{"id":13474,"date":"2015-05-14T14:04:59","date_gmt":"2015-05-14T12:04:59","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=13474"},"modified":"2016-09-05T14:04:55","modified_gmt":"2016-09-05T12:04:55","slug":"fethullah-gylenizmi-dhe-perplasja-e-saj-me-qeverine-turke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/fethullah-gylenizmi-dhe-perplasja-e-saj-me-qeverine-turke\/","title":{"rendered":"\u201cFet\u2019hullah Gylenizmi\u201d dhe p\u00ebrplasja e saj me qeverin\u00eb turke"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/501.jpg\" alt=\"501\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-13475\" \/><\/p>\n<p>L\u00ebvizja \u201cFet\u2019hullah Gylen\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grupim i themeluar nga lideri saj Fet\u2019hullah Gylen n\u00eb vitin 1970, e cila m\u00eb pas u zgjerua n\u00eb Turqi dhe jasht\u00eb vendit. Megjith\u00ebse eksponent\u00ebt e saj prononcohen se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e karakterit edukativ, n\u00eb realitet pik\u00ebpamjet e saj jan\u00eb politike dhe kritikuese ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Zhvillim (AK Parti).<\/p>\n<p><strong>Orientimi (a)ideologjik<\/strong><\/p>\n<p>Grupimi bazohet n\u00eb mendimet e Gylenit, pik\u00ebpamjet dhe q\u00ebndrimet e tij, k\u00ebshtu ajo cil\u00ebsohet si nj\u00eb l\u00ebvizje sociale mistike e fokusuar mbi mysliman\u00ebt e Turqis\u00eb dhe m\u00eb e dedikuar ndaj atyre t\u00eb Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Edhe pse librat e Gylenit jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb karakterit jursiprudencial (Fikhut), interpretimit t\u00eb Kur`anit (tefsirit) biografis\u00eb s\u00eb profetit (siras) etj., tipar m\u00eb i spikatur n\u00eb metodologjin\u00eb e grupit \u00ebsht\u00eb kufizimi tek mendimi intelektual i liderit t\u00eb Grupit dhe mostejkalimi i kontureve ideore t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebllimet<\/strong><\/p>\n<p>Grupi Hizmetit e ka t\u00eb fokusuar pun\u00ebn e saj kryesisht n\u00eb arsim: ata kan\u00eb nd\u00ebrtuar shkolla \u200b\u200bbrenda dhe jasht\u00eb vendit, si dhe kan\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb shoq\u00ebri me an\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb institucioneve ekonomike, mediatike, sh\u00ebndet\u00ebsore, kulturore dhe humanitare.<\/p>\n<p>Katapultimi madh n\u00eb veprimtarin\u00eb e grupit ndodhi pas grushtit t\u00eb shtetit t\u00eb vitit 1980, t\u00eb cilat p\u00ebrfituan nga p\u00ebrkrahja e shtetit dhe hap\u00ebsirat e v\u00ebna n\u00eb dispozicion, duke nisur k\u00ebshtu rrug\u00ebtimin e vet n\u00eb krijimin e shkollave jasht\u00eb Turqis\u00eb dhe duke kaluar p\u00ebrmes gazetar\u00ebve dhe shkrimtar\u00ebve si grup p\u00ebrfaq\u00ebsues pothuajse zyrtar.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja menaxhon m\u00eb shum\u00eb se 1500 fondacione n\u00eb stade t\u00eb ndryshme t\u00eb arsimit, p\u00ebrve\u00e7 15 universiteteve t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 140 vende t\u00eb bot\u00ebs. Karakteristika m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebtyre institucioneve arsimore \u00ebsht\u00eb se ato jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me sistemin laik turk, pra q\u00eb nuk integrojn\u00eb kurrikula me karakter fetar n\u00eb to.<\/p>\n<p>N\u00eb sektorin e medias, ajo zot\u00ebron disa organizata t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb l\u00ebvizjen e agjencin\u00eb e lajmeve \u201dXhihan\u201d, gjithashtu zot\u00ebron grupin \u201dSamaniolu \u201d, e cila p\u00ebrfshin gjasht\u00eb kanale televizive t\u00eb ndryshme, p\u00ebrve\u00e7 tre stacioneve radio. Ky grup p\u00ebrfshihet n\u00eb 150 vende, dhe ka nj\u00eb transmetim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, Evrop\u00eb dhe Azin\u00eb Qendrore n\u00eb gjuh\u00ebn turke, angleze, gjermane dhe gjuh\u00eb t\u00eb tjera. Po ashtu grupi zot\u00ebron gjithashtu grupin mediatik Zaman e cila boton gazet\u00ebn Zaman turke dhe versionin e saj n\u00eb anglisht \u201dToday Zeman\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb sektorin ekonomik, l\u00ebvizja posedon \u201d Bank\u00ebn e Azis\u00eb \u201d, nd\u00ebrsa biznesmen\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt l\u00ebvizin n\u00eb orbit\u00ebn e saj mblidhen n\u00eb shoqat\u00ebn \u201cToskon\u201d.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre e akuzojn\u00eb grupin si t\u00eb dizajnuar p\u00ebr t\u00eb zbutur q\u00ebndrimet fetare e mistike dhe si nj\u00eb mjet p\u00ebr demotivuar komunitetin mysliman n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Gyleni e nd\u00ebrton konceptin e fes\u00eb jasht\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb saj, ai mendon se Islami nuk \u00ebsht\u00eb politik, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i qeverisjes apo nj\u00eb form\u00eb e ideologjis\u00eb shtet\u00ebrore; gjithashtu n\u00eb p\u00ebrshkrimin e grupit t\u00eb tij ai k\u00ebmb\u00ebngul se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201dgrupim q\u00eb q\u00ebndron mbi politik\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur grupi \u2013sipas prononcimit t\u00eb tyre- q\u00ebndron larg politik\u00ebs partiake, ata vazhdimisht angazhohen n\u00eb koalicione me parti t\u00eb ndryshme politike n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe privilegjeve, dhe punojn\u00eb po ashtu p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe avancimin p\u00ebr t\u00eb uzurpuar poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb to.<\/p>\n<p>Literatura e \u201cHizmeti\u201d e justifikon  iden\u00eb e ndikimit dhe dep\u00ebrtimit n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb ose objektiva t\u00eb ve\u00e7anta pas \u201cuzurpimit\u201d t\u00eb tyre. Disa argumentojn\u00eb se grupi ndjek nj\u00eb \u201cpolitike t\u00eb devotshme\u201d q\u00eb i lejon an\u00ebtar\u00ebt e saj t\u00eb heqin dor\u00eb nga disa adhurime dhe rite fetar\u00eb duke fshehur identitetin e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga agjencit\u00eb shtet\u00ebrore, sidomos nga ushtria dhe policia.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja tenton t\u00eb fitoj\u00eb qasje n\u00eb pozita t\u00eb larta t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme \u2013sidomos tek ushtria, forcat inteligjente dhe policia \u2013 duke u p\u00ebrgatitur k\u00ebshtu p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj e akuzojn\u00eb at\u00eb se ajo i anashkalon armiq\u00ebsit\u00eb fetare ndaj projektit sionist, fjala bie kur Gyleni kritikoi d\u00ebrgimin e anijes Marmara p\u00ebr t\u00eb thyer rrethimin e imponuar n\u00eb Gaza, ajo gjithashtu d\u00ebnoi t\u00ebrheqjen e ambasadorit turk nga Tel Avivi, por pas k\u00ebtyre ngjarjeve ajo shprehu solidaritetin me d\u00ebshmor\u00ebt e Gaz\u00ebs gjat\u00eb agresionit izraelit n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2014.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e L\u00ebvizjes shtojn\u00eb se ajo gjithmon\u00eb thekson se fusha e veprimtaris\u00eb s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb solidare dhe sipas parimeve mistike, mir\u00ebpo konflikti i saj me qeverin\u00eb e Rexhep Tajip Erdogan zbuloi p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb veprimtari politike me an\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj dhe simpatizant\u00ebve, p\u00ebrkund\u00ebr deklaratave t\u00eb themeluesit e saj Gylen, i cili i ka kritikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur vendimet e marra nga qeveria turke, ashtu si\u00e7 ai e ka akuzuar Erdoganin p\u00ebr degradimin e vendit drejt diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Konflikti me Erdogan<\/strong><\/p>\n<p>Grupi \u201cHizmetit\u201d \u00ebsht\u00eb akuzuar se i ka shpallur luft\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb partis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Zhvillim p\u00ebrmes rrjedhjes s\u00eb informacioneve me an\u00eb t\u00eb kasetave p\u00ebrgjuese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Qeveria turke ka akuzuar grupin si nj\u00eb penetrim paralele brenda gjyq\u00ebsorit dhe policis\u00eb, \u00e7ka i mund\u00ebsoi atyre q\u00eb t\u00eb kryenin p\u00ebrgjime t\u00eb paligjshme dhe fabrikimim e regjistrimeve audio.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Gyleni nga ana e tij ka mohuar akuzat e b\u00ebra kund\u00ebr tij dhe ndaj l\u00ebvizjes s\u00eb tij, duke akuzuar kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij se po manipulojn\u00eb me opinionin publik, duke fabrikuar \u201ctrillime\u201d q\u00eb nuk kan\u00eb baz\u00eb.<\/p>\n<p>Ai mohoi gjithashtu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn turke besnike t\u00eb tij Zaman t\u00eb publikuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2014 se l\u00ebvizja e tij ishte prapa veprimeve t\u00eb paligjshme t\u00eb p\u00ebrgjimit, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb provohet kjo akuz\u00eb m\u00eb par\u00eb e m\u00eb pas t\u00eb b\u00ebhet gjykimi autor\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ai akuzoi gjithashtu qeverin\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Zhvillim se kufizon t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb n\u00eb Turqi, duke shtuar se turqit jan\u00eb prekur nga kjo, nga ku ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr sundimin e ligjit dhe respektimin e lirive n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Gyleni jeton n\u00eb nj\u00eb m\u00ebrgim t\u00eb vet\u00eb-imponuar n\u00eb Pensilvani t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, dhe mbi thirrjen e m\u00ebparshme t\u00eb Erdogan p\u00ebr kthimin e tij n\u00eb vend, ai komentoi duke th\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn Zaman se \u201cUn\u00eb do t\u00eb vendos pas konsultimit me v\u00ebllez\u00ebrit e mi tek siqeriteti dhe ndershm\u00ebria e t\u00eb cil\u00ebve kam besim, dhe nuk mund t\u00eb bazohem n\u00eb ide t\u00eb tipit dje ishte di\u00e7ka dhe sot \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb akuzuar nga kryeministri turk Ahmed Davutoglu se ka krijuar \u201cstruktura paralele brenda shtetit\u201d duke iu referuar planit subversiv mbi gjyq\u00ebsorin n\u00eb Turqi n\u00eb prill t\u00eb vitit 2015, kur Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nxorri vendimin p\u00ebr lirimin e 32 t\u00eb pandehurve n\u00eb Stamboll t\u00eb arrestuar p\u00ebr akuz\u00ebn \u201ce krijimit t\u00eb strukturave paralele, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u201cHidaitt Karajhin\u201d, drejtori i botimit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cZaman\u201d, p\u00ebr llogari t\u00eb Gylenit, menaxher\u00ebt e siguris\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, pavar\u00ebsisht nga prania e nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor q\u00eb gjykonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn dhe pavar\u00ebsisht se nuk u d\u00ebrguan prokuror\u00ebt q\u00eb drejtonin hetimet e shkresave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs.<\/p>\n<p>Davutoglu tha n\u00eb nj\u00eb miting t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, n\u00eb qytetin e \u201cGamush Hanes\u201d, se strukturat paralele e ngritura nga Gylen synojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb muskujt duke th\u00ebn\u00eb se \u2018\u2019ne jemi k\u00ebtu\u201d, si\u00e7 u shpreh ai, duke theksuar se qeveria nuk do t\u00eb lejoj\u00eb asnj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb ket\u00eb kontrollin mbi gjyq\u00ebsorin turk.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb gazeta jon\u00eb pati zv\/kryetarit e partis\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe zhvillim z. Jasin Aktai, ai u shpreh se: \u2018\u2019Kemi arritur t\u00eb aksesojm\u00eb n\u00eb disa raporte q\u00eb l\u00ebvizja Gylen kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga ku na akuzonte ne dhe disa organizata tona si I.H.H vak\u00ebf etj, si organizata terroriste me element\u00eb terrorist\u00eb brenda tyre. Kjo \u2013vazhdoi ai- ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb pas shpine p\u00ebr ne\u2019\u2019.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti: Enklid Pelari<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja \u201cFet\u2019hullah Gylen\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grupim i themeluar nga lideri saj Fet\u2019hullah Gylen n\u00eb vitin 1970, e cila m\u00eb pas u zgjerua n\u00eb Turqi dhe jasht\u00eb vendit. Megjith\u00ebse eksponent\u00ebt e saj prononcohen se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e karakterit edukativ, n\u00eb realitet pik\u00ebpamjet e saj jan\u00eb politike dhe kritikuese ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25754,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-13474","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13474"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13474\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25754"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}