj\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb ministrit, shtroj pyetjen: A do t\u00eb ndalen rastet e dhun\u00ebs? A do t\u00eb ndalen vrasjet? N\u00ebse p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb po, patjet\u00ebr q\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb. Por ajo \u00e7far\u00eb un\u00eb k\u00ebrkoj sot \u00ebsht\u00eb q\u00eb ekzekutivi, legjislativi ta b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn q\u00eb ju takon\u201d, ka deklaruar Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se po diskuton me ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb agjencie t\u00eb pavarur q\u00eb do t\u00eb merrej me inspektimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe trajtimin e tyre nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Haxhiut, kjo agjenci do t\u2019u raportonte Kuvendit dhe Qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa do t\u00eb kishte rol edhe n\u00eb parandalimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs. Ajo ka paralajm\u00ebruar gjithashtu se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga 16 komisionet parlamentare t\u00eb monitorojn\u00eb zbatimin e ligjeve n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, ka k\u00ebrkuar hetim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirit institucional lidhur me rastin e vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt n\u00eb Pej\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Pun\u00eb Sociale, Policin\u00eb, Prokurorin\u00eb dhe Gjykatat. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr RTK-n\u00eb, Haxhiu ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb identifikohen zyrtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb neglizhuar k\u00ebrkesat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-119562","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119562\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}