{"id":120154,"date":"2026-11-20T22:39:13","date_gmt":"2026-11-20T19:39:13","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kurti-i-ben-thirrje-zelenskyt-ta-njohe-kosoven-krimea-eshte-ukraine-kosova-eshte-kosove\/"},"modified":"2026-11-20T22:39:13","modified_gmt":"2026-11-20T19:39:13","slug":"kurti-i-ben-thirrje-zelenskyt-ta-njohe-kosoven-krimea-eshte-ukraine-kosova-eshte-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kurti-i-ben-thirrje-zelenskyt-ta-njohe-kosoven-krimea-eshte-ukraine-kosova-eshte-kosove\/","title":{"rendered":"Kurti i b\u00ebn thirrje Zelenskyt ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn: Krimea \u00ebsht\u00eb Ukrain\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Kurti i b\u00ebn thirrje Zelenskyt ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn: Krimea \u00ebsht\u00eb Ukrain\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb Kosov\u00eb\"\/><\/figure>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i b\u00ebri thirrje presidentit t\u00eb Ukrain\u00ebs , Volodymyr Zelensky, p\u00ebr njohje t\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ai theksoi se rasti i saj \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm nga aneksimi i Krimes\u00eb nga Rusia, duke shtuar se nj\u00eb njohje e till\u00eb do ta demaskonte blofin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e p\u00ebrdor Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb justifikuar aneksimin e Krimes\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti n\u00eb nj\u00eb opinion p\u00ebr median ukrainase \u201cKyiv Post\u201d kritikoi q\u00ebndrimin e deritanish\u00ebm t\u00eb Ukrain\u00ebs p\u00ebr mosnjohjen e Kosov\u00ebs, duke rikujtuar se Zelensky e kishte p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim gjat\u00eb nj\u00eb deklarimi n\u00eb Beograd n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Ai rikujtoi se Kosova e ka mb\u00ebshtetur vazhdimisht Ukrain\u00ebn p\u00ebrball\u00eb agresionit rus, duke d\u00ebnuar sulmet e Mosk\u00ebs, duke u rreshtuar me sanksionet e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si dhe duke ofruar strehim p\u00ebr gazetar\u00ebt ukrainas dhe ndihm\u00eb e trajnime ushtarake.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gushtin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se q\u00ebndrimi i Ukrain\u00ebs ndaj Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht mosnjohja e saj, mbetet i pandryshuar. Ajo q\u00eb ra n\u00eb sy ishte fakti se kjo deklarat\u00eb u b\u00eb n\u00eb Beograd, kryeqytetin e Serbis\u00eb, nj\u00eb prej aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Rusis\u00eb. Kosova, nga ana tjet\u00ebr, e ka ruajtur edhe q\u00ebndrimin e saj ndaj Ukrain\u00ebs: at\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes. Ne e kemi d\u00ebnuar agresionin e Mosk\u00ebs, jemi rreshtuar me sanksionet e SHBA-s\u00eb dhe Bashkimit Evropian, kemi strehuar gazetar\u00eb ukrainas dhe kemi kontribuar me ndihm\u00eb dhe trajnime ushtarake\u201d, shkroi Kurti.<\/p>\n<p>Kurti ka kund\u00ebrshtuar pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e p\u00ebrdor rastin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar aneksimin e Krimes\u00eb. Sipas tij, nj\u00eb krahasim i till\u00eb synon ta diskreditoj\u00eb Per\u00ebndimin dhe t\u2019i paraqes\u00eb rastet krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme si t\u00eb barasvlershme.<\/p>\n<p>\u201cGabimi q\u00ebndron n\u00eb trajtimin e t\u00eb gjitha pretendimeve p\u00ebr vet\u00ebvendosje sikur t\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebmbyeshme nga pik\u00ebpamja juridike dhe politike. Ato nuk jan\u00eb t\u00eb tilla. Njohja e Kosov\u00ebs nuk krijon nj\u00eb rregull automatik p\u00ebr \u00e7do kontest tjet\u00ebr territorial. Secili rast duhet t\u00eb vler\u00ebsohet mbi baz\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb vet, fakteve t\u00eb veta dhe, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore, veprimeve konkrete t\u00eb shteteve t\u00eb p\u00ebrfshira\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka argumentuar se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs ishte rezultat i nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshiu shtypjen e shqiptar\u00ebve, luft\u00ebn, spastrimin etnik, nd\u00ebrhyrjen e NATO-s dhe negociatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ka rikujtuar edhe opinionin k\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb vitit 2010, sipas t\u00eb cilit shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk e kishte shkelur t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Duke u nisur nga k\u00ebto premisa, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se njohja e Kosov\u00ebs nga Ukraina do t\u00eb n\u00ebnkuptonte demaskimin e blofit t\u00eb Putinit.<\/p>\n<p>\u201cNjohja do ta hidhte posht\u00eb pretendimin e Putinit se Kosova \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se demokracit\u00eb per\u00ebndimore nuk respektojn\u00eb ligjin. Ajo do ta refuzonte p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u2019i futur rastet e ndryshme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kall\u00ebp, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer nj\u00eb argumenti t\u00eb leverdish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kurti ka theksuar se ndryshimi i kufijve p\u00ebrmes forc\u00ebs ushtarake nuk mund t\u00eb barazohet me vet\u00ebvendosjen e nj\u00eb populli. Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi, si\u00e7 shkruan Kurti, jo vet\u00ebn p\u00ebr Ukrain\u00ebn, por p\u00ebr \u00e7do vend q\u00eb heziton ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr kontestet e veta territoriale.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimi i kufijve p\u00ebrmes tankeve t\u00eb nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me nj\u00eb status t\u00eb arritur pas nj\u00eb lufte \u00e7lirimtare, administrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe diplomacie. Pushtimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvendosje. Aneksimi nuk \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsi. Kutit\u00eb e votimit n\u00eb referendum nuk duhet t\u00eb barten nga ushtar\u00ebt e nj\u00eb shteti fqinj, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb ushtar\u00ebt rus\u00eb n\u00eb Krime. Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e nj\u00eb populli p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr veten, nj\u00eb akt \u00e7lirimi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb barazis\u00eb dhe liris\u00eb, demokracis\u00eb emancipuese dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e jo zgjerim apo shtrirje e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr n\u00eb funksion t\u00eb ambicieve t\u00eb tij hegjemoniste. Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi jo vet\u00ebm p\u00ebr Ukrain\u00ebn, por p\u00ebr \u00e7do vend q\u00eb heziton ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn nga frika se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb kjo p\u00ebr kontestet e veta territoriale\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kurtit, njohja e Kosov\u00ebs nga Ukraina nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb favor ndaj Kosov\u00ebs, por nj\u00eb veprim n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb vet\u00eb Ukraina po e mbron p\u00ebrball\u00eb agresionit rus.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Zelensky duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn jo si nj\u00eb favor ndaj nesh, por sepse nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta forconte pik\u00ebrisht rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb Ukraina ka kaluar vite duke e mbrojtur; nj\u00eb rend n\u00eb t\u00eb cilin historia nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr pushtim, kufijt\u00eb nuk ndryshohen me forc\u00eb dhe shteteve t\u00eb vogla nuk u mohohet e ardhmja nga shtetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka vler\u00ebsuar se t\u00eb dyja vendet kan\u00eb orientim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe NATO, nd\u00ebrsa njohja e Kosov\u00ebs do ta forconte k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKrimea \u00ebsht\u00eb Ukrain\u00eb. Dhe Kosova \u00ebsht\u00eb Kosov\u00eb\u201d, shkroi Kurti.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i b\u00ebri thirrje presidentit t\u00eb Ukrain\u00ebs , Volodymyr Zelensky, p\u00ebr njohje t\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ai theksoi se rasti i saj \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm nga aneksimi i Krimes\u00eb nga Rusia, duke shtuar se nj\u00eb njohje e till\u00eb do ta demaskonte blofin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-120154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120154\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}