{"id":12460,"date":"2015-02-18T08:19:58","date_gmt":"2015-02-18T07:19:58","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=12460"},"modified":"2016-09-05T15:40:49","modified_gmt":"2016-09-05T13:40:49","slug":"dy-vendime-per-shpernguljen-e-suksesshme-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dy-vendime-per-shpernguljen-e-suksesshme-te-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Dy vendime  \u201c p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e suksesshme t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_12457\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-12457\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Azizi.jpeg\" alt=\"Azizi\" width=\"250\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-12461\" \/><p id=\"caption-attachment-12457\" class=\"wp-caption-text\">Ismet AZIZI<\/p><\/div>\n<p><strong>Migrimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebrkon me dob\u00ebsimin dhe r\u00ebnien e Perandoris\u00eb Osmane dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb  p\u00ebrfaq\u00ebson &#8220;evakuimin&#8221; nga  territoret e humbura. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, motivet t\u00eb cilat nxit\u00ebn shp\u00ebrnguljen, ishin fetare, politike, ekonomike dhe ekzistenciale. Ishte proces ballkanik n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb madhe (Greqi, Rumani, Bullgari, Jugosllavi), n\u00eb t\u00eb cilin  hynte interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt i vendeve t\u00eb Ballkanit dhe Turqis\u00eb. Jugosllavia u p\u00ebrpoq n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb problemin me shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb fitoj toka p\u00ebr kolonizim, nd\u00ebrsa Turqia &#8220;me element t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm&#8221; t\u2019i populloj pjes\u00ebt e boshatisura t\u00eb vendit nga i cili ishin d\u00ebbuar m\u00eb par\u00eb kurd\u00ebt, armen\u00ebt dhe grek\u00ebt.<\/strong> <\/p>\n<p>Qarqet sunduese, kulturore e shkencore serbe dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ideolog\u00ebt e krijimit t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb pastra etnike, me gjith\u00eb masat e nd\u00ebrmarra ndaj shqiptar\u00ebve, nuk ishin t\u00eb k\u00ebnaqur me rezultatet e kolonizimit dhe t\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb vendet tjera. Edhe p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha masave drastike, numri i shqiptar\u00ebve nuk u zvog\u00eblua, por, p\u00ebrkundrazi, sh\u00ebnoi rritje n\u00eb saje t\u00eb natalitetit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb kushtet e r\u00ebnda t\u00eb jet\u00ebs e t\u00eb pun\u00ebs. Prandaj, pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm vendosi q\u00eb k\u00ebto q\u00ebllime t\u00eb vetat t\u2019i realizoj me shp\u00ebrnguljen me dhun\u00eb e terror t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve nga trualli i Kosov\u00ebs dhe meritoreve  rreth saj, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dhe kolonizimin sa m\u00eb intensiv t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore. P\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime dhe u p\u00ebrpiluan nj\u00eb varg elaboratesh dhe planesh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kontrollim i kaosit t\u00eb shp\u00ebrnguljes \u00ebsht\u00eb legalizuar m\u00eb 11 korrik 1938 me n\u00ebnshkrimin e Konvent\u00ebs jugosllave-turke n\u00eb Stamboll. Sipas konvent\u00ebs ishte parapar\u00eb d\u00ebbimi i 40.000 familjeve nga viset e pushtuar nga Serbia, &#8220;t\u00eb cil\u00ebt flasin turqisht dhe kan\u00eb kultur\u00eb turke&#8221; nga 46 rrethet e banovinave t\u00eb Vardarit, Zet\u00ebs  dhe Morav\u00ebs. Sipas konvent\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmendur, Turqia ka qen\u00eb e detyruar t\u00eb pranoj 40.000 familje brenda gjasht\u00eb viteve, nd\u00ebrsa me marr\u00ebveshje parashihej q\u00eb  Jugosllavia t\u00eb paguaj kompensim Turqis\u00eb nga 500 lira turke p\u00ebr familje, d.m.th. n\u00eb total  20 milion lira. Konventa parashikonte transferimin e emigrant\u00ebve dhe pasurit\u00eb e luajtshme deri n\u00eb portin e Selanikut n\u00eb kurriz t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Elaboratit me karakter fashizoid, me titull \u201cShp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve\u201d (Iseljavanje Arnauta), i paraqitur n\u00eb klubin Kulturor Serb m\u00eb 7 mars 937 t\u00eb cilin e hartoi  Dr. Vasa \u00c7ubriloviq, i parapriu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb kreut polit serb. Me k\u00ebt\u00eb rast, po paraqesim dy dokumente q\u00eb i paraprijn\u00eb elaboratit t\u00eb \u00c7ubriloviqit dhe n\u00ebnshkrimin e Konvent\u00ebs n\u00eb mes Jugosllavis\u00eb dhe Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumenti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb Procesverbali i konferenc\u00ebs nd\u00ebrministrore, e cila u mbajt n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb m\u00eb 20 shtator t\u00eb vitit 1935, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u diskutua  p\u00ebr d\u00ebbimin e popullat\u00ebs jo-sllave nga Serbia Jugore.<\/p>\n<p>Teksti i dyt\u00eb paraqet  projekt planin p\u00ebr shp\u00ebrngulje t\u00eb cilin e ka hartuar komiteti i ngusht\u00eb nd\u00ebrministror, q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb mbledhjen e 24 shtatorit 1935 n\u00eb Beograd. Nd\u00ebr konkluzionet e k\u00ebtij projekti t\u00eb cilin e kan\u00eb p\u00ebrpiluar s\u00eb bashku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pes\u00eb ministrive dhe Gjeneralshtabit  dominon nevoja e miratimit urgjent t\u00eb konventave dypal\u00ebshe me Turqin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb rast t\u00eb problemeve me shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb  propozuar t\u00eb zhvendosen nga zonat kufitare n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb territorit  t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Leht\u00ebsime tatimore jan\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb heqin dor\u00eb vullnetarisht nga shtet\u00ebsia, nd\u00ebrsa p\u00ebr transport pa pages\u00eb deri n\u00eb Selanik  mund t\u00eb llogarisnin  vet\u00ebm ata t\u00eb cil\u00ebt pasurin\u00eb e tyre t\u00eb paluajtshme ua l\u00ebn\u00eb shtetit. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb propozimet  e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb  Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm u miratuan unanimisht si masa t\u00eb cilat  projekti propozon p\u00ebr &#8220;shp\u00ebrngulje t\u00eb suksesshme dhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb jo-sllave n\u00eb Turqi ose Shqip\u00ebri&#8221;: Shtypjen e propagand\u00ebs kund\u00ebr d\u00ebbimeve q\u00eb vinin nga Tirana, si dhe  thirrjet sa m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb regrut\u00ebve  nga  rrethet kufitare n\u00eb  st\u00ebrvitje ushtarake dhe manovra, ndalimin e pranimit n\u00eb sh\u00ebrbimin civil &#8220;t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb shprehje p\u00ebr d\u00ebbim&#8221;, transferimi e zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb  n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb vendit, nacionalizimin e toponimeve dhe mbishkrimeve, etj. T\u00eb dy k\u00ebto dokumente jan\u00eb ruajtur n\u00eb Arkivin e Jugosllavis\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fondit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb Turqi-Stamboll, Ankara (370), dosje 9, nj\u00ebsia arkivore 42, faqe 637-643.<br \/>\nTekstin po e paraqesim  (t\u00eb p\u00ebrkthyer nga autori) n\u00eb form\u00ebn e vet origjinale, pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje stilistike apo gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>Procesverbali  i Konferenc\u00ebs nd\u00ebrministrore , \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme m\u00eb 20 shtator t\u00eb viti 1935. n\u00eb lidhje me shp\u00ebrnguljen  e popullat\u00ebs jo-sllave nga Serbia Jugore.<br \/>\nPrezent:<\/p>\n<p>&#8211; nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme: Z. Ilia  Milikiq, Shef i Seksionit t\u00eb  IV repartit  politik, g. Milivoje Mil\u00e7iq, k\u00ebshilltar, g. Peter \u00c7abriq, k\u00ebshilltar, zoti Radovan Mitroviq, sekretar;<br \/>\n&#8211; nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb: g.  Vojislav Magov\u00e7eviq, inspektor, g. Gjuro Tataloviq, shef i seksionit financiar ;<br \/>\n&#8211; nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme: Z. Dushan Tadi\u00e7, inspektor;<br \/>\n&#8211; Nga Shtabi i  P\u00ebrgjithsh\u00ebm: Z. Jovan Sokolloviq, gjeneral kolonel;<br \/>\n&#8211; nga Ministria e Financave: Z. Dushan Trajkoviq, k\u00ebshilltar;<br \/>\n&#8211; nga Ministria e Transportit: g. Milosh Popovi\u00e7,  zyrtar i lart\u00eb Komercial. Departamenti General  i drejtoris\u00eb s\u00eb hekurudh\u00ebs.<br \/>\nSeanc\u00ebn e udh\u00ebhoqi  g. I Milikiq. Procesmajtje e  udh\u00ebhoqi g. Dr. Feodor Koreni\u00e7 dhe g. Dr. Jozo Logar, notar t\u00eb  Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<br \/>\nSeanca u hap n\u00eb ora 18<br \/>\n***<br \/>\nG. Ilija MILIKIQ thot\u00eb se zoti V. Magov\u00e7eviq shprehu d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrministrore t\u00eb trajtohet  \u00e7\u00ebshtja e shp\u00ebrnguljes s\u00eb turqve dhe mysliman\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nga rajonet jugore. Kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb zgjidhet sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, sepse n\u00eb mas\u00eb kompakte turqit dhe arnaut\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb kufirit t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb ( Shqip\u00ebris\u00eb) paraqesin problem komb\u00ebtar dhe n\u00eb aspektin ushtarak  problem t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Numri i shqiptar\u00ebve, i cili \u00ebsht\u00eb mbi gjysm\u00eb milion, nga viti 1931 \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr rreth 65.000 veta. Arsyeja e d\u00ebshtimit  t\u00eb nacionalizimit t\u00eb elementit jo sllav, arsyeja \u00ebsht\u00eb se popullsia ortodokse n\u00eb rajonet jugore  numerikisht \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl (n\u00eb rajonet jugore ka  vet\u00ebm 165.000 ortodoks) dhe p\u00ebr shkak se  elementi jon\u00eb nuk ishte mjaft e p\u00ebrgatitur p\u00ebr ushtrimin e nacionalizimit. Prandaj, nuk mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebbimit t\u00eb elementit jo-sllave nga vendi.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme konstaton  se v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb duhet t&#8217;i kushtohet  Arbanas\u00ebve [Shqiptar\u00ebve], sepse ata jan\u00eb kompakt dhe n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Arbanin\u00eb [Shqip\u00ebrin\u00eb] fqinje, ku, pavar\u00ebsisht pa p\u00ebrcaktimit politik, megjithat\u00eb, ngadal\u00eb krijuan nj\u00eb ndjesi komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrngulja politike, deri m\u00eb tani, nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb rezultat t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ky element shp\u00ebrngulet n\u00eb Turqi dhe n\u00eb Arbani [Shqip\u00ebri]. Ekziston  mund\u00ebsia q\u00eb numri i t\u00eb shp\u00ebrnguluar\u00ebve n\u00eb Turqi t\u00eb rritet duke u bazuar n\u00eb ligjin turk t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr popullimin e t\u00eb gjitha krahinave t\u00eb saja me popullat\u00eb t\u00eb  kultur\u00ebs turke. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, turqit kan\u00eb lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje me Rumanin\u00eb, dhe tani negociatat jan\u00eb duke i zhvilluar edhe  me Bullgarin\u00eb. Marr\u00ebveshja me Rumanin\u00eb parasheh  q\u00eb turqit nga Rumania, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb  rreth 400.000, duhet t\u00eb shp\u00ebrngulen brenda 5 viteve. T\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb e tyre, para se gjithash, do t\u00eb mund t\u00eb  kompensohen nga qeveria rumune. Gjat\u00eb d\u00ebbimit ata g\u00ebzojn\u00eb privilegje t\u00eb caktuara; udh\u00ebtojn\u00eb pa pasaporta t\u00eb zakonshme, tatimet e vjet\u00ebruara shlyhen, zyrtar\u00ebve iu kthehen  t\u00eb gjitha parat\u00eb e paguar n\u00eb fondin e pensioneve, rekrut\u00ebt jan\u00eb t\u00eb liruar nga sh\u00ebrbimi ushtarak t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, p\u00ebr transportimin  e gj\u00ebrave me  anijeve nuk paguhet taks\u00eb, ose transportin e kafsh\u00ebve, mjetet tjera, e  k\u00ebshtu me radh\u00eb. Vlera e pronave t\u00eb emigrant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr kan  mbetur t\u00eb pa shitura, sikurse  pronat e vak\u00ebfeve, qeveria rumune do t\u2019ua paguaj emigrant\u00ebve nga burimet e tyre, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb do t\u00eb merren vesh  me qeverin\u00eb turke.<br \/>\nQeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb e gatsh\u00ebm t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar t\u00eb shqiptar\u00ebve tan\u00eb, tani  thot\u00eb se kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr arsye financiare. Megjithat\u00eb, ne besojm\u00eb se  k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebn\u00eb  p\u00ebr shkaqe  komb\u00ebtare: ajo nuk d\u00ebshiron t\u00eb reduktoj\u00eb numrin e Arbanas\u00ebve [Shqiptar\u00ebve] tek ne p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimeve t\u00eb ardhshme territoriale. Qeveria turke, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ka miratuar p\u00ebr  emigrant\u00ebt e saj deri n\u00eb vitin 1936. 3.000.000 lira turke.<\/p>\n<p>Ligjit mbi Shtet\u00ebsin\u00eb e b\u00ebri t\u00eb mundur p\u00ebr d\u00ebbimin e popullat\u00ebs jo-sllave; por megjithat\u00eb ka disa v\u00ebshtir\u00ebsi nga  ana jon\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, p\u00ebr shkak se n\u00eb mesin e  deklaratave  p\u00ebr largim  gjinden edhe nj\u00eb num\u00ebr i madh i k\u00ebrkesave t\u00eb mysliman\u00ebve nga Sanxhaku, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb megjithat\u00eb njer\u00ebz tan\u00eb. Prandaj nuk ka arsye q\u00eb ata t\u00eb largohen nga vendi. Ne ia kemi t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme se deklarata t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb popullat\u00ebs son\u00eb sllave mos t\u00eb pranohen.    <\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb likuidimi i pasuris\u00eb s\u00eb patundshme t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulurave. Kjo \u00e7\u00ebshtje deri diku mund t\u00eb zgjidhet  me huan\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb mori nga  Bank\u00ebn Hipotekare Komb\u00ebtare  n\u00eb vler\u00eb prej 21,800.000 dinar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se edhe ata q\u00eb e kan\u00eb likuiduar tashm\u00eb pronat e tyre, hasin n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb marrjen e pasaportave, duke pasur parasysh formalitetet m\u00ebdha t\u00eb mbledhjes s\u00eb certifikatave. Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme ka propozuar q\u00eb k\u00ebto v\u00ebrtetime t\u00eb l\u00ebshohen sipas detyr\u00ebs zyrtare.   <\/p>\n<p>Ata emigrant\u00eb, kryesisht t\u00eb varf\u00ebr, nuk munden vet\u00eb t\u2019i bartin shpenzimet e transportit. Prandaj, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb sigurohet transport  pa pages\u00eb deri n\u00eb kufi ose t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb zbritje prej 75%. Megjithat\u00eb, Ministria e Transportit nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebshim nga rregullorja p\u00ebr tarifa.<\/p>\n<p>Si do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, d\u00ebbimi duhet t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb plan t\u00eb caktuar. P\u00ebr shkak t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb kufizuar q\u00eb posedojm\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb se cilat rrethe, nga arsyet ushtarake dhe politike, duhet n\u00eb radh t\u00eb par\u00eb t\u2019i shp\u00ebrngulim.<\/p>\n<p>G. Milivoje MIL\u00c7IQ konstaton se \u00e7\u00ebshtja e  shp\u00ebrnguljes s\u00eb mysliman\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb e re, sepse ka  ekzistuar q\u00eb nga viti 1878 (Muhaxhir\u00ebt). \u00cbsht\u00eb e re n\u00eb raport me \u00a7 55, i cili  deri n\u00eb vitin 1933 mbeti  vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. M\u00eb n\u00eb fund n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit qeveria shqiptare e ka ngit\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, me q\u00ebllim  \u00eb zgjidhjes \u00e7\u00ebshtjen e shtet\u00ebsis\u00eb t\u00eb atyre shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye kishte ikur nga vendi yn\u00eb n\u00eb Arbani. \u00a7 55 vlera e s\u00eb cil\u00ebs u cil\u00ebsua m\u00eb 1 n\u00ebntor t\u00eb 1933 \u00ebsht\u00eb vazhduar me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme deri m\u00eb 1 n\u00ebntor 1938. Nga ata q\u00eb dh\u00ebn\u00eb  deklarata, rrall\u00eb rrall\u00eb kush \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur duke marr\u00eb parasysh faktin, q\u00eb qeveria shqiptare nuk ka dh\u00ebn\u00eb leje p\u00ebr imigrim.<\/p>\n<p> Deri m\u00eb tani, jan\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Turqi vet\u00ebm rreth 20.000. P\u00ebr Shqip\u00ebri  jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rreth 2000 deklarata, por asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje p\u00ebr tu vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri. Turqit n\u00eb vendin ton\u00eb paraqesin nj\u00eb element t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb shk\u00ebputur nga metropoli (Stambolli) nuk u jan\u00eb n\u00ebnshtruar propagand\u00ebs nacionaliste. Tek  Shqiptar\u00ebt situata \u00ebsht\u00eb krejt e ndryshme n\u00eb lidhje me faktin se u vendos\u00ebn n\u00eb mas\u00eb t\u00eb dendur n\u00eb rajonet kufitare (n\u00eb disa rrethe mbi 90% nga numri i popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme).<\/p>\n<p>Ne jemi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore me Turqin\u00eb dhe brenda disa muajsh ne mund t\u00eb zgjidhim \u00e7\u00ebshtjen e d\u00ebbimit t\u00eb turqve. Turqia pranon t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e kultur\u00ebs turke dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb jemi  n\u00eb gjendje t\u2019i shp\u00ebrngulim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Arbanas\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb viktimat nuk do t\u00eb ishin t\u00eb shumta, p\u00ebr tu zgjidhur kjo \u00e7\u00ebshtje. Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizimi  t\u00eb planifikuar, duhet ta shkat\u00ebrroj kompleksin Arnaut, duke i vendosur n\u00eb \u00e7do fshat   disa familje tona, dhe p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb  duhet krijuar nj\u00eb brez t\u00eb past\u00ebr pa shqiptar\u00eb.   <\/p>\n<p>Z. Vojislav MAGOV\u00c7EVIQ thot\u00eb se Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb kryen kolonizimin p\u00ebr 15 vjet me radh\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti  u shp\u00ebrngul\u00ebn nga rajonet pasive(Bosnja, Lika, Hercegovina, Mali i Zi). Me k\u00ebt\u00eb veprim jan\u00eb konsumuar t\u00eb gjitha sip\u00ebrfaqet e lira q\u00eb i kishim n\u00eb dispozicion, por jan\u00eb edhe 17.000 familje t\u00eb cilat kan\u00eb aplikuar p\u00ebr ndarjen e tok\u00ebs dhe jan\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019iu krijuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vendosje (kolonizim ) n\u00eb rajonet jugore. E vetmja zgjidhje e problemit do t\u00eb ishte, shp\u00ebrngulja e elementit turk dhe shqiptar, i cili \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i fort\u00eb n\u00eb 17 rrethe; atje relacioni \u00ebsht\u00eb 73% me 27% n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullat\u00ebs son\u00eb. Arsyet komb\u00ebtare k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb me kolonizimin pik\u00ebrisht pran kufirit shqiptar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, tani Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb kredi prej 21,000.000 dinar\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Hipotekare Komb\u00ebtare p\u00ebr  blerjen e pronave turke dhe shqiptare n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00ebse d\u00ebshirohet t\u00eb blihen 15.000 hektar\u00eb tok\u00eb, ku do t\u00eb  mund t\u00eb vendosen 3000 familjet e kolonist\u00ebve tan\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte  e nevojshme nj\u00eb shum\u00eb prej 30.000.000 dinar\u00eb. Megjithat\u00eb, disa do t\u00eb donin t\u00eb  fitojn\u00eb  transport falas deri te kufiri turk, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishin me dh\u00ebn\u00eb pasurit\u00eb e tyre pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb zon\u00ebs kufitare me Shqip\u00ebrin\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb rreth 85% e popullsis\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb aktiv edhe Komiteti Shqiptar\u00eb, t\u00eb cilin e ndihmon qeveria shqiptare, e cila inkurajon shqiptar\u00ebt t\u00eb mos shp\u00ebrngulen.    <\/p>\n<p>Ne do t\u2019u  jepnim para p\u00ebr prona vet\u00ebm personave t\u00eb cil\u00ebt marrin pasport\u00eb valide, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kryer sh\u00ebrbimin ushtarak dhe kan\u00eb t\u00eb paguara t\u00eb gjitha taksat; ata menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb hipin n\u00eb tren. Praktika e m\u00ebparshme e policis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb son\u00eb, kur ka l\u00ebshuar pasaport\u00eb me vlefshm\u00ebri prej gjasht\u00eb muajsh, ishte e gabuar, sepse k\u00ebta persona nuk kan\u00eb humbur shtet\u00ebsin\u00eb, dhe k\u00ebshtu ata u kthyen.<\/p>\n<p>Duhet p\u00ebrpiluar nj\u00eb plan dhe program p\u00ebr shp\u00ebrngulje  me  idet\u00eb kryesore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, me siguri  do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb marr\u00ebveshje baz\u00eb me Rumanin\u00eb.<\/p>\n<p>G. Ilija MILIKI\u0106 pastaj kalon tek masat t\u00eb cilat  duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr eliminimin e v\u00ebshtir\u00ebsive,  t\u00eb cilat po pengojn\u00eb shp\u00ebrnguljen e popullsis\u00eb jo-sllave n\u00eb baz\u00eb t\u00eb \u00a7 55 t\u00eb Ligjit mbi Shtet\u00ebsin\u00eb. K\u00ebtu do t\u00eb vinte n\u00eb shprehje: l\u00ebshimi i pasaportave pa pages\u00eb, lirimi nga t\u00eb gjitha detyrimet, dh\u00ebnia e mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb pa pages\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb kufirin shtet\u00ebror n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb shtetit, n\u00ebnshkrimi i  nj\u00eb konvente me Turqin\u00eb, t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Rumanis\u00eb, lirimi nga sh\u00ebrbimi ushtarak. Gjithashtu, duhet  thjeshtuar procedurat  administrative me rastin e nxjerrjes s\u00eb \u00e7ertifikatave t\u00eb shumta, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrngulurit.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb zbatimit sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre masave n\u00eb jet\u00eb, g.Milikiq propozon organizimin e nj\u00eb Komiteti t\u00eb ngusht\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb hyjn\u00eb g. M. Mil\u00e7iq, kolonel, J. Sokolloviq, D. Tadi\u00e7 dhe V. Magov\u00e7eviq, me detyr\u00eb t\u00eb hartimit t\u00eb nj\u00eb projekti t\u00eb masave t\u00eb cilat duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr t\u00eb shpejtuar emigrimin e popullsis\u00eb jo-sllave, e cila do t\u00eb paraqitet n\u00eb K\u00ebshillin Ministror p\u00ebr miratim.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit u pajtuan me k\u00ebt\u00eb propozim.<br \/>\nZ. Kolonel  J. Sokolovi\u00e7, thot\u00eb se ai ka disa propozime pavar\u00ebsisht Konvent\u00ebs, e cila do t\u00eb arrihet me Turqin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar shp\u00ebrnguljen e popullsis\u00eb jo-sllave.<br \/>\n1. Me  forc\u00ebn  e ligjit t\u2019i detyrojm\u00eb t\u2019i kryejn\u00eb t\u00eb gjitha detyrimet  tatimore;<br \/>\n2. Emigrant\u00ebt t\u00eb largohen nga trevat e banuara me turq dhe shqiptar, sepse edhe ata t\u00eb cil\u00ebt llogariten si miq tan\u00eb, b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb kund\u00ebr shp\u00ebrnguljes;<br \/>\n3. p\u00ebr shkak se turqit tan\u00eb nuk konsiderohen si pakic\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb detyrohen f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb vijojn\u00eb shkollat tona komb\u00ebtare, sepse deri tani ka ndodhur q\u00eb tre t\u00eb kat\u00ebrtat e t\u00eb rinjve t\u00eb k\u00ebsaj ane, t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim ushtarak, shkruajn\u00eb vet\u00ebm turqisht;<br \/>\n4. t\u00eb l\u00ebshohen  njoftime konfidenciale p\u00ebr ata q\u00eb nuk shp\u00ebrngulen, t\u00eb mos pranohen n\u00eb sh\u00ebrbime shtet\u00ebrore dhe as  n\u00eb sh\u00ebrbime publike ;<br \/>\n5. k\u00ebto treva  t\u00eb sh\u00ebnohen me emra ton\u00eb  nacional ;<br \/>\n6. t\u00eb krijojm\u00eb zon\u00ebn e banuar me elemente tona p\u00ebrgjat\u00eb kufirit shqiptar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, t\u00eb fillojm\u00eb kolonizimin e hap\u00ebsirave  pran kufitare, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike n\u00eb drejtim t\u00eb brendsh\u00ebm. Kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zgjidhet pjes\u00eb-pjes\u00eb, planin e aprovuar p\u00ebr 10 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Si mas\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr organizimin e shp\u00ebrnguljes t\u00eb elementit jo sllav g. Kolonel J. Sokoloviq  propozon krijimin e nj\u00eb komiteti t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm intern, i cili  do t\u00eb mbetet i tubuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, pavar\u00ebsisht juridiksionit.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm u dakorduan me k\u00ebt\u00eb propozim.<\/p>\n<p>Konferenca sjell konkluzionin e m\u00ebposht\u00ebm:<br \/>\n1. Duhet iniciuar  \u00e7\u00ebshtjen e shp\u00ebrnguljes me  qeverin\u00eb turke dhe t\u00eb p\u00ebrpiqemi  p\u00ebr t\u00eb zgjidhur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme si ajo q\u00eb b\u00ebri Rumania, pra  p\u00ebrmes nj\u00eb konvente speciale.<br \/>\n2. Kushdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb shp\u00ebrngulet, duhet t\u2019iu epen pasaporta pa pages\u00eb.<br \/>\n3. T\u00eb gjitha k\u00ebta persona duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb liruar nga detyrimet ndaj shtetit (tatimet, taksat vendore, etj).<br \/>\n4. Atyre q\u00eb ofrojn\u00eb pasurit\u00eb e tyre t\u00eb patundshme n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb transport falas deri n\u00eb kufi, t\u2019ju b\u00ebhet e mundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, nd\u00ebrsa atyre t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb shitur pasurit\u00eb t\u2019ju mund\u00ebsohet  75% zbritje.<br \/>\n5. K\u00ebta persona duhet liruar nga pagesa e detyrimeve t\u00eb inventarit t\u00eb vdekur, t\u00eb cilin e bartin me veti, sikurse edhe parat\u00eb.<br \/>\n6. Ministria e Ushtris\u00eb dhe Marin\u00ebs tashm\u00eb ka nxjerr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave, t\u00eb cil\u00ebve u jepet leja p\u00ebr shp\u00ebrngulje pa marr\u00eb parasysh se a kan\u00eb obligime ushtarake. Gjithashtu, duhet liruar ata q\u00eb duan t\u00eb shp\u00ebrngulen, edhe n\u00ebse jan\u00eb  n\u00eb kryerjen e sh\u00ebrbimit ushtarak.<br \/>\nKomiteti i ngusht\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrpiloj nj\u00eb plan projekt p\u00ebr shp\u00ebrngulje, i cili n\u00eb konferencat e ardhshme nd\u00ebrministrore definitivisht t\u00eb pranohen dhe t\u2019i dor\u00ebzohet  Ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb.  Zoti minist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb do ta sjell\u00eb para K\u00ebshillit Ministror, i cili do t\u00eb sjell\u00eb zgjidhjen e caktuar.<br \/>\nU mor vendim q\u00eb komiteti i ngusht\u00eb t\u00eb takohet m\u00eb 24 shtator 1935. N\u00eb ora 9 n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<br \/>\nSeanca p\u00ebrfundoi n\u00eb ora 20.<br \/>\nProces mbajt\u00ebs Dr. Feodor Koreni\u00e7 d.v, Dr. Jozo Logar d.v.<br \/>\nTakimin e kryesoi Ilia Miliki\u0107 d. v.<br \/>\n20 shtator 1935. Beograd<br \/>\nProjekti i Konferenc\u00ebs s\u00eb Komitetit t\u00eb Ngusht\u00eb mbi shp\u00ebrnguljen e elementit jo-sllav nga jugu i Serbis\u00eb<br \/>\nP\u00ebr zgjidhjen e vendimeve te  Konferenc\u00ebs nd\u00ebrministrore t\u00eb 20 shtatorit t\u00eb 1935, komiteti i ngusht\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar m\u00eb 24 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, i cili p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shp\u00ebrnguljes s\u00eb popullsis\u00eb jo-sllaves s\u00eb vendit ton\u00eb, konkretisht nga Serbia Jugore, sipas nenit 55 t\u00eb Ligjit p\u00ebr  Shtet\u00ebsi,   ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim:<br \/>\n1. \u00c7\u00ebshtjen e shp\u00ebrnguljes duhet rregulluar sa m\u00eb shpejt sipas konvent\u00ebs speciale midis vendit ton\u00eb dhe Turqis\u00eb, si dhe n\u00eb mes vendit ton\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, sipas form\u00ebs  q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb rregulluar nd\u00ebrmjet  Turqis\u00eb dhe Rumanis\u00eb.<br \/>\n2. N\u00eb rast se me Shqip\u00ebrin\u00eb nuk mundemi t\u00eb arrijm\u00eb  marr\u00ebveshje p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, ose shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Turqi, duhet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb aplikohen ligjet n\u00eb fuqi p\u00ebr detyrimin e k\u00ebtij elementi t\u00eb zhvendoset nga zona kufitare n\u00eb brend\u00ebsi dhe t\u00eb nj\u00ebjtat treva t\u00eb popullohen me popullsi sllave.<br \/>\n3. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata persona t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 55 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Shtet\u00ebsi t\u2019u ipen deklaratat me t\u00eb cilat do t\u00eb heqin dor\u00eb nga shtet\u00ebsia jon\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb kohe t\u00eb caktuar t\u00eb shp\u00ebrngulen jasht\u00eb vendit ton\u00eb, t\u2019u mund\u00ebsohen p\u00ebrfitimet e m\u00ebposhtme:<br \/>\na) t\u2019iu l\u00ebshohen pa pages\u00eb pasaporta t\u00eb emigrant\u00ebve, sipas rrethanave edhe kolektive;<br \/>\nb) t\u00eb lirohen nga t\u00eb gjitha detyrimet ndaj shtetit (taksat, tatimet, ushtria, etj);<br \/>\nv) n\u00eb rastin kur personat t\u00eb cil\u00ebt shp\u00ebrngul\u00ebn, kan\u00eb hipoteka dhe borxhe private (letra me vler\u00eb, obligacione  dhe dokumente t\u00eb ngjashme), t\u00eb b\u00ebra deri m\u00eb 1 shtator 1935, t\u2019iu  paguhen pasurit\u00eb t\u00eb tyre t\u00eb paluajtshme n\u00eb vler\u00ebn e parapar\u00eb ;<br \/>\ng) t\u2019ju sigurohet transporti pa pages\u00eb deri n\u00eb Selanik dhe Svilengrad, n\u00ebse kan\u00eb deklaruar se t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb e tyre e paluajtshme t\u2019ia l\u00ebn\u00eb shtetit  ton\u00eb. Gjithashtu kjo vlen edhe p\u00ebr emigrant\u00ebt e varf\u00ebr;<br \/>\nd) t\u2019ju lejohet zbritje n\u00eb shfryt\u00ebzimin e hekurudhave p\u00ebr 75% e personave t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb mir\u00eb financiarisht apo q\u00eb m\u00eb her\u00ebt kan\u00eb shitur pronat e tyre;<br \/>\nf) t\u00eb lirohen nga t\u00eb gjitha pagesat p\u00ebr eksportin e inventarit t\u00eb vdekur dhe t\u00eb t\u00eb  hollave;<br \/>\ne) t\u00eb lirohen  nga momenti i dh\u00ebnies s\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrngulje nga: rekrutimi, d\u00ebrgimit n\u00eb ushtri, sh\u00ebrbimit ushtarak, ushtrime ushtarake. Nga kjo mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrjashtim, n\u00ebse shp\u00ebrngul\u00ebn brenda  nj\u00eb viti nga data e dh\u00ebn\u00ebs s\u00eb deklarat\u00ebs.<br \/>\n4. P\u00ebr nj\u00eb migrim m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb jo-sllave n\u00eb Turqi, ose Shqip\u00ebri, komiteti ka ardh\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto masa:<br \/>\na) me t\u00eb gjitha mjetet t\u00eb parandalohet  dhe t\u00eb p\u00ebrjashtohet \u00e7do propagand\u00eb q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb mesin e k\u00ebtij elementi kund\u00ebr shp\u00ebrnguljes e cila kryhet nga  Shqip\u00ebria;<br \/>\nb) nga popullsia  jo-sllave q\u00eb vjen n\u00eb konsiderim p\u00ebr shp\u00ebrngulje, t\u00eb k\u00ebrkohet  zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb lidhen me pages\u00ebn e detyrimeve fiskale (tatimet, mbi-tatimet, sh\u00ebrbimet ushtarak, etj);<br \/>\nv) sa m\u00eb shpesh t\u00eb jet\u00eb e mundur n\u00eb territorin e Serbis\u00eb s\u00eb Jugut, ve\u00e7an\u00ebrisht nga trevat   kufitare  t\u00eb thirren n\u00eb ushtrime ushtarake, ushtri rezerv\u00eb me origjin\u00eb jo-sllave, pa marr\u00eb parasysh  ushtrime apo  manovra, qoft\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e  rrug\u00ebve  ose objekteve fortifikuese;<br \/>\ng) kryesisht mos t\u00eb pranohen n\u00eb sh\u00ebrbimin civil (dhe publik) personat t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb emigrant potencial, nd\u00ebrsa ata q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb tilla, t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb zona ku jeton popullsia jon\u00eb;<br \/>\nd) t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze principi  i arsimimit t\u00eb detyruesh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre trevave n\u00eb shkollat tona fillore;<br \/>\nf) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte t\u00eb zbatohen t\u00eb gjitha rregullat e popullimit t\u00eb rajoneve jugore, kryesisht viset kufitare) menj\u00ebher\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren masat e shtet\u00ebzimit t\u00eb objekteve gjeografike (vendbanime,lumenj, male, etj) me em\u00ebrtime tona. Kjo vlen p\u00ebr mbishkrimet publike, emrat e kompanive, reklamave, etj;<br \/>\ne) T\u00eb gjitha masat e p\u00ebrmendura, t\u00ebr\u00ebsisht dhe menj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb zbatohen duke filluar nga  vija kufitare me Shqip\u00ebrin\u00eb drejt brend\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>24 shtator 1935. Beograd <\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Migrimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebrkon me dob\u00ebsimin dhe r\u00ebnien e Perandoris\u00eb Osmane dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson &#8220;evakuimin&#8221; nga territoret e humbura. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, motivet t\u00eb cilat nxit\u00ebn shp\u00ebrnguljen, ishin fetare, politike, ekonomike dhe ekzistenciale. Ishte proces ballkanik n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb madhe (Greqi, Rumani, Bullgari, Jugosllavi), n\u00eb t\u00eb cilin hynte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25832,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-12460","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12460"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12460\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}