{"id":12289,"date":"2015-01-28T13:46:37","date_gmt":"2015-01-28T12:46:37","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=12289"},"modified":"2016-09-05T14:15:49","modified_gmt":"2016-09-05T12:15:49","slug":"a-eshte-terrorizmi-problemi-yne-me-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/a-eshte-terrorizmi-problemi-yne-me-i-madh\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb terrorizmi problemi yn\u00eb m\u00eb i madh?"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_12290\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-12290\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Hoxh\u00eb-Sedat-Islami.png\" alt=\"Hoxh\u00eb Sedat Islami\" width=\"250\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-12290\" \/><p id=\"caption-attachment-12290\" class=\"wp-caption-text\"><br \/>\n Sedat ISLAMI<\/p><\/div>\n<p>Ligji q\u00eb sanksionon pjes\u00ebmarrjen e kosovar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb huaja ka koh\u00eb q\u00eb b\u00ebn sfilad\u00eb n\u00eb mediat tona. I l\u00ebn\u00eb amanet nga qeveria e kaluar, ligji do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte seften e parlamentit t\u00eb ri. K\u00ebshtu edhe ndodhi. Ligji u aprovua. Nuk mungoi as publiciteti medial. Disa media e analist\u00eb e p\u00ebrshkruan n\u00eb superlativ, duke th\u00ebn\u00eb se Kosova zgjidhi nyj\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb problemeve t\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve tjera.<\/p>\n<p>Por, a \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebshtu? A \u00ebsht\u00eb terrorizmi problemi kryesor i Kosov\u00ebs? A \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e duhur e trajtimit t\u00eb dukuris\u00eb s\u00eb terrorizmit kjo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb politika dhe mediat?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa pyetje, nga p\u00ebrgjigja e t\u00eb cilave, s\u00eb pari,  dua t\u00eb mohoj teorin\u00eb se terrorizmi \u00ebsht\u00eb problemi yn\u00eb kryesor, sikur q\u00eb dua, s\u00eb dyti, t\u00eb evidentoj\u00eb disa shkaqe, jo shum\u00eb t\u00eb dukshme, por q\u00eb jan\u00eb vendimtare n\u00eb zhvillimin e k\u00ebsaj dukurie.<\/p>\n<p><strong>I. TERRORIZMI N\u00cb KOSOV\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Analizat e shkarkuara nga ngjyrimet ose presionet politike, p\u00ebr shum\u00eb dukuri, nd\u00ebr to edhe p\u00ebr terrorizmin, fajtor kryesor kan\u00eb nxjerr\u00eb qeverit\u00eb dhe varf\u00ebrin\u00eb e tyre programore. Shpeshher\u00eb kjo varf\u00ebri \u00ebsht\u00eb materializuar n\u00eb nisma hipokrite p\u00ebr t\u00eb krijuar probleme artificiale me gj\u00ebra t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ndjeshme p\u00ebr popullin, dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvendosur sado pak v\u00ebmendjen nga problemet qen\u00ebsore. Por, duke v\u00ebzhguar ngjarjet n\u00eb kronologji, del se populli nuk \u00ebsht\u00eb mashtruar. Problemi kryesor nuk \u00ebsht\u00eb terrorizmi islam, si\u00e7 padrejt\u00ebsisht po mundohen t\u00eb tkurrin konceptin e terrorizmit n\u00eb vet\u00ebm terroriz\u00ebm islam. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj tjet\u00ebr i terrorizmit, shum\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm, ai q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb frik\u00ebsohen. \u00cbsht\u00eb ai lloj p\u00ebr t\u00eb cilin edhe faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar na e ka ngrehur veshin. \u00cbsht\u00eb korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e sundimit t\u00eb ligjit, papun\u00ebsia, gj\u00ebra k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb cilat faji i faturohet qeveris\u00eb dhe politik\u00ebs.  <\/p>\n<p>E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje gjendja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb r\u00ebn\u00eb disa media. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb puthador\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve. Kan\u00eb st\u00ebrzmadhuar pjes\u00ebmarrjen e disa kosovar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebrat fetare n\u00eb Siri dhe Irak, t\u00eb cil\u00ebt supozohet t\u00eb jen\u00eb 200, nd\u00ebrsa kan\u00eb minimizuar dukurin\u00eb m\u00eb t\u00eb re, migrimin masiv, q\u00eb, n\u00eb shifrat m\u00eb t\u00eb pakta, del t\u00eb jet\u00eb 100 her\u00eb m\u00eb e madhe se shifra e atyre q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb Siri e Irak. P\u00ebr t\u00eb mos mi nxjerr\u00eb fjal\u00ebt jasht\u00eb kontekstit, un\u00eb nuk them se me k\u00ebt\u00eb shfaj\u00ebsoj ose mbaj an\u00ebn e atyre q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb Siri e Irak. Assesi. Dua vet\u00ebm q\u00eb problemeve t\u2019iu jepet pesha q\u00eb kan\u00eb, dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj, edhe t\u00eb trajtohen. Konsideroj se migrimi, q\u00eb ka filluar me t\u00eb madhe n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe po vazhdon edhe tani, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e problemeve t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb p\u00ebrmendura sip\u00ebr, e t\u00eb cilat nuk kan\u00eb marr\u00eb trajtimin e duhur. P\u00ebr t\u00eb portretizuar imazhin e k\u00ebtyre problemeve dhe rrezikshm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb tyre, do t\u2019i referohem dy ngjarjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me migrimin:<\/p>\n<p>1. N\u00eb luft\u00ebn e fundit, dhunsh\u00ebm, shum\u00eb shqiptar\u00eb u larguan nga Kosova. Fati e deshi q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre t\u00eb gjejn\u00eb strehim n\u00eb disa vende evropiane dhe m\u00eb gjer\u00eb. Me t\u00eb marr\u00eb lajmin se Kosova \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe, ndon\u00ebse pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb q\u00ebndrimin, u kthyen n\u00eb Kosov\u00eb. Kthimi i tyre b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn. Shqiptar\u00eb e duan vendin e tyre. U kthyen duke shpresuar n\u00eb nj\u00eb ardhm\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kosova do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb duart e shqiptar\u00ebve. N\u00eb duart tona. Gjithsesi se do t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb. Por, k\u00ebshtu nuk ndodhi. Ndon\u00ebse p\u00ebr shum\u00eb vite i mbante gjall\u00eb shpresa se do t\u00eb b\u00ebhej mir\u00eb, p\u00ebr shkak se vendi administrohej nga t\u00eb huajt dhe se tan\u00ebve ende nuk iu ishte dh\u00ebn\u00eb shansi, madje, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj Kosova u radhit n\u00eb mesin e vendeve me shpres\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb, megjithat\u00eb, shpresa u kthye n\u00eb zhg\u00ebnjim. Kriza materiale vet\u00ebm sa thellohej. Kosov\u00ebn e l\u00ebshuan shum\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe ata q\u00eb kan\u00eb luftuar p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ata q\u00eb dje kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, sot nuk po gjejn\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos harruar se deri m\u00eb tani llogaritet t\u00eb jen\u00eb 44 ish-ushtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb kan\u00eb kryer vet\u00ebvrasje p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve materiale.[1] Dhe ky \u00ebsht\u00eb portreti m\u00eb i vrazhd\u00eb i k\u00ebtij mjerimi.<\/p>\n<p>2. Kosov\u00ebs po i ik\u00ebn truri. Jan\u00eb edhe ata q\u00eb, me kualifikimet e tyre, kan\u00eb ose mund t\u00eb shpresojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme financiare t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb po e l\u00ebshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Federata Sindikale e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 lajmit p\u00ebr ikjen e 400 mjek\u00ebve dhe shum\u00eb infermier\u00ebve, tregon dhe p\u00ebr nj\u00eb anket\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb me student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb, 73% prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb shprehur se nuk duan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.[2]<br \/>\nK\u00ebto fakte flasin p\u00ebr vdekjen e idealeve shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kosova gjithsesi duhet t\u00eb adoptoj\u00eb nj\u00eb ligj kund\u00ebr terrorizmit, i cili p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha format e manifestimit t\u00eb terrorizmit. Do t\u00eb duhej t\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij ligji edhe organizatat e fshehta kriminale. Ambasadori i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe (I.Cliff)[3], tash kur po diskutohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj, t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtjen p\u00ebr aktivitetet e SHIK-ut, q\u00eb kemi menduar (na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb) se \u00ebsht\u00eb shuar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hije e zez\u00eb, e cila si\u00e7 duket ende po na ndjek. Po k\u00ebshtu, kemi nj\u00eb lloj tjet\u00ebr t\u00eb terrorizmit, brenda vet shtetit. Kosova nuk po arrin t\u00eb shtrij\u00eb sovranitetin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin. Kemi struktura paralele, madje edhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa probleme, q\u00eb konsideroj se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ajo q\u00eb po e quajn\u00eb terroriz\u00ebm fetar dhe, gjithsesi, edhe m\u00eb prioritare p\u00ebr tu debatuar dhe sanksionuar me ligje.<\/p>\n<p><strong>II. TERRORIZMI N\u00cb EVROP\u00cb DHE SHBA<\/strong><\/p>\n<p>Rasti n\u00eb Franc\u00eb ndezi motor\u00ebt kund\u00ebr Islamit. U ngrit\u00eb e t\u00ebr\u00eb bota n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. U alarmuan shtetet, duke mbledhur lider\u00ebt kryesor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb diskutuar k\u00ebt\u00eb rrezik dhe hapat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr ta sfiduar at\u00eb. T\u00eb mbushej mendja se Evropa nuk kishte problem m\u00eb t\u00eb madh. Referuar raporteve t\u00eb Europolit, terrorizmi fetar nuk \u00ebsht\u00eb problemi kryesor i Evrop\u00ebs, madje as i vendeve ve\u00e7 e ve\u00e7, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebtu Franc\u00ebn. Sulme m\u00eb t\u00eb tmerrshme se ai ndaj redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs Charlie Hebdo, jan\u00eb regjistruar nga grupi q\u00eb pretendon pavar\u00ebsi n\u00eb ishullin e Korsik\u00ebs.  Madje, gjithnj\u00eb referuar Europolit, n\u00eb 2013, nga 152 sulme terrori, vet\u00ebm 2 kishin motive fetare, derisa Franca, si nj\u00eb nd\u00ebr pes\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb raport, kishte patur m\u00eb s\u00eb shumti sulme terroriste, gjithsej 63 nga 152 sa kishte n\u00eb vendet n\u00eb fjal\u00eb.[4]<\/p>\n<p>As n\u00eb SHBA, niveli i terrorizmit nuk \u00ebsht\u00eb alarmues. Alarmuese ka dukuri tjera. Ferid Zekerija (Fareed Zakaria), duke folur p\u00ebr terrorizmin, sjell nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb interesante p\u00ebr t\u00eb n\u00eb SHBA. \u201cSipas baz\u00ebs globale t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb terrorizmit, n\u00eb 12 vitet mes 11 shtatorit 2001 dhe fundit t\u00eb 2013-\u00ebs, numri i amerikan\u00ebve q\u00eb vdiq\u00ebn n\u00eb tok\u00eb amerikane prej terrorizmit ishte 42. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit, qendra p\u00ebr kontrollin dhe parandalimin e s\u00ebmundjeve raporton se 32 351 amerikan\u00eb kan\u00eb vdekur p\u00ebr shkak t \u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarrit.\u201d[5]<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb t\u00eb paraqitet terrorizmi fetar si problemi m\u00eb shqet\u00ebsues.<\/p>\n<p><strong>III. SI (NUK) DUHET TRAJTUAR DUKURIA E TERRORIZMIT?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e ndjeshme e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Terrorizmi \u00ebsht\u00eb problem, q\u00eb nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar. \u00cbsht\u00eb dukuri, q\u00eb duhet trajtuar me kujdes, p\u00ebr shkak se defektet eventuale n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mund t\u00eb sjellin pasoja tjera t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr nga rreziku, i ngjan nj\u00eb bombe, e cila mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e atij q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kujdessh\u00ebm me t\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt jan\u00eb duke u v\u00ebrejtur defekte t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat duhet ta bartin lider\u00ebt politik\u00eb bashk\u00eb me mediat servile.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim do t\u00eb n\u00ebnvizoj disa nga k\u00ebto defekte:<\/p>\n<p>1. Tentativat p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb terrorizmit vet\u00ebm ngjyr\u00eb islame. Breiviku ndon\u00ebse vrau 77 veta, nuk u cil\u00ebsia si ekstremist i krishter\u00eb dhe aq m\u00eb pak q\u00eb rasti i tij t\u00eb p\u00ebrshkruhej si terroriz\u00ebm i krishter\u00eb. Kjo v\u00ebrehet edhe tek ne n\u00eb Kosov\u00eb. Gazetarja Arbana Xharra e quajti shp\u00ebrndarjen e disa materialeve fetare p\u00ebr jet\u00ebn e profetit Muhammed [Paqja dhe m\u00ebshira qofshin mbi t\u00eb!] si material para-terrorizues (parap\u00ebrgatit\u00ebs p\u00ebr terroriz\u00ebm), nd\u00ebrsa shp\u00ebrndarja e literatur\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb q\u00eb b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, si\u00e7 duket nuk e pengon fare. P\u00ebr dallim prej saj, Adriatik Kelmendi, po k\u00ebshtu gazetar, b\u00ebri thirrje q\u00eb t\u00eb mos aplikohen standarde t\u00eb dyfishta: o t\u00eb lejohet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb propagandimi fetar, o t\u00eb ndalohet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>2. Laicizmi ekstrem, i cili, n\u00eb mllefin e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtrirjes s\u00eb territorit, merr trajt\u00eb agresive. Nj\u00eb imazh i tij \u00ebsht\u00eb edhe neglizhimi i t\u00eb drejtave thelb\u00ebsore fetare, gj\u00eb q\u00eb intelektual\u00eb e analist\u00eb t\u00eb paansh\u00ebm e shohin si shkak t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb t\u00eb shfaqjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsive, q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb manifestohen edhe me veprime t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>3. Miratimin e ligjeve ekstreme, si\u00e7 u procedua t\u00eb miratohet n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ligji p\u00ebr p\u00ebrgjimet elektronike, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilit ishte skandaloze.<\/p>\n<p>4. Ekzagjerimi i problemit aq shum\u00eb saq\u00eb shoq\u00ebria, e cila ka dert si t\u00eb siguroj\u00eb kafshat\u00ebn e buk\u00ebs, t\u00eb ndihet e tmerruar, nd\u00ebrsa njer\u00ebz t\u00eb caktuar, p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ikjes nga vendi, do ta shfryt\u00ebzojn\u00eb si arsyetim pse kan\u00eb ikur nga vendi. K\u00ebshtu, viktim\u00eb, para qytetarit, do t\u00eb jet\u00eb vet shteti, q\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, po del t\u00eb jet\u00eb vet sponsor (shkaktar) i k\u00ebsaj dukurie.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, do t\u00eb doja q\u00eb si konkluz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij opinioni t\u00eb nxjerr gj\u00ebrat n\u00eb vijim:<\/p>\n<p>1. T\u00eb trajtojm\u00eb problemet sipas pesh\u00ebs dhe hap\u00ebsir\u00ebs q\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tona. T\u00eb mos i ekzagjerojm\u00eb.<\/p>\n<p>2. T\u00eb trajtojm\u00eb terrorizmin, cili do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai, me mjetet dhe metodat e duhura, sepse metodat e dhunshme mund t\u00eb jen\u00eb terroriz\u00ebm, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe provokim i terrorizmit, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Zjarri me zjarr nuk shuhet.<\/p>\n<p>3. T\u00eb punohet n\u00eb drejtim t\u00eb ruajtjes dhe garantimit t\u00eb t\u00eb drejtave fetare. Kjo do t\u00eb minimizonte pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, e rrjedhimisht edhe reflektimin e tyre.<\/p>\n<hr \/>\n<blockquote><p>[1] http:\/\/old.zeri.info\/artikulli\/5060\/veteranet-viktime-e-zgjedhjeve<\/p>\n<p>[2] http:\/\/www.evropaelire.org\/content\/article\/26812088.html<\/p>\n<p>[3] https:\/\/botasot.info\/kosova\/363068\/shik-u-ende-eshte-duke-punuar-ta-pasuroje-vetveten-dhe-po-involvohet-ne-korrupsion\/<\/p>\n<p>[4] https:\/\/www.europol.europa.eu\/sites\/default\/files\/publications\/europol_tsat14_web_1.pdf<\/p>\n<p>[5] http:\/\/www.gazetaexpress.com\/oped\/strategjia-me-kater-pjese-e-perendimit-kunder-islamit-radikal-75552\/<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ligji q\u00eb sanksionon pjes\u00ebmarrjen e kosovar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb huaja ka koh\u00eb q\u00eb b\u00ebn sfilad\u00eb n\u00eb mediat tona. I l\u00ebn\u00eb amanet nga qeveria e kaluar, ligji do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte seften e parlamentit t\u00eb ri. K\u00ebshtu edhe ndodhi. Ligji u aprovua. Nuk mungoi as publiciteti medial. Disa media e analist\u00eb e p\u00ebrshkruan n\u00eb superlativ, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25774,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-12289","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12289\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25774"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}