{"id":12099,"date":"2015-01-16T21:23:29","date_gmt":"2015-01-16T20:23:29","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=12099"},"modified":"2016-09-30T00:23:47","modified_gmt":"2016-09-29T22:23:47","slug":"a-ka-islamofobi-ne-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/a-ka-islamofobi-ne-maqedoni\/","title":{"rendered":"A ka islamofobi n\u00eb Maqedoni?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/mosque-512.png\" alt=\"mosque-512\" width=\"300\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-12100\" \/><\/p>\n<p>Shkup \u2013 Numri i protestave dhe sulmeve kund\u00ebr Islamit n\u00eb Evrop\u00eb po sh\u00ebnon nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb, nd\u00ebrsa mendimet e shumic\u00ebs s\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb thon\u00eb se n\u00eb Maqedoni nuk ka paraqitje t\u00eb Islamofobis\u00eb. Gjithashtu edhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb njoftoi se gjat\u00eb vitit 2014 nuk jan\u00eb evidentuar sulme ndaj objekteve islame apo raste tjera islamofobie.<\/p>\n<p>Anadolu Agency (AA) ka arritur t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me disa analist\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se n\u00eb Maqedoni konteksti nd\u00ebretnik dhe politik \u00ebsht\u00eb aq i madh sa q\u00eb i mbulon t\u00eb gjitha kontekstet dhe konfliktet tjera.<\/p>\n<p>&#8211; Gyner Ismaili: Diskriminimi etnik ka l\u00ebn\u00eb anash diskriminimin fetar<\/p>\n<p>Ish-ministri i Kultur\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb dhe analisti Gyner Ismail, n\u00eb pyetjen nga gazetari i AA-s\u00eb se a ekziston Islmafobia n\u00eb Maqedonia tha se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb p\u00ebrgjigjesh shkurtimisht Po ose Jo sepse gjendja n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e komplikuar dhe sigurisht Islamofobia nuk ekziston vet\u00ebm n\u00eb vetvete, n\u00ebse nuk ushqehet nga ana tjet\u00ebr me krishterofobin dhe fobit\u00eb tjera sociale. Ai shtoi se n\u00eb Maqedoni rritja e shpejt\u00eb e diskriminimit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike ka l\u00ebn\u00eb anash diskriminimin n\u00eb aspektin fetar.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i takojn\u00eb besimit fetar Islam kryesisht jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb uritur, si dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk praktikohet si\u00e7 duhet m\u00ebnyra e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore apo religjioze\u201d, shprehet Ismaili, duke shtuar se varf\u00ebria dhe uria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tek musliman\u00ebt, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e gjith\u00eb popullsia e Maqedonis\u00eb jeton n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Analisti Ramadan Ramadani baz\u00ebn e protestave dhe sulmeve kund\u00ebr Islamit e quan nj\u00eb ndjenj\u00eb anti-emigrante q\u00eb ka filluar n\u00eb Evrop\u00eb dhe kjo fatkeq\u00ebsi sipas tij gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb duke marr\u00eb karakter anti-islam, me t\u00eb gjith\u00eb momentin dhe klim\u00ebn histerike q\u00eb paraqitet kund\u00ebr Islamit si religjion n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Maqedoni veprime t\u00eb tilla nuk ekzistojn\u00eb<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendin ton\u00eb ende nuk kemi k\u00ebto paraqitje tendencioze t\u00eb urrejtjes ndaj ndonj\u00eb religjioni. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb shkaku i mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve, por m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaku i asaj se n\u00eb Maqedoni m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb konteksti nd\u00ebretnik i cili vazhdon\u201d, shprehet Ramadani, duke theksuar se ky kontekst shpesh her\u00eb \u00ebsht\u00eb aq i madh sa q\u00eb i hij\u00ebzon aspektet tjera, qofshin ato religjioze, kulturore apo civilizuese.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen nga gazetari i AA-s\u00eb se a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb imam\u00ebt e arrestuar n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebjn\u00eb nxitjen e urrejtjes nd\u00ebrfetare Ramadani thot\u00eb se ato ishin vet\u00ebm disa raste policore q\u00eb u nd\u00ebrmor\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilat ende nuk ka argumente t\u00eb q\u00ebndrueshme se \u00e7ka n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka qen\u00eb faji apo mosfaji i tyre. Ai beson se me koh\u00eb do t\u00eb sqarohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, mir\u00ebpo p\u00ebr Ramadanin ngelet interesante t\u00eb v\u00ebshtrohet se si do t\u00eb reflektohet kjo n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e gjith\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb muslimane ndaj shtetit, sidomos shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ramadani duke theksuar se arrestimi i imam\u00ebve nuk ka asnj\u00eb lidhje dhe nuk ndikon aspak n\u00eb popullat\u00ebn e Maqedonis\u00eb tha se: \u201c\u00c7do vend ka imam\u00ebt dhe autoritetet e veta. N\u00eb Islam nuk ka ndonj\u00eb pap\u00eb apo institucion qendror, n\u00eb Islam autoriteti i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb teksti\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Pas ngjarjeve t\u00eb fundit n\u00eb Evrop\u00eb Maqedonia ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb prezantoj\u00eb modelin e bashk\u00ebjetes\u00ebs<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs Ramadani p\u00ebrs\u00ebriti fjal\u00ebn konteksti nd\u00ebretnik, duke theksuar se ky kontekst vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, mir\u00ebpo sot Maqedonia pas ndodhive t\u00eb fundit, si\u00e7 ishin protestat n\u00eb Evrop\u00eb, sulmit ekstremist ndaj revist\u00ebs \u201cCharlie Hebdo\u201d n\u00eb Franc\u00eb dhe shum\u00eb ngjarje t\u00eb tjera, ky vend ka nj\u00eb mund\u00ebsi unike q\u00eb t\u00eb prezantoj\u00eb modelin e vet t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb, pasi q\u00eb sipas tij b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend unik.<\/p>\n<p>\u201cMaqedonia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend me shumic\u00eb krishtere, e cila ka nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe muslimane, ku nj\u00eb e treta e popullat\u00ebs i takojn\u00eb k\u00ebtij religjioni\u201d, u shpreh Ramadani, i cili shton se vendet tjera t\u00eb rajonit jan\u00eb anasjelltas dhe me shumic\u00eb muslimane duke p\u00ebrmendur k\u00ebtu Kosov\u00ebn, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas profesorit universitar Ali Pajaziti, Islamofobia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri q\u00eb n\u00ebnkupton ndjenjat negative p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb nj\u00eb feje, gjer\u00ebsisht nj\u00ebr\u00ebs prej feve abrahamike, pra fes\u00eb islame. Ai thot\u00eb se: \u201cIslamofobia n\u00ebnkupton nj\u00eb urrejtje organike q\u00eb grupimet e caktuara qofshin individ, subjekte apo organizata t\u00eb ndryshme, ndjenj\u00eb ndaj islamit duke tentuar q\u00eb t\u00eb ekskomunikojn\u00eb ose ti p\u00ebrjashtojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtij religjioni dhe duke i etiketuar ata si ekstremist\u00eb, fundamentalist\u00eb, terrorist dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave Al Kaeda, ISIS dhe t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Maqedoni jan\u00eb sh\u00ebnuar raste q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohen si veprime islamofobike<\/p>\n<p>Pajaziti ve\u00e7on se edhe n\u00eb Maqedoni jan\u00eb sh\u00ebnuar raste q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohen apo t\u00eb atribuohen si veprime islamofobike duke marr\u00eb shembull kryqet e ndryshme t\u00eb shfaqura p\u00ebrmes Graffiti Kultur\u00ebs dhe shkresave t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr objekte religjioze t\u00eb kultit islam n\u00ebp\u00ebr xhami, si \u201cDo t\u00eb ju kryq\u00ebzojm\u00eb\u201d, \u201cMos bojkoto \u2013 Mos blini tek terrorist\u00ebt\u201d dhe shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto Pajaziti i radhit si nj\u00eb shenj\u00eb e islamofobis\u00eb n\u00eb Maqedoni, duke shtuar m\u00eb tej se: \u201cKa pasur edhe prononcime t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme, ku nj\u00eb funksionar\u00eb i lart\u00eb i Kish\u00ebs Ortodokse Maqedonase pohonte se nd\u00ebrtimi i kishave n\u00ebnkupton kufizimin e hap\u00ebsir\u00ebs jetike t\u00eb nj\u00eb entiteti, pra t\u00eb etnikumit maqedonas nga islami q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb sulm e sip\u00ebr nga islami agresiv, e cila dita dit\u00ebs gjoja kap\u00ebrdin hap\u00ebsir\u00ebn jetike t\u00eb maqedonasve me nd\u00ebrtimin e xhamive, me mentalitetin e lart\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p> &#8211; Personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt flitet se b\u00ebjn\u00eb nxitje t\u00eb urrejtjes nd\u00ebrfetare shkaktojn\u00eb turbulenca tek popullata rinore<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat konkrete nga terreni flasin se ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e t\u00eb jetuarit dhe t\u00eb aplikuarit t\u00eb islamit q\u00eb dallon nga ajo q\u00eb quhet \u201cmainstream Islam\u201d i k\u00ebtyre trojeve, pra islami i vij\u00ebs tradicionale ose konvencionale i k\u00ebsaj hap\u00ebsire ballkanike. K\u00ebt\u00eb Pajaziti e komenton si nj\u00eb realitet q\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet dhe sipas tij kjo v\u00ebrehet edhe n\u00eb aspektin sociologjik, kulturologjik dhe antropologjik.<\/p>\n<p>Ai tha se refleksionet e k\u00ebtij bot\u00ebkuptimi jan\u00eb prezente edhe n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Maqedoni, si dhe tek kjo popullat\u00eb kjo ka ngjethur idhtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. \u201cN\u00eb qoft\u00eb se futeni n\u00eb motorin k\u00ebrkimor Google dhe k\u00ebrkoni sintagm\u00ebn \u2018hoxhallar\u00eb shqiptar\u00eb\u2019 pjesa d\u00ebrmuese e teolog\u00ebve shqiptar musliman q\u00eb do t\u00eb paraqiten jan\u00eb t\u00eb provilenc\u00ebs q\u00eb dallon nga vija e komuniteteve fetare zyrtare, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur gishtin n\u00eb mendje dhe p\u00ebr t\u00eb pyetur pse bashk\u00ebsit\u00eb fetare islame t\u00eb trojeve shqiptare nuk kan\u00eb arritur t\u00eb jen\u00eb m\u00eb efi\u00e7ente n\u00eb terren\u201d, shprehet Pajaziti duke arsyetuar se k\u00ebto kan\u00eb l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt q\u00eb t\u00eb sillet nj\u00eb pik\u00ebpamje tjet\u00ebr e islamit, e cila shpesh her\u00eb shkakton edhe turbulenca tek masa ose turma, me gjith\u00eb se popullata rinore shpreh simpati ndaj k\u00ebsaj vije.<\/p>\n<p>&#8211; Islamofobia n\u00eb Maqedoni nuk mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb nga rajoni<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij Pajaziti nuk la pa p\u00ebrmendur se Islamofobia n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin ka tendenca t\u00eb k\u00ebtilla duke filluar nga Shqip\u00ebria, Greqia, pastaj edhe Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe t\u00eb tjera. Sipas tij n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto hap\u00ebsira shpesh her\u00eb v\u00ebrehen slogane dhe deklarata t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat mund t\u00eb cil\u00ebsohen si islamofobike. \u201cKjo d\u00ebrmon indin social t\u00eb k\u00ebtyre shoq\u00ebrive duke i tavorizuar njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb jet\u00ebn normale t\u00eb tyre kan\u00eb jetuar dhe jetojn\u00eb n\u00eb tjet\u00ebrsin e vet pa e p\u00ebrjashtuar at\u00eb, duke e pasur si komshi dhe duke k\u00ebmbyer p\u00ebrsh\u00ebndetje nga p\u00ebrsh\u00ebndetje deri tek dhuratat, si dhe duke komunikuar dhe kontaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb natyrshme, m\u00eb organike dhe m\u00eb normale\u201d, shprehet Pajaziti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkup \u2013 Numri i protestave dhe sulmeve kund\u00ebr Islamit n\u00eb Evrop\u00eb po sh\u00ebnon nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb, nd\u00ebrsa mendimet e shumic\u00ebs s\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb thon\u00eb se n\u00eb Maqedoni nuk ka paraqitje t\u00eb Islamofobis\u00eb. Gjithashtu edhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb njoftoi se gjat\u00eb vitit 2014 nuk jan\u00eb evidentuar sulme ndaj objekteve islame [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27053,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-12099","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12099","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12099"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12099\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}