{"id":120244,"date":"2026-11-23T13:34:09","date_gmt":"2026-11-23T10:34:09","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/gjermania-konfirmon-koordinimin-me-shba-ne-per-te-ardhmen-e-kfor-it\/"},"modified":"2026-11-23T13:34:09","modified_gmt":"2026-11-23T10:34:09","slug":"gjermania-konfirmon-koordinimin-me-shba-ne-per-te-ardhmen-e-kfor-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/gjermania-konfirmon-koordinimin-me-shba-ne-per-te-ardhmen-e-kfor-it\/","title":{"rendered":"Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e KFOR-it"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/prizrenpost-og.png\" alt=\"Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e KFOR-it\"\/><\/figure>\n<p>E ardhmja e trupave amerikane n\u00eb Kosov\u00eb mbetet e paqart\u00eb, nd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara po rishikojn\u00eb pranin\u00eb e tyre ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Gjermania konfirmon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Uashingtonin dhe aleat\u00ebt e NATO-s p\u00ebr t\u00eb ardhmen e misionit paqeruajt\u00ebs, KFOR, por nuk sqaron n\u00ebse po diskutohet edhe reduktimi i trupave amerikane.<\/p>\n<p>\u201cForcat amerikane luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb KFOR\u201d, tha nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ministris\u00eb gjermane t\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse me aleat\u00ebt \u00ebsht\u00eb diskutuar mund\u00ebsia e reduktimit t\u00eb kontingjentit amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, ai tha: \u201cQeveria gjermane \u00ebsht\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm me NATO-n dhe aleat\u00ebt e saj, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara, lidhur me t\u00eb ardhmen e KFOR-it\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se holl\u00ebsit\u00eb e planifikimit t\u00eb misionit nuk mund t\u00eb b\u00ebhen publike p\u00ebr arsye sigurie.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja vjen pas konsultimeve t\u00eb 17 n\u00ebntorit n\u00eb Bruksel, ku aleat\u00ebt e NATO-s diskutuan me zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb Pentagonit, Elbridge Colby, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e pranis\u00eb ushtarake amerikane n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Para takimit, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se priten ndryshime n\u00eb numrin e trupave amerikane, por se p\u00ebrmasat e tyre mbeten t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>Ai theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr koordinim me Uashingtonin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangen boshll\u00ebqet n\u00eb mbrojtjen evropiane.<\/p>\n<p>Pas konsultimeve, Colby tha se shpreson q\u00eb rishikimi i pranis\u00eb ushtarake amerikane n\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb deri m\u00eb 1 dhjetor.<\/p>\n<p>Ai nuk konfirmoi n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb reduktim trupash, por tha se SHBA-ja duhet t\u2019i shp\u00ebrndaj\u00eb forcat sipas nevojave t\u00eb saj globale, p\u00ebrfshir\u00eb angazhimet n\u00eb rajonin e Indo-Paq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai theksoi se kjo nuk n\u00ebnkupton t\u00ebrheqjen e SHBA-s\u00eb nga angazhimet n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>A pritet reduktim i trupave amerikane n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Autoritetet amerikane kan\u00eb paralajm\u00ebruar tashm\u00eb ndryshime n\u00eb kontributin e tyre n\u00eb KFOR.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor, Komanda Evropiane e SHBA-s\u00eb konfirmoi se do ta p\u00ebrshtat\u00eb gradualisht kontributin amerikan n\u00eb mision, n\u00eb p\u00ebrputhje me planet e NATO-s.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb zyrtari t\u00eb saj, p\u00ebrshtatja do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb faza, bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e rrezikut.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 16 qershor, ai nuk specifikoi numrin e ushtar\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb preken nga ndryshimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr sqarime iu d\u00ebrgua Departamentit amerikan t\u00eb Mbrojtjes m\u00eb 20 n\u00ebntor, por mbeti pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb burim i Radios Evropa e Lir\u00eb, i cili k\u00ebrkoi t\u00eb mbetet anonim, tha se ekziston nj\u00eb plan p\u00ebr reduktimin e ndjesh\u00ebm t\u00eb pranis\u00eb ushtarake amerikane n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, numri i pjes\u00ebtar\u00ebve amerikan\u00eb mund t\u00eb ulet nga rreth 650 aktualisht n\u00eb af\u00ebrsisht 50 deri n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2028.<\/p>\n<p>Synimi, sipas burimit, \u00ebsht\u00eb q\u00eb brenda dy vjet\u00ebsh SHBA-ja t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rol t\u00eb kufizuar ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa disa pozita mund t\u00eb mbeten n\u00eb shtabin e KFOR-it, n\u00eb kampin Film City n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb nuk ka mundur t\u2019i verifikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur k\u00ebto informacione.<\/p>\n<p>Autoritetet amerikane dhe NATO-ja nuk kan\u00eb njoftuar publikisht p\u00ebr nj\u00eb plan t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshimesh ka paralajm\u00ebruar NATO-ja?<\/p>\n<p>N\u00eb qershor, NATO-ja njoftoi se do ta p\u00ebrshtat\u00eb gradualisht pranin\u00eb e saj ushtarake n\u00eb Kosov\u00eb, me synimin q\u00eb brenda nj\u00eb viti numri i trupave t\u00eb kthehet n\u00eb nivelet e para vitit 2023.<\/p>\n<p>Vendimi u arsyetua me p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>NATO-ja kishte d\u00ebrguar p\u00ebrforcime n\u00eb vitin 2023, pas p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb tensioneve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb sulmet ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it dhe sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 20 tetor, nj\u00eb zyrtar i NATO-s tha se misioni kishte rreth 4.600 ushtar\u00eb nga vendet an\u00ebtare dhe partnere.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndryshimet do t\u00eb jen\u00eb graduale dhe do t\u00eb varen nga vler\u00ebsimet e siguris\u00eb. Ato mund t\u00eb pezullohen ose t\u00eb kthehen mbrapsht, n\u00ebse situata n\u00eb terren e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Aleanca ka theksuar se mund ta p\u00ebrforcoj\u00eb KFOR-in n\u00ebse rrezikohet siguria n\u00eb Kosov\u00eb ose stabiliteti rajonal.<\/p>\n<p>NATO-ja nuk ka sqaruar se si do t\u00eb ndikoj\u00eb riorganizimi n\u00eb kontingjentin amerikan, por ka mir\u00ebpritur kontributin afatgjat\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe angazhimin e trupave t\u00eb reja amerikane n\u00eb mision.<\/p>\n<p>A mund ta shtoj\u00eb Gjermania pranin\u00eb e saj?<\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebse do t\u00eb shqyrtonte d\u00ebrgimin e m\u00eb shum\u00eb ushtar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb reduktimi amerikan, Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk dha p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQeveria gjermane nuk spekulon p\u00ebr vendimet e mundshme t\u00eb qeverive t\u00eb tjera\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai rikujtoi se Parlamenti gjerman, n\u00eb qershor, e zgjati edhe p\u00ebr nj\u00eb vit mandatin e forcave gjermane n\u00eb KFOR, duke lejuar dislokimin e deri 400 ushtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara udh\u00ebheqin Komand\u00ebn Rajonale Lindje t\u00eb KFOR-it, me seli n\u00eb kampin Bondsteel, af\u00ebr Ferizajt.<\/p>\n<p>Forcat amerikane jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 1999, kur NATO-ja dislokoi misionin paqeruajt\u00ebs pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>KFOR-i vepron n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Rezolut\u00ebs 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>NATO-ja ka theksuar se, pavar\u00ebsisht ndryshimeve t\u00eb planifikuara, mandati i misionit dhe angazhimi i saj p\u00ebr sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs mbeten t\u00eb pandryshuar.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>mesazhi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E ardhmja e trupave amerikane n\u00eb Kosov\u00eb mbetet e paqart\u00eb, nd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara po rishikojn\u00eb pranin\u00eb e tyre ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb. Gjermania konfirmon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Uashingtonin dhe aleat\u00ebt e NATO-s p\u00ebr t\u00eb ardhmen e misionit paqeruajt\u00ebs, KFOR, por nuk sqaron n\u00ebse po diskutohet edhe reduktimi i trupave amerikane. \u201cForcat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803],"class_list":["post-120244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120244"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120244\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}