{"id":1347,"date":"2013-07-26T02:10:08","date_gmt":"2013-07-26T00:10:08","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=1347"},"modified":"2020-06-29T12:37:53","modified_gmt":"2020-06-29T10:37:53","slug":"beteja-madheshtore-e-bedrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/beteja-madheshtore-e-bedrit\/","title":{"rendered":"Beteja madh\u00ebshtore e Bedrit"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/Bedr.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"166\" class=\"alignleft size-full wp-image-58980\" \/><\/p>\n<p><strong>Jeta n\u00eb Mek\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb e padurueshme p\u00ebr musliman\u00ebt. Jobesimtar\u00ebt i torturonin dhe nuk i lejonin ata t\u00eb adhuronin Allahun e Madh\u00ebruar. Pejgamberi Muhammed, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, vendosi t\u00eb shp\u00ebrngulej me shok\u00ebt e tij n\u00eb Medin\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur shtypjes s\u00eb kurejsh\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>Musliman\u00ebt u larguan nga Meka fshehurazi duke l\u00ebn\u00eb pas pronat dhe pasurin\u00eb e tyre. Jobesimtar\u00ebt e Mek\u00ebs u m\u00ebrzit\u00ebn shum\u00eb nga kjo shp\u00ebrngulje e suksesshme, por pa humbur koh\u00eb konfiskuan \u00e7do pron\u00eb q\u00eb musliman\u00ebt kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb Mek\u00eb dhe me to pajis\u00ebn nj\u00eb karvan t\u00eb mbushur plot me mallra p\u00ebr t\u2019i shitur n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Medin\u00eb musliman\u00ebt po mendonin si ta merrnin s\u00ebrish pasurin\u00eb e tyre. Disa nga shok\u00ebt e Pejgamberit d\u00ebshironin t\u00eb sulmonin ndonj\u00ebrin prej karvan\u00ebve t\u00eb kurejsh\u00ebve, por musliman\u00ebt ishin ende t\u00eb dob\u00ebt dhe nuk ishin t\u00eb armatosur mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr tyre. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, nuk do t\u00eb nd\u00ebrmerrte asnj\u00eb sulm kund\u00ebr tyre p\u00ebrderisa Allahu i Madh\u00ebruar ta lejonte.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb dit\u00eb Allahu i Madh\u00ebruar i zbriti atij ajetin: \u201cAtyre q\u00eb po sulmohen me luft\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr shkak se u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi, e Allahu ka fuqi p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata (musliman\u00ebt).\u201d (Haxhxh, 39)<\/p>\n<p>Kur Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, mori lajmin se nj\u00eb karvan i kurejsh\u00ebve i mbushur plot me mall po kthehej nga Siria p\u00ebr n\u00eb Mek\u00eb, iu drejtua shok\u00ebve t\u00eb tij duke th\u00ebn\u00eb: \u201cJa ku e keni karvanin e kurejsh\u00ebve t\u00eb ngarkuar me pasurin\u00eb e tyre. Shkoni dhe kapeni at\u00eb dhe Allahu jua dh\u00ebnt\u00eb si pre lufte.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e tet\u00eb t\u00eb muajit ramazan, musliman\u00ebt formuan nj\u00eb ushtri t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 314 burra, 70 deve dhe vet\u00ebm dy kuaj. Shumica e karvan\u00ebve ndalonin n\u00eb Bedr, nj\u00eb vend mes Mek\u00ebs dhe Medin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7lodhur kafsh\u00ebt. Ebu Sufjani, prij\u00ebsi i karvanit q\u00eb po vinte nga Siria, ishte informuar se Muhammedi dhe ushtria e tij kishin dal\u00eb p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb. Ai d\u00ebrgoi nj\u00eb lajm\u00ebtar n\u00eb Mek\u00eb q\u00eb t\u00eb lajm\u00ebronte popullin e Mek\u00ebs p\u00ebr rrezikun e af\u00ebrt dhe q\u00eb t\u2019i vinin n\u00eb ndihm\u00eb sa m\u00eb par\u00eb. Kur lajm\u00ebtari i Ebu Sufjanit mb\u00ebrriti n\u00eb Mek\u00eb, ai e ktheu shal\u00ebn e deves\u00eb s\u00eb tij s\u00eb prapthi, shqeu rrobat e veta dhe th\u00ebrriti: \u201cKarvani! Karvani! Malli juaj n\u00eb karvanin e Ebu Sufjanit \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik nga Muhammedi dhe shok\u00ebt e tij. Ndihm\u00eb! Ndihm\u00eb sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb!\u201d<br \/>\nBanor\u00ebt e Mek\u00ebs u trondit\u00ebn, por me shpejt\u00ebsi vendos\u00ebn t\u00eb formonin nj\u00eb ushtri t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb luftuar musliman\u00ebt. T\u00eb gjitha fiset e Mek\u00ebs ofruan njer\u00ebz, para dhe pajisje. Ata formuan nj\u00eb ushtri me 1300 burra, 100 kuaj dhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh devesh. Mekasit marshuan drejt Bedrit me zemrat q\u00eb u zienin nga zem\u00ebrimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ebu Sufjani mb\u00ebrriti n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Bedrit. Ai e kuptoi se musliman\u00ebt nuk ishin shum\u00eb larg, prandaj nd\u00ebrroi rrug\u00eb dhe u nis drejt bregut per\u00ebndimor, duke iu larguar ushtris\u00eb muslimane. Kur u sigurua q\u00eb ishte t\u00ebr\u00ebsisht larg rrezikut, Ebu Sufjani d\u00ebrgoi nj\u00eb lajm\u00ebtar n\u00eb Mek\u00eb p\u00ebr t\u2019i lajm\u00ebruar kurejsh\u00ebt se nuk i duhej m\u00eb ndihma e tyre. Por, Ebu Xhehli, nj\u00eb armik i p\u00ebrbetuar i Pejgamberit, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, refuzoi t\u00eb kthehej n\u00eb Mek\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb ushtria t\u00eb marshonte drejt Bedrit. Plot arroganc\u00eb ai tha: \u201cP\u00ebr Zotin! Nuk do t\u00eb kthehemi pa shkuar n\u00eb Bedr. Atje do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb tri dit\u00eb, do t\u00eb therim bag\u00ebti, do t\u00eb shtrojm\u00eb banket, do t\u00eb pim\u00eb ver\u00eb dhe vajzat do t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr ne. E gjith\u00eb Arabia do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb p\u00ebr marshimin dhe p\u00ebr fuqin\u00eb ton\u00eb dhe m\u00eb pas do t\u00eb na respektoj\u00eb. Drejt Bedrit!\u201d<\/p>\n<p>Ebu Xhehli shihte nj\u00eb shans t\u00eb art\u00eb p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar musliman\u00ebt, e n\u00ebse ata do t\u00eb pranonin t\u00eb luftonin, do t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb hiqte qafe Muhammedin dhe shok\u00ebt e tij dhe bashk\u00eb me ta edhe Fen\u00eb Islame.<\/p>\n<p>Lajmi i largimit t\u00eb karvanit dhe i marshimit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb kurejsh\u00ebve mb\u00ebrriti te Pejgamberi Muhammed, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb. Ky ishte nj\u00eb lajm alarmues, pasi ushtria muslimane nuk mund t\u2019i b\u00ebnte ball\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb madhe e t\u00eb pajisur mir\u00eb t\u00eb kurejsh\u00ebve. Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, vendosi t\u00eb k\u00ebshillohej me shok\u00ebt p\u00ebrpara se t\u00eb merrte ndonj\u00eb vendim. Muhaxhir\u00ebt mezi prisnin t\u00eb luftonin kund\u00ebr mekasve. Udh\u00ebheq\u00ebsi i tyre, Mikdad bin Amri i tha Pejgamberit, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb: \u201cN\u00ebse na urdh\u00ebron, ne do t\u00eb t\u00eb ndjekim deri n\u00eb fund t\u00eb bot\u00ebs dhe do t\u00eb luftojm\u00eb me ty derisa q\u00ebllimi yt t\u00eb realizohet.\u201d<\/p>\n<p>Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, u k\u00ebnaq nga kjo p\u00ebrgjigje, por muhaxhir\u00ebt ishin vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e ushtris\u00eb. Pejgamberi deshi t\u00eb d\u00ebgjonte edhe opinionin e ensar\u00ebve. Ensar\u00ebt ishin betuar ta mbronin t\u00eb D\u00ebrguarin e Zotit p\u00ebr aq koh\u00eb sa ai do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Medin\u00eb dhe nuk ishin t\u00eb detyruar t\u00eb luftonin jasht\u00eb Medin\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, Sa\u2019d bin Muadhi, prij\u00ebsi i ensar\u00ebve, i tha Pejgamberit: \u201cNe t\u00eb kemi besuar dhe t\u00eb konsiderojm\u00eb t\u00eb D\u00ebrguar t\u00eb Zotit. Ne d\u00ebshmojm\u00eb se ajo q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ty \u00ebsht\u00eb e V\u00ebrteta dhe prandaj t\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb betimin ton\u00eb se do t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb dhe do t\u00eb t\u00eb bindemi. Marsho dhe ne do t\u00eb jemi me ty. P\u00ebr Allahun, n\u00ebse na k\u00ebrkon t\u00eb kalojm\u00eb detin, ne do ta kalojm\u00eb me ty dhe asnj\u00ebri prej nesh nuk do t\u00eb mbetet pas. Ndoshta Allahu do t\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb shikosh te ne di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, u k\u00ebnaq shum\u00eb nga fjal\u00ebt e Sa\u2019d bin Muadhit dhe i dha urdh\u00ebr ushtris\u00eb t\u00eb marshonte drejt puseve t\u00eb Bedrit. Ata u vendos\u00ebn pran\u00eb Bedrit dhe Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, d\u00ebrgoi nj\u00eb patrull\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar pozicionet e armikut. Patrulla i solli Pejgamberit dy t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt ai i pyeti p\u00ebr ushtrin\u00eb e armikut. Ata i treguan Pejgamberit, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, se armiku gjendej p\u00ebrtej dun\u00ebs s\u00eb r\u00ebr\u00ebs n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb lugin\u00ebs, dhe se ata ishin nj\u00eb ushtri aq e madhe, saq\u00eb \u00e7do dit\u00eb thernin dhjet\u00eb deve p\u00ebr t\u2019u ushqyer. Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, iu drejtua komandant\u00ebve t\u00eb tij dhe tha: \u201cMeka ju ka dh\u00ebn\u00eb thesarin e vet m\u00eb t\u00eb \u00e7muar\u201d, q\u00eb do t\u00eb thoshte djemt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e 16-t\u00eb t\u00eb ramazanit, Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, u vendos n\u00eb puset e<br \/>\nBedrit dhe e nd\u00ebrtoi aty kampin e tij. Nj\u00eb nga komandant\u00ebt e tij, Habab bin Mundhiri, q\u00eb ishte nj\u00eb ekspert ushtarak, tha: \u201cSugjeroj q\u00eb t\u00eb marshojm\u00eb me ushtrin\u00eb dhe t\u00eb kapim burimet e ujit m\u00eb pran\u00eb kampit armik. Ne mund t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb atje, t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb puset e tjera dhe t\u00eb hapim nj\u00eb pellg p\u00ebr t\u00eb mbledhur uj\u00eb. Ne do t\u00eb kemi uj\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, nd\u00ebrsa armiku asnj\u00eb pik\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, e d\u00ebgjoi k\u00ebshill\u00ebn e Hababit dhe e zhvendosi kampin e tij n\u00eb vendin e zgjedhur nga Hababi. M\u00eb pas Sa\u2019d bin Muadhi n\u00eb nj\u00eb vend paksa t\u00eb ngritur nd\u00ebrtoi nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr p\u00ebr Pejgamberin, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, q\u00eb ai t\u00eb drejtonte ushtrin\u00eb. Pejgamberi u kujdes q\u00eb njer\u00ebzit e tij t\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr betej\u00eb dhe i urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb mos ishin ata t\u00eb par\u00ebt q\u00eb do t\u00eb nisnin betej\u00ebn.<\/p>\n<p>Dy ushtrit\u00eb ndodheshin p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Situata u r\u00ebndua dhe hija e vdekjes ra mbi lugin\u00eb. Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, e dinte se nga rezultati i k\u00ebsaj beteje varej fati i musliman\u00ebve dhe i Islamit. Kjo ishte nj\u00eb betej\u00eb mes Islamit dhe Mosbesimit, mes s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs dhe s\u00eb Kot\u00ebs. Ai ra n\u00eb sexhde dhe e luti Allahun: \u201cO Allah! N\u00ebse ky grup musliman\u00ebsh mposhtet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb s\u2019do t\u00eb mbetet m\u00eb njeri q\u00eb do t\u00eb t\u00eb adhuroj\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>I pari nga musliman\u00ebt q\u00eb hyri n\u00eb dyluftim ishte Hamza bin Abdulmutalibi, xhaxhai i Pejgamberit, i cili vrau nj\u00eb jobesimtar q\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb arrinte pellgun e ujit p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar. Kjo ishte nisja e betej\u00ebs. M\u00eb pas tre luft\u00ebtar\u00eb kurejsh\u00eb dol\u00ebn n\u00eb shesh dhe sfiduan tre musliman\u00eb. Hamza bin Abdulmutalibi, Ali bin Ebu Talibi dhe Ubejde bin Harithi ishin musliman\u00ebt q\u00eb pranuan sfid\u00ebn. Hamza dhe Aliu i mposht\u00ebn shpejt kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre, kurse Ubejdeja dhe kund\u00ebrshtari i tij e plagos\u00ebn nj\u00ebri-tjetrin r\u00ebnd\u00eb. T\u00eb zem\u00ebruar nga kjo humbje, kurejsh\u00ebt l\u00ebshuan mbi musliman\u00ebt nj\u00eb shi me shigjeta dhe pastaj u hodh\u00ebn n\u00eb sulm. Ata sulmuan si dallg\u00eb dhe humb\u00ebn shum\u00eb ushtar\u00eb, por nuk qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb thyenin rreshtat e musliman\u00ebve. Musliman\u00ebt prit\u00ebn derisa armiku e harxhoi fuqin\u00eb dhe pastaj kund\u00ebrsulmuan me ashp\u00ebrsi dhe me forc\u00eb duke i marr\u00eb p\u00ebrpara armiqt\u00eb. <\/p>\n<p>Pejgamberi, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, ishte n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit dhe i udh\u00ebhiqte musliman\u00ebt duke recituar Kur\u2019an me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe duke iu lutur Allahut. Pasi p\u00ebsoi nj\u00eb humbje t\u00eb madhe, ushtria e kurejsh\u00ebve mori arratin\u00eb, nd\u00ebrsa musliman\u00ebt i ndoq\u00ebn dhe zun\u00eb shum\u00eb rob\u00ebr.<\/p>\n<p>Por Ebu Xhehli nuk e pranonte leht\u00eb humbjen. Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb riorganizonte ushtrin\u00eb e thyer, por mbeti vet\u00ebm me disa heshtar\u00eb p\u00ebr ta ruajtur. Muadh bin Amri u nis drejt Ebu Xhehlit dhe e goditi me shpat\u00eb, kurse nj\u00eb musliman tjet\u00ebr e shpoi at\u00eb me hesht\u00eb dhe e vrau.<\/p>\n<p>Humbja e jobesimtar\u00ebve ishte e madhe: 70 t\u00eb vrar\u00eb, n\u00eb mesin e tyre 20 komandant\u00eb, dhe 70 t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb rob\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb u vran\u00eb 14 musliman\u00eb. Lajmi i fitores s\u00eb musliman\u00ebve mb\u00ebrriti n\u00eb Medin\u00eb dhe qyteti u g\u00ebzua. Megjithat\u00eb medinasit nuk mund t\u2019u besonin syve kur m\u00eb 23 ramazan Pejgamberi dhe shok\u00ebt e tij hyn\u00eb triumfalisht n\u00eb Medin\u00eb duke t\u00ebrhequr pas edhe 70 rob\u00ebr.<br \/>\nKjo ishte Beteja Madh\u00ebshtore e Bedrit, q\u00eb u zhvillua n\u00eb ramazan. Asnj\u00eb betej\u00eb tjet\u00ebr nuk ka qen\u00eb m\u00eb vendimtare n\u00eb historin\u00eb e Islamit. P\u00ebrpara saj musliman\u00ebt ishin t\u00eb dob\u00ebt dhe t\u00eb persekutuar vazhdimisht nga armiqt\u00eb. Pas k\u00ebsaj beteje ata dol\u00ebn n\u00eb sken\u00eb si nj\u00eb komb i fuqish\u00ebm vet\u00ebm fal\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb Allahut t\u00eb Madh\u00ebruar, i Cili ka fuqi mbi \u00e7do gj\u00eb!<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga: Revista \u201cArgumenti\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta n\u00eb Mek\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb e padurueshme p\u00ebr musliman\u00ebt. Jobesimtar\u00ebt i torturonin dhe nuk i lejonin ata t\u00eb adhuronin Allahun e Madh\u00ebruar. Pejgamberi Muhammed, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb, vendosi t\u00eb shp\u00ebrngulej me shok\u00ebt e tij n\u00eb Medin\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur shtypjes s\u00eb kurejsh\u00ebve. Musliman\u00ebt u larguan nga Meka fshehurazi duke l\u00ebn\u00eb pas pronat dhe pasurin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58980,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-1347","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1347"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1347\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58981,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1347\/revisions\/58981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}