{"id":119829,"date":"2026-11-10T20:40:17","date_gmt":"2026-11-10T17:40:17","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kurti-nga-parisi-i-drejtohet-serbise-duhet-ta-njohe-realitetin-kosova-eshte-shtet-i-pavarur\/"},"modified":"2026-11-10T20:40:17","modified_gmt":"2026-11-10T17:40:17","slug":"kurti-nga-parisi-i-drejtohet-serbise-duhet-ta-njohe-realitetin-kosova-eshte-shtet-i-pavarur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kurti-nga-parisi-i-drejtohet-serbise-duhet-ta-njohe-realitetin-kosova-eshte-shtet-i-pavarur\/","title":{"rendered":"Kurti nga Parisi i drejtohet Serbis\u00eb: Duhet ta njoh\u00eb realitetin, Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Kurti nga Parisi i drejtohet Serbis\u00eb: Duhet ta njoh\u00eb realitetin, Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur\"\/><\/figure>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi para student\u00ebve t\u00eb Paris School of International Affairs (PSIA), n\u00eb Paris, ka k\u00ebrkuar nga Serbia q\u00eb ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, ta nd\u00ebrpres\u00eb fushat\u00ebn kund\u00ebr njohjes s\u00eb saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti, i cili para adresimit u prit n\u00eb takim nga dekanja e PSIA-s\u00eb, Arancha Gonz\u00e1lez Lay, ka th\u00ebn\u00eb se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e 24 shtatorit 2023, duke k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dor\u00ebzimin e Milan Radoi\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr tri \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb Kosov\u00ebs, kryeministri e ve\u00e7oi dialogun me Serbin\u00eb, duke theksuar se ky proces nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE dyta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. Ky proces duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, duke filluar me dor\u00ebzimin e Milan Radoi\u00e7iqit, arkitektit kryesor t\u00eb tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n<p>Ai tha se Serbia duhet ta ndryshoj\u00eb qasjen e saj ndaj Kosov\u00ebs dhe ta pranoj\u00eb realitetin e krijuar pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, duke theksuar se shtet\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb injorohet nga Beogradi.<\/p>\n<p>\u201cKy duhet t\u00eb jet\u00eb gjithashtu nj\u00eb proces p\u00ebrmes t\u00eb cilit qeveria e Serbis\u00eb, e cila s\u00eb fundmi ka kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb udh\u00ebheqjes, t\u00eb arrij\u00eb ta njoh\u00eb realitetin e shekullit XXI: Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete\u201d, u shpreh kryeministri.<\/p>\n<p>Kurti gjithashtu k\u00ebrkoi q\u00eb Serbia ta nd\u00ebrpres\u00eb fushat\u00ebn e saj kund\u00ebr njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta penguar an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cDhe Serbia duhet ta braktis\u00eb fushat\u00ebn e saj agresive kund\u00ebr njohjes son\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb instrumentalizimin e kund\u00ebrshtimit t\u00eb Rusis\u00eb ndaj an\u00ebtar\u00ebsimit ton\u00eb n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Paris, kryeministri \u00ebsht\u00eb ndalur edhe te mosnjohja e Kosov\u00ebs nga pes\u00eb shtete an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian dhe kat\u00ebr shtete an\u00ebtare t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Ai ka vler\u00ebsuar se k\u00ebto shtete duhet t\u2019i marrin parasysh rrethanat historike n\u00eb t\u00eb cilat u krijua Kosova, duke theksuar se p\u00ebrvoja e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb barazohet me l\u00ebvizjet separatiste.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e tret\u00eb, e nd\u00ebrlidhur ngusht\u00eb me dialogun me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb njohja e Kosov\u00ebs nga pes\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian dhe kat\u00ebr shtetet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s q\u00eb ende nuk e kan\u00eb njohur at\u00eb. Besojm\u00eb se ato duhet ta kuptojn\u00eb se rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat lindi vendi yn\u00eb, represioni, spastrimi etnik dhe gjenocidi q\u00eb p\u00ebrjetoi populli yn\u00eb, nuk mund t\u00eb barazohen thjesht me l\u00ebvizjet separatiste me t\u00eb cilat nganj\u00ebher\u00eb b\u00ebhen paralele\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se Kosova e ka t\u00eb qart\u00eb orientimin e saj politik dhe strategjik, duke e cil\u00ebsuar integrimin evropian dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO si rrug\u00ebn e vetme p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>\u201cSi \u00e7lirimi yn\u00eb, ashtu edhe demokracia q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar q\u00eb nga pavar\u00ebsia, meritojn\u00eb vendin e tyre t\u00eb merituar n\u00eb nj\u00eb Bashkim Evropian m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Prandaj, k\u00ebto tri \u00e7\u00ebshtje apo dilema mund t\u00eb jen\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo dilema p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Ne nuk shohim alternativ\u00eb ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, sepse nuk duam asnj\u00eb alternativ\u00eb ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb fjalimit, Kurti ia kushtoi edhe situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajon dhe lidhjeve t\u00eb Serbis\u00eb me Rusin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto raporte vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi luft\u00ebn e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, por edhe bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Mosk\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi p\u00ebrballur me nj\u00eb rrezik t\u00eb dyfisht\u00eb. S\u00eb pari, luft\u00ebn e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, e cila e ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht mjedisin e siguris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe s\u00eb dyti, faktin se Serbia mbetet aleate e ngusht\u00eb e Rusis\u00eb, me politika q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit ton\u00eb\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n<p>Kryeministri foli edhe p\u00ebr qendr\u00ebn ruse n\u00eb Nish, rreth 160 kilometra larg Prishtin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr aktivitete t\u00eb mundshme t\u00eb inteligjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu p\u00ebrmendi pranin\u00eb e strukturave ruse n\u00eb institucionet e siguris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe 48 bazat ushtarake e t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb q\u00eb, sipas tij, Serbia i mban p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cSerbia mban 48 baza ushtarake dhe t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb p\u00ebr operacione t\u00eb avancuara p\u00ebrgjat\u00eb kufirit ton\u00eb, nd\u00ebrsa Kremlini ka themeluar nj\u00eb zyr\u00eb brenda Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Serbis\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurti rikujtoi edhe sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr aneksimin e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs sipas modelit t\u00eb Krimes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPasojat e k\u00ebtij mjedisi t\u00eb siguris\u00eb i kemi par\u00eb n\u00eb sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb vitit 2023, nj\u00eb inkursion q\u00eb synonte aneksimin e veriut t\u00eb vendit ton\u00eb sipas modelit t\u00eb Krimes\u00eb dhe q\u00eb institucionet e Bashkimit Evropian e d\u00ebnuan si sulm terrorist ndaj vendit ton\u00eb. K\u00ebto nuk jan\u00eb shqet\u00ebsime abstrakte p\u00ebr ne\u201d, theksoi kryeministri.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr masat q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb Kosova p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb siguris\u00eb, Kurti tha se gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm investimet n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri t\u00eb ditur se shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor kan\u00eb kaluar vazhdimisht dy p\u00ebr qind t\u00eb bruto produktit vendor, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha blerjet ushtarake jan\u00eb realizuar nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, i kemi rritur ndjesh\u00ebm shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen, duke tejkaluar vazhdimisht 2% t\u00eb PBB-s\u00eb. T\u00eb gjitha blerjet tona ushtarake i kemi b\u00ebr\u00eb nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebto investime nuk kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim vet\u00ebm forcimin e kapaciteteve ushtarake, por edhe garantimin e siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve dhe kontributin e Kosov\u00ebs n\u00eb stabilitetin e rajonit.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i k\u00ebtyre investimeve nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm forcimi i kapaciteteve tona mbrojt\u00ebse. \u00cbsht\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb sigurt dhe q\u00eb Kosova, si vend demokratik, t\u00eb b\u00ebhet kontribuuese m\u00eb e madhe n\u00eb sigurin\u00eb e rajonit ton\u00eb p\u00ebrmes NATO-s\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Serbis\u00eb, Kurti foli edhe p\u00ebr perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb Kosov\u00ebs dhe procesin e zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Ai tha se lufta e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb urgjent zgjerimin e BE-s\u00eb, por paralajm\u00ebroi se ky proces nuk duhet t\u00eb krijoj\u00eb dallime nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>\u201cZgjerimi ka marr\u00eb nj\u00eb urgjenc\u00eb t\u00eb re q\u00eb nga lufta e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, por kjo urgjenc\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb nuk duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt nj\u00eb Evrope ku disa vende mir\u00ebpriten, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat p\u00ebrballen me nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb paqart\u00eb\u201d, deklaroi kryeministri.<\/p>\n<p>Kurti theksoi se Kosova dhe vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor nuk duhet t\u00eb trajtohen si pjes\u00eb periferike e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDhe besoj se nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb ta mendojm\u00eb Kosov\u00ebn dhe vende t\u00eb ngjashme si vende q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb diku n\u00eb periferi. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Nuk ka m\u00eb periferi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb fjalimit, kryeministri foli p\u00ebr zhvillimin demokratik dhe ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrmendur se vendi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb lul\u00ebzuar dhe se rritja mesatare ekonomike gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit ka qen\u00eb mbi kat\u00ebr p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu u ndal te politikat sociale, arsimi i lart\u00eb falas, mb\u00ebshtetja p\u00ebr n\u00ebnat dhe familjet, investimet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe subvencionet p\u00ebr fermer\u00ebt.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb, Kurti tha se ajo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb form\u00eb institucionale, por duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb vlera dhe t\u00eb drejta q\u00eb garantohen p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk donim vet\u00ebm nj\u00eb pamje t\u00eb jashtme t\u00eb demokracis\u00eb. Donim demokraci n\u00eb p\u00ebrmbajtje, jo vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb fjalimit para student\u00ebve n\u00eb Paris, Kurti theksoi se vlerat politike duhet t\u00eb ruhen edhe gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit, duke n\u00ebnvizuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e udh\u00ebheqjes d\u00ebshmohet p\u00ebrmes veprimeve konkrete.<\/p>\n<p>\u201cVlerat q\u00eb ju sjellin n\u00eb politik\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Por po aq r\u00ebnd\u00ebsi ka edhe ajo q\u00eb b\u00ebni me k\u00ebto vlera kur ju jepet p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb ato n\u00eb jet\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi kryeministri i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi para student\u00ebve t\u00eb Paris School of International Affairs (PSIA), n\u00eb Paris, ka k\u00ebrkuar nga Serbia q\u00eb ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, ta nd\u00ebrpres\u00eb fushat\u00ebn kund\u00ebr njohjes s\u00eb saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb. Kurti, i cili para adresimit u prit n\u00eb takim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-119829","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119829\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}