{"id":13415,"date":"2015-05-12T00:20:38","date_gmt":"2015-05-11T22:20:38","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=13415"},"modified":"2018-06-17T17:24:27","modified_gmt":"2018-06-17T15:24:27","slug":"leter-publike-per-ministren-e-brendshme-jankullovska-nga-blendi-fevziu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/leter-publike-per-ministren-e-brendshme-jankullovska-nga-blendi-fevziu\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr publike p\u00ebr Ministren e Brendshme Jankullovska nga Blendi Fevziu"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/11150608_10152928883062198_311252872260356056_n-1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-41201\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/11150608_10152928883062198_311252872260356056_n-1.jpg 960w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/11150608_10152928883062198_311252872260356056_n-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/11150608_10152928883062198_311252872260356056_n-1-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/p>\n<p>Tiran\u00eb &#8211; Kush po e prish Maqedonin\u00eb?<br \/>\nLet\u00ebr publike p\u00ebr Ministren e Brendshme Jankullovska!<br \/>\nNga Blendi Fevziu<br \/>\nEmisioni Opinion \u2013 Tv Klan Tiran\u00eb<\/p>\n<blockquote><p>Zonja Ministre e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb,<\/p>\n<p>Nuk jam n\u00ebnshtetas i republik\u00ebs suaj, por si njeri q\u00eb ndan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn komb\u00ebsi dhe gjak me popullat\u00ebn e terrorizuar t\u00eb Kumanov\u00ebs, si nj\u00eb gazetar q\u00eb i ka ndjekur zhvillimet n\u00eb Maqedoni q\u00eb n\u00eb 1992 dhe si njeri q\u00eb befasohet nga heshtja e lider\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, qofshin k\u00ebta edhe shqiptar\u00eb, doja t\u2019ju drejtohesha drejp\u00ebrdrejt\u00eb me disa pyetje. Pyetje q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment m\u00eb duken tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb Ministris\u00eb suaj dhe Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Si e shpjegoni q\u00eb nj\u00eb operacion kund\u00ebr disa terrorist\u00ebve q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin rendin kushtetues n\u00eb Maqedoni zhvillohet n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb lagjeje t\u00eb populluar, pa asnj\u00eb paralajm\u00ebrim dhe pa evakuar m\u00eb par\u00eb popullsin\u00eb civile!? Nuk qen\u00eb terrorist\u00ebt ata q\u00eb nis\u00ebn aksionin, gj\u00eb q\u00eb do ju detyronte t\u00eb p\u00ebrgjigjeshit, por ju! Dhe e nis\u00ebt n\u00eb nj\u00eb lagje me 40 mij\u00eb banor\u00eb.<br \/>\nJu jeni juriste. N\u00eb cilin vend t\u00eb globit goditet me t\u00eb gjitha llojet e arm\u00ebve kund\u00ebr nj\u00eb lagjeje t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00eb godinat e dritaret e s\u00eb cil\u00ebs jetojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, pleq e f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jan\u00eb ende sot tejet t\u00eb terrorizuar! Asnj\u00eb regjim barbar nuk do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pa evakuar m\u00eb par\u00eb civil\u00ebt.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb nd\u00ebrhyet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar, pa m\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb se sa persona ka grupi terrorist dhe sa arm\u00eb ka ai n\u00eb dispozicion? Dje deklaruat se nuk e prisnit q\u00eb ata t\u00eb kishin aq shum\u00eb arm\u00eb?! Po n\u00ebse ata do t\u00eb kishin me vete dhe do aktivizonin l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse, a e mendoni q\u00eb bilanci do t\u00eb ishte tragjik dhe jet\u00eb t\u00eb pafajshme do blatoheshin p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb madh\u00ebshti operacionit tuaj?!<\/p>\n<p>Duke filluar nj\u00eb sulm me popullat\u00ebn aty, a menduat ju zonj\u00eb q\u00eb terrorist\u00ebt mund t\u00eb merrnin pengje dhe gjendja t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb dramatike!? A e mendoni q\u00eb kjo mund t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb histori e frikshme nga ato q\u00eb Ballkani, me gjith\u00eb krimet e tij, nuk ka par\u00eb aq shum\u00eb?<br \/>\nS\u00eb dyti, si hyn\u00eb k\u00ebta terrorist\u00eb n\u00eb Maqedoni? Kur e mor\u00ebt k\u00ebt\u00eb informacion? P\u00ebrse nuk u ndaluan q\u00eb n\u00eb fillim, por u lan\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb lagjeje t\u00eb populluar?! Si i fut\u00ebn arm\u00ebt e r\u00ebnda aty dhe p\u00ebrse policia juaj kaq e gatshme t\u00eb q\u00ebllonte n\u00eb mes t\u00eb qytetit nuk ishte n\u00eb gadishm\u00ebri gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ata u transferuan aty?<br \/>\nA mendoni q\u00eb 22 viktima, banor\u00eb civil\u00eb apo polic\u00eb, kan\u00eb humbur jet\u00ebn prej nj\u00eb operacioni q\u00eb m\u00eb shum\u00eb duket se synon buj\u00ebn mediatike dhe trembjen e popullat\u00ebs se sa eleminimin e nj\u00eb grupi terrorist\u00ebsh. <\/p>\n<p>Personalisht jam kund\u00ebr cdo grupi q\u00eb synon destabilizimin me arm\u00eb; jam kund\u00ebr atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhun\u00eb, por kam vet\u00ebm nj\u00eb pyetje p\u00ebr ju: a do t\u00eb ndodhte kjo n\u00ebse ai grup do t\u00eb gjendjes n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb banuar me Maqedonas? Th\u00ebn\u00eb ndryshe, a vlen zonj\u00eb p\u00ebr ju jeta e nj\u00eb qytetari t\u00eb etnis\u00eb shqiptare sa ajo e nj\u00eb qytetari t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb Maqedonase? A kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb jet\u00ebt e njer\u00ebzve n\u00eb Republik\u00ebn Multietnike t\u00eb Maqedonis\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrgjigjen po jua jap vet\u00eb: Druaj se jo!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs dje jam munduar t\u00eb kuptoj at\u00eb q\u00eb po ndodhte. Nuk mund t\u2019i jepja shpjegim sjelles suaj, ve\u00e7se duke thirrur n\u00eb ndihm\u00eb disa p\u00ebrgjime telefonike n\u00eb t\u00eb cilat ju shprehnit lirsh\u00ebm konsideratat tuaja p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Jan\u00eb konsiderata nga ato q\u00eb ndahen n\u00eb biseda mes miqsh, t\u00eb lirshme, n\u00eb konfidenc\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb ndryshme e m\u00eb t\u00eb sinqerta se sa ato q\u00eb deklarohen n\u00eb konferenca mbi bashk\u00ebjetes\u00ebn etnike. Ju d\u00ebgjova q\u00eb i quanit shqiptar\u00ebt \u201cindian\u00eb\u201d (duke ju referuar popullis\u00eb indigjene native t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut) dhe \u201cfis i eg\u00ebr\u201d! Kam mbetur shum\u00eb i befasuar, i zhg\u00ebnjyer, por edhe tejet shp\u00ebrfill\u00ebs. E dini p\u00ebrse? Sepse gjith\u00eb konstatimi juaj ishte paragjykim, paragjykim i past\u00ebr q\u00eb t\u00eb \u00e7on fare thjesht\u00eb n\u00eb raciz\u00ebm. Dua t\u2019ju them zonj\u00eb se n\u00ebse nuk e kemi m\u00ebsuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, paragjykimi \u00ebsht\u00eb vula identitare e injorantit! M\u00eb vjen keq p\u00ebr injoranc\u00ebn e shprehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por po ju b\u00ebj me dije disa gj\u00ebra q\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs do kishin ngritur pesh\u00eb opinionin intelektual.<\/p>\n<p>T\u00eb identifikosh shqiptar\u00ebt me \u201cindigjen\u00ebt e Amerik\u00ebs\u201d do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb revokosh sjelljen ndaj tyre. E dini cila ishte sjellja ndaj tyre? Zaptimi i territoreve, p\u00ebrz\u00ebnia me dhun\u00eb nga trojet e tyre, shfarrosja dhe izolimi. Marzhinalizimi i plot\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do gj\u00eb. A besoni zonja Ministre se kjo do t\u00eb ishte sjellja m\u00eb e mir\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve dhe a \u00ebsht\u00eb ky krahasimi i duhur nga nj\u00eb Ministre e nj\u00eb Republike q\u00eb pretendon t\u00eb ngrihet mbi marr\u00ebdh\u00ebniet e mira nd\u00ebretnike dhe barazin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shtetasve t\u00eb saj?<\/p>\n<p>N\u00ebse keni pasur parasysh k\u00ebt\u00eb, jeni shum\u00eb e gabuar! Shqiptar\u00ebt jan\u00eb element shtetformues n\u00eb Maqedoni dhe ai shtet nuk do t\u00eb mund t\u00eb quhet kurr\u00eb i till\u00eb n\u00ebse ju do mendoni dhe jo t\u00eb tentoni t\u2019i p\u00ebrjashtoni nga t\u00eb drejtat e tyre. Kam qen\u00eb n\u00eb Maqedoni n\u00eb Marsin e 2001 dhe e kam par\u00eb se k\u00ebt\u00eb vendim nuk e keni marr\u00eb me d\u00ebshir\u00eb, por me imponim. N\u00ebse nuk do dini t\u00eb ngrini nj\u00eb shtet multietnik, ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi juaj.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ju siguroj se sjellja ndaj \u201cindigjen\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d mbetet ende turpi historik i atij vendi. Sot vet\u00eb amerikan\u00ebt kan\u00eb d\u00ebnuar nj\u00ebz\u00ebri politikat e 200 viteve m\u00eb par\u00eb dhe \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb do revokonte me entusiaz\u00ebm ato do konsiderohej marr\u00ebzi dhe do nd\u00ebshkohej r\u00ebnd\u00eb.<br \/>\nS\u00eb fundi, n\u00eb bisedat tuaja flitet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb shp\u00ebrfill\u00ebse t\u00eb mundshme p\u00ebr ligjin dhe abuzimin me t\u00eb. Un\u00eb q\u00eb kam njohur regjimet totalitare, e di shum\u00eb mir\u00eb, se p\u00ebr autoritarizmin Ligji \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb shprehi dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb demokraci, ligji \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb rregullon gjith\u00e7ka. Shkelja e tij dhe vetm\u00ebn e shkelja e tij mund t\u00eb kufizoj\u00eb lirin\u00eb t\u00ebnde. Dhe shkelja e ligjit, nuk tolerohet asnj\u00ebher\u00eb, sado von\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb. Ju e dini se nazist\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkelur ligjin 70 vjet m\u00eb par\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen ende sot! Sepse nd\u00ebshkimi p\u00ebr shk\u00ebl\u00ebsit e ligjit nuk mungon asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfaq\u00ebsues i k\u00ebtij \u201cfisi t\u00eb eg\u00ebr\u201d, \u201cindigjen\u00ebsh\u201d dhe si njoh\u00ebsh shum\u00eb i mir\u00eb i historis\u00eb s\u00eb Ballkanit ju siguroj se t\u00eb gjith\u00eb abuzuesit e ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb gadishull kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb burg; se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr\u00e7muar etnit\u00eb e tjera e kan\u00eb \u00e7uar popullin e tyre n\u00eb luft\u00eb dhe n\u00eb katastrof\u00eb dhe se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb besuar shum\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb dhe pushtetin e tyre t\u00eb pakufizuar, kan\u00eb qen\u00eb viktimat e para t\u00eb shembjes s\u00eb tij!<\/p>\n<p>Ka ende nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ju t\u00eb rr\u00ebfeni se jeni realisht p\u00ebr nj\u00eb Republik\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb multietnike t\u00eb Maqedonis\u00eb: t\u2019ju k\u00ebrkoni falje shqiptar\u00ebve p\u00ebr at\u00eb q\u00eb keni th\u00ebn\u00eb; t\u00eb b\u00ebni transparenc\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Kumanov\u00eb dhe t\u00eb lini drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb realisht. N\u00ebse kjo nuk do ta b\u00ebj\u00eb sot, do ta b\u00ebj\u00eb nes\u00ebr dhe p\u00ebr ju do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb!<br \/>\nPa asnj\u00eb lloj respekti p\u00ebr ju, si p\u00ebr \u00e7do shkel\u00ebs t\u00eb ligjit.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb &#8211; Kush po e prish Maqedonin\u00eb? Let\u00ebr publike p\u00ebr Ministren e Brendshme Jankullovska! Nga Blendi Fevziu Emisioni Opinion \u2013 Tv Klan Tiran\u00eb Zonja Ministre e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, Nuk jam n\u00ebnshtetas i republik\u00ebs suaj, por si njeri q\u00eb ndan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn komb\u00ebsi dhe gjak me popullat\u00ebn e terrorizuar t\u00eb Kumanov\u00ebs, si nj\u00eb gazetar q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41201,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1132,888],"class_list":["post-13415","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-blendi-fevziu","tag-maqedonia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13415"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13415\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}