{"id":12963,"date":"2015-04-18T00:17:08","date_gmt":"2015-04-17T22:17:08","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=12963"},"modified":"2016-09-05T16:41:48","modified_gmt":"2016-09-05T14:41:48","slug":"koment-mbi-raportin-per-shkaqet-dhe-pasojat-e-perfshirjes-se-qytetareve-te-kosoves-si-luftetare-te-huaj-ne-siri-dhe-irak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/koment-mbi-raportin-per-shkaqet-dhe-pasojat-e-perfshirjes-se-qytetareve-te-kosoves-si-luftetare-te-huaj-ne-siri-dhe-irak\/","title":{"rendered":"Koment mbi &#8220;raportin p\u00ebr shkaqet dhe pasojat e p\u00ebrfshirjes s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Siri dhe Irak&#8221;"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_12966\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-12966\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Olsi-Jazexhi1.jpeg\" alt=\"Olsi Jazexhi\" width=\"250\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-12966\" \/><p id=\"caption-attachment-12966\" class=\"wp-caption-text\">Olsi JAZEXHI<\/p><\/div>\n<p>1.<br \/>\nK\u00ebto dit\u00ebt e fundit kam lexuar me k\u00ebrsh\u00ebri raportin q\u00eb Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb me n\u00eb krye Shpend Kursanin ka b\u00ebr\u00eb mbi &#8220;shkaqet dhe pasojat e p\u00ebrfshierjes s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Siri dhe Irak.&#8221; Raporti n\u00eb fjal\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb sponsorizuar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb dhe me fonde t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga studimet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb kam lexuar p\u00ebr fen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb deri m\u00eb sot. N\u00eb k\u00ebt\u00eb studim Kursani \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga Skender Perteshi, Flamur Sallahu, Catherine Lef\u00e8vre, Krenare Loxhaj etj. P\u00ebrkthimi n\u00eb shqip i tij nga Gazmend B\u00ebrlajolli \u00ebsht\u00eb jo shum\u00eb i mir\u00eb. Megjith\u00eb gabimet e tij t\u00eb cilat do i kritikojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb, studimi tregon q\u00eb autor\u00ebt kan\u00eb shpenzuar goxha para, koh\u00eb dhe mund p\u00ebr t\u00eb analizuar tensionin apo m\u00eb sakt\u00eb luft\u00ebn e ftoht\u00eb q\u00eb ekziston n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare nd\u00ebrmjet laik\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt Amerika ka instaluar n\u00eb pushtet dhe pjes\u00ebs fetare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare e cila e urren apo t\u00eb pakt\u00ebn e rrefuzon sundimin e huaj dhe laicist t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb e cila si\u00e7 tregon edhe n\u00eb faqen e saj online, paguhet nga National Endoument for Democracy, Fondi Marshall etj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krah i CIA-s dhe Departamentit t\u00eb Shtetit n\u00eb Kosov\u00eb. Si nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb sponsorizohet nga maja e pushtetit amerikan, studimi i saj m\u00eb i fund\u00ebm tregon shqet\u00ebsimin q\u00eb qarqet sunduese amerikane kan\u00eb p\u00ebr manaxhimin e Kosov\u00ebs dhe n\u00ebnshtrimin e musliman\u00ebve kosovar\u00eb.<\/p>\n<p>2.<br \/>\nStudimi i QKSS duhet lexuar nga \u00e7do studiues i shkencave sociale, por edhe besimtar musliman q\u00eb jeton n\u00eb Ballkan. Ai na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb obsesionin q\u00eb per\u00ebndimor\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar Islamin n\u00eb Kosov\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb tregon nivelin e kolaboracionizmit q\u00eb shum\u00eb hoxhallar\u00eb selefij \/ vehabij kan\u00eb nisur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me projektet e spiunazheve per\u00ebndimore n\u00eb rajon. Raporti p\u00ebr ata q\u00eb din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb mes rrjeshtash tregon p\u00ebr nivelin e gjer\u00eb m\u00eb kolaborator\u00eb q\u00eb agjencit\u00eb e spiunazheve kan\u00eb nd\u00ebrtuar me besimtar\u00eb dhe hoxhallar\u00ebt shqiptar\u00eb. Raporti tregon q\u00eb n\u00eb Ballkan musliman\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb praktikojn\u00eb fen\u00eb e tyre, por kontrollohen dhe manipulohen nga per\u00ebndimor\u00ebt.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt e QKSS, studimin e tyre e kan\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tre vende kryesisht; n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Maqedoni. Ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb k\u00ebrkuese t\u00eb madhe n\u00eb terren &#8211; pasi kan\u00eb kontaktuar me pothuajse t\u00eb gjith\u00eb hoxhallar\u00ebt kryesor\u00eb selefij &#8211; q\u00eb tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pro\u00e7esit t\u00eb &#8220;asimilimit dhe zbutjes&#8221; s\u00eb musliman\u00ebve rebel\u00eb n\u00eb Ballkan. Kush ka lexuar librin e Baba Selim Kali\u00e7anit &#8211; Bektashizma nj\u00eb sekt mistik i Islamit &#8211; ku Baba Selimi tregon sesi Sigurimi i Enver Hoxh\u00ebs arriti t\u00eb b\u00ebj spiun\u00eb dhe kolaboracionist\u00eb shum\u00eb klerik\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tij, kur ta lexoj\u00eb studimin e QKSS-s\u00eb do ti duket sikur po sheh nj\u00eb Deja vu n\u00eb vitin 2015. Si n\u00eb vitet 1960 kur n\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00eb klerik\u00eb refuzuan t&#8217;i n\u00ebnshtrohen komunizmit, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shumica pranuan q\u00eb ti n\u00ebnshtrohen regjimit i cili m\u00eb pas i shp\u00ebrblente me poste dhe para, edhe studimi i QKSS-s\u00eb tregon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Besimtar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe hoxhallar\u00ebt, jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy kampe. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit dhe i thot\u00eb amin \u00e7dofar\u00eb gomarll\u00ebku t\u00eb tij, nd\u00ebrsa nj\u00eb grup tjet\u00ebr vazhdon t\u00eb jet\u00eb refuzues.<\/p>\n<p>3.<br \/>\nSi\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur nga mediat, shqet\u00ebsimi kryesor i pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb CIA-s n\u00eb Prishtin\u00eb (apo QKSS-s\u00eb) sikur edhe qeveris\u00eb kosovare dhe ambasadave per\u00ebndimore q\u00eb e drejtojn\u00eb vendin \u00ebsht\u00eb &#8220;radikalizimi&#8221; dhe &#8220;deradikalizimi&#8221; i musliman\u00ebve. Sipas vizionit islamofob per\u00ebndimor, musliman\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb armatosura &#8211; konsiderohen automatikisht si kriminel\u00eb, terrorist\u00eb dhe radikal\u00eb. Dhe si pasoj\u00eb duhen zbutur, burgosur apo edhe vrar\u00eb. Edhe pse nj\u00eb fakt i k\u00ebtill\u00eb nuk b\u00ebn logjik\u00eb, pasi fjala bie sot Kosova udh\u00ebhiqet nga disa ish-terrorist\u00eb jugosllav\u00eb, sikur Hashim Tha\u00e7i, Ramush Haradinaj etj, apo n\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00eb ushtarak\u00eb shqiptar\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00ebp\u00ebr luft\u00ebrat terroriste t\u00eb NATO-s n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe askush nuk i &#8220;deradikalizon&#8221; pasi kthehen nga lufta, kur vjen fjala te musliman\u00ebt diskursi islamofobik i per\u00ebndimor\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb musliman\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb konflikte jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb radikal\u00eb &#8211; dhe si pasoj\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm e duhen zhdukur, deradikalizuar apo zbutur. Q\u00ebllimi i studimit t\u00eb QKSS-s\u00eb ngrihet mbi k\u00ebt\u00eb koncept racist, islamofob dhe militarist. Autor\u00ebt rreken e vrasin mendjen si ti zbusin &#8220;eg\u00ebrsirat&#8221; dhe &#8220;terrorist\u00ebt&#8221; kosovar\u00eb q\u00eb kan\u00eb luftuar n\u00eb Siri dhe Irak &#8211; pa lejen e NATO-s.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, Shpend Kursani \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga disa rrjete spiun\u00ebrish n\u00eb Ballkan t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb lidhur me turlifar\u00eb besimtar\u00ebsh, munafik\u00ebsh, matrapaz\u00ebsh etj. Ai ka analizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive disa (jo t\u00eb gjith\u00eb) nga shkuesit n\u00eb luft\u00eb n\u00eb Siri, disa hoxhallar\u00eb, ligj\u00ebrata n\u00eb internet etj. Edhe pse autori \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pasakt\u00eb n\u00eb konkluzionet e tija p\u00ebr shkuarjen n\u00eb Siri, merit\u00eb e studimit \u00ebsht\u00eb se ai tregon se n\u00eb Kosov\u00eb populli nuk e beson pushtetin q\u00eb kan\u00eb instaluar per\u00ebndimor\u00ebt. Shumica e popullit e do fen\u00eb, xhamin\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb i beson hoxhallar\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb fes\u00eb sesa mafjes q\u00eb sundon vendin. Studimi na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb sikur n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb kishte p\u00ebrnime demokraci, president i vendit nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishte Atifete Jahjaga, por Shefqet Krasniqi.<\/p>\n<p>Ana pozitive e studimit \u00ebsht\u00eb se ai tregon forc\u00ebn q\u00eb Islami dhe hoxhallar\u00ebt kan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ata jan\u00eb agjent\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb moralit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, por edhe t\u00eb modernizimit dhe urbanizimit t\u00eb fshatar\u00ebsis\u00eb. Autori tregon psh. sesi kur ndonj\u00eb kosovar humbet avionin, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pyesi autoritetet civile p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mesele, merr n\u00eb telefon dhe pyet hoxh\u00ebn. Ky shembull dhe plot t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb tekst tregojn\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria kosovare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb fetare. Ajo \u00ebsht\u00eb e lodhur nga sundimi kolonialist i per\u00ebndimit dhe Islamin e njer\u00ebzit q\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb, i sheh si shp\u00ebtimtar\u00eb. K\u00ebto fakte jan\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr elit\u00ebn kolaboracioniste t\u00eb Kosov\u00ebs dhe arrestimet dhe sulmet masive q\u00eb mediat b\u00ebjn\u00eb kund\u00ebr Islamit dhe hoxhallar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb duket se lidhen me k\u00ebt\u00eb fakt; pra q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i d\u00ebshtuar, i korruptuar me institucione jo-funksionale, por xhamia dhe hoxha kan\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arritje e k\u00ebtij studimi \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb autori mundohet t\u00eb qendroj\u00eb i distancuar nga konflikti i eg\u00ebr q\u00eb ekziston n\u00eb Kosov\u00eb nd\u00ebrmjet pakic\u00ebs laike dhe me pushtet dhe shumic\u00ebs muslimane. Autori tregon sesi t\u00eb gjith\u00eb grupet muslimane t\u00eb Kosov\u00ebs, si &#8220;t\u00eb moderuarit&#8221;, &#8220;konservator\u00ebt&#8221; e deri te &#8220;radikal\u00ebt&#8221;, jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje &#8211; q\u00eb Islami \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sulm nga Per\u00ebndimi i krishter\u00eb dhe kjo sjell\u00eb mosbesimin e tyre ndaj regjimit dhe sponsor\u00ebve t\u00eb tij amerikan\u00eb. Autori analizon si duhet edhe konfliktin mediatik q\u00eb banda e Xhabir Hamitit ka ngritur kund\u00ebr grupit t\u00eb Naim T\u00ebrnav\u00ebs. Ai e diskualifikon k\u00ebt\u00eb konflikt si konflikt vlerash &#8211; si\u00e7 e propagandon grupi i Xhabir Hamitit dhe Veton Surroit, apo si luft\u00eb e hanefizmit kund\u00ebr vehabizmit &#8211; por tregon q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb konflikt interesash dhe parash\u00eb. N\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs luftohet p\u00ebr para dhe jo p\u00ebr fe &#8211; si\u00e7 Xhabir Hamiti u pretendon amerikan\u00ebve her\u00eb pas here kur i th\u00ebrret n\u00eb ndihm\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb kryetar t\u00eb BIK-ut. Autori v\u00eb n\u00eb pah q\u00eb xhabirhamit\u00ebrit e BIK-ut jan\u00eb njer\u00ebz pa r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb debatin mbi Islamin n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe hanefizmi q\u00eb disa BIK-sa reklamojn\u00eb \u00ebsht\u00eb pa influenc\u00ebn e duhur dhe nuk \u00ebsht\u00eb solucioni i &#8220;zbutjes&#8221; s\u00eb musliman\u00ebve. Me t\u00eb drejt\u00eb ai thekson, q\u00eb n\u00eb radikalizimin e musliman\u00ebve nuk luan aq shum\u00eb rrol medhhebi &#8211; hanefi apo vehabi &#8211; por idet\u00eb q\u00eb kan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb praktikojn\u00eb k\u00ebto sekte islame.<\/p>\n<p>4.<br \/>\nEdhe pse Shpendi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebrkimore n\u00eb terren duke kontaktuar me hoxhallar\u00eb q\u00eb kan\u00eb pranuar t\u00eb luajn\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorin, &#8220;deradikalizuesin&#8221; etj &#8211; kund\u00ebr shok\u00ebve t\u00eb tyre selefij, ai dhe ekipi i tij duket q\u00eb jan\u00eb xhahil\u00eb total mbi Islamin. Kjo shihet n\u00eb munges\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb njohurive teologjike t\u00eb QKSS-s\u00eb mbi Islamin, sa q\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr Islamist\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ata mb\u00ebshteten mbi nj\u00eb tez\u00eb masteri t\u00eb nj\u00eb fashisti kosovar, Dimal Basha i cili n\u00ebp\u00ebr shkrimet e tij i tregon t\u00eb gjith\u00eb musliman\u00ebt si armiq dhe nazist\u00eb. Mosnjohja e Islamit nga QKSS-ja e ka d\u00ebrrmuar studimin n\u00eb fjal\u00eb nga ana kuptimore. Hoxhallar\u00eb selefij sikur A.K., M.T., H.B., R.E. dhe organizatat e tyre t\u00eb cilat deri 2 vite m\u00eb par\u00eb ul\u00ebrinin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb n\u00eb Siri dhe mallkonin shiit\u00ebt e alevit\u00ebt &#8220;q\u00eb shajn\u00eb sahab\u00ebt e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen vrar\u00eb&#8221;, n\u00eb studim tregohen si hoxhallar\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb moderuar.<\/p>\n<p>Kursani dhe grupi i tij ose me q\u00ebllim ose nga padija i fshehin k\u00ebto fakte. Kjo fshehje faktesh, dhe pretendimi i Kursanit dhe co se faj p\u00ebr d\u00ebrgimin e shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb Siri ka vet\u00ebm grupi i Shukri Aliut e b\u00ebn krejt raportin idiot dhe shkenc\u00ebrisht t\u00eb gabuar. Hoxhallar\u00ebt q\u00eb akuzohen si t\u00eb &#8220;k\u00ebqijt\u00eb&#8221; jan\u00eb Shukri Aliu, Rexhep Memishi, Genci Balla, Zekerija Qazimi e ndonj\u00eb tjet\u00ebr. M\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb budallaqe dhe antishkencore k\u00ebta akuzohen si tekfir\u00eb (grup i cili b\u00ebn qafir\u00eb krejt musliman\u00ebt e tjer\u00eb), q\u00eb kan\u00eb ardhur nga Shkupi dhe k\u00ebta Islamin tekfir e kan\u00eb m\u00ebsuar n\u00eb Egjipt. Gj\u00ebja m\u00eb e pabesueshme e raportit \u00ebsht\u00eb konkludimi i Kursanit me shok\u00eb se Arabia Saudite dhe vehabizmi nuk ka faj n\u00eb xhihadizimin e musliman\u00ebve, por faj kan\u00eb V\u00ebllez\u00ebrit Musliman\u00eb t\u00eb Egjiptit. Apo edhe m\u00eb fantastik \u00ebsht\u00eb besimi nga ana e Kursanit e p\u00ebrrallave vehabiste q\u00eb pretendojn\u00eb se tekfir\u00ebt e sot\u00ebm kan\u00eb lidhje me Havarixh\u00ebt e shekullit t\u00eb VII q\u00eb nuk ju bind\u00ebn imam Aliut. Kur dikush lexon k\u00ebto idiotll\u00ebqe n\u00eb raportin e QKSS-s\u00eb nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj m\u00eb par\u00eb &#8211; t\u00eb qesh\u00eb apo t\u00eb ul\u00ebras\u00eb? Apo t\u00eb pyesi veten se a mos ka nisur edhe Shpend Kursani t\u00eb besoj\u00eb sikur Ahmet Kalaja n\u00eb 2013 kur predikonte n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb n\u00eb Damask kan\u00eb zbritur melaqet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar muxhahidin\u00ebt?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e paimagjinueshme sesi Kursani me shok\u00eb k\u00ebto pallavra e p\u00ebrralla me tekfir\u00eb dhe havarixha t\u00eb shekullit VII ja ka shitur ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. A thua vall\u00eb q\u00eb edhe ambasadorja amerikane Tracey Ann (Mos-e-dhit-muhabetin) Jacobson beson n\u00eb melaqet\u00eb e Damaskut q\u00eb kan\u00eb zbritur n\u00eb qytet p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb demokracin\u00eb e Obam\u00ebs? Njer\u00ebzit q\u00eb e njohin mir\u00eb Islamin, kur lexojn\u00eb k\u00ebto rr\u00ebfime fantastike-vehabiste t\u00eb Kursanit nuk kan\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr por vet\u00ebm se t\u00eb qeshin me t\u00eb madhe m\u00eb idiotll\u00ebqet q\u00eb lexojn\u00eb. Un\u00eb nuk e di pse Kursani e shkat\u00ebrron pun\u00ebn e tij studimore n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, dhe g\u00ebnjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb far\u00eb feje n\u00eb studimin e tij dhe pse e nxjerr Arabin\u00eb Saudite t\u00eb pafaj n\u00eb xhihadizmin e Siris\u00eb &#8211; kur dihet fare mir\u00eb se Sirin\u00eb ashtu sikur edhe Jemenin sot e dogj\u00ebn saudit\u00ebt dhe izraelit\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb konkurrenc\u00ebs q\u00eb ata kan\u00eb me Iranin n\u00eb Lindjen e Mesme. Kosovar\u00ebt n\u00eb Siri nuk i \u00e7oi Shkuri Aliu por Sheh Adnan Aruri dhe agjent\u00ebt q\u00eb Arabia Saudite ka n\u00eb Ballkan. Po pse i fsheh k\u00ebto fakte Kursani? A ka mund\u00ebsi q\u00eb projekti i tij t\u00eb jet\u00eb sponsorizuar nga ambasada e Arabis\u00eb Saudite, apo Katari dhe Bahreini? Apo mos vall\u00eb sponsor\u00ebt e tij amerikan\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Arabin\u00eb Saudite dhe diktaturat e tjera synite q\u00eb nis\u00ebn luft\u00ebn n\u00eb Siri dhe morr\u00ebn n\u00eb qaf\u00eb me mij\u00ebra musliman\u00eb evropjan\u00eb, ti nxjerrin t\u00eb pafaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, pasi saudit\u00ebt mund t&#8217;u duhen amerikan\u00ebve s\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr t&#8217;i \u00e7uar besimtar\u00ebt e paditur kosovar\u00eb si xhihadist\u00eb gjetk\u00eb?<\/p>\n<p>Studimi i Kursanit b\u00ebhet i pavler\u00eb edhe n\u00eb faktin se ai &#8211; mesa duket nga frika e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij amerikan\u00eb &#8211; nuk tregon si duhet historin\u00eb. Ai nuk tregon q\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Siri e nis\u00ebn bos\u00ebt e tij amerikan\u00eb me n\u00eb krye presidentin Obama dhe sekretaren e shtetit Hillary Clinton. Ishte administrata amerikane ajo q\u00eb s\u00ebbashku me saudit\u00ebt, katarasit, kuvajtian\u00ebt dhe diktator\u00ebt e tjer\u00eb arab\u00eb dogj\u00ebn dhe shkat\u00ebrruan Libin\u00eb, u d\u00ebrguan arm\u00eb muxhahidin\u00ebve n\u00eb Libi dhe e mbush\u00ebn Sirin\u00eb me xhihadist\u00eb injorant\u00eb evropjan\u00eb q\u00eb shkonin n\u00ebp\u00ebrmjet Turqis\u00eb. Kursani nuk flet asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb shkrimin e tij. Ai ka frik\u00eb nga bos\u00ebt e tij amerikan\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, studimi i tij kthehet n\u00eb qesharak kur ai akuzon Shukri Aliun me shok\u00eb si fajtor\u00ebt p\u00ebr shkuarjen e kosovar\u00ebve n\u00eb Siri. Duke injoruan propagand\u00ebn pro-luft\u00ebs q\u00eb qeveria kosovare, Radio Evropa e Lir\u00eb, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, al-Jazeerah, CNN-i, saudit\u00ebt, ambasadat amerikane dhe nj\u00eb grup diktaturash synite b\u00ebn pro-luft\u00ebs, Kursani i b\u00ebn bisht gjith\u00eb zanafill\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj lufte. E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr duke treguar si hoxhallar\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe moderuar ata hoxhallar\u00eb vehabist\u00eb q\u00eb tani kan\u00eb vendosur t\u00eb l\u00ebn\u00eb frontin e Siris\u00eb dhe braktisin njer\u00ebzit q\u00eb ata vet\u00eb trushp\u00eblan\u00eb 2 vite m\u00eb par\u00eb kur xhamit\u00eb e tyre zjenin nga lutjet dhe duat\u00eb p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr shiit\u00ebve dhe alevit\u00ebve t\u00eb Siris\u00eb, Kursani, studimin e tij e kthen n\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/11146307_10153291129652958_5038421197276143083_n.jpg\" alt=\"11146307_10153291129652958_5038421197276143083_n\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-12965\" \/><\/p>\n<p>5.<br \/>\nShqiptar\u00ebt n\u00eb Siri nuk i d\u00ebrgoi Shukri Aliu, Rexhep Memishi, Genci Balla, Zekerija Qazimi e ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Ata i d\u00ebrgoi Per\u00ebndimi, qeverit\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs dhe Bashk\u00ebsit\u00eb Islame n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Maqedoni t\u00eb cilat nga viti 2011 e deri n\u00eb 2014 nuk rresht\u00ebn s\u00eb nxituri besimtar\u00ebt musliman\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Siri dhe vrasin &#8220;shiit\u00ebt dhe alevit\u00ebt&#8221; q\u00eb shajn\u00eb &#8220;sahab\u00ebt&#8221; dhe shp\u00ebtojn\u00eb Islamin nga &#8220;shiit\u00ebt e mallkuar&#8221;. D\u00ebrgimi i besimtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Siri ishte pjes\u00eb e luft\u00ebs bot\u00ebrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr boshtit ruso-kinezo-iranian, ku Islami, feja jon\u00eb e dashur u morr n\u00eb qaf\u00eb dhe u manipulua p\u00ebr luft\u00eb. Shqiptar\u00ebt musliman\u00eb u \u00e7uan n\u00eb Siri si mish p\u00ebr top nga Per\u00ebndimi i cili sot po i quan radikal\u00eb dhe po i burgos si terrorist\u00eb. Videot, fjalimet, peticionet, memot, incizimet televizive, protestat q\u00eb b\u00ebnin &#8220;musliman\u00ebt e moderuar&#8221; p\u00ebr luft\u00eb n\u00eb Siri jan\u00eb an\u00eb e mban\u00eb internetit dhe arkivave. Por Shpend Kursani nuk do ti shoh\u00eb ato. Luft\u00ebtar\u00ebt kosovar\u00eb q\u00eb shkuan n\u00eb Siri kaluan nga aeroportet e Prishtin\u00ebs, Tiran\u00ebs dhe Stambollit dhe u paguan me para saudite, katarase e kuvajtiane. Emrat e tyre ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb listat e agjencive per\u00ebndimore, turke dhe saudite t\u00eb cilat e dinin se ku po shkonin. Administrata amerikane dhe diktator\u00ebt saudit\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, dhan\u00eb miliona dollar\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite p\u00ebr t\u00eb &#8220;xhihadizuar&#8221; musliman\u00ebt n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebr ti hedhur si koka turku t\u00eb vriten dhe vrasin njer\u00ebz t\u00eb pafaj n\u00eb Siri. Edhe Lavd\u00ebrim Muhaxheri t\u00eb cilin Kursani e tregon si t\u00eb pashkoll\u00eb, p\u00ebrpara k\u00ebsaj ka qen\u00eb luft\u00ebtar i NATO-s n\u00eb Irak dhe Afganistan. Pse i fsheh Kursani k\u00ebto fakte? Dihet. Ai ka frik\u00eb se mos humbet vendin e pun\u00ebs dhe n\u00ebse e humbet nuk i ngelet gj\u00eb tjet\u00ebr por ve\u00e7se t\u00eb b\u00ebhet hoxh\u00eb dhe shkruaj hajmali n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Filozofia e raportit t\u00eb Kursanit mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet m\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb: Nj\u00eb, ai nuk e njeh Islamin dhe nuk \u00ebsht\u00eb profesionist p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb; Dy, ai g\u00ebnjen p\u00ebr pun\u00ebn e shkuarjes s\u00eb kosovar\u00ebve n\u00eb Siri dhe akuzon pa t\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebm grupin e Shukri Aliut nd\u00ebrsa injoron armat\u00ebn e madhe me hoxhallar\u00eb besnik\u00eb q\u00eb Arabia Saudite komandon n\u00eb Ballkan; Tre, ai k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb motivoj\u00eb hoxhallar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb tradh\u00ebtuar luft\u00ebn e Siris\u00eb q\u00eb ti sjellin pas ata q\u00eb ata vet\u00eb \u00e7uan n\u00eb Siri; dhe Kat\u00ebr, i b\u00ebn apel pal\u00ebs laike q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e but\u00eb me musliman\u00ebt, pasi duke i sulmuar t\u00eb gjith\u00eb toptan ata rrezikojn\u00eb q\u00eb ti radikalizojn\u00eb n\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i Kursanit megjith\u00eb arritjet e tij, dhe sqarimin q\u00eb jo \u00e7do musliman \u00ebsht\u00eb terrorist, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport i mang\u00ebt nga ana ideologjike, fetare dhe historike. Kursani me shok\u00eb kan\u00eb intervistuar shum\u00eb vet\u00eb dhe kan\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb fakte me vend n\u00eb studimin e tyre. Megjithat\u00eb, konkluzionet e tij jan\u00eb t\u00eb gabuara dhe t\u00eb meta. Mbi t\u00eb gjitha raporti i QKSS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i turpsh\u00ebm dhe i friksh\u00ebm pasi ai tregon q\u00eb feja Islame nuk ka liri n\u00eb Ballkan. Islami sot kontrollohet sikur t\u00eb jet\u00eb organizat\u00eb kriminale, besimtar\u00ebt dhe hoxhallar\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe b\u00ebr\u00eb armiq t\u00eb nj\u00ebri tjetrit dhe ata jan\u00eb viktima t\u00eb lojrave q\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha luajn\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj loje ishte edhe g\u00ebnjimi n\u00eb mas\u00eb i musliman\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb dhe djegin Sirin\u00eb p\u00ebr hise t\u00eb NATO-s dhe demokracis\u00eb. Por edhe m\u00eb i keq \u00ebsht\u00eb pro\u00e7esi i &#8220;deradikalizmit&#8221; tani m\u00eb pas, kur feja Islame dhe besimtar\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb objekt listash policore dhe akuzash p\u00ebr terroriz\u00ebm.<\/p>\n<p>6.<br \/>\nShum\u00eb besimtar\u00eb kosovar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb Shpend Kursanin n\u00eb televizor ma kan\u00eb lavd\u00ebruar at\u00eb dhe raportin e tij, pasi ai duket sikur mbron selefist\u00ebt e penduar dhe i b\u00ebn apel policis\u00eb dhe AKI-s\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ti trajtoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb but\u00eb musliman\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, apelet e Kursanit q\u00eb policia kosovare t\u00eb mos jet\u00eb e dhunshme me besimtar\u00ebt nuk do i zgjidhin problemet q\u00eb musliman\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb sot n\u00eb Ballkan me regjimet e tyre laik-katolike. Edhe vet\u00eb Kursani nuk arrin ta kuptoj\u00eb dot n\u00eb studimin e tij, q\u00eb protestat e hoxhallar\u00ebve dhe besimtar\u00ebv\u00eb kosovar\u00eb kund\u00ebr Sk\u00ebnderbeut, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs etj nuk jan\u00eb protesta kund\u00ebr kombit dhe toleranc\u00ebs fetare, por jan\u00eb protesta q\u00eb musliman\u00ebt b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar lirin\u00eb e tyre t\u00eb besimit dhe mendimit dhe identitetin e tyre fetar dhe komb\u00ebtar p\u00ebrball\u00eb agresionit laik-katolik.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, pas nja 30 apo 40 vitesh, kur dikush ta rilexoj raportin e Kursanit dhe kur arkivat policore t\u00eb jen\u00eb hapur dhe njer\u00ebzia t\u00eb shohi sesa hoxhallar\u00eb kan\u00eb spiunuar e shitur shok\u00ebt e tyre p\u00ebr hi\u00e7gj\u00eb n\u00eb Ballkan me k\u00ebt\u00eb meselen\u00eb e &#8220;deradikalizmit&#8221;, lexuesit q\u00eb do vijn\u00eb pas nesh nj\u00eb dit\u00eb, do ta kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa keq ka qen\u00eb situata e musliman\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Ballkan n\u00eb vitin 2015. Ata q\u00eb do vijn\u00eb pas nesh do ta lexojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa ne sesa t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, t\u00eb paditur dhe t\u00eb pabes\u00eb kan\u00eb qen\u00eb musliman\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e Pax Amerikan\u00ebs dhe sa shum\u00eb ua kan\u00eb kufizuar lirit\u00eb e besimit dhe mendimit sundimtar\u00ebt e sot\u00ebm filoamerikan\u00eb. Por a do t\u00eb jemi gjall\u00eb ne deri n\u00eb ato dit\u00eb kur musliman\u00ebt do t\u00eb rrojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb bot\u00eb dhe nuk do t\u00eb vuajn\u00eb m\u00eb nga stigmat dhe persekutimet e dit\u00ebve t\u00eb sotme? Allahu e di m\u00eb s\u00eb miri!<\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. K\u00ebto dit\u00ebt e fundit kam lexuar me k\u00ebrsh\u00ebri raportin q\u00eb Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb me n\u00eb krye Shpend Kursanin ka b\u00ebr\u00eb mbi &#8220;shkaqet dhe pasojat e p\u00ebrfshierjes s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Siri dhe Irak.&#8221; Raporti n\u00eb fjal\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb sponsorizuar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-12963","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12963\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}