{"id":12456,"date":"2015-02-17T17:47:32","date_gmt":"2015-02-17T16:47:32","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=12456"},"modified":"2020-05-04T03:42:10","modified_gmt":"2020-05-04T01:42:10","slug":"400-vjetori-i-xhamise-se-sinan-pashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/400-vjetori-i-xhamise-se-sinan-pashes\/","title":{"rendered":"400 vjetori i xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_26124\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-26124\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Faik-Miftari-Prizren-Post-1.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"\" class=\"size-full wp-image-26124\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Faik-Miftari-Prizren-Post-1.jpg 417w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Faik-Miftari-Prizren-Post-1-277x300.jpg 277w\" sizes=\"(max-width: 417px) 100vw, 417px\" \/><p id=\"caption-attachment-26124\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Faik MIFTARI<\/b><\/p><\/div>\n<p>\tXhamia e Sinan Pash\u00ebs \u00ebsht\u00eb perla e qytetit t\u00eb Prizrenit e cila gjendet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, n\u00eb Shat\u00ebrvan, buz\u00eb lumit Lumbardh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb grandioze, dhe lirisht mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb xhamia  m\u00eb e bukur jo vet\u00ebm n\u00eb Prizren por edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Ballkan. Xhamia e Sinan Pash\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej xhamive m\u00eb t\u00eb njohura, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme  t\u00eb qytet\u00ebrimit islam n\u00eb trojet shqiptare.  Xhamia e Sinan Pash\u00ebs ka p\u00ebrfunduar s\u00eb nd\u00ebrtuari n\u00eb vitin 1615 dhe tani pasi q\u00eb gjendemi  n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori jubilar i saj, 400 vjetori i nd\u00ebrtimit t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs.<\/p>\n<p> \tNd\u00ebrtuesi i xhamis\u00eb ishte Sofi Sinan Pasha i cili \u00ebsht\u00eb me prejardhje shqiptare nga fshati Vil\u00eb t\u00eb rajonit t\u00eb Lum\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shpesh her\u00eb hulumtuesit dhe studiuesit e ndrysh\u00ebm e kan\u00eb p\u00ebrzier me Koxha Sinan Pash\u00ebn i cili po ashtu ishte me prejardhje shqiptare nga fshati Topojan i rajonit t\u00eb Lum\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po p\u00ebr dallim nga Sofi Sinan Pasha ai ishte m\u00eb i vjet\u00ebr dhe kishte vdekur 20 vjet m\u00eb par\u00eb (1595). Sinan Pasha ishte ushtarak i lart\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb grada dhe tituj t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. Q\u00eb nga shkuarja e tij n\u00eb Stamboll ai kishte b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb t\u00eb famshme ushtarake, ishte bejlerbe i Budapestit,  i Kajros, dhe i Bosnj\u00ebs, gjat\u00eb nj\u00eb kohe kishte sh\u00ebrbyer edhe si vezir (minist\u00ebr) Divani, i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. N\u00eb vitin 1607, vet\u00ebm nj\u00eb vit kishte  q\u00ebndruar n\u00eb postin e valis\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb, dhe m\u00eb pas em\u00ebrohet vali (guvernator) i Shamit (Damaskut). Rreth vitit t\u00eb vdekjes s\u00eb tij jan\u00eb dy data, nj\u00ebra se pas shkuarjes n\u00eb Sham(Damask) n\u00eb vitin 1608 kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb , edhe pse kjo m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb e besueshme, pasi q\u00eb xhamia e Sinan Pash\u00ebs p\u00ebrfundoi s\u00eb nd\u00ebrtuari n\u00eb vitin 1615, dhe nuk \u00ebsht\u00eb fare e logjikshme t\u00eb besojm\u00eb se xhamia e tij ishte nd\u00ebrtuar shtat\u00eb vite pas vdekjes s\u00eb tij. Versioni i dyt\u00eb i vdekjes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb, se kishte vdekur n\u00eb Stamboll n\u00eb vitin 1615, dhe ishte varrosur n\u00eb nj\u00eb tyrbe (mauzolej) n\u00eb lagjen Tophane t\u00eb Stambollit. Ky versioni i vitit t\u00eb vdekjes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i logjiksh\u00ebm dhe m\u00eb i pranuesh\u00ebm. Sinan Pasha fillimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb tij e nisi n\u00eb vitin 1607 gjersa ishte n\u00eb pozit\u00ebn e valiut(guvernatorit) t\u00eb Bosnj\u00ebs, dhe p\u00ebrfundoi s\u00eb nd\u00ebrtuari n\u00eb vitin 1615, pas plot 8 vitesh.<\/p>\n<p>\tLidhur me nd\u00ebrtimin e xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs, disa historian\u00eb dhe studiues serb, t\u00eb ushqyer nga legjenda dhe mitologjia serbe, kan\u00eb pohuar se Sinan Pasha e kishte rr\u00ebnuar Manastirin e Sh\u00ebn Arkangjelit, q\u00eb gjendej 3 km nga Prizreni, t\u00eb cilin e kishte nd\u00ebrtuar perandori serb car Dushani , n\u00eb t\u00eb cilin  ishte varrosur pas vdekjes s\u00eb tij. Por e v\u00ebrteta ishte krejt\u00ebsisht ndryshe, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb xhamis\u00eb, manastiri gjendej n\u00eb rr\u00ebnoja, dhe Sinan Pasha i kishte bler\u00eb gur\u00ebt e rr\u00ebnojave t\u00eb Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Arkangjelit nga serb\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm dhe paria fetare e tyre. K\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet e v\u00ebrtetojn\u00eb edhe disa studiues dhe hulumtues serb si dhe konsulli rus i at\u00ebhersh\u00ebm Jastrebovi.<\/p>\n<p>\tJastrebovi shkruan se n\u00eb koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb xhamis\u00eb manastiri ka qen\u00eb i rr\u00ebnuar, dhe se serb\u00ebt nuk do t\u00eb mund ta rind\u00ebrtonin manastirin, pasi q\u00eb as nuk e ruajt\u00ebn vet ata nga rr\u00ebnimi. Njashtu edhe hulumtuesi  Radomir Gruji\u00e7i thot\u00eb se manastiri kishte filluar t\u00eb rr\u00ebnohet plot nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, q\u00eb nga viti 1519.<\/p>\n<p>\tI gjith\u00eb ky mllef dhe neveri ndaj xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs i ushqyer nga miti i rrejsh\u00ebm serb shekuj me rradh\u00eb, ishte prezent edhe n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX, me rastin e arritjes s\u00eb kulminacionit  t\u00eb nacionalizmit serbomadh, t\u00eb cilin e p\u00ebrmend edhe n\u00eb letr\u00ebn e tij Vuk Drashkovi\u00e7i d\u00ebrguar shkrimtarit shqiptar Ismail Kadares\u00eb me 18 qershor 1987 n\u00eb Tiran\u00eb , ku p\u00ebrve\u00e7 tjerash thot\u00eb: \u201d Nj\u00eb grua serbe e ka lindur shqiptarin e njohur (arnautin), Sinan Pash\u00ebn, i cili i ka djegur eshtrat e  Sh\u00ebn Sav\u00ebs, dhe e ka rr\u00ebnuar tempullin e Sh\u00ebn Arkangjelit n\u00eb Prizren, dhe nga gur\u00ebt e mermerit, nga eshtrat e k\u00ebtij trash\u00ebgimi madh\u00ebshtor t\u00eb t\u00eb par\u00ebve, ka nd\u00ebrtuar xhamin\u00eb\u201d. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e kishte premtuar adhuruesve dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb vet serb viteve 90- ta, lideri radikal serb Vojisllav Sheshelj,  n\u00eb nj\u00eb tubim promovues t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb mbajtur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs n\u00eb Prizren, ku p\u00ebrve\u00e7 tjerash ceku: \u201d se kur t\u00eb vie n\u00eb pushtet, s\u00eb pari do ta rr\u00ebnoj\u00eb xhamin\u00eb e Sinan Pash\u00ebs n\u00eb Prizren\u201d.  Gjat\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj 400 vje\u00e7are xhamia e Sinan Pash\u00ebs ka p\u00ebrjetuar n\u00eb nj\u00ebqind e vjet\u00ebt e fundit disa rreziqe p\u00ebr rr\u00ebnimin dhe mbylljen e saj, q\u00eb nga viti 1912 pas largimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, si dhe okupimin serb t\u00eb Kosov\u00ebs nga fundi i  vitit 1912 kur edhe Prizreni ra n\u00eb duart e pushtuesve serb. P\u00ebrpjekja e par\u00eb p\u00ebr rr\u00ebnimin e xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs ishte  me 29 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1915,  me \u00e7\u2019rast ndodhi nj\u00eb shp\u00ebrthim i madh nga t\u00eb cil\u00ebt si pasoj\u00eb pati d\u00ebmtime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb enterierin dhe  muralet e brendshme t\u00eb xhamis\u00eb. P\u00ebrpjekja e dyt\u00eb p\u00ebr rr\u00ebnimin e xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs ishte gjat\u00eb viteve 1920-1922 me \u00e7\u2019rast pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm lokal serb do t\u00eb provoj\u00eb q\u00eb t\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb k\u00ebt\u00eb xhami, por myftiu i at\u00ebhersh\u00ebm i Prizrenit Hafiz Rustem ef. Shporta kishte organizuar demonstrata masive disaditore t\u00eb xhematit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Prizrenit n\u00eb mbrojtje t\u00eb saj, edhe p\u00ebrkund\u00ebr rr\u00ebnimit t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb xhamis\u00eb,  hajatit t\u00eb saj t\u00eb jasht\u00ebm dhe tri kupolave p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb jashtme , n\u00eb saje t\u00eb veprimit t\u00eb guximsh\u00ebm t\u00eb myftis\u00eb s\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Prizrenit, si  dhe xhematit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Prizrenit, arriti kjo xhami madh\u00ebshtore t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, nga m\u00eb t\u00eb  bukurat n\u00eb rajon, pasi q\u00eb pas k\u00ebsaj rezistence t\u00eb xhematit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Prizrenit, pushteti serb lokal hoqi dor\u00eb nga rr\u00ebnimi i xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs. Pas ardhjes s\u00eb pushtetit komunist n\u00eb Prizren, pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, xhamia e Sinan Pash\u00eb nuk u rr\u00ebnua, por gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs,gati 50 vje\u00e7are, ishte jasht\u00eb funksionimi t\u00eb saj p\u00ebr kryerjen e namazeve(faljeve), ditore, javore, mujore dhe vjetore. N\u00eb vitin 1948 ishte vendosur n\u00eb mbrojtjen e shtetit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1952 kishte filluar konservimi i saj i brendsh\u00ebm nga Enti p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore t\u00eb Prizrenit,ashtu q\u00eb n\u00eb vitin 1968 u hap si muzeu i dor\u00ebshkrimeve orientaleve, por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e kreut m\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetar mysliman n\u00eb ish Jugosllavi, Reis ul Ulemas, i u kthye n\u00eb posedim dhe mir\u00ebmbajtje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Prizrenit me vendimin gjyq\u00ebsor. N\u00eb vitin 1972 ishte kryer  riparimi i kubes (kupol\u00ebs) qendrore dhe  konservimi i kaligrafis\u00eb (bukurshkrimit) arabe t\u00eb d\u00ebmtuara n\u00eb brendi t\u00eb xhamis\u00eb me rastin e shp\u00ebrthimit t\u00eb eksplozionit n\u00eb vitin 1915 brenda xhamis\u00eb<\/p>\n<p>\tMe dat\u00eb 31Korrik 2011 u zhvillua ceremoniali i rihapjes s\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs pas restaurimit detaj t\u00eb saj, q\u00eb nisi n\u00eb vitin 2007 dhe p\u00ebrfundoi me sukses . Restaurimi u krye me mb\u00ebshtetjen financiare nga organizata qeveritare turke TIKA, nd\u00ebrsa pun\u00ebt restauruese jan\u00eb zhvilluar n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e organit mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga ekspert\u00ebt e k\u00ebsaj  fushe restauruese nga Ministria e Kultur\u00ebs dhe Turizmit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb  Kosov\u00ebs, si dhe Drejtoratit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Vak\u00ebfeve t\u00eb Turqis\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtij restaurimi u rind\u00ebrtua hajati dhe tri kube  (kupola) t\u00eb vogla p\u00ebrcjell\u00ebse q\u00eb ishin rr\u00ebnuar gjat\u00eb tentimit t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb xhamis\u00eb nga pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm lokal serb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb kryer edhe restaurimi  i brendis\u00eb s\u00eb xhamis\u00eb. Gjat\u00eb vitit 2013, poashtu me mb\u00ebshtetjen e organizat\u00ebs qeveritare turke TIKA, \u00ebsht\u00eb rregulluar edhe oborri prapa xhamis\u00eb, ashtu q\u00eb tani objekti si i till\u00eb  paraqet nj\u00eb kompleks per exellent n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. I mbetet tani K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Prizrenit q\u00eb t\u00eb funksionalizoj\u00eb dhe t\u00eb ve n\u00eb sh\u00ebrbim nj\u00eb varg objektesh p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb oborrin e xhamis\u00eb, e sidomos n\u00eb mir\u00ebmbajtjen nga d\u00ebmtimet eventuale q\u00eb mund t\u00eb ndodhin nga pakujdesia dhe neglizhenca e xhematit, qytetar\u00ebve, dhe turist\u00ebve  t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb e vizitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb xhami, si trash\u00ebgimi kulturore historike me r\u00ebnd\u00ebsi primare n\u00eb qytetin historik t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>\tXhamia e Sinan Pash\u00ebs me pozicionin e saj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm,  gjendet n\u00ebn Kalan\u00eb historike t\u00eb Prizrenit , me kuben e saj\u00eb qendrore, e tani edhe me tri kube m\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb rind\u00ebrtuara  rishtas dhe me minaren e holl\u00eb dhe t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn  objektin  dominues n\u00eb qytetin e Prizrenit. Xhamia si e till\u00eb, p\u00ebrmban specifika t\u00eb artit klasik osman me qend\u00ebr n\u00eb Stamboll dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga veprat estetike t\u00eb rralla n\u00eb Ballkan. Me  dekorimet e brendshme , xhamia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej shembujve m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb artit dekorues n\u00eb Ballkan. P\u00ebrve\u00e7 dekorimeve klasike n\u00eb xhami dominojn\u00eb edhe dekorimet e stilit barok t\u00eb shekullit XIX. N\u00eb pjes\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb mihrabit \u00ebsht\u00eb ruajtur mbishkrimi i saj ku shkruan\u201d tarihi bina-misali xhenet-1024\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb\u201d nd\u00ebrtesa historike- vend xhenneti-1615\u201d. E ve\u00e7anta e saj \u00ebsht\u00eb brendia e saj n\u00eb t\u00eb cilin me nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb \u00ebsht\u00eb zbukuruar me kaligrafi (bukurshkrim) t\u00eb bukur arabe,  t\u00eb ajeteve ( verseteve)  kuranore t\u00eb shkruara. <\/p>\n<p>\tKubja (kupola) qendrore e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb lart\u00ebsi nga sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs<br \/>\n20 m, minarja e saj \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb 42m, jan\u00eb gjithsejt\u00eb 42 dritare dhe nj\u00eb der\u00eb hyr\u00ebse brenda xhamis\u00eb. Sip\u00ebrfaqja e gjith\u00ebmbarshme e kompleksit p\u00ebrshin 3.126 m2, nga e cila hap\u00ebsira e brendshme e xhamis\u00eb p\u00ebrfshin 371 m2, nd\u00ebrsa oborri p\u00ebrreth saj \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 2.755 m2.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb sivjet \u00ebsht\u00eb  viti jubilar i xhamis\u00eb s\u00eb Sinan Pash\u00ebs, 400 vjet nga nd\u00ebrtimi i saj, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb K\u00ebshilli i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Prizrenit t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb \u00e7muar t\u00eb k\u00ebsaj xhamie, me nj\u00eb tryez\u00eb apo sesion shkencor, akademi rasti dhe me nj\u00eb manifestim t\u00eb pasur fetar-kulturor. <\/p>\n<p>                   <strong> Literatura e konsultuar:<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>V\u0131rmi\u00e7a, Raif \u201cPrizren camileri\u201d, Prizren, 1996<br \/>\nMiftari, Faik \u201cFeja, shpresa dhe q\u00ebndresa\u201d, Prizren, 2013<br \/>\nV\u0131rmi\u00e7a, Raif  \u201cMenakib, Haci Mehmet Tahir Efendi\u2019\u2019, Prizren, 2001<br \/>\nRexhepi,Resul&#038;Mehmeti, Sadik \u201dH. Rrystem ef. Shporta-Monografi\u201d,<br \/>\nPrishtin\u00eb, 2010.<br \/>\nKrasniqi, Nehat\u201d Hronika(Menakib) e Mehmet Tahir Efendiut\u201d,<br \/>\nEdukata Islame nr. 57, Prishtin\u00eb, 1995.<br \/>\nKaleshi, Dr.Hasan\u201dVeziri i madh, Koxha Sinan Pasha\u201d, Edukata<br \/>\nIslame nr. 82, Prishtin\u00eb, 2007.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhamia e Sinan Pash\u00ebs \u00ebsht\u00eb perla e qytetit t\u00eb Prizrenit e cila gjendet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, n\u00eb Shat\u00ebrvan, buz\u00eb lumit Lumbardh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb grandioze, dhe lirisht mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb xhamia m\u00eb e bukur jo vet\u00ebm n\u00eb Prizren por edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Ballkan. Xhamia e Sinan Pash\u00ebs \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25769,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2721],"class_list":["post-12456","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-faik-miftari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12456"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12456\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57993,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12456\/revisions\/57993"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25769"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}