{"id":119821,"date":"2026-11-10T15:22:57","date_gmt":"2026-11-10T12:22:57","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pasuri-prej-8-miliarde-eurosh-ne-mbetjet-e-trepces\/"},"modified":"2026-11-10T15:22:57","modified_gmt":"2026-11-10T12:22:57","slug":"pasuri-prej-8-miliarde-eurosh-ne-mbetjet-e-trepces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pasuri-prej-8-miliarde-eurosh-ne-mbetjet-e-trepces\/","title":{"rendered":"Pasuri prej 8 miliard\u00eb eurosh n\u00eb mbetjet e Trep\u00e7\u00ebs"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/6580e6d2-b4a5-4424-7691-08df13a869ed_w1224_r0_s_d3.jpg\" alt=\"Pasuri prej 8 miliard\u00eb eurosh n\u00eb mbetjet e Trep\u00e7\u00ebs\"\/><\/figure>\n<p>Metalet q\u00eb gjenden n\u00eb mbetjet industriale t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs, t\u00eb grumbulluara nd\u00ebr dekada n\u00eb deponi n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, mund t\u00eb vlejn\u00eb mbi tet\u00eb miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e tregon nj\u00eb raport i p\u00ebrgatitur me mb\u00ebshtetjen e Programit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillim (UNDP), t\u00eb cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, rreth 60 milion\u00eb ton\u00eb mbetje p\u00ebrmbajn\u00eb plumb, zink, argjend dhe ar \u2013 metale q\u00eb nuk jan\u00eb nxjerr\u00eb plot\u00ebsisht gjat\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb xeheve.<\/p>\n<p>Vlera e tyre p\u00ebrllogaritet n\u00eb mbi 8.4 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb shuma q\u00eb kompleksi minerar, Trep\u00e7a, mund ta p\u00ebrfitoj\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nga shfryt\u00ebzimi i tyre.<\/p>\n<p>Teknologjit\u00eb moderne mund\u00ebsojn\u00eb rikuperimin e nj\u00eb pjese t\u00eb metaleve, por ende nuk dihet se sa prej tyre mund t\u00eb nxirren nga k\u00ebto mbetje, sa do t\u00eb kushtonte procesi dhe n\u00ebse nj\u00eb investim i till\u00eb do t\u00eb ishte ekonomikisht i leverdish\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, miliona ton\u00eb mbetje vazhdojn\u00eb t\u00eb grumbullohen n\u00eb deponi, disa prej t\u00eb cilave pran\u00eb zonave t\u00eb banuara, duke paraqitur edhe rreziqe t\u00eb mundshme p\u00ebr mjedisin.<\/p>\n<p>Raporti, i titulluar \u201cVler\u00ebsimi dhe analiza strategjike e 12 deponive t\u00eb mbetjeve industriale t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs\u201d, shqyrton p\u00ebrb\u00ebrjen minerale, potencialin ekonomik dhe ndikimet mjedisore t\u00eb mbetjeve t\u00eb kombinatit.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur vitin e kaluar me mb\u00ebshtetjen e UNDP-s\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fondit t\u00eb Ekselenc\u00ebs \u2013 nj\u00eb mekaniz\u00ebm i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i menaxhuar nga UNDP-ja.<\/p>\n<p>Sipas menaxhmentit t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs, studimi mb\u00ebshtetet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e nd\u00ebrmarrjes dhe n\u00eb analizat e laborator\u00ebve vendor\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe UNDP-ja konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se e ka mb\u00ebshtetur nd\u00ebrmarrjen n\u00eb vler\u00ebsimin e potencialit ekonomik dhe ndikimeve mjedisore t\u00eb deponive, nd\u00ebrsa p\u00ebr holl\u00ebsi rreth p\u00ebrmbajtjes s\u00eb raportit e drejtoi REL-in te p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Trep\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga 12 lokacionet e p\u00ebrfshira n\u00eb raport, deponia n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb ka vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb metaleve \u2013 mbi 3.6 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ajo shtrihet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 46 hektar\u00eb dhe p\u00ebrmban rreth 16 milion\u00eb ton\u00eb mbetje.<\/p>\n<p>Pas saj renditet deponia n\u00eb Zhitkovc t\u00eb Zve\u00e7anit, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur prej mbi 1.3 miliard eurosh.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsime prej qindra miliona eurosh jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr deponi t\u00eb tjera n\u00eb Mitrovic\u00eb, Artan\u00eb, Leposaviq dhe Zve\u00e7an.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb kat\u00ebr prej deponive t\u00eb analizuara, raporti vler\u00ebson se gjenden rreth 77 mij\u00eb ton\u00eb plumb, 102 mij\u00eb ton\u00eb zink, 325 kilogram\u00eb argjend dhe 29 kilogram\u00eb ar.<\/p>\n<p>K\u00ebto shifra tregojn\u00eb sasit\u00eb e p\u00ebrllogaritura t\u00eb metaleve q\u00eb gjenden n\u00eb mbetje, por jo domosdoshm\u00ebrisht sasit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb rikuperohen dhe t\u00eb shiten.<\/p>\n<p>Raporti mbi t\u00eb cilin bazohen k\u00ebto vler\u00ebsime nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik nga Trep\u00e7a, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nd\u00ebrmarrjes japin sqarime p\u00ebr gjetjet e tij.<\/p>\n<p>Hysni Beqiri, udh\u00ebheq\u00ebs i Nj\u00ebsis\u00eb Biznesore Minierat me Flotacion Kishnic\u00eb dhe Artan\u00eb, thot\u00eb se vlera e metaleve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur bazuar n\u00eb \u00e7mimet e tyre n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do metal ka vler\u00ebn e vet, e cila p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bursave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebto \u00e7mime ndryshojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrfitimin e mundsh\u00ebm ekonomik, nga vlera e metaleve duhet t\u00eb merren parasysh edhe humbjet gjat\u00eb rikuperimit, investimet n\u00eb teknologji dhe kostot e p\u00ebrpunimit e t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mjedisit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb p\u00ebrpunuar xehet n\u00eb Trep\u00e7\u00eb nd\u00ebr dekada.<\/p>\n<p>Kombinati q\u00eb nga viti 2016 funksionon si shoq\u00ebri aksionare, me 80 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe 20 p\u00ebr qind n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Xehet e nxjerra nga miniera e Stant\u00ebrgut, af\u00ebr Mitrovic\u00ebs s\u00eb Jugut, p\u00ebrpunohen n\u00eb flotacionin e Tunelit t\u00eb Par\u00eb, nd\u00ebrsa ato t\u00eb minier\u00ebs s\u00eb Artan\u00ebs, n\u00eb komun\u00ebn e Novob\u00ebrd\u00ebs, d\u00ebrgohen n\u00eb flotacionin e Kishnic\u00ebs, n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto objekte, xehet p\u00ebrpunohen p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb mineralet me vler\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr e materialit t\u00eb nxjerr\u00eb nga toka. Ky proces quhet flotim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjitha metalet arrijn\u00eb t\u00eb ndahen. Nj\u00eb pjes\u00eb mbetet n\u00eb materialin q\u00eb transportohet p\u00ebrmes gypave drejt deponive. K\u00ebto mbetje njihen si sterile t\u00eb flotacionit.<\/p>\n<p>Sipas Beqirit, teknologjia e vjetruar ka ndikuar n\u00eb uljen e efikasitetit t\u00eb p\u00ebrpunimit, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e metaleve t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb deponi.<\/p>\n<p>\u201cMe kalimin e koh\u00ebs, flotacionet tona jan\u00eb vjet\u00ebrsuar dhe shkalla e shfryt\u00ebzimit t\u00eb tyre ka r\u00ebn\u00eb. Aktualisht, ne e kemi 65 deri n\u00eb 75 koeficientin e shfryt\u00ebzimit. Deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind e metaleve nuk mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen n\u00eb flotacionet tona\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Problemet me teknologjin\u00eb dhe humbjet gjat\u00eb p\u00ebrpunimit jan\u00eb evidentuar edhe nga Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb publikuar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, kjo zyr\u00eb ka konstatuar se Trep\u00e7a ka operuar me humbje mesatare mujore prej rreth 620 mij\u00eb eurosh gjat\u00eb periudh\u00ebs 2019-2021.<\/p>\n<p>Sipas auditor\u00ebve, teknologjia dhe infrastruktura e vjetruar, mungesa e investimeve kapitale dhe mosstandardizimi i proceseve t\u00eb pun\u00ebs kan\u00eb ndikuar n\u00eb produktivitetin e ul\u00ebt dhe n\u00eb humbjet e metaleve gjat\u00eb p\u00ebrpunimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nj\u00eb pjes\u00eb e metaleve q\u00eb nuk jan\u00eb shfryt\u00ebzuar gjat\u00eb prodhimit, ka p\u00ebrfunduar n\u00eb deponi.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrshkruan 12 lokacione t\u00eb mbetjeve industriale t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs, disa prej t\u00eb cilave vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat jan\u00eb jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>Deponit\u00eb aktive p\u00ebrfshijn\u00eb ato n\u00eb Badoc, Mitrovic\u00eb dhe Leposaviq. Si t\u00eb braktisura p\u00ebrshkruhen deponi t\u00eb tjera n\u00eb Artan\u00eb, Mitrovic\u00eb e Gra\u00e7anic\u00eb, si dhe n\u00eb lokacione t\u00eb tjera n\u00eb Leposaviq e Zve\u00e7an.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e metaleve ndryshon nga nj\u00eb deponi n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas analizave kimike t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb raportin e p\u00ebrgatitur me mb\u00ebshtetjen e UNDP-s\u00eb, mostrat e mbetjeve nga deponia e Artan\u00ebs, t\u00eb analizuara gjat\u00eb viteve 2007-2009, tregojn\u00eb p\u00ebrmbajtje prej rreth 7.8 kilogram\u00ebsh plumb, 9.8 kilogram\u00ebsh zink, 40 gram\u00ebsh argjend dhe 1.64 gram\u00ebsh ar p\u00ebr ton.<\/p>\n<p>K\u00ebto rezultate pasqyrojn\u00eb mostrat e analizuara dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsohen automatikisht p\u00ebr gjith\u00eb sasin\u00eb e mbetjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb deponin\u00eb e Badocit, af\u00ebr flotacionit t\u00eb Kishnic\u00ebs, mbetjet vazhdojn\u00eb t\u00eb grumbullohen.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb mesin e tetorit, Radio Evropa e Lir\u00eb pa se si materiali i mbetur nga p\u00ebrpunimi i xeheve transportohej p\u00ebrmes gypave n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb drejt deponis\u00eb, ku pranohej nga nj\u00eb pun\u00ebtor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb prej 8.3 hektar\u00ebsh jan\u00eb grumbulluar rreth 2.6 milion\u00eb ton\u00eb mbetje.<\/p>\n<p>Sipas raportit, ato p\u00ebrmbajn\u00eb mbi 16 mij\u00eb ton\u00eb plumb, afro 23 mij\u00eb ton\u00eb zink, 65.3 kilogram\u00eb argjend dhe 3.7 kilogram\u00eb ar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gani Osmanin, kryepun\u00ebtor n\u00eb minier\u00ebn e Stant\u00ebrgut, me 45 vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune, mbetjet industriale paraqesin nj\u00eb mund\u00ebsi ekonomike q\u00eb Kosova nuk duhet ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb pashfryt\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se teknologjit\u00eb moderne mund\u00ebsojn\u00eb rikuperimin e nj\u00eb pjese m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb metaleve q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb deponi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mund\u00ebsi, sipas tij, \u00ebsht\u00eb shitja e mbetjeve te kompanit\u00eb e specializuara, ndon\u00ebse vler\u00ebson se p\u00ebrpunimi brenda Kosov\u00ebs do t\u00eb ishte m\u00eb i favorsh\u00ebm, pasi do t\u00eb krijonte m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb ekonomike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Edhe profesori i xehetaris\u00eb n\u00eb Fakultetin e Gjeoshkencave t\u00eb Universitetit t\u00eb Mitrovic\u00ebs, Kemajl Zeqiri, thot\u00eb se zhvillimi i teknologjis\u00eb ka krijuar mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr rikuperimin e metaleve nga mbetjet industriale.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrtimit t\u00eb linjave t\u00eb reja p\u00ebr rip\u00ebrpunimin e mbetjeve, mund t\u00eb modernizohen edhe flotacionet ekzistuese.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb linje t\u00eb re, mund t\u00eb modernizohen edhe flotacionet ekzistuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mbetjet t\u00eb rip\u00ebrpunohen aty. Megjithat\u00eb, kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet me teknologjin\u00eb aktuale. Nevojiten investime n\u00eb flotacione, partneritete me kompani me renome dhe teknologji e re\u201d, thot\u00eb Zeqiri p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i p\u00ebrgatitur me mb\u00ebshtetjen e UNDP-s\u00eb thekson se gjat\u00eb 15 vjet\u00ebve t\u00eb fundit, teknologjit\u00eb e p\u00ebrpunimit dhe rip\u00ebrpunimit t\u00eb xeheve kan\u00eb p\u00ebrparuar ndjesh\u00ebm, duke mund\u00ebsuar shkall\u00eb rikuperimi mbi 90 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se rezultate t\u00eb tilla mund t\u00eb arrihen edhe me mbetjet e Trep\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Beqiri thot\u00eb se hapi i ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb faza e dyt\u00eb e studimit t\u00eb fizibilitetit, e cila do t\u00eb p\u00ebrfshinte marrjen e mostrave, analizat n\u00eb laborator\u00eb t\u00eb akredituar dhe identifikimin e teknologjis\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Aktualisht, sipas tij, nuk dihet se sa do t\u00eb kushtonte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb linje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr rip\u00ebrpunimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 studimit n\u00eb aspektin kimik dhe ekonomik, duhet t\u00eb b\u00ebhet edhe analiza p\u00ebr nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs dhe koston e saj. Nuk e dim\u00eb ende se sa mund t\u00eb jet\u00eb kostoja e linj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpunimit, por pavar\u00ebsisht se sa \u00ebsht\u00eb kostoja, ia vlen, sepse vler\u00ebsimi prej tet\u00eb miliard\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb sa dyfishi i buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Beqiri.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kostos s\u00eb teknologjis\u00eb, nj\u00eb vendim p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e mbetjeve do t\u00eb duhej t\u00eb merrte parasysh edhe shpenzimet e energjis\u00eb, transportit, p\u00ebrpunimit dhe mbrojtjes s\u00eb mjedisit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb n\u00ebse mbetjet duhet t\u00eb shiten apo t\u00eb p\u00ebrpunohen brenda vendit.<\/p>\n<p>Raporti rekomandon q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn afatshkurt\u00ebr dhe afatmesme t\u00eb shqyrtohet shitja dhe eksporti i tyre, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat t\u00eb riinvestohen n\u00eb rehabilitimin mjedisor dhe modernizimin e teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb planin afatgjat\u00eb, sugjerohet rip\u00ebrpunimi i p\u00ebrzgjedhur i mbetjeve p\u00ebr rikuperimin e metaleve.<\/p>\n<p>Shitja te kompanit\u00eb e specializuara mund t\u00eb shmang\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr investime t\u00eb m\u00ebdha fillestare, nd\u00ebrsa p\u00ebrpunimi brenda Kosov\u00ebs mund t\u00eb krijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb ekonomike, por k\u00ebrkon kapital, teknologji dhe kapacitete profesionale.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kostove dhe p\u00ebrfitimeve, mbetet e paqart\u00eb se cila mund\u00ebsi do t\u00eb ishte m\u00eb e leverdishme.<\/p>\n<p>Deponit\u00eb industriale t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs nuk paraqesin vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi ekonomike. P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb metaleve t\u00eb r\u00ebnda, ato mund t\u00eb jen\u00eb edhe burim i ndotjes s\u00eb tok\u00ebs, ujit dhe ajrit.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet p\u00ebr ndikimin e tyre n\u00eb mjedis jan\u00eb ngritur prej vitesh.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb vitin 2013, UNDP-ja ka mb\u00ebshtetur nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr problemin e mbetjeve industriale t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs. Institucionet pjes\u00ebmarr\u00ebse jan\u00eb pajtuar t\u00eb krijonin nj\u00eb grup pune p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nd\u00ebrhyrjet prioritare dhe nj\u00eb strategji afatshkurt\u00ebr e afatgjat\u00eb p\u00ebr trajtimin e tyre.<\/p>\n<p>Profesori Kemajl Zeqiri paralajm\u00ebron se ndotja nga metalet e r\u00ebnda mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb sh\u00ebndetin e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Raporti i siguruar nga REL-i rekomandon q\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb trajtimin e mbetjeve t\u2019u jepet deponive pran\u00eb zonave t\u00eb banuara dhe ekosistemeve t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb ardhurat e mundshme nga shfryt\u00ebzimi i metaleve mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe p\u00ebr rehabilitimin e k\u00ebtyre zonave dhe modernizimin e teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rip\u00ebrpunimi do t\u00eb k\u00ebrkonte masa t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit, p\u00ebrfshir\u00eb trajtimin e materialeve q\u00eb do t\u00eb mbeteshin pas rikuperimit t\u00eb metaleve.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrfitimi i mundsh\u00ebm ekonomik duhet t\u00eb vler\u00ebsohet s\u00eb bashku me koston e rehabilitimit dhe t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht potencialit ekonomik t\u00eb identifikuar n\u00eb raport, ende nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb qarta p\u00ebr nj\u00eb projekt konkret p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e mbetjeve industriale t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb n\u00ebse kan\u00eb plane p\u00ebr zvog\u00eblimin e sasis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre mbetjeve apo p\u00ebr rikuperimin e metaleve q\u00eb ato p\u00ebrmbajn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja institucionet e drejtuan REL-in te menaxhmenti i Trep\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nd\u00ebrmarrjes thon\u00eb se para \u00e7do vendimi p\u00ebr investime, duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb faza e dyt\u00eb e studimit t\u00eb fizibilitetit.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrcaktonte se cilat deponi kan\u00eb potencialin m\u00eb t\u00eb madh ekonomik, \u00e7far\u00eb teknologjie mund t\u00eb p\u00ebrdoret dhe sa do t\u00eb kushtonte rip\u00ebrpunimi.<\/p>\n<p>Raporti vler\u00ebson se shfryt\u00ebzimi i mbetjeve mund t\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb ardhura, t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investime dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb zhvillimin e industris\u00eb minerare e metalurgjike, ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar ende se sa prej k\u00ebtij potenciali mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb p\u00ebrfitim ekonomik.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mitropol<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Metalet q\u00eb gjenden n\u00eb mbetjet industriale t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs, t\u00eb grumbulluara nd\u00ebr dekada n\u00eb deponi n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, mund t\u00eb vlejn\u00eb mbi tet\u00eb miliard\u00eb euro. K\u00ebt\u00eb e tregon nj\u00eb raport i p\u00ebrgatitur me mb\u00ebshtetjen e Programit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillim (UNDP), t\u00eb cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lir\u00eb. Sipas raportit, rreth 60 milion\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":119820,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-119821","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119821\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119820"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}