{"id":120128,"date":"2026-11-20T14:44:17","date_gmt":"2026-11-20T11:44:17","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/lista-studentore-synon-ti-rishqyrtoje-marreveshjet-me-kosoven-be-ja-thote-se-serbia-duhet-ti-zbatoje\/"},"modified":"2026-11-20T14:44:17","modified_gmt":"2026-11-20T11:44:17","slug":"lista-studentore-synon-ti-rishqyrtoje-marreveshjet-me-kosoven-be-ja-thote-se-serbia-duhet-ti-zbatoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/lista-studentore-synon-ti-rishqyrtoje-marreveshjet-me-kosoven-be-ja-thote-se-serbia-duhet-ti-zbatoje\/","title":{"rendered":"Lista Studentore synon t\u2019i rishqyrtoj\u00eb marr\u00ebveshjet me Kosov\u00ebn, BE-ja thot\u00eb se Serbia duhet t\u2019i zbatoj\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Lista Studentore synon t\u2019i rishqyrtoj\u00eb marr\u00ebveshjet me Kosov\u00ebn, BE-ja thot\u00eb se Serbia duhet t\u2019i zbatoj\u00eb\"\/><\/figure>\n<p>Lista Studentore paralajm\u00ebron se do t\u00eb shqyrtoj\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb dialogun e Brukselit. Prishtina, nd\u00ebrkoh\u00eb, thot\u00eb se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve fillon me pranimin e realitetit.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe sovran dhe pavar\u00ebsia e saj \u00ebsht\u00eb e pakthyeshme\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Lista Studentore fitoi zgjedhjet n\u00eb Serbi, duke mundur Partin\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe, e cila kishte qen\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr 14 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e programit kushtuar interesave komb\u00ebtare, Lista Studentore thot\u00eb se do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe se nuk do ta lejoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me pranimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb vitin 2023, Serbia u zotua se nuk do ta kund\u00ebrshtonte an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt u pajtuan edhe p\u00ebr planin e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes. Marr\u00ebveshja parasheh q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u00eb respektojn\u00eb integritetin territorial t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe t\u2019i njohin simbolet komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lista Studentore paralajm\u00ebron gjithashtu se do t\u2019i ndjek\u00eb penalisht t\u00eb gjith\u00eb \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuesit p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb regjimit p\u00ebr t\u00eb gjitha veprat e mundshme penale q\u00eb lidhen me lidhjen dhe zbatimin e marr\u00ebveshjeve antikushtetuese n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian, q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebson dialogun mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, thot\u00eb se Serbia mbetet e detyruar t\u2019i respektoj\u00eb zotimet q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb dialog edhe pas ndryshimit t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>\u201cRezultatet e zgjedhjeve parlamentare n\u00eb Serbi nuk i ndryshojn\u00eb bazat e dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja dhe as detyrimet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr pal\u00ebt\u201d, tha nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i BE-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr REL-in pas fitores s\u00eb List\u00ebs Studentore.<\/p>\n<p>BE-ja pret q\u00eb Serbia t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb angazhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive n\u00eb dialog, t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb detyrimet e saj dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Beogradi ende nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Q\u00eb nga fillimi i dialogut m\u00eb 2011, pal\u00ebt kan\u00eb arritur dhjet\u00ebra marr\u00ebveshje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje si liria e l\u00ebvizjes, integrimi i gjyq\u00ebsorit dhe i policis\u00eb, energjia elektrike, telekomunikacioni, njohja e diplomave dhe statusin e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe e Diaspor\u00ebs e Kosov\u00ebs tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se normalizimi i plot\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00ebse njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohen marr\u00ebdh\u00ebnie evropiane t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb. Mbetemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj nj\u00eb dialogu q\u00eb ndihmon n\u00eb arritjen e k\u00ebtij q\u00ebllimi dhe i mund\u00ebson rajonit t\u2019i kap\u00ebrcej\u00eb tensionet e p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb ec\u00eb drejt paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm\u201d, tha Ministria.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb, q\u00ebndrimi i List\u00ebs Studentore ndaj Kosov\u00ebs mund t\u2019i thelloj\u00eb ndasit\u00eb q\u00eb dialogu synon t\u2019i kap\u00ebrcej\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPremtimi i List\u00ebs Studentore p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen politike t\u00eb Serbis\u00eb ting\u00ebllon jobind\u00ebs kur programi i saj shpreh zyrtarisht t\u00eb nj\u00ebjtat ambicie territoriale q\u00eb karakterizuan politik\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme ndaj Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ata e konsiderojn\u00eb vendin ton\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, e p\u00ebrcaktojn\u00eb shprehimisht k\u00ebt\u00eb si objektiv politik dhe premtojn\u00eb se do ta bllokojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin ton\u00eb n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Petrov thot\u00eb se anulimi i marr\u00ebveshjeve q\u00eb Serbia ka zbatuar \u00ebsht\u00eb pothuajse i pamundur<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Serbis\u00eb, Vlladan Petrov, tha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, sipas tij, \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur t\u00eb rikthehet gjendja para zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve q\u00eb Serbia ka arritur me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Petrov, i cili theksoi se po shprehte mendimin e tij personal, tha se Serbia do t\u00eb kishte baz\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga dialogu vet\u00ebm n\u00ebse Gjykata Kushtetuese do ta ndryshonte q\u00ebndrimin e vitit 2014 dhe do t\u2019i trajtonte marr\u00ebveshjet si traktate nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, Gjykata Kushtetuese e Serbis\u00eb hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Brukselit. Gjykata e cil\u00ebsoi at\u00eb marr\u00ebveshje politike, pa statusin e nj\u00eb traktati nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cPor, e p\u00ebrs\u00ebris, cilado qoft\u00eb natyra e tyre, Republika e Serbis\u00eb i ka zbatuar plot\u00ebsisht prej koh\u00ebsh, ndaj natyrsh\u00ebm shtrohet pyetja se \u00e7far\u00eb pasojash konkrete mund t\u00eb sillte nj\u00eb vendim i till\u00eb, edhe po ta marrim si hipotez\u00eb\u201d, tha Petrov.<\/p>\n<p>Pas fitores n\u00eb zgjedhje, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e List\u00ebs Studentore k\u00ebrkuan dor\u00ebheqjen e disa drejtuesve t\u00eb institucioneve, p\u00ebrfshir\u00eb Petrovin.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i rishqyrtimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve?<\/p>\n<p>Bogolub Millosavleviq, profesor i s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese n\u00eb Serbi, thot\u00eb se ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se si do t\u2019i rishqyrtoj\u00eb Lista Studentore marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb dialogun me Kosov\u00ebn dhe \u00e7far\u00eb synon t\u00eb arrij\u00eb me k\u00ebt\u00eb rishqyrtim.<\/p>\n<p>\u201cNuk besoj se do t\u00eb nd\u00ebrmerrej ndonj\u00eb hap q\u00eb bie ndesh me synimet dhe planet e List\u00ebs Studentore p\u00ebr t\u2019u afruar me Bashkimin Evropian. Rishqyrtimi [i marr\u00ebveshjeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn] duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim, sepse pushteti i m\u00ebparsh\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb gjithfar\u00eb gj\u00ebrash\u201d, tha ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike, e sheh paralajm\u00ebrimin p\u00ebr rishqyrtimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb marr\u00ebveshjeve si nj\u00eb thirrje p\u00ebr partneritet me BE-n\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb minimum respekti. Ai nuk pret q\u00eb Lista Studentore t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja kushtetuese, Janjiq thot\u00eb se Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbente nj\u00eb pauz\u00eb n\u00eb dialog p\u00ebr t\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr partneritet dhe p\u00ebr ta vazhduar dialogun mbi baza t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb mos nxitojm\u00eb. Le t\u2019i hedhim themelet p\u00ebr vazhdimin e dialogut\u201d, tha Janjiq. Sipas tij, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese i vitit 2014 mbetet n\u00eb fuqi, pasi askush nuk mund ta rishqyrtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Artan Muhaxhiri, analist politik nga Prishtina, e cil\u00ebson q\u00ebndrimin e List\u00ebs Studentore ndaj Kosov\u00ebs si nj\u00eb \u201cnarrativ\u00eb populiste\u201d q\u00eb bie ndesh me synimet e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019u afruar me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Muhaxhirit, Lista Studentore ka mund\u00ebsi t\u00eb sjell\u00eb \u201cndryshime thelb\u00ebsore pozitive n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb serbe\u201d. Por, ai thot\u00eb se Lista do ta humbiste k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi n\u00ebse zgjedh t\u00eb \u201chyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb irracionale dhe t\u00eb humbur paraprakisht p\u00ebr ta ndryshuar historin\u00eb n\u00eb kontekstin e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSuksesi i ideve t\u00eb tyre p\u00ebrparimtare p\u00ebr transformimin emancipues politik dhe sociokulturor t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb varet nga sa realiste do t\u00eb jet\u00eb qasja e tyre ndaj proceseve m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe m\u00eb delikate. Marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn do t\u00eb duhej t\u00eb ishin nd\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore\u201d, tha ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Muhaxhiri i sheh zgjedhjet presidenciale n\u00eb Serbi, q\u00eb duhet t\u00eb mbahen deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, si shpjegimin e vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebndrimin e deritanish\u00ebm t\u00eb List\u00ebs Studentore ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, dialogu nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00ebse Lista Studentore nuk e ndryshon qasjen ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lista Studentore paralajm\u00ebron se do t\u00eb shqyrtoj\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb dialogun e Brukselit. Prishtina, nd\u00ebrkoh\u00eb, thot\u00eb se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve fillon me pranimin e realitetit. \u201cKosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe sovran dhe pavar\u00ebsia e saj \u00ebsht\u00eb e pakthyeshme\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-120128","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120128"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120128\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}